Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Palma e debores….

    Palma e debores….


    Une jam femra qe ti e puth… dhe e ben te qaje
    Dhe pas kesaj shpinen te kthen si kaprolle e plagosur
    Mos I fol ne vesh….lere ne humneren e saj
    Te grindet si te vdekurit per nje cope parajse
    Kjo eshte nje poezi e ndyre si ditet qe po kalojme
    Si thesi I zi ku ndryhen jetet tona
    Si nje krahasim I shpifur dhe I shkerdhyer nga miliona te tjere
    Qe vazhdojne te quhen poete...

    Mos e fshi…mos e fshi…
    Sepse,

    Une jam femra qe doja te isha palme
    Palme e nxehte ne mes debores se veriut
    Xixe e marrosur e neteve te veres
    Gur I hedhur ne ere
    Pezull midis ankthit dhe reales
    Me thuaj ku eshte me nxehte… me lagesht
    Rrenjet te shtrij dhe te mbetem e gjelber..



    Shihemi…


    Shihemi atje ku vetvetja ime digjet ne nje zjarr me bar te njome e trendafile
    Anijet jane nisur…Oqeani I pafund I ndjell si seksi I nxehte ciganeje

    Kurre mos u pafshim nese mendon se levozhga e arres ku kam hipur
    S’do mberrije ndonjehre…




    Asgje e re nen diell


    Asgje e re nen diell, shpirt, asgje e re
    E vjeter dhe kjo marria ime per ty
    E thinjur si krife pele qe zvarritet udhes me pluhur
    Asgje e re nen diell, shpirt, asgje e re…

    Me mbaj shtrenguar, shpirt, me puth me sy hapur
    Mos me bej te mendoj qe po vdes dhe vesa mbi fjale
    Dhe me fal per te gjitha cmendurite e mia…dhe per kohen e ardhme
    Me mbaj shtrenguar, shpirt, me puth me sy hapur….

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    T'i pata zili keto vargje.
    Nje bote e mrekullueshme!


    Asgje e re nen diell, shpirt, asgje e re
    E vjeter dhe kjo marria ime per ty
    E thinjur si krife pele qe zvarritet udhes me pluhur
    Asgje e re nen diell, shpirt, asgje e re…

    Me mbaj shtrenguar, shpirt, me puth me sy hapur
    Mos me bej te mendoj qe po vdes dhe vesa mbi fjale
    Dhe me fal per te gjitha cmendurite e mia…dhe per kohen e ardhme
    Me mbaj shtrenguar, shpirt, me puth me sy hapur….

  3. #3
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Palme e nxehte ne mes debores se veriut
    Xixe e marrosur e neteve te veres
    Gur I hedhur ne ere
    Pezull midis ankthit dhe reales
    Me thuaj ku eshte me nxehte… me lagesht
    Rrenjet te shtrij dhe te mbetem e gjelber..
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vargje te bukura..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nese do mblidhja lotet e e te dashurave te mija
    I vogel do te ishte edhe Oqeani Indian...
    Bora qe ma ngriu shpirtin nga dashurija
    Ka bllokuar te gjitha rruget deri ne Koman.

    Ndaj Palma e brishte e Poetes tone te Vertete
    Kerkon te marre tek rrenjet ate qe vetem ajo e di
    Ne vargjet e saja sakrilegji nuk eshte i lehte....
    Se Palma e Dashurise gjelberon kur thith dashuri....


    I shkrova ashtu pa u menduar fort, por vetem te them qe JA KU JAM!

  6. #6
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Mel, Brar, Agim- ju falenderoj. Agim wellcome back!

    lexohemi prape...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Post-it
    Anėtarėsuar
    15-11-2004
    Postime
    23
    NE EMĖR TĖ DASHURISĖ


    E sikur ti, tė ishe;
    Ajo qė e kam ėndėrruar nė dėliret e mia
    Ajo e idealit qė shpesh e kam imagjinuar
    Ajo qė mė kupton e m’i toleron dyshimet
    Qė mė do e mė ndien, ajo qė thjesht e dua

    E sikur ti, tė ishe;
    Zemra qė do dėshiroja ta lodh me dashurinė e zjarrtė
    Trupi qė do t’ia pėrjetoja mė tė voglat drithėrimė
    Shpirt qė do t'ia puthja pa u lodhur kurrė
    Ata sy qė mė pėrcjellin meandreve tė mia

    E sikur ti, tė ishe;
    Vasha qė do tė dėshiroja ta lus ditė e natė
    Ajo qė do mė thoshte vetėm fjalė prej veluri
    Ajo qė do tė mjaftohej me mė tė voglėn pėrkėdhelje
    Qė do tė mė lyente pėr herė me parfume dashurie

    E sikur ti, tė ishe;
    Ajo qė m’i ndez ndjenjat sikur eshka
    Ajo qė m’i qetėson emocionet kur shpėrthejnė me vrull
    Ajo qė dua tė them, kur tė mė dėgjojė gjithė bota
    Mė duaj, se tė dua, tė lutem mė duaj shumė.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Post-it
    Anėtarėsuar
    15-11-2004
    Postime
    23
    NĖ SYTĖ TU

    Nė sytė tu
    Ta kam lexuar pohimin e shpirtit
    Me karakter prej flake
    Dhe u dashurova ngadalė
    Duke ia ngushtuar hapsirėn veti
    Kėndeve tė horizontit tė pafund
    Nė sytė tu

    Ne sytė tu
    E vėrejta se si tė shtohej dehja
    Nga pėrkdheljet e mia tė gjata
    Derisa t’i mbyllja qerpikėt ngadalė
    Por ajo dehje qe jetėshkurtėr
    Iku si ėndėrr e gjumit tė parė
    Nga sytė tu

    Nė sytė tu
    Tė thellė sikur gryka krateresh
    Shpesh kam kėrkuar rimėn
    Nė liqejtė me ngjyre blu
    Dhe nė ujėrtat e tyre tė qetė
    Shpesh i kam mbytur peshertimat
    Nė sytė tu

    Nė sytė tu
    I kam parė si rrokullisen lotėt
    Qė ma kanė pėrndezur shpirtin
    Mė kanė bėrė fatkeq
    Aty i kam ndier gjamėt e vuajtjeve
    Dhe mashtrimet e vogla
    Nė sytė tu

    Nė sytė tu
    Nuk po shoh asgjė nė kėtė orė
    Veē dashurisė dhe shkėlqimit
    Qė tregojnė se nėn kėtė qiell
    S’paska dashor besnik
    Pėr premtimin… e pėrjetshėm
    Nė sytė tu

  9. #9
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Urime vertete madheshtore vargjet e mesiperme, shpresoj nuk e prish bukurine e tyre...


    ne syte e tu
    Dicka ndryshoi papritmas
    e shoh, e ndjej
    larg shume larg ne thellesine e tij
    nje drite te venitur tregon,
    nje nate pa yje, pa hene
    cfare ndodhi valle?
    pse u shua ai ndricim?
    a thua u lodh nga pesha e syve te mi

    ne syte e tu
    shoh vetem trishtim
    pasqyrimin e loteve te mi
    te zi syte e ty, kaq te ftohte
    kaq te brishte tashme
    kerkoj te gjej pak shkelqim
    por nuk mundem me

    Dikur...
    Humba ne syte e tu
    kaq e paster, kaq naive
    qava me lotet e mi
    i humba ato sy sepse ti u frikesove
    dhe larg u largove
    i mbylle syte, e mbylle zemren
    dhe mua me lendove....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Post-it
    Anėtarėsuar
    15-11-2004
    Postime
    23
    MĖ VISH

    Mė vish zemėr
    Lėkurėn ma qep ngadalė
    Fijet lidhi nyje
    Indet m’i bėnė palė

    Nė ēdo prerje tė saj
    Lė njė shenjė kujtim
    Fėmija kur tė merr vaj
    Emri im pajtim

    Plagėt lidhmi nė shpirt
    Me ndjenjen e shpreses
    M’i ujit dhe kockat
    Me lotėt e besės

    Vuajtjet m’i lidh nė zemėr
    Aty ku je ngulitur
    Veshma edhe palcėn
    Me mallin e shprishur

    Nėse mė s’takohemi
    Kam njė porosi
    Eja prap betohemi
    T’īa nisim pėrseri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •