Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Mahmut Ferati

    Njeri nder kengetaret me te spikatur te muzikes popullore-zbavitese shqiptare padyshim eshte Mahmut Ferati me zerin e tij qe te kenaq shpirtin.

    Mahmut Ferati deri me tash ka realizuar mbi 10 albume te zhanreve me te ndryshme si popullore, patriotike, zbavitese...kendon edhe muzike folklorike.

    Thjesht eshte nje legjende e muzikes shqipe qe meriton ketu nje vend ne forum. Dy albume te tij mund t'i gjeni edhe ne Albasoul Muzik.

    Mahmut Ferati.

    Keto jave ka edituar edhe albumin me te rije qe eshte nje perbledhje nga te gjitha albumet e tij te meparshme si me e spikatur eshte kenga per Maturantet. Dicka per jeten private, eshte i lindur ne Tetove, por jeton dhe vepron ne Prishtine qe shume vite. Perndryshe e njoh edhe personalisht se e jemi miq me familjen e tije

    Kjo eshte nje foto e tij me nje album te meparshem.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Zemer-Luani Maska e KumanoWar
    Anėtarėsuar
    29-08-2004
    Vendndodhja
    Kumanove Albani
    Postime
    57
    Ska lind ne tetove po ka linde ne NE NJE FSHAT TE TETOVES QE QUHET..Odri nase e din ku bjen Mahmuti esht Nr 1 per muzike. I UROJ SUKSESE
    Nuk e dua jeten por jetoj per ty
    Nuk e dua veten sa te dua Ty
    KumanoWar

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Zoteri Ferati eshte i MADH!

    Respekt per punen e tij ne Muziken Shqiptare!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    8
    m feratin e takova sivjet per here te pare ketu ne tirane dhe ai eshte i paarritshem ne fushen e muzikes.tek ai e gjejne shume njerez veten e tyre.
    i uroj shume fat

  5. #5
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Me siguri e keni dėgjuar kėtė duet tė mrekullueshėm tė Mahmut Feratit dhe Shyhrete Behlulit. Pėr herė tė parė ma ka treguar njė shoqja ime tė cilėn e pėrshėndes me kėtė rast.


    Mahmut Ferati e Shyhrete Behluli - Ēka po thu

    Na shkoi jeta veē tuj prit
    ēka po bėhet s'jam tu e dit
    herė po m'thu: ti je si mbret
    kur po tė teket as nuk po mė flet


    S'ėshtė kollaj me t'thėn tė du
    pėr kėt fjal du me u mendu
    njiherė zemra n'dashni falet
    me gabu, s'falen gjynahet


    Ēka po thu? Ēka po thu?
    A don ēik o me m'marr mu?


    Ēka po them e ēka po thu
    mė mirė ėshtė dit me u mendu


    Ēka po thu, fole nji fjal
    se kėt shpirt don me ma marr


    O ēka me tė thėn ty mor djal
    s'eshte kollaj zemrėn me fal


    Na shkoi jeta veē tuj prit
    ēka po bėhet s'jam tu e dit
    kush si unė nuk del i ngat
    po kėta vesh shumė i ke zgat


    S'ėshtė kollaj me t'thėn tė du
    pėr kėt fjal du me u mendu
    s'falen faqet sikur moll
    pa i tjerr punėt holl e holl


    Ēka po them e ēka po thu
    Jam pėr ty e je pėr mu

    Ēka po them e ēka po thu
    Jam pėr ty e je pėr mu

    Ēka po them e ēka po thu
    Jam pėr ty e je pėr mu

    http://www.youtube.com/watch?v=4aIfvfE86Dk#
    Edi

  6. #6
    albania is the best Maska e ismani
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583

    i madhi mahmut ferati

    ne kete teme do te beje publike te gjitha kenget patriotike kombetare shqiptare, popullore etj etj te mahmut feratit pasi ja vlen nje teme per kete muzikant historik te popullit tone

    zgjodha per fillim nje kenge qe te vret thell ne zemer pasi e pelqej me shum se cdo kenge tjeter besoj se edhe ju do ta pelqeni

    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Te gjitha cd i blej keshtu shum e ndigjoj

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e artaa
    Anėtarėsuar
    07-03-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    67
    te flm nga ju shoki, qe keni zgjedh nje kengetar aq te mire si eshte Mahmut Ferati edhe + eshte nga Tetova shum e bukur ..edhe nje kengetar qe kendon aq mire...une per veten tim e dua shum si kengatar edhe shum her kam vallzu kur ka kendu neper dasma tetovare..klm
    Kush Meret me Vetveten e Tij,Nuk Ka Koh te Meret me Te Tjeret.

  9. #9
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Kėnget e tija me pėlqejnė mė shumė ato qė i ka me fjalė popullore si tė tipit tė tillė:



    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    PROFESORI I KĖNGĖS!



    Profesori, ose doajeni i muzikės sonė tė bukur popullore, Mahmut Ferati, me tė drejtė mund tė cilėsohet kėngėtari i karrierės, sepse njė jetė tė tėrė ia ka kushtuar muzikės, duke qenė edhe profesor i saj. Kėngėtari (ashiku) tetovar, Mahmut Ferati, qėmoti ėshtė ngjizur me kėngėn dhe nuk i ndahet dot, as dje, as sot, as mot. Me zėrin e tij karakteristik dhe sharmin e “kullerizmin” e tij skenik, Ferati i ka bėrė pėr vete shumė adhurues tė moshave tė ndryshme. Profesori i kėngės sonė mbetet njė idhull pėr shumėkėnd dhe njė shembull se si duhet qasur asaj nė mėnyrė serioze dhe profesionale.
    Intervistoi: Agon Foniqi

    Me njė fond tė pasur dhe me larushinė e kėngėve, Mahmuti ka bėrė qė tė dėgjohet shumė larg, kurse fama e tij tė shkojė pėrtej Oqeanit, deri nė Amerikė dhe Australi. Po, nė tė vėrtetė, cili ėshtė profesori i muzikės, Mahmut Ferati?

    Nė fillim keni kėnduar me Milaim Mezinin, qysh nė moshėn e re (na kujtohet kėnga “Po, more po, jo more, jo”) dhe jeni pjekur e formėsuar tevona, duke u bėrė njė kėngėtar stabil dhe i adhuruar (dhe i shkolluar). Si ishte filli i karrierės suaj tė bujshme?
    Faleminderit qė keni gjetur kohė tė vini e tė mė vizitoni dhe tė mė intervistoni nė kėto kushte mėsimi.
    Jam i lindur nė fshatin Odėr, komuna e Tetovės. Familja ime ka qenė njė familje muzikantėsh. Vėllai im, tashmė i ndjerė, Murtezan Ferati, pėrveē si kėngėtar i mrekullueshėm qė ka bashkėpunuar me kėngėtarėt e muzikės popullore, folklorike tė Kosovės, po ashtu ka qenė instrumentalist shumė i dėgjuar i fisharmonikės. Ka interpretuar me raspsodėt Augustin Ukaj, Hashim Shala etj. Aty kam filluar sė pari ta dėgjoj tingėllimėn muzikore nga vėllai im qė, fatkeqėsisht, ka qenė i verbėr, por ka pasur njė vesh absolut muzikor. Ai m’i ka dhėnė hapat e parė nė muzikė, sepse, duke e dėgjuar atė, mė janė shtuar vetėbesimi, kureshtja e dashuria pėr muzikėn. Ndoshta, nė fillim, si i vogėl, kam filluar me imitime, mirėpo ai e vėrejti shpejt talentin tim, kėshtu qė vendosi qė (unė) Mahmut Ferati tė shkonte nė shkollėn e mėtutjeshme tė muzikės.
    Muzikaliteti i fėmijės vėrehet qysh nė shkollėn fillore. Nė shkollėn fillore kam pasur shumė aktivitete, si nė korin e shkollės, pastaj si solist, etj.
    Kam filluar me motivet e kėngės sė Pollogut (tetovare) dhe pastaj kam bėrė inkorporimin me kėngėn kosovare dhe kėtu ėshtė e veēanta e stilit tė kėngės sė Mahmut Feratit.

    Pastaj, erdhėt nė Prishtinė, ku gjetėt qetėsinė, miqėsinė dhe famėn e lumturinė? Si ishte fillimi i dytė nė Prishtinė?
    E thashė edhe mė herėt. Vėllai im mė tha se do ta jepte edhe lekun e fundit qė ta vazhdoja shkollimin. Unė erdha nė Prishtinė nė shkollėn e mesme, tė cilėn e pėrfundova me sukses dhe me meritė. Atėherė nė shkolla profesionale punohej pak me kėngė popullore, folklorike, por aty duhej tė kėndohej diēka tjetėr, njė muzikė mė profesionale. Mund tė them se isha i pėrkėdhelur dhe, nėse mund tė thuhet, mė shikonin nė mes tė gishtėrinjve pėr faktin se i kisha kushtet e vėshtira. Pėrveē qė duhej tė mėsoja, duhej ta siguroja edhe ekzistencėn nėpėrmjet kėngės. Mė mbante edhe njė vullnet i ēeliktė, kur e dija se zėri im atėherė dėgjohej me ėndje nga 60 mijė studentė tė trevave shqiptare. Besoj se tash ky numėr ėshtė shtuar edhe falė teknologjisė dhe avancimit marramendės tė teknikės.

    I keni kėnduar lotit, maturantit, “Njė herė vjen vera kah dera”, etj. A ju kishte ardhur vera kah dera dhe a e kishit shfrytėzuar verėn, rastin (mbretin e botės)?
    Kėto janė kėngė tė dialogut qė i kam kėnduar mė vonė bashkė me Shyhreten, janė kėngė qė lėnė mbresa tek tė gjitha moshat, dhe kjo ėshtė poenta qė kėngėt e mia kanė mbetur nė veshin e tre brezave. Ėshtė fakt se tėrė jetėn kėndoj me zemėr dhe me tėrė kapacitetin tim. Shquhem sidomos me baladat e mia, tė cilat mė ėndje i dėgjojnė dhe i kėndojnė tė gjithė.
    Kontributin mė tė madh pėr afirmimin tonė e ka dhėnė etnomuzikologu i ndjerė, Bahtir Sheholli, tė cilin e kam ēmuar shumė dhe vazhdoj ta respektoj pa masė. Ai, decidivisht, mė pati thėnė se njė zė tė tillė, apo mė mirė tė themi dyzėrėsh, e kishte pritur prej kohėsh, sepse unė isha dyzėrėshi i parė nė Kosovė dhe kėtė fenomen e kam pėrdorur pėr herė tė parė nė revistėn folklorike burimore, qė atėherė mbahej nė Gllogovc.

    Njiheni edhe si kėngėtar ashik dhe melankolik. I kėndoni me afsh kėngėt “Moj e mira nė atė shpat”, pastaj “Kam besu”, “Jam mėrzitė”, “Kėnga e fundit pėr ty”, “Ah, dashni, dashni e vjetėr”... A do tė thotė se nėpėrmjet kėtyre kėngėve bėni njėfarė zbrazjeje shpirtėrore, siē thuhet ndryshe, njė katarsis?
    Nėse nuk do ta bėja kėtė zbrazje shpirtėrore, atėherė adhuruesit e mi nuk do tė mė kishin dėgjuar me pasion. Kur kėndoj, e jap maksimumin, kėngėn e ndiej nė vete. Kudo qė shkoj tė kėndoj, ose kėndoj shpirtėrisht e me zemėr, ose nuk kėndoj fare.

    Cila ishte dashuria e vjetėr pėr ju?
    Dashuria e vjetėr nuk ėshtė motiv apo temė qė e ka dhėnė Mahmut Ferati, por kėtė e ka shkruar Fatmir Muja.

    Po dashnia e re?
    E imja, ėshtė ajo qė ka qenė e vjetėr dhe e re, haha!

    Por, nė kėngėt tuaja ka edhe pak zhgėnjim dhe njėfarė patosi ironik, sidomos te kėngėt: “Me dy fytyra”, “Pijaneci”, “Ndryshe fole, ndryshe dole”, “Paraja”, “A ka kush qė na bjen nė fije”. A do tė thotė se edhe ju hasni nė zhgėnjime, dekurajime, shqetėsime...thyerje shpirtėrore?
    Ēdo shqiptar, kudo qė jeton tash, ka zhgėnjime. Sė pari, shqiptarit nuk i ka takuar thėnia se janė me dy fytyra…ndoshta tash i kemi bėrė 500 fytyra! Pastaj, nėpėrmjet kėngės, sikur e shtroj pyetjen: a ka kush qė na bie nė fije, dhe pėrgjigjja (shpesh) mė del: Jo! Mė vjen keq ta them, por ne dimė tė kemi shumė demagogji, servilizėm. Pra, ndryshe shitemi, e, krejt ndryshe jemi. Nė anėn tjetėr, si popull, jemi shumė tė dashur, e ndihmojmė njėri-tjetrin, por xhelozinė sikur e kemi nė gjak. Apeloj ta duam njėri-tjetrin, ta dėgjojmė dhe ta respektojmė, sepse vetėm kėshtu do t’ia arrijmė qėllimit. Unė edhe para nxėnėsve them se nuk ėshtė me rėndėsi nota qė merr, por formimi, personaliteti. Thonė: “Me qenė budalla kėngėtari, ta bėn dasmėn ditė pazari”.

    Megjithatė, njiheni edhe si kėngėtar lirik dhe mjaft ashik, sidomos me kėngėt tuaja lapidare, nė duet me Shyhrete Behlulin dhe me Nikollė Nikprelajn, siē janė kėngėt: “S'kam lėnė vend pa tė pėrmendė”, pastaj “Ēka po thu”. Sa i kėndohet dashurisė te ne dhe a i kėndohet me zemėr dhe me shpirt (sinqerisht)?
    Mendoj se bukuritė qė i ka kėnga popullore shqiptare, ēdo popull ia ka lakmi. Kėto motive janė mjaft tė larmishme dhe, diku-diku, mund tė them se janė edhe reale. Unė, pasi tė njihem me ngjarjen, e shkruaj tekstin dhe e kėndoj kėngėn. Edhe kėnga “Ēka po thu” ėshtė kėngė dialogale, me premisa tė dashurisė fatale.

    U keni kėnduar edhe luftėtarėve tė Lirisė, pastaj Pavarėsisė. Mendoni se artisti, kėngėtari, ua ka borxh trimave sė paku kėngėn dhe himnizimin?
    Mendoj se mosha jonė, ose ne qė i pėrjetuam krejt kėto katrahura qė na ndodhėn, kemi borxh t’i pėrjetėsojmė nėpėrmjet kėngės, duke i arkivuar nė mbamendjen kolektive kombėtare. Kisha dėshirė qė t’i pėrjetoj emocionet e njerėzve me kėngė lirike, por sa herė doja t’i kėndoja kėto kėngė, ishte ajo qė na mundonte tė gjithėve, okupimi dhe liria e munguar.
    Atyre qė na e sollėn lirinė, ua kemi borxh jo vetėm t’u pėrkulemi, por edhe t’i respektojmė sinqerisht.

    Po, duket se i frikėsoheni edhe pleqėrisė, kur kėndoni “Ah pleqėri, pleqėri....”?
    Pleqėrisė nuk guxoj t’i frikėsohem, sepse edhe ajo e ka lezetin e vet, bukurinė e vet.

    Jeni i shoqėruar, i qetė, por shpėrthyes, sidomos nė kėngė. A do tė thotė se nėpėrmjet kėngės keni gjetur lumturinė, miqėsinė, vuajtjen dhe krenarinė?
    Krejt kėto ēka i pėrmendėt, tė gjitha mė kanė kapluar, dhe unė me kėngė
    i kam pėrballuar. I kam kėnduar edhe kurbetit. Gjithkund ku kam kėnduar, i kam vėrejtur lotėt e mėrgimit.

    A keni pėrfituar nga kėnga?
    Kam pėrfituar, por jo aq sa mendojnė tė tjerėt. Megjithatė, e bėj njė jetė solide dhe tė qetė.

    A keni pasur ēaste tė kėndshme, por edhe tė rėnda...nga kėnga?
    Ēaste tė kėndshme kam pasur, sidomos kur kam vėrejtur se edhe adhuruesit e mi kėndonin bashkė me mua, kurse ēaste tė vėshtira kanė qenė ato kur para masės nuk kam mundur tė interpretoj kėngė patriotike, ose nė vend qė ta pėrmendi Shqipėrinė, mė ėshtė dashur ta pėrmendi Malėsinė, etj.

    Ku e gjeni forcėn pėr tė qenė kaq vital nė skenė dhe nė jetė?
    Forca, vitaliteti, janė ato qė nuk u frikėsohem me punė. Njeriu qė i frikėsohet punės, tė gjitha i vijnė: nuk punon, ndien lodhjen, ēdo gjė e pengon. Kėngėn e pėrgatit me pėrkushtim, bėj njė jetė tė mirė familjare, e kur e ke familjen nė rregull, atėherė sevdaja ėshtė nė kulm dhe punėt shkojnė si nė mėndafsh.

    Shumicėn e teksteve i shkruani vetė, a do tė thotė se jeni edhe poet?
    Ka tekste tė kėngėve qė i kam shkruar edhe vetė, por obligimet e shumta mė kanė penguar tė bėhem “poet”. Punoj nė gjimnazin e filologjisė “Eqrem Ēabej”, tė Prishtinės, kam aktivitete kėtu dhe nė mėrgatė. Megjithatė, kam dėshirė qė punėt tė ndahen: secili ta bėjė punėn nė mėnyrė profesionale. Tekstshkruesi tė shkruajė tekst tė bukur, tjetri ta bėjė kompozimin, pastaj unė ia jap dorėn e fundit, duke shpalosur kėsisoj karakterin tim.

    Si ndiheni si profesor?
    Sa i pėrket punės shkollore, e bėj me njė pėrkushtim tė madh. Dua ta ndiej veten si njė pedagog i ēmueshėm, dua qė nė tė ardhmen nxėnėsit e mi tė kenė ēfarė tė flasin pėr Mahmut Feratin.

    A keni kohė tė lirė dhe nėse po, si e kaloni?
    Nuk mė mjafton koha e lirė, por atė qė e kam, mundohem ta shfrytėzoj dhe tė shkoj atje ku e kam shpirtin, ku e kam zemrėn, nė vendlindjen time, nė Tetovė. Kohėn e lirė e kaloj me familjen time, dal me gruan time, Shqipe Ferati, arsimtare e muzikės, qė i ka dhėnė arsimit njė shtytje shumė tė madhe, dhe me fėmijėt, Granitin e Argjentėn, e cila e ka mbaruar Shkollėn e Ulėt tė Muzikės dhe tash i vazhdon mėsimet nė Gjimnaz.

    A shkoni shpesh nė Tetovė dhe a e konsideroni ende Tetovėn vendlindjen tuaj tė parė?
    Nė momentin e parė qė gjej pak kohė tė lirė, e ndezi veturėn dhe nisem pėr nė Tetovė. Edhe pse jetoj nė Prishtinė...vendlindja ime ishte dhe mbetet Tetova.

    Ēka ju ka marrė dhe ēka ju ka dhėnė Prishtina?
    Nga Prishtina e kam marrė shkollimin dhe pėrkulem pėrherė pėr tė gjithė ata qė kanė punuar pėr ne, sidomos pėr ne studentėt nga Maqedonia dhe ēdo kuadėr qė ka dalė nga Kosova, ėshtė falėnderues. Prishtinės ia kam marrė edhe nusen, ndėrsa Prishtina mua mė ka marrė tė tėrin.

    Jeni shumė i kėrkuar nėpėr dasma, sidomos nė duet me Shyhrete Behlulin, ku e bėni shyhret sa herė qė kėndoni. Ju duket pak rėnie, apo jeni krenar qė kėrkoheni aq shumė, madje jashtė Kosovės dhe gjetiu, kudo qė ka shqiptarė, nė botėn mbarė?
    Duete kam kėnduar me Milaim Mezinin, Nikollė Nikprelajn, Shaqir Cėrvadikun, por duetet mė tė mira dhe mė tė mirėpritura, pa dyshim, janė me Shyhreten. Ne u kemi dhėnė mė shumė pėrkushtim kėngėve dialogale, qė zėnė vend tek tė gjitha moshat. T’jua them tė vėrtetėn, aty ku kemi shkuar, ka kėrkesa tė sėrishme pėr tė kėnduar.

    Ku ėshtė muzika jonė sot dhe a janė kėngėtarėt pėrgjegjės pėr punėn qė bėjnė?
    Ėshtė shumė temė interesante dhe sa herė qė ma kanė bėrė kėtė pyetje, e kam pak vėshtirė tė pėrgjigjem. Pse? Sė pari, do tė kisha thėnė se nuk mund tė themi sot qė muzika jonė nuk ka arritje, nuk ka ecur pėrpara, nuk kemi dhėnė kontribut. Por, a kemi dhėnė kontribut pozitiv apo negativ? Tė gjithė kėngėtarėt e kanė pėrgjegjėsinė individuale. Kam kėnduar nė tė gjitha zhanret e muzikės dhe po tė njėjtat i kėndoj edhe sot. Kėngėtarėt qė huazojnė, ėshtė mė mirė ta tregojnė adresėn e huazimit. Tjetėr, tema, motivet, folklori ynė janė aq tė pasura, saqė ėshtė turp tė mos i shfrytėzojmė. Jam munduar qė kėngėt e rapsodėve t’i pėrpunoj dhe e kanė pasur bumin e vet. Mendoj se edhe kėngėt e stileve tė tjera duhet tė huazohen, por tė pėrdoren fjalėt dhe motivet tona.

    A do tė ketė trashėgimtar nė muzikė Mahmut Ferati?
    Pėrderisa kam adhurues qė mė ēmojnė dhe mė adhurojnė, duan (nuk po guxoj tė them mė dashurojnė, hahah), do tė vazhdoj me muzikėn. Nėse shkojmė nga familja, vajza ime, e pėrmenda edhe mė herėt, e ka mbaruar Shkollėn e Ulėt tė Muzikės, ka jashtėzakonisht talent, sikurse edhe djali Graniti. Unė nuk u imponohem, por vetėm nėse kanė dėshirė. Kam dėshirė qė trashėgimia tė vazhdojė dhe kėngėn time ta avancojnė.

    Porosia juaj pėr ata qė kėngėn e kanė pasion dhe profesion?
    Tė punojnė, t’i pėrkushtohen mė shumė muzikės, ta ngrenė kėngėn nė piedestalin mė tė larė, qė e meriton kėnga shqipe. Ajo, pra kėnga shqipe, meriton njė lapidar, sepse gjithmonė e ka mbajtur gjallė frymėn atdhetare.

    U ndamė nga artisti i kėngės sonė tė bukur popullore shqipe me tė njėjtėn bindje siē e kishim nė fillim: i qetė, i sjellshėm, artist fisnik dhe, mbi tė gjitha, mik. Mahmut Ferati, vėrtet, ėshtė burrė i sjellshėm dhe i qetė, nė skenė dhe nė jetė. Ai jetėn e ka art dhe artin e ka jetė.

    Telegrafi
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nė moshėn 7O-vjeēare vdiq Mahmut Bakalli
    Nga ideus nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 20-01-2010, 03:38
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 11:07
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 10:21
  4. Prof. Namik Resuli and Ing. Mahmut Cungut
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-11-2002, 19:05
  5. Mahmut Bakalli
    Nga Ari-Intimidator nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •