Tung juve
Une jam Gezim Bushi, i lindur me 1937 ne Split te Dalmacise. Me profesion kam qene dhe jam mjek, por jam i penzionuar tash. Kam jetuar ne gjithe trojet e Ballkanit sepse klinika kardiologjike ku kam punuar ka qene mobile dmth levizese.
Kam perjetuar teper gjera ne Ballkan, ne shume lufta kam qene i pranishem mendoj se mjek, si ne Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe me ne fund ne Kosove, ndersa ne Maqedoni jo, sepse gjate krizes ne Maqedoni kam qene i shtrire ne spital per shkaqe shendetsore.
Per jeten private, cka mund te them, kam 4 femije, dy djem dhe dy vajza, te gjithe jane jashte shtetit, 3 ne Evrope e njeri djale ne Kanade. Jetoj nje jete te lumtur si ti themi penzioneresh por i mbushur me kujtime lufterash dhe kujtime te hidhura qe gjithmone me kane ngelur ne koke. Por puna ime e ka kerkuar ate dhe duhej patjeter te jem ne ndihme te te lenduarve, por me duket se ēalova nga tema, e leme edhe kete.
Dic tjeter cka tju them, merrem edhe me poezi dhe me skulpture ne dru, beje gjendje, shtepia ime qe eshte ne buze lumit, eshte krejt nga druri te cilen e kam punuar per 30 vite, me pelqen puna me dru, kete e kam pasur profesion pushimesh dhe profesion weekendesh skulpturen dhe punen me dru artistik. Por edhe sot mund te beje dicka por s'dije sa mund te jem ne gjendje ta luaj limen dhe cekanin e vogel per nje gdhendje.
Me internetin jam njoht qe moti, ishte viti 97, atekohe jetoja ne Kroaci dhe ordinanca jone mobile kishte qasje ne rrjet kur shkonim ne qytete te medha si Zagreb, Ljublane, Split. Kam mare pjese ne disa forume te sllovenise ne gjuhen sllovene por atje ato jane shume nacionalista dhe te fyejn, ndersa edhe forumin shqiptare kam vizituar kohe pas kohe, por tash qe definitivisht kam lene forumet sllovene sa do kem kohe do jem ne forumin shqiptar, sa te me jep fuqi Zoti do jem ne mesin tuaj sepse ju betohem se me mungon shkronja shiqe e shkruar.
U be shume me duket, ju pershendes shume, dhe miresejugjej, me thirni shkurt DIDI se keshtu me thirnin gjate 40 viteve kur isha ne mjek.
Ju pershendes.
Krijoni Kontakt