Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-06-2005
    Postime
    6

    Raporti 'Individ' - 'Zot'

    Desha te di, nga ate qe dine me teper ne kte pike, cili eshte raporti Individ - Zot, ne fene Myslimane, dhe ate Krishtere, pra tip krahasimi midis njerit raport e tjetrit. Pa e kthyer temen ne konkurim fesh, njekohesisht pa qene objektivist te fohte. Si mendoni? Keni vene re? Sidomos dialoget/monologet e njeriut kur i drejtohet zotit, ne fene krishtere me duket se jane me intime, kane nje natyre tjeter nga ato myslimane.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje djalosh i ri ne moshe por shume me kulture dhe shume i ditur ne Siri, degjoi per nje murg te krishtere ne shkretetire, qe bente cudira dhe i vinin shume njerez qe ti rrefeheshin, vendosi qe ti bente nje vizite nga Siria ne Egjipt. Djaloshi sirian mbahej ne vendin e tij si nje prej theologeve me te mire te krishtere dhe ishte aq i apasionuar pas besimit te krishtere, saqe e beri me qejf te madh rrugen e gjate me kembe.

    Kur arriti ne qeline e murgut ne shkretetire, djaloshi i dha te njohur murgut dhe filloi ti fliste per veten se kush ishte dhe cfare besonte. Filloi ti fliste mbi shpetimin e shpirtrave dhe parajsen dhe se si ai besonte ne ato qe kish lexuar ne Bibel me gjithe zemer. Murgu i krishtere Poemen qe ishte plak ne ato vite, nuk nxorri asnje fjale nga goja, por e ktheu edhe koken menjane dhe nuk e shihte as ne sy vizitorin e tij te ri ne moshe.

    Djaloshi sirian u largua nga Egjipti i prekur jashte mase pasi ai nuk arriti te degjonte asnje fjale nga goja e murgut egjiptian Poemen. Nje shoku i djaloshit qe i kish treguar per murgun dhe qe mundesoi viziten e djaloshit, i habitur nga sjellja e murgut, kur djaloshi iku per ne Siri, e pyet nje dite plakun:

    - O At i bekuar, perse iu solle ashtu djaloshit sirian i cili eshte shume i respektuar ne Siri dhe nje i krishtere i devotshem?
    Plaku iu kthye djaloshit dhe i thote:
    - Biri im, ai ishte vertete nje djale shume i ditur dhe shume i respektuar. Une e ktheva koken menjane nga turpi dhe nuk e shihja dot ne sy, pasi ishte shume me i virtytshem se une. Ai filloi te me fliste dhe te me pyeste per parajsen dhe shpetimin, per te cilat une nuk di gje. Une kam 40 vjet ne kete shkretetire dhe mezi kam mesuar se si te luftoj pasionet e mishit te trupit tim!

    Djaloshi egjiptian e kuptoi urtesine e fjaleve te murgut egjiptian Poemen dhe kur u kthye ne Siri e takoi perseri djaloshin dhe ia rrefeu se cfare i kish thene murgu. Djaloshi sirian menjehere e kuptoi gabimin ne sjelljen e tij ndaj murgut dhe u kthye perseri ne shkretetire, por kesaj here nuk e pyeti per shpetimin dhe parajsen, por e pyeti se si te mposhte pasionet e mishit dhe te trupit qe te behej i denje per te marre hirin e Perendise.

    E gjithe kjo histori ndodhi ne shekullin e IV pas Vdekjes se Krishtit. Perse ta tregova dhe si lidhet morali i kesaj historie me ate qe ti kerkon te mesosh ne lidhje me maredheniet i Krishtere-Perendi?

    Se pari, duhet te kesh te qarte qe njeriu u krijua ne shembellim te Zotit. Ashtu si Njeriu ka nje familje, ashtu edhe Zoti ka familjen e tij, Kishen e Tij te Shenjte dhe Apostolike ne te cilen gjen te gjithe te krishteret ne mish e ne shpirt, te gjithe shenjtoret e Kishes ne shekuj. Kisha e Krishtere nuk krijon "individe" por krijon "persona" te nje familje te madhe. Dallimi midis individit dhe personit eshte se i pari jeton larg familjes dhe i dyti jeton prane saj. Pra jo i krishteri jeton larg Kishes dhe i krishteri jeton brenda saj. I pari nuk i behet vone per Shtepine e Zotit, i dyti eshte i ftuar si pjesetar i familjes hyjnore cdo dite e cdo jave ne darken mistike te Perendise. Te parit i pelqen qe te dali me te vertetat e veta, i dyti pyet Atin e tij shpirteror ose lexon mesimet e Shenjtoreve per te mesuar pergjigjen e pyetjes qe ai ka.

    Persa i perket menyres se komunikimit te te Krishterit me Perendine, duhet te kesh te qarte se te krishteret besojne ne Perendine e gjalle. Per te krishterin Perendia eshte i gjalle dhe jo larg nesh, por ne mendjen, zemren, shpirtin e secilit prej qenieve te tij. Ai shikon cdo hap qe ne hedhim ne jete, lexon cdo mendim ne mendjen tone, regjistron cdo fjale qe del nga goja jone.

    Komunikimi i te krishterit me Perendine eshte i dy-natyrshem, njerezor dhe hyjnor, ashtu sic jane edhe dy natyrat e Zotit tone Jisu Krisht, qe ishte Njeri edhe Perendi, dy natyra te pandashme qe krijojne Personin e Tij. Komunikimi njerezor eshte nepermjet fjaleve qe ne i drejtojme Perendise ne cdo moment te jetes sone ne lutje. Komunikimi hyjnor eshte i mistershem dhe eshte kungimi (perjetimi) nga afer i natyres hyjnore te Perendise. Nese shkon nje te diele ne nje kishe orthodhokse, ke per te pare se si njerezit ne fund te meshes vihen ne rresht dhe nuk nxjerrin ze nga goja, por marrin me bekimin e Perendise "ushqimin hyjnor" ose "dhuratat hyjnore", gjakun dhe mishin e Zotit tonė Jisu Krisht qe u sakrifikua perpara Perendise per shpetimin nga mekati te gjithe krijimit te gjalle.

    C'lidhje ka historia e murgut me ate qe pyete ti me lart?

    - Nuk mund ta gjykosh nje familje apo nje shtepi vetem nga pamja e jashtme e saj. Duhet qe te hysh brenda saj per tu njohur me pjesetaret e familjes dhe traditen e tyre. Kur ta besh kete gje, do te njohesh se sa te mbrapshta kane qene paragjykimet e tua, ashtu si ai theologu i ri sirian. I krishteri qe nuk shkon ne Kishe nuk eshte i krishtere, ashtu si ai femija qe nuk i flet me goje prinderve te tij dhe nuk shkel ne deren e shtepise se tij nuk eshte i denje per te mbajtur mbiemrin e asaj familje.

    - Femija duhet te degjoje e mesoje nga prindi gjate gjithe jetes se tij, ashtu si ai theologu i ri sirian mesoi nga urtesia e murgut plak, ashtu si murgu plak mesoi nga ati i tij shpirteror qe ishte nje tjeter murg plak, ashtu si e njejta liturgji qe benin te krishteret ne shekullin e IV, behet edhe sot ne Kishen Orthodhokse. Prandaj i krishteri i drejtohet Perendise me fjalen At.

    "Ati yne qė je nė qiej..."

    Ashtu si ai murgu plak, une nuk te rrefej dot per besimet e tjera, pasi nuk i njoh dhe ata qe marrin inisiativen te krahasojne besimin e tyre me besimet e tjera, jane shume here me te urte e me te ditur se une.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-06-2005 mė 23:02

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga Layer Cake
    Desha te di, nga ate qe dine me teper ne kte pike, cili eshte raporti Individ - Zot, ne fene Myslimane, dhe ate Krishtere, pra tip krahasimi midis njerit raport e tjetrit. Pa e kthyer temen ne konkurim fesh, njekohesisht pa qene objektivist te fohte. Si mendoni? Keni vene re? Sidomos dialoget/monologet e njeriut kur i drejtohet zotit, ne fene krishtere me duket se jane me intime, kane nje natyre tjeter nga ato myslimane.
    Individi eshte skllavi, zoti eshte pronari i skllavit. Individi eshte i piste, i korruptuar, i pamoralshem, i dobet etc etc.; zoti eshte shumedijeshem, i shumefuqishem etc. Ka nevoje te them me?!

Tema tė Ngjashme

  1. Raporti i shėrbimit sekret francez: 15 familjet mafioze shqiptare
    Nga TOKE GEGA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 19:52
  2. Publikohet raporti vjetor mbi lirinė fetare nė botė
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 06:14
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 05:52
  4. Raporti i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave
    Nga RTP nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 03:21
  5. Raporti i UNICEF-it pėr trafikimin e fėmijėve shqiptarė
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •