Shefi i Departamentit të Pushtetit Lokal dhe të Komuniteteve pranë Kabinetit të Qeverisjes së Mirë, Fehmi Mujota, ka thënë në një intervistë për Kosovapress se programi i Qeverisë së Kosovës për pilot-projekte rrezikon edhe ndarjen e Kosovës. “Mbyllja e etnive në territore të caktuara është përpjekje për ndarje territoriale. Tani kur një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës nuk kanë qasje në pjesë të caktuara të Kosovë është shembulli më i keq për të treguar suksesin e mundshëm në pilot-projektin e ofruar, në këtë rast nga Qeveria në baza etnike dhe politike. Qeveria e Kosovës jam shumë i sigurt se në këtë fazë në mund të fillojë me implementimin e pilot-projekteve”, ka deklaruar Mujota. Departamenti i Pushtetit Lokal pranë KQMK-së kërkon që rekomandimet e deputetëve të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe mbi bazën e atyre nxirret një vendim. PDK do të respektojë çdo vendim që do të merret në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht se cili do të jetë ai.
Krijoni Kontakt