Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Angry Vritet në Pejë Dr. Hysni Çitaku dhe plagoset bashkëshortja

    Persona të maskuar kanë vrarë mbrëmë në Pejë stomatologun Hysni Çitaku Kosovë


    Mbrëmë rreth orës një pas mesnate, në lagjen Fidanishte të Pejës, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë vrarë stomatologun nga Peja dr. Hysni Çitaku ndërkaq që lëndime trupore i kanë shkaktuar edhe bashkëshortes së tij dr. Shefkije Çitakut.


    Vrasja e dr. Çitakut ka ndodhur në shtëpinë e tij ku edhe ishte rrahur e maltretuar dr.Çitaku, në prezencë të anëtarëve të familjes, në shtëpinë e tij. Pjesëtarët e SHPK-së menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryejnë hetimet, mirëpo aktorët e kësaj ngjarje tani për tani janë në arrati.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kryesia e Degës së PDK-së në Pejë, dënon vrasjen e Hysni Çitakut Kosovë

    Përmes një kumtese, kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë dënoi ashpër vrasjen e Hysni Çitakut. Bashkëshortja e të ndjerit Çitaku, Shefkije Çitakut, është anëtare e kryesisë së Degës së PDK-së, bëhet e ditur në kumtesë.


    ------------------------

    Dmth bashkeshortja e te ndjerit na qenka anetare e kryesis se PDK-se,andaj edhe
    denuan vrasjen kesaj radhe PDK-ja!!!

    Pse nuk denuan plagosjen e Bardhylit ?
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Kryesia e Degës së PDK-së në Pejë, dënon vrasjen e Hysni Çitakut Kosovë

    Përmes një kumtese, kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë dënoi ashpër vrasjen e Hysni Çitakut. Bashkëshortja e të ndjerit Çitaku, Shefkije Çitakut, është anëtare e kryesisë së Degës së PDK-së, bëhet e ditur në kumtesë.


    ------------------------

    Dmth bashkeshortja e te ndjerit na qenka anetare e kryesis se PDK-se,andaj edhe
    denuan vrasjen kesaj radhe PDK-ja!!!

    Pse nuk denuan plagosjen e Bardhylit ?
    Hehehehehe RTS,je" pende" kritike ti mu si Faik Konica.Je kaliber "intelektuali"...

  4. #4
    Ne Kosove partite politike ne vend se te merren me deklarata e komunikata duhet te bejne nje bllok antikrim me nje platforme publike.
    Kjo platforme duhet te synoje dhenjen e mbeshtetjes se plote SHPK-se dhe asaj te
    UNMIK-ut ne lufte frontale kunder te gjitha formave te krimit.
    Duhet pranuar se shoqeria shqiptare ka shume segmente te kriminalizuara dhe se keta segmente kane dhe nje prapavije mbeshtetese.
    Shoqeria shqiptare duhet te reagoje qe te mundet frika e pasiguria e krijuar sepse perndryshe do te mbetemi rober te krimit per nje kohe shume te gjate.
    Duhet te shkunden nga apatia te gjitha strukturat e qeverisjes dhe te gjitha organizatat jofitimprurese (po fitimnxjerrese) ne Shqiperi,Kosove e kudo ku jetojne shqiptaret.

    Krimi e krimineli duhet te kene frike nga ligji dhe opinioni dhe jo e kunderta.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    11
    Kjo Policia shqiptare e Kosoves a ka kapur ndonje kriminel ndonjihere?
    Mos e marrin kot ate Rroge?
    Ngushellime Familjes se ketij Doktorit.

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Se pari, ngushellime familjes se doktorit dhe urojme qe te gjithe kriminelet te kapen sa me pare dhe ti paguajne borxhin shoqerise.
    Edhe pse te gjitha vrasjet jane shume te keqia, kjo vrasje nuk duket te kete motive politike, dhe rrjedhimisht nuk mund te quhet vrasje politike. Keso lloj vrasjesh ndodhin ne gjithe boten, dhe per to edhe policia jone shqiptare ka qene goxha e suksesshme deri tani ne kapjen e keshtu krimineleve.

    Vrasjet politike, ato jane vrasjet me te keqia, qe mund te ndodhin, dhe keshtu vrasje kemi me dhjetra ne Kosoven e pasluftes, dhe pothuajse askush nuk eshte kapur deri tani per to. Kjo per vet faktin qe ato kane pasur mbeshtetje nga partite politike (ne kete rast te PDK-se dhe militanteve te saj), sepse te gjitha vrasjet politike deri tani ne Kosove, jane kryer ndaj kritikeve te PDK-se qe njekohesisht kane qene edhe militante te LDK-se. Megjithese, tani me forcimin e policise sone, jemi te bindur qe sado te organizuar te jene kriminele te tille, do kapen. Ja per rastin e gazetarit Bardhyl Ajeti, kane arrestuar nje te dyshimte, dhe flitet se hetimet jane duke shkuar mire.

    Tu-tung

Tema të Ngjashme

  1. Zv.ministrja e MPJ-së, Vlora Çitaku e ka vizituar sot QKSPEZH në Vushtrri
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 11:47
  2. Londër: Burg përjetë vrasësit shkodran
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 21:34
  3. Masakër në Vlorë, vritet “Didi”, plagoset shoku i tij
    Nga StormAngel në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 09:18
  4. Vritet biznesmeni shkodran, sponsori i Vllaznia
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 07:54
  5. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •