Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Bashkėsia Islame dhe "Forumi Mysliman"

    Bashkesia Islame dhe zjarri vahabit

    E Merkure, 15 Qershor 2005
    Nga Xhavit SHALA

    Zhvillimet e koheve te fundit ne gjirin e Komunitetit Mysliman Shqiptar jane percjelle me vemendje nga mbare opinioni. Fryma demokratike qe percolli mbledhjen e Keshillit te Pergjithshem te kesaj Bashkesije ne datat 14 dhe 15 Maj, mbledhje e cila u kurorezua me miratimin e statutit dhe rregullores perkatese, tregoi me se miri vullnetin e myslimaneve shqiptare per te ndjekur shkollen juridike Hanefi, tradicionale kjo per shqiptaret.

    Vendimet e Keshillit te Pergjithshem te Bashkesise Islame, natyrshem, do te percilleshin me reagime te ashpra nga levizja vahabite. Zhvillimet e diteve te fundit, te bera publike ne disa media, tregojne se zjarri vahabit, perben sot nje kercenim serioz per islamin tradicional shqiptar.

    "Veziri im, u informova per shqetesimin tuaj. Te shikojme cfare masash duhet te marrim". Keshtu i shkruante Sulltan Selimi i III Valiut te Sirise, i cili kerkonte nderhyrjen urgjente te Portes se Larte per t'i prere rrugen vahabiteve, te cilet tashme po rrezikonin dhe vete vendet e shenjta. Fillimet e kesaj levizje nuk u vleresuan nga autoritetet osmane te asaj kohe dhe mundesia e nderhyrjes ishte teper vone. Flaket nuk mund te shuheshin. Ato po digjnin vete Perandorine Osmane.

    Vahabitet, ne ate kohe, kundershtimin per cdo te re ne fe dhe levizjen per mesimin e fese islame direkt nga libri i Zotit e tradita profetike, e kthyen ne nje lufte te vertete. Sipas tyre fitorja arrihet vetem duke bashkuar shpaten me mendimin. Njerezit qe nuk u binden urdherave te zotit nuk eshte e nevojshme te sqarohen, kunder tyre duhet te luftohet. Me ndonje ndryshim, per shkak te kohes qe jetojme, ne thelb, ky eshte dhe pozicioni i vahabiteve te koheve moderne.

    Shqiperia, ndonese ishte pjese e Perandorise Osmane, duke qene shume larg zones se ndikimit vahabit, vazhdoi te aplikonte ate tradite islame qe sollen turqit dhe qe ishte shume tolerante krahasuar me ate qe perpiqeshin te perhapnin vahabitet. Pas vitit 1990, afersisht 260 vjet me vone, levizja vahabite kishte tashme ambicie ndaj myslimaneve evropiane te larguar me kohe, sipas tyre, nga tradita profetike.

    Vahabizmi si levizje fetare nuk eshte fenomen vetem per Shqiperine. Pas shembjes se komunizmit ne Europen Lindore, nepermjet Organizatave Joqeveriare nga vendet e Gjirit, kjo levizje filloi te perhapej nder myslimanet e Bullgarise, Bosnjes, Shqiperise, Maqedonise e pas vitit 1999 dhe ne Kosove. Synimi i kesaj levizje eshte arabizimi i islamit ballkanik.

    Vahabitet shqiptare tashme e ndiejne veten te forte dhe me mbeshtetjen e sponsoreve te tyre nga vendet e Gjirit. Perfaqesues te kesaj levizje, kane mbi 7 vjet qe po bejne perpjekje per te marre drejtimin e strukturave te Komunitetit Mysliman Shqiptar apo per te krijuar struktura paralele me te. Ata perfaqesohen ne Shqiperi nga salafijte dhe ihvanet, te shtuar kohet e fundit sidomos ne kryeqytet. Keta persona njihen si nga autoritet zyrtare te Bashkesise Islame te Shqiperise, ashtu dhe nga agjensite ligjzbatuese shqiptare. Qe autoritet zyrtare shqiptare te mos ndjekin shembullin e Sulltan Selimit te III, duhet te hartojne Strategjine e duhur per te shuar zjarrin vahabit.

    Duke mos e nenvleftesuar aspak rrezikun e vahabizmit per vendin tone, duket interesant njoftimi i percjelle nga "dikushi" ne disa media se "xhihadi salafist" ka kercenuar me jete Kryetarin edhe Sekretarin e Pergjithshem te Bashkesise Islame, nderkohe qe keta dy te fundit e kane mohuar kategorikisht te jene kercenuar. Emri "xhihadi salafist" me kujton emrin e nje celule, filial i AL Kaedas, e goditur nga Sherbimi Sekret Italian dhe Policia Italiane para 2-3 vitesh ne Itali. Tendenca per ta paraqitur "xhihadin salafist" dikur nje celule ilegale ne Itali, ne nje levizje legale qe synon protagonizmin e myslimaneve ne Shqiperi, duket e dirigjuar, keqdashese dhe qe synon ndermjet te tjerave te djege ne zjarr endrren euroatllantike te shqiptareve.

    Duket se edhe fushata elektorale ka ndikuar direkt apo indirekt ne ngritjen e temperatures se zhvillimeve ne gjirin e Bashkesise Islame. Akuzat e kunderakuzat per mbeshtetjen e njeres apo tjetres force politike mund te demtoje seriozisht autoritetin e Bashkesise Islame dhe mund ta percaje politikisht ate. Nuk mund te kete nje Bashkesi Islame per poziten dhe nje tjeter per opoziten. Kjo do te ndizte nje zjarr tjeter te rrezikshem. Komunitetet fetare duhet te shprehen qarte dhe te zbatojne paanesine e tyre partiake. Jane shqetesuese tendencat qe vihen re per te perdorur politikisht komunitetet fetare nga forca te caktuara politike. Nderkohe strukturat shteterore qe monitorojne keto komunitete, duhet te jene vete te departizuara dhe larg fushates elektorale.

    Perfundimisht, Bashkesia Islame ndodhet para nje sfide qe do te percaktoje vete fizionomine e saj te ardhshme, por trajtimi sic duhet i kesaj sfide eshte nje ceshtje qe prek gjithe shoqerine shqiptare. Serioziteti i kesaj ceshtje kerkon veprim efikas jo vetem nga Bashkesia Islame Shqiptare por dhe nga shoqeria dhe agjensite ligjzbatuese te shtetit shqiptar. Ne perputhje me Kushtetuten, Konventat Nderkombetare dhe ne mbrojtje te sigurise tyre kombetare, duhet te punojne se bashku per te zgjidhur problemet qe kane lindur ne Bashkesine Islame dhe te shuajne zjarrin perpara se te na djege.

    Xhavit Shala

    Drejtor i Qendres Shqiptare

    te Studimeve per Sigurine Kombetare

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Muca: Politikane, larg myslimaneve

    E Merkure, 15 Qershor 2005

    Kryetari i Bashkesise Islame te Shqiperise Selim Muca, kerkon qe forcat politike ne asnje menyre te mos perdorin besimtaret ne arritjen e qellimit te tyre elektoral. Deklarata vjen pas dyshimeve se eshte kercenuar per vdekje, nga besimtare myslimane, se bashku me Ilir Kullen, kryetari i Komitetit Shteteror te Kulteve, njekohesisht kandidat per deputet per PS ne Korce. Nenkryetari Bledar Myftari: "Shoqata e re, 'Forumi Mysliman', jo paralele"

    TIRANE - Kryetari i Bashkesise Islame te Shqiperise (BISH), (ish Komunitetit Mysliman), Selim Muca, ka kerkuar dje me ane te nje konference per shtyp, qe forcat politike, "ne asnje menyre te mos perdorin besimtaret ne arritjen e qellimit te tyre". Konferenca eshte mbajtur dje ne mjediset e BISH-it, ku i eshte bere thirrje partive politike dhe perfaqesuesve te tyre elektorale, qe te mos perdorin besimtaret per te fituar zgjedhjet. Gjithesesi Muca, nuk ka dale hapur ne deklarimin e tij, per emrat qe beson se po e perdorin situaten per ngritje pikesh elektorale. Deklarata e kryetarit te myslimaneve vjen disa dite pas publikimit se Selim Muca, dhe kryetari i Komitetit Shteteror te Kulteve ne Shqiperi, njekohesisht kandidat per deputet per Partine Socialiste (PS) ne Korce, Ilir Kulla jane kercenuar nga besimtare myslimane.

    "Politika larg Islamit"

    "I bej thirrje forcave te ndryshme politike qe ne asnje menyre te mos perdorin besimtaret ne arritjen e qellimit te tyre",- deklaroi ne konferencen me gazetaret, kryetari i myslimaneve ne Shqiperi, Selima Muca. "Nga ana tjeter u kujtojme besimtareve te nderuar qe te mos bien viktime dhe te distancohen nga cdo kurth politik apo perfitues te grupimeve te ndryshme, pasi besimi yne eshte me i larte se bindjet politike dhe grupimet e interesave te ndryshme". Te njejtin qendrim dy dite me pare, kane mbajtur edhe te shoqeruarit ne policine e Tiranes, ne sektorin e Antiterrorit, pjesetare te nje grupimi, i cili ka replikuar me drejtuesit e BISH-it, per kercenimin e Muces dhe Kulles. Ata thane per "Korrierin" se "eshte nje show mediatik ne prag te zgjedhjeve elektorale, ku qeveria duket se duhet te beje nje figure te mire ne arenen nderkombetare". Deklarata e djeshme e kryyetarit te myslimaneve, sipas burimeve nga Bashkesia Islame, vjen pas hedhjes se dyshimit se, Muca mbeshtet nje force te caktuar politike, akuza te hedhura poshte nga ai. Ai tha se "Selim Muca, nuk ka marre pjese ne asnje fushate elektorale te ndonje kandidati ne Diber ku ka me shume se tete muaj qe nuk kam shkuar". Behet fjale per dyshimet e hedhura ne nje te perditshme, se Muca kishte qene ne Diber duke bere thirrje ne nje miting, per te perkrahur kandidatin socialist ne zgjedhjet e 3 korrikut.

    Kercenimi

    Kryetari i BISH-it, tha se "ne emer te institucionit qe perfaqesoj dhe ne cilesine e kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise deklaroj dhe sqaroj per publikun qe une dhe vartesit e mi nuk jemi kercenuar direkt dhe nuk kemi pse te ndjehemi te kercenuar". Deklarata e mesiperme e Muces mbeshtetet ne deklarimin e djeshem zyrtar, te policise se Tiranes. Sipas kesaj te fundit, Muca dhe Kulla jane kercenuar me jete ndaj strukturat e Antiterrorit, kryen hetime dhe gjashte shoqerime. Burime nga policia e Tiranes, bejne te ditur se kercenimi nuk eshte realizuar ne menyre te drejteperdrejte, por te terthorte, ne rruge, te cilat policia thote se eshte ende duke i hetuar. S.Cobo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne predikimin e se Premtes, u perfol Sekretari i Pergjithshem

    E Merkure, 15 Qershor 2005

    TIRANE - Predikimet e te Premtes se kaluar, te "kundershtareve" te drejtuesve te Komunitetit Mysliman (BISH), ne xhamine ne Rrugen e Kavajes, kryetari Selim Muca, me ane te nje konference per shtyp, i cilesoi dje si te gabuara, duke shtuar se "ato krijojne carje te besimit". Burime nga Bashkesia Islame, bejne te ditur se predikimi i dites se premte ne xhamine "Dine Hoxha", tregonte pakenaqesine e "rrymes" selefiste, ndaj vendimit te kryetarit Selim Muca, per emerimin e Zylyftar Dervishit ne postin e Myftiut te Lushnjes. Dervishi ka qene ne kete detyre edhe me pare, ndersa pas vrasjes se Salih Tivarit ne janar 2003, u vendos ne detyren e Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman. Dje ne konferencen per shtyp, Muca tha se "predikimi i disa imameve diten e premte, 3 qershor 2005 si ne aspektin profesional, statutor, moral dhe etik, ka qene i gabuar pasi krijon percarje dhe destabilizim". Ndersa ligjeruesi ne xhamine "Dine Hoxha" ne Rrugen e Kavajes, Ahmet Kalaja, thote se "kontradiktat midis tyre dhe kryetarit te myslimaneve kane filluar nga nje peticion per emerimin e Zylyftar Dervishit si Myfti i Lushnjes". Ai thote se emerimi i Dervishit ne ate post nuk realizon predikimin e fese islame ne komunitetin qe eshte emeruar. Madje sipas Kalase, "Zylyftar Dervishi eshte nje person i ndjekur penalisht dhe emerimi ne ate post nuk i sherben Komunitetit Mysliman". s.c

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    "E verteta e organizates "Forumi Mysliman Shqiptar"

    E Merkure, 15 Qershor 2005

    TIRANE - Nenkryetari i Bashkesise Islame, Bledar Myftari, ne nje bisede dje me "Korrierin", deklaroi se ngritja e organizates, te perfolur dje si paralele, "Forumi Mysliman i Shqiperise", nuk ndryshon asgje ne veprimtarine e BISH-it, si institucion legjitim i perfaaqesimit zyrtar te myslimaneve te Shqiperise. Myftari flet gjate per 82 vitet e ekzistences se Komunitetit Mysliman, sot, Bashkesia Islame, si dhe shpjegon edhe arsyet pse "Forumi Mysliman i Shqiperise" eshte vetem nje organizate jofitimprurese pa te drejta vendimmarrjeje.

    Jeni ne dijeni te ngritjes se "Forumit Mysliman te Shqiperise" dhe a besoni se ju paralelizon?

    Komuniteti Mysliman (Bashkesia Islame), eshte institucioni zyrtar perfaqesues i myslimaneve ne Republiken e Shqiperise. Eshte themeluar me 1923, ne castin e shkeputjes se Perandorise Osmane dhe prej asaj kohe, duke perjashtuar 23 vitet e pezullimit te aktivitetit fetar ne Shqiperi, nga 1967-1990, ka udhehequr dhe do te udheheqe te gjitha ceshtjet fetare administrative te myslimaneve shqiptare. Komuniteti Mysliman eshte nje institucion i njohur nga Kushtetuta e vendit dhe perfaqesues i myslimaneve ne te gjitha marreveshjet dhe ligjet me shtetin shqiptar, si dhe me institucionet brenda dhe jashte Shqiperise.

    Ligjet e shtetit shqiptar lejojne formimin e shoqatave te ndryshme dhe emertime nga me te ndryshmet. Nese institucionet qe kane tagren e licensimit te ketyre OJQ-ve, licensojne apo miratojne OJQ te tilla qe statuti i te ciles bie ne kundershtim me dispozitat kushtetuese apo me statutet dhe traditat e institucioneve perfaqesuese, ne kete rast Komuniteti Mysliman Shqiptar, kjo ceshtje duhet rishikuar nga institucionet qe kane te drejten e vendimmarrjes. Ne te kundert, nese objektivat dhe statutet e OJQ-ve te ndryshme qe krijohen ne Shqiperi nuk bien ndesh, ne kete rast, me statutin e Komunitetit Mysliman, me dispozitat Kushtetuese dhe me objektin e veprimtarise se Komunitetit Mysliman, eshte nese normale qe Komuniteti Mysliman nuk nderhyn ne kopetencat ligjore, te organeve vendimmarrjes.

    Veprimtaria e ketyre organizatave, e cenon veprimtarine e BISH?

    Ajo qe shqeteson Bashkesine Islame, eshte keqdashja per te paraqitur, prezencen e nje apo qindra OJQ-ve qe mund te ekzistoje ne Shqiperi pavaresisht nga prirja e tyre, si fraksione te myslimaneve apo paralelizma ne institucionin perfaqesues te Myslimaneve ne Shqiperi. Do te thonim qe ky lloj perdorimi eshte keqdashes dhe se dyti kane ekzistuar dhe vazhdojne te ekzistojne mjaft shoqata te intelektualeve myslimane, por asnjehere nuk jane komentuar ne kete forme qe pa paraqesin tani ndonje OJQ, cilado qofte emri i saj. Ne punen tone te perfaqesimit te myslimaneve nuk mund te na pelqeje asnje dashakeqas, pavaresisht bonsensit qe mund te kene ne media te caktuara dhe gjeja e vetme ne kete rast, do te ishte nje thirrje per te gjithe pronaret e mediave qe para se te botojne dicka qe kane te bejne me Komunitetin Mysliman te konfirmoj nje gje te tille, prane ketij institucioni sepse nuk mundet moralisht te fyesh institucionin qe perfaqeson numrin me te madh te shtetasve, ne Republiken e Shqiperise. s.c

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Policia e Tiranes: Muca dhe Kulla u kercenuan me jete

    E Merkure, 15 Qershor 2005

    Tirane - Policia e Tiranes, eshte prononcuar zyrtarisht mbi "kercenimet me vdekje ndaj Bashkesise Islame dhe kryetarit te saj si dhe kryetarit te Komitetit Shteteror te Kulteve". Ne nje informacion zyrtar te saj, thuhet se gjate 24 oreve te fundit, nga Sektori i Antiterrorit dhe Kunder Krimeve te Hapura, jane shoqeruar ne mjediset e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, gjashte shtetas, anetare te te Komunitetit Mysliman Shqiptar, (Bashkesia Islame). "Shoqerimi dhe marrja ne pyetje e personave te mesiperm, u be per verifikim dhe sqarimin e rrethanave, te kercenimit per jeten te Kryetarit te Komunitetit Shteteror te Kulteve Ilir Kulla, dhe te Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muca", deklaroi zedhenesja Alma Katragjini. Sipas Drejtorise se Policise se Tiranes, pas marrjes se shpjegimeve nga personat e shoqeruar, ata kane theksuar se nuk kane asnje kontradikte apo mosmarreveshje me autoritetet e Kulteve Fetare dhe Komunitetin Mysliman Shqiptar. Ne lidhje me gjashte te shoqeruarit, u kryen verifikimet e nevojshme dhe ata u lane te lire pas disa oresh. Nderkohe, nga Seksioni i Antiterrorit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, mesohet se vazhdon puna per dokumentimin e ketij aktiviteti dhe ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit, per kryerjen e veprimeve te metejshme proceduriale. Hetimet qe po kryen policia e Tiranes vijne pas disa dyshimeve se drejtuesi i Bashkesise Islame eshte kercenuar. Ky i fundit, permes zedhenesit te tij, deklaroi dje zyrtarisht se nuk eshte kercenuar me vdekje dhe nuk ka kerkuar, apo i jane vene truproje. red.kro

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ja me qka merren shqiptaret thua se te gjitha punet tjera i kan rregulluar ju ka mbetur vetem edhe feja.Dhe kush thot se eshte pasuri e madhe qe ne shqiptaret i perkasum tri feve eshte demagogji e kulluar.Dhe po qe se i shtojm edhe lindjen e disa sekteve qe po lulezojn si kepurdhat mbas shiut them se shqiptaret do ken pune ne mes veti.Intelektualet do kishin ber shume ne kete drejtim por ata ja kan fut gjume dhe nuk po qajn koken se ku eshte duke shkuar kombi.Si ne shqiperi ashtu edhe ne kosove populli eshte nen meshiren e fatit kan mrrijtur per fat te keq sekte te ndryshme kuptohet te paguara mir deri edhe ne bankat shkollore ku femijt jan te detyruar te bejn mesime fetare e kjo esht mjerim dhe shkatrrim i kombit.

  7. #7
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Kur u bome edhe ne "me katolik se Papa" mer jahu

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Ndėrroi jetėn Haxhi Hafiz Sabri Koēi
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •