Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867

    Përshtypjet e elektoratit mbi kandidatët në zgjedhje

    Kam ndjekur me shume vemendje emisionin "Ringu Elektoral" qe jepet cdo nate ne Top-Channel.

    Per mendimin tim, eshte nje emison shume interesant, per sa i perket pyetjeve, dhe shihet (ose kuptohet) qarte se cili kandidat eshte i afte dhe cili i paafte, cili mashtron e cili nuk mashtron.

    Sipas rregullit te emisionit, para debatit prezantohet CV-ja e secilit kandidat.

    Nje gje me ka bere teper pershtypje tek CV-ja e tyre: profesioni.

    Me vjen per te qeshur kur degjoj profesione te tilla si: deputet, politikan, politikan i larte, drejtues, zv/minister etj...

    P.Sh. Musa Ulqini na qenka me profesion "politikan i larte", ndersa nje tjeter "drejtues institucioni".


    Sa gje e ulet, dhe kur mendoj se me 3 korrik do te zgjdhim kete soj politikanesh.

    Mjere ne, ne cfare duarsh kemi rene.


    A nuk eshte turp?
    Ndryshuar për herë të fundit nga ArberXYZ : 18-06-2005 më 15:57

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    11
    Kandidati i PD në Maliq, Ismail Hoxha, denoncon fushatën me fonde publike të ministrit të Mbrojtjes

    Pedagogu që po përballet me Majkon dhe ushtrinë

    Kandidati i Partisë Demokratike në zonën zgjedhore nr. 82, në zonën e Maliqit dhe Drenovës, Ismail Hoxha, denoncoi dje përdorimin në mënyrë të paligjshme të mjeteve dhe fondeve të Forcave të Armatosura nga ana e kandidatit të Partisë Socialiste, njëkohësisht edhe ministër i Mbrojtjes, Pandeli Majko. Hoxha gjithashtu shprehu shqetësimin për tentativat e socialistëve për manipulime të votave në fshatrat e zonës së tij elektorale. Kandidati demokrat theksoi se zona elektorale ku kandidon ai, ka probleme të mëdha me listat, pasi në to figurojnë shumë persona që aktualisht nuk banojnë aty. Por, pavarësisht problemeve të lartpërmendura, kandidati i Partisë Demokratike u shpreh i bindur në fitoren e tij në zgjedhjet e 3 korrikut, pasi siç u shpreh ai, ka gjetur mbështetjen e të gjitha shtresave të zonës.


    -Zoti Hoxha, ç`mund të na thoni për ecurinë e fushatës zgjedhore në zonën 82, ku ju kandidoni për deputet në zgjedhjet e 3 korrikut ?

    Fushata elektorale në zonën 82 nga ana e Partisë Demokratike po zhvillohet normalisht brenda të gjitha kontureve që parashikon Kodi Zgjedhor. Në përgjithësi nuk kemi patur probleme me posterat dhe vendosjen e mjeteve propagandistike në vende publike. Të vetmet probleme që kemi pasur kanë të bëjnë me fushatën e kandidatit të Partisë Socialiste që kandidon përballë meje në këtë zonë, aktualisht ministër i Mbrojtjes, Pandeli Majko, i cili po përdor mjetet e Forcave të Armatosura për rregullimin e rrugëve, në këmbim të votës së banorëve të zonës. Përdorimi i mjeteve publike dhe shtetërore tani gjatë fushatës është një shkelje e rëndë e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe barazisë mes kandidatëve që parashikohet në këtë Kod. Unë e kam denoncuar këtë fakt në një konferencë për shtyp në një nga televizionet lokale, ndërkohë që kemi pasur edhe probleme të llojit të kërcënimeve dhe shantazheve. Anëtarët e shtabit elektoral të ministrit të Mbrojtjes, kanë kërcënuar shumë intelektualë të zonës, duke u thënë atyre se do t`i largojnë nga puna nëse nuk votojnë për Partinë Socialiste.


    -Përveç përdorimit të mjeteve të Forcave të Armatosura, të cilat ju i përmendët më lart, nga ajo që keni vënë re a mendoni se ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, po përdor edhe fonde të tjera publike në favor të fushatës së tij ?

    Siç thashë edhe më lart, Majko po përdor mjetet e ushtrisë dhe sigurisht edhe fondet e dikasterit që drejton për të favorizuar fushatën e tij në zonë. Ai po përdor karburantin e Ministrisë së Mbrojtjes për takimet elektorale që zhvillon sa në një komunë në një tjetër, dhe në të njëjtën kohë po përdor fondet publike të këtij dikasteri për shpenzimet e fushatës. Nga ana tjetër dua të denoncoj publikisht përfshirjen e drejtpërdrejtë të administratës lokale në fushatën zgjedhore të kandidatit socialist, e cila ka vënë në dispozicion të anëtarit aktual të qeverisë fonde publike nga të ardhurat e banorëve të Maliqit dhe komunave përreth, për shpenzime në fushatë. Përveç kësaj, administrata po shpërdoron fondet e akorduara për rrugë, në fushatën e Majkos, ndërkohë që rrugët po shtrohen nga mjetet e ushtrisë. Po ashtu vihet re që administrata në përgjithësi në Bashkinë e Maliqit është e angazhuar plotësisht në fushatën e Majkos, gjë që tregon për një politizim të administratës që bie në kundërshtim të plotë me ligjin.


    - A keni bërë ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me shkeljen e barazisë zgjedhore nga ana e kandidatit socialist?

    Jo unë ende nuk kam bërë ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me këtë çështje, por nëpërmjet shtypit kam sensibilizuar opinionin dhe kam gjykuar që vetë opinioni i ka dënuar dhe ndëshkon format e paligjshme të përdorimit të fondeve dhe mjeteve publike. Gjithashtu opinioni publik ka dënuar mënyrat e pamoralshme dhe hipokrite që po përdor kandidati socialist, Pandeli Majko, në lidhje me disa zona të varfëra, të cilat marrin ushqime me lista. Ai ka filluar t`iu paguajë atyre borxhet nëpër listat e dyqaneve, në këmbim të votës. Ky sigurisht që është një veprim shumë i ulët dhe ofendues për shumë banorë, pasi vetë këta qeveritarë për tetë vjet i kanë katandisur këta banorë që të marrin ushqime me lista. Po ashtu edhe në raste të tjera abuzime në forma të tjera janë demonstruar nëpër mitingjet e takimet e kandidatit socialist. Ai po përdor forma dhe mënyra të ndryshme të ngjashme me ato që sapo i përmendëm, por unë mendoj se para dinjitetit të votuesve këto forma nuk do të shpërblehen, dhe unë besoj se do të fitojë vota qytetare.


    - Në lidhje me listat e votuesve, a keni pasur probleme serioze në këtë aspekt që mund ta dëmtojnë procesin zgjedhor?

    Problemet me listat kemi patur, pasi në to figurojnë një numër shumë i madh emrash fiktivë dhe kjo është e pranishme pothuajse në çdo qendër votimi. Kjo shkakton mjaft probleme, sepse krijon hapësirë për abuzime dhe është e ditur që këta banorë që nuk jetojnë këtu dhe që mund të jenë transferuar në vende të tjera dhe e kanë emrin këtu, janë të përjashtuar nga e drejta për të votuar në vendet ku ata aktualisht banojnë. Ky është një problem mjaft i madh dhe i rëndë, që në disa vjet pushteti vendor nuk e ka zgjidhur. Kjo tregon për një mungesë përgjegjësie nga ana e pushtetit. Ne kemi zgjedhur komisionerë, njerëz të ndershëm dhe e kemi kërkuar që të mos lejohet të bëhet asnjë manipulim. Pra, duhet të votojnë vetëm ata që janë banorë të kësaj zone. Unë dua të theksoj se votimet në përgjithësi në këtë zonë, për fat të keq në zgjedhjet e kaluara janë bërë shumë manipulime nga pushtetarët socialistë, të cilat janë dëshmuar nga dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm. Unë e shoh që kundërshtarët me ç`kuptohet kanë humbur, nuk kanë moral të kërkojnë edhe njëherë votën, sepse për 8 vjet nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e bëra për këtë zonë, dhe mesa duket ata duke shfrytëzuar edhe pushtetin do të tentojnë drejt manipulimeve. Unë i bëj thirrje kundërshtarit tim që as të mos i shkojë ndërmend për manipulime, sepse kjo është një votë popullore që meriton të respektohet, dhe manipulimi i saj do të shoqërohet me pasoja të rënda.


    - Përveç këtyre që cituat më lart a ka sinjale të tjera të qarta, të cilat tregojnë se administrata shtetërore do të tentojë të manipulojë zgjedhjet e 3 korrikut në zonën tuaj?

    Tani mund të them vetëm se ka pasur në zgjedhjet e kaluara manipulime të qarta. Kështu nëse në një qendër zgjedhore janë 100 persona që kanë të drejtën e votimit, realisht vetëm 50 prej tyre janë persona realë, ndërsa 50 të tjerët janë persona fiktivë. Gjithashtu një problem tjetër që ka shoqëruar proceset e mëparshme të zgjedhjeve është se parregullsitë kanë shkuar deri atje sa është ndërruar edhe kutia e votimit, pra janë marrë nga fshtarat dhe gjatë transportimit janë ndërruar dhe janë futur fletë të tjera votimi. Gjithashtu një moment tjetër manipulimi ka qenë edhe një fletë e ashtuquajtur e bardhë, e cila qarkullon, u jepet nga jashtë personave që paraqiten si vëzhgues apo personave të tjerë. Këto janë forma shumë të shëmtuara të manipulimit, por që janë aplikuar nga socialistët në zgjedhjet e mëparshme. Kjo ndodh në zonat më të thella, pasi në këto zona me pak banorë është menduar se rezultati i votuesve nuk do të ishte vendimtar, por që në fakt është krejtësisht e kundërta. Ka pasur fshatra të tillë që mund të ketë pasur 5-6 votues, ndërsa kutia e votimit ka ardhur në qendër me deri në 70 vota. Ne po mundohemi t`i eleminojmë të gjitha këto mundësi manipulimi, por mundësia e manipulimeve ende mund të jetë e pranishme, sepse zona është e largët dhe prania e këtyre emrave fiktivë krijon edhe një problem tjetër, sepse nuk lejon bashkimin e qendrave të votimit në një kohë kur numri i votuesve është shumë i vogël. Ne jemi të sigurtë se Partia Socialiste, duke pasur parasysh mirë humbjen e saj, është e prirur drejt manipulimeve ashtu sikurse veproi në vitin 2001, por ne u bëjmë thirrje të hapur se një veprim i tillë do të ketë pasoja të rënda. Nga ana tjetër ne u ruhemi në çdo moment konfklikteve, pasi e kuptojmë se kandidati socialist dhe përkrahësit e tij kërkojnë konflikte, sepse nuk mund të përballen me elektoratin dhe programi i Partisë Demokratike ka gjetur mbështetjen popullore, kështuqë unë shpresoj se elektorati do të jetë vetë i vendosur kundër manipulimit, dhe kjo do të fillojë që nga Tirana e deri këtu në Korçë.


    - Në takimet elektorale që keni zhvilluar deri tani ç'mund të na thoni për mbështetjen që keni marrë nga elektorati i zonës?

    Unë kam zhvilluar dhe jam duke zhvilluar takime elektorale në të gjithë zonën dhe nga disa takime që pata tani kohët e fundit në Drenovë, mora garancinë se e gjithë Drenova mbështet ndryshimin dhe alternativën që parashtron Partia Demokratike. Gjithashtu kam zhvilluar takime edhe në Bashkinë e Maliqit dhe kam marrë mbështetje maksimale për platformën që përfaqësoj. Mund të them se të gjitha takimet kanë qenë mjaft entuziaste dhe jam shumë i kënaqur dhe jam i kënaqur edhe për mbështetjen e strukturave të Partisë Demokratike, pasi unë vij nga bota e akademisë, ndërsa nga ana tjetër jam shumë i kënaqur për pjesëmarrjen në takime, për seriozitetin që elektorati po tregon si dhe për përfshirjen në këto takime të të gjitha grupmoshave. Ndërkohë, vihet re një angazhim serioz nga strukturat e zyrës time elektorale për të angazhuar fushatën me sukses dhe për të mundësuar komunikimin me çdo zgjedhës në mënyrë që çdo votues të jetë i informuar për alternativën që paraqet Partia Demokratike, dhe planet e saj për zhvillimin e vendit në tërësi. Në veçanti dua të theksoj se në një miting të bërë më datë 14 qershor në Maliq, ku më parë konsiderohej si bastion i Majkos, kemi patur një pjesëmarrje mjaft të madhe dhe kjo ka ngjallur një entuziasëm të madh në të gjithë zonën.


    - Cilat janë pikat tuaja të forta në të cilat jeni mbështetur për fitoren më 3 korrik?

    E para, është se unë mbështetem në programin e Partisë Demokratike që do të thosha program kombëtar që është përgatitur nga njerëz të aftë dhe profesionistë, pasi është një program i shkurtër dhe i qartë dhe që shkon në dobi të qytetarit. Pika ime e dytë e fortë është gjithashtu është fryma e respektit që unë kam krijuar, pasi përveç stafit elektoral kam krijuar edhe një staf intelektualësh në këtë zonë, i cili ka siguruar një siguri dhe respekt shumë të madh në të gjithë zonën. Së treti, unë jam banor i kësaj zone dhe kjo më jep garanci mua, sepse zona kërkon si përfaqësues të saj atë që ka njerëzit e tij të njohurit e tij aty ku kandidon. Nga ana tjetër, unë kam marrë kontakte të drejtpërdrejta me popullin dhe shoh se ndihet një lidhje shumë e natyrshme dhe kam gjetur përkrahjen e shokëve të mi të shkollës, intelektualëve dhe të gjitha shtresave të tjera të zonës. Por pika më e fortë është gjendja e mjeruar në të cilën e ka katandisur qeverisja socialiste zonën, e cila kërkon dhe mbështet një ndryshim të shpejtë dhe të menjëhershëm. Ajo që më favorizon edhe më shumë është se kundërshtari, pavarësisht faktit se ka qenë kryeministër dhe ka mbajtur poste të larta në qeveri, ka bërë shumë pak për këtë zonë, dhe ai është mbështetur vetëm nga administrata lokale dhe ka shkëputur komplet ose nuk ka arritur të krijojë lidhje me popullin.

    Kush është Ismail Hoxha

    Gjuhët e huaja

    Italisht (fluent), anglisht (mirë)


    Specializime

    GIS, Gjeostatistikë, Modelime hidrogjeologjike, Eksplorime gjeo-minerare


    Funksione

    Anëtar i Senatit të Universitetit Politeknik të Tiranës


    Arsimimi

    1978 - Diplomë e Pjekurisë, Shkollë e Mesme e Përgjithshme (Maliq)

    1984 - Diplomë në Inxhinieri Gjeologjike, Universiteti i Tiranës

    1996 - Ph.D. në Gjeostatistikë në Universitetin e Romës "La Sapienza" - Itali

    2001 - Profesor i Asociuar në Universitetin Politeknik të Tiranës.


    Kualifikime pasuniversitare

    1991 - Kurs pas universitar në "Course in Economical Geology" në Universitetin e Romës "La Sapienza" - Itali

    1994 - Workshop: Geostatistics for pollution: COMETT Forum European Program University of Rome "La Sapienza" - Italy.

    1995 - Workshop Geostatistics for the Environment and Territory: COMETT Forum European Program University of Rome "La Sapienza" - Italy

    1996 - Kurs pas universitar në "Applied Geostatistics in Hydrogeology" në Ubniversitetin e Shtetit të Neë York-ut në SHBA.


    Eksperiencë profesionale

    1984-1987 -Inxhinier gjeolog në vendburimin minerar të kromit Theken-Martanesh dhe autor i projekteve të kërkim-zbulimit të mineralit të kromit.

    1988-1990 - Instituti i Studimeve Gjeologjike, Tiranë. Specialist në vlerësimin e resurseve minerale.

    1991-1995 - Universiteti i Romës "La Sapienza" - Itali. Ph. D. në Gjeostatistikën e aplikuar.

    1996-1997 - Universiteti i Romës "La Sapienza" - Itali. Communitary project: "CIVERT: Centre for Information and Valorization of European Radioactive Contaminated Territories".

    1998-në vazhdim - Universiteti Politeknik i Tiranës. Profesor i Asociuar, pedagog i lëndëve Gjeostatistikë e GIS.

    Intervistoi: Ylber Drazhi

    RD

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Çfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •