Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 85
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    120

    Nëna e viktimës italiane, birëson një fëmijë shqiptar

    Policia italiane ka arrestuar sot dy italiane te moshes 39 dhe 32 vjec pas protestes se djeshme antishqiptare

    ne Vareze ku mbeten te plagosur 2 persona, nje emigrant shqiptar dhe nje karabinier italian. Nderkaq per dy italiane te tjere eshte pergatitur kallezimi penal.

    Protestat u zhvilluan pas vrasjes se nje baristi italian nga emigranti shqiptar Vladimir Mnela ne bashkepunim me nje shqiptar 17 vjecar. 4 personat, jane tifoze ultras te skuadres lokale te futbollit dhe ishin emra te njohur per policine. Tani pritet te te vleresohet nese do te merret masa e arrestit ndaj tyre, pasi akuzohen per tentative lincimi te disa shqiptareve. Te rinjte italiane ndermoren nje ekspedite ndeshkuese kunder shqiptareve ne rruget e Narezes, pas vrasjes nga dy shqiptare te baristit Klaudio Mexhorin. Nje prej emigranteve shqiptare te sulmuar ka perfunduar ne spital ku sipas mjekeve duhet te qendroje 7 dite, ndersa pak me lehte eshte plagosur karabinieri italian. Se shpejti pritet te behet kallezim edhe ndaj manifestuesve te tjere qe moren pjese ne protesten e zhvilluarne qendren histoike te varezes te akuzuar se kane shkelur ligjet per organizmin e manifestimeve publike. Ne proteste moren pjese rreth 50 te rinj, shume prej tyre me krahun e djathte te ngritur lart dhe me koken e rruar, qe hodhen gjate gjithe kohes parrulla te dhunshme kunder vrasesve te baristit italian dhe ne pergjithesi kunder shqiptareve dhe ekstrakomunitareve. "Shqiptaret te gjithe ne litar" ishin britmat dhe parrullat perpara gjykates se Varezes. Korteu ka pershkuar qendren historike te Varezes, ka kaluar perpara pallatit komunal e deri ne burgun ku mbahet i mbyllur Vladimir Mnela, autor i vrasjes dhje bashkepunetori i tij 17 vjecar. Gjate protestes ka pasur momente tensioni nderkohe qe forcat e rendit kane arritur me ne fund te mbajne gjendjen nen kontroll. Me pas nje grup eshte shkeputur nga korteu dhe ka nisur te kerkoje shqiptare neper rruget e qytetit. Policia ka patrulluar deri naten vone ne rruget e qytetit per te mos lejuar perseritjen e episodeve te ngjashme
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Prandaj duhet te bejme vendin tone .

    Se po vajte te tjetri te ben ai ca te doje.

    Dhe krimet nga emigrantet , emigrantet italian kane lene nam ne bote.
    Po nje krim qe e beri nje person--ti vesh emrin e gjithe te tjereve--e nga ata italian qe bota i ka perfolur aq shume!!!!!!

    Mua nuk me pelqeu deklarata e zevendes ministrit Italian qe tha--se duhet ti ndajme shqiptaret nga shqiperia nga ata nga maqedonia e kosova qe jane bere me agresiv.

    Nuk e kuptoj nje rang i till te bej deklarata te tilla raciste!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 15-06-2005 më 14:47

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Neofashistet ne Itali, kane patur durim te madh me krimet e shqiptareve (vjedhje,droge,prostitucion, vrasje, etj).

    Po te kishim qene ne shqiptaret ne vend te italianeve, do kishim dale ne demostrata qe para 10 vjetesh.
    Ose me keq akoma: do i kishim vrare, djegur dhe pastaj terhequr me makine neper qytet.(A nuk u veprua keshtu ne Vlore me puntoret e ShIK-ut. U masakruan ne sy te gjith botes, vetem se ishin "Malok")

    Mos diskutoni vetem ne rrolin e te persekutuarve.

    Diskutoni njehere nga kendveshtrimi i atyre vendeve europiane, qe i ka gjetur belaja me kriminelet shqiptare.


    Une jam per vete emigrant.
    Dhe me dhemb kur per fajet e Vladimrnave, shahemi edhe ne te tjeret.

    Por kjo sdo te thote, qe urrej qytetaret e vendit mik, kur ata ushtrojne te drejtat qe ju jep kushtetuta, pra te drejten e lirise se fjales dhe te demostrimit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Cia fusni kot edhe ju, njeri me permend kriminelet e hajdutet shqiptare qe paskan lene nam ne bote, tjetri gjen rastin e me ben reklam per lxhk, a thua se do na nxjerri ne drite. Jo vellezer kjo eshte politika italiane dhe europiane. Une nuk do habitesha fare nqs pas disa ditesh ne ndonje cep gazete ne itali te dale se vrasesi nuk ishte shqiptar. Dhe kjo ka ndodhur me se nje here ne te kaluaren. Dhe ndodh qe nganjehere pas ngjarjeve te tilla nxjerrin koken disa politikane ekstremiste me deklarata ekstremiste. Nje gje me ben pershtypje pse nuk ndodh ky fenomen ne USA, mos valle atje nuk ka shqiptare, apo atje jane shqiptaret e mire.......jo mor vlla jo, ne USA njeriu eshte njeri dhe para ligjit nuk ka shqiptare, kineze, italiane e ku ta di une. Te gjithe jane njesoj po bere nje krim denohesh dhe do vuash denimin sipas ligjeve. Mua nuk me pelqen te luaj rolin e viktimes po edhe te ul koken e te ndjehem fajtor per dicka qe nuk e kam bere kete nuk e pranoj. Prandaj qe mos te zgjatem do ti beja thirje shtetit shqiptare qe te kerkoje mbrojtjen e shtetasve te tij nga nacionalizmat,ne gazeta, ne politike apo ne rruge qofshin. Si dhe u bej thirrje te gjithe intelektualeve neper bote te jene me aktive, me te organizuar,dhe te vihen ne krye te shqiptareve kudo ne bote.........Do te doja te flisja shume po nuk po zgjatem. Pershendetje te gjithe shqipetareve ne bote. TUNG

  5. #5
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Duket pak si e parapregaditur kjo protesta se para 2 ditesh e pashe kete lajm tek RAI International (!).
    Sa vrasje apo krime mund te kete ne Itali dhe nxjerrin pikerisht si lajm kryesor 'Due Albanezi'
    Me sa duket i ka shkuar durimi ne fund prej krimeve te shqiptarve dhe duan te shfryjne diku !
    Te mos harrojme qe ne 97 , kryetarja e parlamentit italian tha... 'te gjithe shqiptaret duhet te hidhen ne det' ( pak para se te ndodhte tragjedia e Otrantos )
    Kshtu asht kur s'te mban dheu jot..!
    ...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Racizem qe ska baze logjike, por ca ti besh kur je i vogel dhe i pafuqishem. Para ca ditesh u vra dhe nje shqiptar ne palermo nga nje italian per pune hakmarrje per nderin e vajzes me duket. Per efekt ndersjelltesie i bie qe ti pergjithsosh te gjithe italianet me rangun e sicilianit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #7
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Fushate e papare anti-shqiptare ....

    Vetem kush jeton ne Itali dhe shef televizionin mund te jape nje gjykim te sakte per fushaten e paturpshme anti-shqiptare ...

    Mediaset e sidomos Italia 1 eshte bere e padurushme ...lidhen me familjen e te vrarit cdo ore...bejne intervista me kokqethurit raciste te zones...kane filluar po germojne neper arkive e kishi gjetur edhe plagosjet qe kish bere 1 shqiptar ne Milano !!!!
    Edhe Rai vazhdon fushaten...sidomos Rai 2 , qe eshte nen udheheqjen e Lega Nord....

    Perkundrazi gazetat apo gjithe media e shkruar , nuk ka rene ne gracken e stacioneve te Berluskonit dhe te Lega Nord ...

    E gjithe kjo behet vetem per VOTAT... Italia eshte ne fushate elektorale...
    Berluskoni me aleatin ksenofob Lega Nord humben turpshem zgjedhjet lokale...tani kane filluar te perdorin emigrantet si presion ndaj italianeve...

    Mjafton te degjosh deklaratat e lidereve ...Lega Nord sot del hapur kur thote :
    << Ja cdo ndodhi sikur ta marre e majta pushtetin ...emigrantet do futen pa problem ne Itali dhe krimet do na mbysin >>

    Ne te njejten dite qe ndodhi kjo VRASJE E TMERRSHME , u VRA ME THIKE ne mes te qytetit nje shqiptar 24 vjecar nga 1 italian 40 vjecar...
    Por mamabukrit e mediasetit as nuk e dhane kete lajm...

    Ka mbi 5 vjet qe nje ITALIAN nuk vritet nga nje SHQIPTAR ....Mezi e kane pritur kete lajm racistet e qeverise Berluskoni ...

    C'duhet te themi NE shqiptaret kur para disa viteve NJE FEMIJE SHQIPTAR 5 vjec , u PERDHUNUA dhe u VRA nga nje ITALIAN ????

    Kot nuk thone qe kush ka TV ne dore , ka gjithcka....e rrotullon ngjarjen si te doje suma...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  8. #8
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    MOS MBILLNI URREJTJEN !

    Nje leter te hapur me titullin ''JO RACIZMIT'' kane shkruar dhe firmosur futbollistet Igli Tare e Erion Bogdani , balerinet Kleidi Kadiu e Ilir Shaqiri ...ka firmosur edhe Edmond Budina , regjizori i ''Lettere al vento''...e shume te tjere....

    <
    Situata e tensionit eshte shtuar edhe me shume nga deklarata te PERFAQESUSVE TE QEVERISE dhe veprimeve te grupeve me ideologji raciste .

    Ka filluar keshtu nje ''gjueti ndaj shqiptareve'' , praktika te shekullit te kaluar qe shifnin tek emigrantet rrenjen e cdo te keqe .

    Duke shprehur indinjaten per vrasjen e dhe ngushellimet per familjen e viktimes , DENOJME CDO DEKLARATE APO VEPRIM QE IDENTIFIKOJNE NE AUTORI E KRIMIT , GJITHE POPULLIN SHQIPTAR , e njollosin gjithe shqiptaret si kriminele..

    Shprehim bindjen tone se vetem se bashku mund te mundim krimin , per te formuar nje Itali paqesore dhe moderne >>


    Nje FALEMINDERIT per AMBASADORET tane ne Itali , qe na nderojne me ato qe bejne , e ne momentet e veshtira dalin ne mbrojtje te vellezerve te tyre shqiptare ....
    Natyrisht qeveria jone degjenerate nuk ka ditur te mbronte 100 te mbyturit e Otrantos , e jo me te bente ndonje deklarate
    ne perkrahje te emigranteve...


    E megjithate edhe sot gjithe lajmet e kanaleve kryesore ne Itali vazhdojne me ''mbjelljen e urrejtjes''.....
    Fatkeqesisht ne qeveri jane ksenofobet e Lega Nord ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga inter_forever : 16-06-2005 më 07:55
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #9
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    O Cuna , Nuk Po Themi Qe Shqiptaret Jan Burra Te Mir , Por Edhe Kjo Qe Po Ndodh Kundra Nesh Me Duket Shume E Ekzagjeruar,, Ne 3 Vitet E Fundit mbi 13 Nena Shqiptare Kan Humbur Femijet E Tyre Nga Rracistat Italjan , Vall Cfar Keni Degjuar Nga Media E Korruptume Italjane Per Kto Vrasje (asgje) E Tani Per Nje Krim I Cili Mund Ti Ndodhte C'dokujt ,ne Cdo Cep Te Botes ,piketohen Shqiptaret E Pafajshem Qe Me Ato Pak Mundesi Qe Kan Mundohen Te Ushqejne Familjet E Tyre !!

    E Dyta Ne Flasim Kot ,duke Mos E Ditur Te Verteten Mbi Kete Ngjarje ,ndofta Shqiptarit I Ka Ardhur Aty Ku S'mban Me ??? Kshu Qe Te Vrasesh Dike Sdo Te Thote qe eshte Kriminel patjeter ,gjithmone Shihen Arsyjet E Krimit !!!

    Prandaj Nuk Kemi Pse Ta Ulim Koken Kundra Racistave Italjan Apo Grek ,se Kto Lajme Kan Vetem Nje Qellim , Qe Shqipria Te Shihet Me Nje Sy Tjeter Nga E Gjith Bota !!!

    Mos harrojme se rrefugjatet italjan te viteve 50 ,,me familjet e tyre fanatike ,lan kokrren e namit ne USA,me vrasjet makabre te mafiave siciliane e kalabreze !!!

    Tung Gjithe Shqiptarve
    Ndryshuar për herë të fundit nga Moltisanti : 16-06-2005 më 09:42

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Titi

    Po as per ta ngritur koken larte-nuk jemi.

    Pse nuk i shtrojme pyetje vehtes se pse nuk u ngriten
    italianet kunder somalezeve,apo romeve,apo turqve,apo...
    Armikut tand i shkon per shtati cdo gje qe u shkon ne dobi,o per zgjedhje,
    o per ate-kete,njashtu sic u shkonte(dhe ju shkon)serbit,maqedonit e grekut
    qe i kemi kojshi.


    E mira e te mires,kishte me qene qe shqiptari te mbushet mend e te mos na bej te skuqemi sa here lexojme gazeten ditore.Shih se cfar shkruajne per ne duke fillue prej USA,Shtetet skandinave e poshte....


    Mirepo,prap se prap nuk e arsyetoj cfar ndodhe sot ne Itali.

    Kjo patjeter kerkon reagim nga ambasada jone shqiptare
    nga kryeministri yne i `dashur`Fatos Nano(njeherit mik i Berluskonit)
    dhe nga presidenti i RSH,z. Moisiut!


    shnet,se bahet mire!
    rtp-ja

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  3. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •