Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2005
    Postime
    13
    me pelqen sh kjo teme sepse une personalisht kam zjgedhur fene e krishtere dhe pse familja ime eshte bektashiane. Familaj ime sme ka edukuar ndonjehere per fene as myslimane as te krishtere. Jam une ajo qe pasi kam marre informacionin e dukur per te dyja fete kam zgjedhur besimin e krishtere. pastaj une besoj se nuk mund te flasim per fe me shume sesa per besimin sepse per mua feja eshte nje grumbullim zakonesh. Besoj se familja apo prinderit kane ndikim vetem nese ato realisht e ndjekin dhe shpeshhere ndodh qe mund te kalohet dhe ne konflikt nese femiaj zgjedh nej besim ndryshe nga ajo qe ato i kane edukuar. Rendesi ka ajo qe ti beson. Cdo njeri ka te drejten e besimit dhe ta zgjedhe ate madje ta ndryshoje deri sa te gjeje veten.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2004
    Postime
    10
    Qdo njeri ka te drejt ta kerkoj te verteten ,mirepo mendoj qe shum nga njerzit nuk lodhen shume per ta gjetur kete te vertet .

  3. #13
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Feja si cdo ideologji tjeter eshte subjekt i perzgjedhjes personale. Njeriu perqafon ate fe qe i pershtatet me teper tipareve individuale. Kjo ide eshte e bazuar ne parimin e lashte te demokracise se njeriu ka te drejten e zgjedhjes. Ne Evrope cdo njeri ka te drejten e zgjedhjes, qe tregon se sa larg ka perparaur koncepti i lirise i nisur ne kohen e rilindjes evropiane dhe iluminizmit. Megjithate jo cdo fe e pranon zgjedhjen e lire. Muslimanet i vrasin ata qe e lene fene islame per tju afruar nje feje tjeter. Bile edhe ne shqiptareve qe rastesisht kemi lindur ne familje me mbiemer musliman ku as babi as mami as gjyshi nuk beson na konsiderojne muslimane dhe meritojme mallkimin (qafiri meriton ekzekutim thone) nese veme ne dyshim kete fe ose larg qofte zgjedhim fene e katragjyshit qe mund te kete qene katolik dhe nga Gjin u kthye ne Xhemal.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Varet, mendoj se femija duhet ta respektoj fene e prinderve, po n.q.s ndihet se nuk eshte per ate, mund te zgjedhi fe tjeter. Rendesi ka te besosh tek dicka, si p.sh tek zoti. Per mua s'ka rendesi eshte i njejti ne c'do fe.

  5. #15
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga helene
    Ju vete do nderronit fe??? Nese po,pse? Nese jo, prape pse?
    Une vete e kam nderru fene nja 5 here. Eshte tipike e Shqiptarit ta beje kete pune, prandaj nuk eshte sjellje 'pa karakter'

  6. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Duke lene ne nje ane historite e sajuara, gjithashtu dhe historite e historive te sajuara, them se tema duhet te trajtohet ne nje plan se kur njeriu ka te drejten te zgjedhi fene e tij ?
    Psh nje nga pyetjet e hapeses eshte se a duhet ta njohi qe ne fillim femija fene e prinderve ?
    Per cfare fillimi po flasim ? Ku fillon ky fillim ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #17
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ky diskutim eshte si historia e atij shqiptarit te ri ne moshe ne Amerike qe ngrinte flamurin shqiptar ne parade me krenari te madhe, por kur nje profesor i habitur nga flamuri shqiptar e pyeti se cfare perfaqeson ai flamur dhe ajo shkabonje, shqiptari i ri ngriti supet duke u pergjigjur prere "eshte flamuri i Skenderbeut". Ku eshte morali i kesaj historie reale?
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ata qe mbrojne kete ide jane ata qe u vret syte flamuri yne kombetar bizantin.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Por flamuri qe Ismail Qemali ngriti ne Vlore ishte flamuri bizantin i Gjergj Kastriotit, flamur i cili i vrau syte si sulltanit, edhe Papes se Romes.
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Flamuri yne kombetar e gjen kuptimin e vete te plote vetem ne doren e nje besimtari orthodhoks pasi ai flamur nuk perfaqeson thjeshte nje shkabonje me dy koke apo nje cope atlas me ngjyra kuq e zi, ai perfaqeson identitetin e vertete kombetar shqiptar.
    Degjo une e kuptoj se ti cfare do te thuash mirepo problemi nuk qendron se cfare kemi qene ne si popull ortodoks apo katolik edhe nese i kthehemi kesaj atehere do zihemi per "Mustaqet e Celos".Tani une nuk dua qe te kem nje fe te cilen e ka pasur gjyshi im sepse atehere ne i japim te drejte cifuteve qe nuk e pranuan dhe nuk e pranojne Jezusin per profet te Zotit.Atehere ne i japim te drejte paganeve ne argumentimin e tyre se te paret tone kane qene pagane atehere dhe ne duhet te jemi pagane.Mirepo ajo qe une dua te theksoj eshte fakti se njeriu duhet ti hulumtoje argumentat dhe te shikoje mynyren dhe parimet e besimit qe ka nje fe , kush e emertoi ate fe dhe cfare ka ndodhur ne teologjine e kesaj feje.Atehere padyshim se do dali me nje bindje te qarte se ke fe duhet te kete nese e ka zemren e hapur ndaj cdo paragjykimi i paargumentuar.Nese ne do vazhdojme te propagandojme fene me argumenta se tradita jone eshte e krishtere ose ortodokse ose bizantine e me rradhe kjo nuk eshte argument bindes sikurse nuk eshte arguement bindes paganizmi i romakeve kundrejt besimit ne profetet e Zotit.Sikurse nuk eshte argument bindes mitologjia greke megjithese ajo eshte me e lashte se krishterimi ortodoks.Atehere dhe greket dhe bizantinet duhet ti kthehen besimit pagan.Jo kurrsesi jo.Pra njeriu duhet te hulumtoje dhe te zgjedhi ate fe te cilen Zoti e ka zgjedh per njerzimin dhe jo ate fe qe njerzit e kane zgjedhur per veten e tyre sepse ajo nuk eshte fe hyjnore por eshte fe njerzore sikurse shumica e feve ne bote, budizem,konfucizem, hinduizem, komunizem, ateizem etj.

    Pra duhet ta shikosh dhe njehere tezen behuni te krishtere se te paret tane i perkasin bizantizmit ortodoks.

    ~Geri~
    Ndryshuar për herë të fundit nga ~Geri~ : 28-09-2005 më 16:06
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  8. #18
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga ~Geri~
    Pra njeriu duhet te hulumtoje dhe te zgjedhi ate fe te cilen Zoti e ka zgjedh per njerzimin
    A mund te me thoni, i nderuar Geri, ku eshte zgjedhja ketu ? A e dini me te vertete kuptimin e fjales "te zgjedhesh" ?

    Jam vertete kureshtar te di mbi kete, sepse them qe po mora vesh kete, atehere sekretet e universit nuk kane asnje veshtiresi per mua. Ju faleminderit

  9. #19
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Une u rrita ne nje sistem ateist nuk kam mesuar prej prinderve te mi fene sepse edhe ato u rriten ne nje sistem ateist.Kam qene ne kishe dhe e kam shikuar konceptin e Zotin ne teologjine kristiane si nje koncept qe nuk perputhesh me natyrshmerine e pranimit te llogjikes sime.Prandaj e pashe te arsyeshme dhe shume te llogjikshme monoteizmin Islam pa ndikuar tek mua, turqit apo arabet, italianet apo grekerit pra thjesht kjo ishte zgjedhja ime.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Citim Postuar më parë nga Albo

    E kam thene 100 here ne kete forum, do ta them edhe 1000 here te tjera: ajo qe

    I dallon mbi te gjitha obsesioni qe kane me historine dhe te shkuaren, jo se jane pengje te se shkuares, por se e kane te qarte se sekreti i zgjidhjes se "krizes se identitetit" shqiptar sot ne vitin 2005, nuk mund te gjendet ne 2005 por mund te gjendet vetem ne faqet e historise, ne perpjekjet e shqiptareve ne shekuj, ne jeten e tyre, ne traditen dhe folklorin e te pareve, ne rolin e shqiptareve ne cdo qyteterim.


    Albo
    Albo, mund ta kesh perseritur 100 here mendimin tend dhe une do e rrespektoj,

    por kur permend me poshte faqet e historise ne shekuj te popullit shqiptar desha te them se ti me te vertete ja ke nxi jeten historise. Te pakten nga pak shkrime te tuat qe kam lexuar.

    Secili duhet te kete mundesine te njohe sa me shume nga besime te ndryshme qe te kete mundesi te zgjedhe. Dhe pasi ben zgjedhjen duke pasur ate dije mbi te gjitha fete atehere do te jete njeri i mirekuptimit, i rrespektit dhe i tolerances.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Islami Ndërmjet Lindjes E Perëndimit
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  3. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 18:06
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •