Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rama: Bashkëpunimi PS-LSI pengon kthimin e Berishës

    GSH

    --

    Intervista e Kryebashkiakut që trasmetohet sot në ora 2100 në NEWS 24

    Rama: Bashkëpunimi PS-LSI pengon kthimin e Berishës

    "Nano president i vendit? Pse jo"


    ----------------------

    Kryebashkiaku Edi Rama, në një intervistë dhënë për NEWS 24 dhe që do të transmetohet sot në emisionin "Studio24", në orën 21:00 drejtuar nga Edvin Parruca tregon se cila është ideja e tij për bashkëpunimin mes PS dhe LSI për të krijuar një qeveri të së majtës pas zgjedhjeve dhe për të penguar ardhjen e Berishës në pushtet. Në lidhje me zgjedhjet e Presidentit të ri të vendit ai thotë se duhet t'i takojë të majtës. I pyetur nëse mund të jetë Nano presidenti i ardhshëm rama përgjigjet shkurt: Pse jo.

    LAJMI

    Në hapjen e fushatës në Tiranë ju kërkuat një bashkëpunim të të gjithë të majtës duke përfshirë edhe LSI-në. Pse mendoni se duhet ky bashkëpunim?
    Unë i konsideroj këto zgjedhje si zgjedhje vendimtare për të ardhmen e afërt të vendit. Çdo zgjedhje në fakt ka një rëndësi të madhe, çdo zgjedhje ka një vlerë që gjithmonë pavarësisht relativitetit nuk është e vogël, por këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e afërt të vendit.. (...)
    Në rast se vota do të shkonte në drejtimin e gabuar do të ishte një votë për të shkuarën, për të sjellë sërish në krye të vendit një njeri i cili mishëron një dështim të madh, i cili lidhet në kujtimet e çdo shqiptari me një kohë që s'duhet të kthehet më, por edhe një filozofi qeverisjeje që ka në bazë kërcënimin për lirinë dhe sigurinë e individit, ky kërcënim nuk është një dordolec që unë kërkoj ta tund për të trembur votuesit, por është një kërcënim real, pasi pavarësisht se votohet për një parti, pavarësisht se votohet për një program, kjo parti ka një udhëheqës dhe ky program do të zbatohet nga njerëz nën drejtimin e këtij udhëheqësi dhe më vjen shumë keq por opozita sot nuk përfaqëson jo vetëm shpresën dhe kohën për ndryshim, por revanshin e ambalazhuar me platforma dhe fytyra të reja dhe pjesërisht të pafajshme. Kur them pjesërisht të pafajshme, nuk them pjesërisht të fajshme, por pjesërisht të pavetëdijshme për atë që po bëjnë në dëmë të së ardhmes së vendit, sepse shërbimi i parë që duhej të bënin ishte shoqërimi për në shtëpi i kandidatit për kryeministër që ata sot mbështesin, dhe pastaj unë do të isha i pari që do thosha, dhe do të doja të më besonit për këtë, "po, është koha për ndryshim të timonit. Është koha për ndryshim dhe rotacion sepse realisht tetë vjet janë kohë e gjatë dhe konsumojnë dhe forca shumë më të mëdha, shumë të artikuluara dhe me shumë më pak probleme sesa forcat tona politike që janë ende shumë të reja. Por sot se s'mund ta themi këtë sepse do të ishte një aventurë dhe një eksperiment që mund të merrte përmasa dramatike dhe ju siguroj që përvecse opozita dhe përkatësisht kandidati i saj për kryeministër përfaqësojnë një kërcënim lirinë dhe sigurinë e individit në një përmasë të kuptueshme brenda një sistemi si ky, sepse unë nuk e besoj alibinë se ka ndryshuar koha, që është forcuar sistemi dhe për këtë arsye zotëria dhe të tjerët nuk mund të sillen në këtë mënyrë, unë nuk e besoj se bolshevikët dhe njerëzit me mentalitet prej bajraktari komunist nuk mund të ndryshojnë dhe nuk mund të pranojnë asnjë kontest. (...)

    Si mund të bashkëpunojnë PS dhe LSI?
    Unë jam i skandalizuar si qytetar i këtij vendi nga ajo që po ndodh në kampin e opozitës, nga deformimi absolutisht skandaloz dhe i turpshëm i vuullnetit të zgjedhësve nëpërmjet deformimit të sistemit zgjedhor, nuk do të hyj në diskutime që s'kanë më vlerë për Kodin, etj, po do të them vetëm se mënyra se si po ecën opozita në kërkim të një shumice aritmetike dhe jo një shumicë që përfaqëson vullnetin dhe votën e lirë të çdo qytetari (...) . Dhe duke menduar sn qëllim kryesor nuk është pushteti, por kauza që përfaqësojmë për të cilën kemi dhe shumicën e qytetarëve dhe këtë e tregojnë edhe sondazhet më të kontestuara që bashkimi i së majtës i lë prapa kundërshtarët tanë dhe se si ne të tregojmë realisht se ne jemi vërtet ndryshe dhe se ne që nga nivel më real që është ai i qytetarit dhe i votuesit të thjeshtë deri te niveli më i lartë jemi në gjendje të mos presim urat e bashkëpunimit dhe të tregojmë se çdo votë që shkon majtas qoftë për partinë më të madhe, qoftë për partinë më të vogël është një votë e vlerësuar, e respektuar dhe e përfaqësuar kështu që ka një ndryshim themelor mes bashkëpunimit të forcave të njërit kamp dhe përversionit të të gjithë sistemit për të sjellë një pushtet që do të jetë rezultat i këtij deformimi, këtu ka vend për të diskutuar dhe jo për ta çuar biseden se si do të ulen për të diskutuar liderët e forcave politike dhe si do bëjnë marrëveshje. Problemi është të një vullnet dhe dëshirë, që janë gjithnjë arma e më të madhit dhe më të fortit, dorën e shtrin gjithnjë më i madhi më i forti nëse është vërtet i tillë. Dhe pastaj gjërat ndërtohen jo vetëm në një ditë, me një batutë, një shprehje, një fjalë, por bëhet fjalë për t'i ndërtuar ditë për ditë. Sepse këtu bëhet fjalë për të ndërtuar një besim të thyer keqas, por ne jetojmë në një botë kur kemi parë shumë çudira, shumë pajtime dhe shumë akte paqeje mes armiqve të përbetuar dhe jo vetëm kundërshtarëve politike dhe ne duhet të përfaqësojmë këtë frymë dhe këtë nuk ka kush ta përfaqësojë tjetër ves PS-së.

    Pas zgjedhjeve si do jetë bashkëpunimi?
    Nuk dëshirojë të ulem në këtë nivel bisede që është shumë konkret dhe teknik. Këtu nuk është fjala për teknicitet, është fjala për një aritmetikë banale që mund të ketë rezultat, përsëris ushtrimin e pushtetit, është fjala për të kuptuar se përfaqësojmë shumë më tepër se vetja interesat vetjake dhe partinë tonë përfaqësojmë një kauzë dhe duam apo s'duam ne kjo nuk është vetëm nderi, por edhe përgjegjësia jonë, është një përgjegjësi e madhe, barrë e jashtëzakonshme, dhe nëse ne nuk e çojmë këtë barrë aty ku qytëtarët na kanë kërkuar ta çojmë, kjo kthehet në një barrë përgjegjësie historike. Kush do ta mbajë këtë përgjegjësi tjetër veç nesh, s'mund ta mbajë dot askush tjetër, është një përgjegjësi historike dhe një ballafaqim historik, s'mund ta lejojmë këtë opozitë të rikthehet në krye të vendit, përsa kohë nuk është reformuar dhe nuk është në gjendje të japë garanci. Këtu nuk është fjala për të mbrojtur pushtetin, por të ardhmen. Une s'merrem me kush do takojë kë në cilin kat të të cilit hotel, këtu bëhet fjalë për të rënë dakord në një pikë të mos lejojmë kthimin prapa.

    Nëse do të varej nga ju kë do të zgjidhnit president të republikës në vitin 2007?
    Kjo është pyetja për të bërë titullin e gazetës, nuk besoj se do të jap përgjigje për të bërë titullin. Unë mendoj se në 2007 i takon radha të majtës të bëjë zgjedhjen për president.

    Edhe Nano që është një emër shumë i përfolur?
    Pse jo.

    (Marrë me shkurtime intervista e regjistruar e "Studio 24")


    Petro Koçi: Elektorati i PS dhe LSI të bashkëpunojë për të majtën

    Anëtari i Kryesisë së PS-së Petro Koçi i kërkon elektoratit socialist që të gjejë mënyrën për të bashkëpunuar me elektoratin e LSI-në në mënyrë që votat të jenë vota për të majtën dhe jo vota për të sjellë në pushtet opozitën. Koçi shpreh mesazhin e tij për votuesit e majtë pas kërkesës publike që bëri kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama që PS-ja të bëjë aleancë me LSI-në. "Rezultati i sondazhit më të fundit, i cili ishte serioz dhe i mbështetur nga qeveritë perëndimore, dëshmoi se e majta është në avantazh të qartë ndaj së djathtës veçse për shkak të sistemit aktual elektoral duhet që çdo votë e majtë të përdoret në mënyrë racionale në 3 korrik", u shpreh Koçi në një prononcim për Gazetën Shqiptare. Një bashkëpunim strategjik në nivel lokal do të ishte një zgjidhje ideale për të mos lënë që koalicionet opozitare të arrinin që të fitonin zgjedhjet. Sipas anëtarit të kryesisë së PS-së, "kjo logjikë shërben jo thjesht si një thirrje për marrëveshjen midis liderash politikë, të cilët duhet pranuar shpesh vënë interesat e karrigeve të tyre mbi interesat strategjike dhe parimore, por si një apel serioz për ndërgjegjësimin e elektoratit kudo që ndodhet, në PS, LSI, PSD, PDS, PAD, PAA apo edhe PBDNJ". Koçi tregon për elektoratin e majtë dhe mënyrën se si duhet të bashkëpunohet në mënyrë që të ketë një përfitim real të partive të majta. "Elektorati duhet të kuptojnë se copëtimi I votave në maxhoritar do të shërbente si dhuratë elektorale për Partinë Demokratike dhe kandidatin e saj për kryeministër Sali Berisha".


    ---


    dy llafe..




    Hajduti Edvin i ka mjele te dy kryhajdutet Meta dhe Nano..

    Formula e tije qe Nano te jete president e Meta kryeminister dhe ai vete MBRETI i TIRANES.. eshte ilac per Mafien .. sepse mbahet grusht bashkuar soji i Xhelateve qe ka prodhuar PPSH e PS nga 1942-shi deri me sot..

    Te mencur jane kriminelet..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Popull,zgjohu Nga Gjumi!

    Ateher PSE ankohemi se `historija cenka shkruar gabimishte`?!


    Song: History Repeating

    The word is about, there's something evolving,
    whatever may come, the world keeps revolving
    They say the next big thing is here,
    that the revolution's near,
    but to me it seems quite clear
    that it's all just a little bit of history repeating

    The newspapers shout a new style is growing,
    but it don't know if it's coming or going,
    there is fashion, there is fad
    some is good, some is bad
    and the joke is rather sad,
    that its all just a little bit of history repeating

    .. and I've seen it before
    .. and I'll see it again
    .. yes I've seen it before
    .. just little bits of history repeating

    Some people don't dance, if they don't know who's singing,
    why ask your head, it's your hips that are swinging
    life's for us to enjoy
    woman, man, girl and boy,
    feel the pain, feel the joy
    aside set the little bits of history repeating

    .. just little bits of history repeating
    .. and I've seen it before
    .. and I'll see it again
    .. yes I've seen it before
    .. just little bits of history repeating
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Edvin Rama ka startuar fushaten e tij jo per te ndihmuar PS, por per tu bere vet kryetar i PS.
    Ne qofte se llogarite e Edvin Rames dalin ashtu sic pritet, ateher mbas zgjedhjeve te 3 Korrikut kemi kryeminister Berishen, kurse nga ana tjeter te gjithe hajdutet, mafiozet, militantet dhe fanatiket e PS, fajin per humbjen e zgjedhjeve do ja lene Fatos Nanos.

    Sigurisht qe tashme nuk eshte per asnje shqiptar surprize emri i personit qe do, duhet dhe do te zevendesoj Nanon.
    Rama po e pret prej vitesh kete dite.
    Qe asnje socialist te mund ta akuzoj se ndihmoj ne ardhjen e Berishes ne pushtet vetem qe te zinte postin e Nanos, Rama del edhe neper media dhe servir te njejten garniture anti -Berishe sic e ka servirur qe prej 12 Dhjetorit 1990,garniture qe se hane me as derrat e jo me njerzit.

    -------------------------------------------------

    Llogarite qe Rama ka bere me Meten jane:

    Ne qofte se kualicioni qeveritar i djathte nuk i kap dot 84 vende ne parlament, numer ky i domosdoshem per te zgjedhur presidentin ne 2007, ateher simbas kushtetutes parlamenti duhet te shperndahet dhe brenda 60 ditesh duhet te mbahen zgjedhje te reja. LSI e Metes dhe PS e Rames fuzionojne dhe dalin ne zgjedhjet e 2007 si nje parti.


    I ka bere hesapet pa hanxhine ( do thoshte gjyshja ime, rrahmet paste).

    I ka bere llogarite pa Saline ( them une ).


    Asnjeri nuk e di se si do rrjedhin ngjarjet nga 2005 deri ne 2007 ne Shqiperine e qeverisur nga e djathta.

    ndoshta

    Monopole do shemben.
    Te korruptuar do perfundojne pas hekurave.
    Gjykates do japin vendime, pa patur friken e mafies.
    Aparati shteteror mafioz do shembet.
    KQZ do nderrohet.
    Listat e zgjedhesve do jene te sakta.
    etj. etj.

    Si rrjedhim ne 2007 ne vend qe kalyshet e komunizmit te vine ne pushtet, fiton PD mbi 90 vende ne parlament.

    ---------------------

    He se desh me doli nga mendja.

    Nuk e kuptoj se pse Edvin Rama eshte kaq i sigurte, qe Ilir Meta do pranoj Ramen mbi koke,si kryeminister.
    Edvin Rama mund te vij ne PS dhe te fus nen vete Musa Lavatricen, Bacin ( shokun e Mirit Xhikes) apo Mimi Kodhelin, por jo Ilir Meten.



    Hej si u bene keto pune.
    Si do qe ti besh llogarite, ne fund fiton Berisha.

    Per hajer i qofte.

  4. #4
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    AntiMafia

    O je nga partia demokratike o ska arsye tjeter

    Me vjen mire qe je keni arritur deri diku nese kete vit nuk e merr PD atehere dy hyjme me keq se ne kohen e Enverit sepse atehere e dinim kishte nje parti edhe sbenim dot gje po tani me 84 parti edhe ka Ps 8 vjet qeverisje sepse qeveris miire .

    Deri me sot nuk kam degjuar ndonje vend demokratik qe ta mbaje e njejta parti per gati 8 vjete pervec atyre komuniste dihet.


    Ajde me nje fitore kete vit sepse spo ja dilet ndryshe.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Topi komenton bashkepunimin paszgjedhor: Aleance PD-LSI, kurre s'thuhet kurre

    Lajmi i ores 12:15 PM

    TIRANE (9 Qershor) -Nje bashkepunim paselektoral mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim nuk duket i pamundur nga kreret e opozites. Nenkryetari i PD-se Bamir Topi ka deklaruar dje ne Nees24 se pas 3 korrikut edhe nje bashkepunim i tille mund te shihet si opsion, megjithese nuk eshte nje aleance naturale. I pyetur nga News24 nese PD-ja do te pranonte bashkepunimin me LSI po t'i duheshin votat per te bere qeverine e re, Topi eshte pergjigjur se "kurre nuk mund te thuhet kurre". Numri dy i PD-se ka shpjeguar se partia e tij nuk eshte e prirur per te bere aleanca jashte familjes se te djathtes. Por, Topi ka perdorur shprehjen italiane "mai dire mai", duke u shprehur me tej se "kurre mos thuaj kurre, cdo gje do te behet ne funksion te nje momenti te rendesishem politik". Mundesine e nje bashkepunimi te tille te pohuar pjeserisht nga Topi, kreu i LSI-se Ilir Meta e ka hedhur poshte plotesisht para zgjedhjeve, por duke e lene ne dore te Konventes se partise ceshtjen e marrjes se vendimeve pas zgjedhjeve. db/db(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga CLAY_MORE
    [FONT=Fixedsys]O je nga partia demokratike o ska arsye tjeter

    FONT]

    Kam qene nje nga ata studente, qe mori pjese ne themelimin e PD.
    Kam punuar pa pagese 8 Dhjetor 1990- Prill 1992 per fitoren e PD.
    Jam larguar nga Shqiperia ne mes te Prillit 1992, koshient se e mbarova misionin tim per Shqiperine . U nisa drejt perendimit ilegal dhe me 200 dollar ne xhep.
    Jetoj prej 13 vjetesh ne Gjermani.
    Fillova studimet nga e para ( parate i siguroja me pune ne fundjave dhe me cfar pata ruajtur gjate viteve qe nuk studioja)
    Jam Inxhinier Mekanik (Konstruktor) ne nje firme me 46 000 puntore ne te gjith globin.

    -------------------

    Nuk kam pike perfitimi nga PD.

    Dua vetem qe PD te me cliroj atdheun nga kthetrat e mafie se Nanos.



    Pershendetje

  7. #7
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    :)

    Citim Postuar më parë nga Antimafia
    Kam qene nje nga ata studente, qe mori pjese ne themelimin e PD.
    Kam punuar pa pagese 8 Dhjetor 1990- Prill 1992 per fitoren e PD.
    Jam larguar nga Shqiperia ne mes te Prillit 1992, koshient se e mbarova misionin tim per Shqiperine . U nisa drejt perendimit ilegal dhe me 200 dollar ne xhep.
    Jetoj prej 13 vjetesh ne Gjermani.
    Fillova studimet nga e para ( parate i siguroja me pune ne fundjave dhe me cfar pata ruajtur gjate viteve qe nuk studioja)
    Jam Inxhinier Mekanik (Konstruktor) ne nje firme me 46 000 puntore ne te gjith globin.

    -------------------

    Nuk kam pike perfitimi nga PD.

    Dua vetem qe PD te me cliroj atdheun nga kthetrat e mafie se Nanos.



    Pershendetje


    Me behet qejfi AntiMafia qe ke qene nje nga themeluesit e PD dhe duhet te jesh patjeter person i njeohur i asaj kohe.
    Shpresojme te ndodhe ajo gje sepse kshu nuk po mundemi me.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Kryebashkiaku komenton ndarjen e PS-se dhe krijimin e LSI-se, ne nje interviste ne "TVA". Mendimi ndryshe te ishte legalizuar qe ne Kongres. Kryeministri me i suksesshem, Ilir Meta"

    Kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama pohoi ne nje interviste televizive se arsyeja e vertete e largimit te Ilir Metes nga PS-ja ishte mungesa e demokracise se brendshme kete parti. Rama beri pergjegjes kryeministrin se nuk diti te legalizoje ne kohe mendimin ndryshe brenda PS-se. Gjate emisionit "Zone e Lire" te gazetarit te njohur Arian Cani, kryetari i bashkise shprehu besimin se nese platforma qe ai propozoi do te ishte miratuar ne Kongresin e fundit te PS-se, atehere Meta dhe perkrahesit e tij nuk do te ishin larguar nga PS-ja. Rama pranoi se ndryshimi ne statutin e partise i cili praktikisht legalizoi fraksionet ne mbledhjen e KPD-se duhet te ishte bere me kohe. I pyetur se cilin mendonte kryeministrin me te suksesshem gjate qeverisjes tetevjecare socialiste, Rama u pergjigj: Ilir Meta. Kryebashkiaku u shfaq ne televizion gati i dorezuar dhe i bindur per fatin e PS-se, qe po shkon drejt opozites gjate kater viteve te ardhshme. Megjithese perseriti indirekt ftesen per bashkepunim brenda se majtes shqiptare, ndryshe nga kryeministri Nano, kryebashkiaku Rama nuk e sulmoi absolutisht LSI-ne, por e vleresoi kete force te re politike.

    Ne fakt, kryebashkiaku Rama por edhe krere te tjere te PS-se kane artikuluar mesazhe bashkepunimi me LSI-se ne zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut. Nje hap te tille e ndermori edhe kryeministri Nano pak dite me pare, por pas refuzimit te Metes, ai vazhdoi te leshonte batarene e akuzave ndaj kesaj partie. Kryetari i PS-se po vepron sikur te kishte monopolin e se majtes ne Shqiperi dhe zbaton me perpikmeri parimin "o me mua, o kunder meje". Pra, nese Ilir Meta do te bashkepunonte ne zgjedhje me PS-se, atehere LSI-ja do te ishte nje parti e mire, progresiste. Ne momentin qe kjo force e re politike deshiron te testoje mbeshtetjen e saj reale ne elektorat dhe preferon te konkurroje e vetme, atehere kreret e kesaj partie per Nanon, jane "bishta te Berishes", "trafikante", "te inkriminuar" etj, etj.

    Analizen me te mire te situates se veshtire te Partise Socialiste e beri me gjakftohtesi Edi Rama, i cili beri pergjegjes askend tjeter por Fatos Nanon, per humbjen e pritshme te se majtes ne zgjedhje dhe triumfin e se djathtes. Ne fakt, tre vitet e fundit, "reformatori" dhe "toleranti" Nano veshi petkun e nje njeriu autokrat, hakmarres dhe te dehur nga pushteti. Levizje krejt te kunderta u vune re ne kampin e se djathtes, ku Partia Demokratike hapi dyert e saj per shoqerine civile, akademiket, partite e djathta dhe formoi koalicionin me gjithperfshires ne 15 vitet e pluralizmit shqiptar. Megjithate, Nano gabohet sepse mendon se e djathta do ta bazoje fitoren e saj vetem ne percarjen e se majtes. "Shpresa e vetme e Sali Berishes per te mbijetar ne politike eshte percarja e votave te se majtes. Ai ende ka iluzionin se me pseudo te majtet, qe dikur ishin ne ekipet tona qeverisese dhe abuzuan me mandatin tuaj, mund te prishe gezimin e fitores te 3 korrikut", deklaroi kryeministri dje ne Pogradec. Pergjigjen kesaj akuze ia dha vete qyteti i Pogradecit me mijera mbeshtetesit e te djathtes, te cilet pershendeten mitingun e pardjeshem ne sheshin kryesor te ketij qyteti. "Koha per Ndryshim" tashme ka trokitur. Fatos Nano duket te jete i vetmi qe kete nuk e ka kuptuar ende. Atij do t'i duhen edhe 20 dite qe t'i mbushet mendja perfundimisht.


    ------------------------------------------------

    Uroj qe sot kryetarin e opozites se re Edvin Rama, urime dhe e gezofsh postin deri sa te dalesh ne pension.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KLOSISTI007..
    Sa mir po dijshe ti.. nuk koke fort magar jo.. e din se shefi yt.. Klosi Fatos .. eshte aty nen hallate te ilirit..prandaj don ilirin kryetar shteti qe te vazhdoni ju hafijet e Nanos klosit me vra atdhetaret..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Tani e mora vesh pse Nacionalisti 007 e perkrah Leka Zogun.

    Sepse qe te dy flasin Gege- rishten e 1913.

    Ka njeri ketu ne forum qe te na i perkthej keta te dy, nga Gegerishtja ne Shqip

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  3. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Rikthimi i themeluesve të PD-së
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •