Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 163

Tema: Aurela Gaēe

  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Goc_Labe
    Anėtarėsuar
    13-10-2006
    Postime
    64
    tik tak postimet e tua len shum per te deshiruar kshu qe terhiqem.. sa per llakatun se di ku bie po rendesi ka qe eshte ne shqiperi dhe ky eshte fakt qe me intereson me shume

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Eshte momentalisht kengetarja me e preferuar ne New York. Dhe me kryesorja eshte kengtare mbar shqiptare. Ska rendesi ku ka lindur por rendesi ka qe kendon sikur te ishte nga cdo skaj i shqiptarise.

    Me ka rastisur shume her ta shof dhe me pelqe shume kur ulet kemb kryq ene ndez noi cigare me malsoret ene u kno keng malsie...va lu petllen fare. :P

  3. #53
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Njesh eshte kjo njeresh. Po e tund ketu ne amerike me talentin e saj.

  4. #54
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Thjesht Aurela

    (Marre nga Shekulli)

    Harresė ėshtė kur as edhe polici nė aeroport, as njerėzit rrugės, madje as tė afėrmit, nuk tė njohin menjėherė. Kėshtu i ngjau kur po kthehej nė Shqipėri pas pesė vitesh. Thotė se iu dhimbs shumė kjo harresė, sado e jashtme. Sigurisht, po sė jashtmi, ka ndryshuar shumė. Dikur flokėverdhė, ndėrsa sot tė zeza pis, tė prera me baluke e njė tualet tė rėndė ku spikasin sytė. Por mjafton njė buzėqeshje e madhe pėr ta njohur menjėherė, Aurela Gaēen. Prej disa ditėsh ėshtė nė Tiranė dhe ndien se koha nuk do t’i mjaftojė pėr t’i takuar tė gjithė, pėr tė folur me miqtė, me tė afėrmit. Tani ėshtė e bindur qė frika e harresės qė ndieu sapo shkeli nė aeroport ishte e kotė. Sigurisht qė nuk e kanė harruar dhe kjo e bėn tė ndihet edhe mė e ēliruar pėr tė qenė thjesht ajo. Pa delir madhėshtie… Punon nė Amerikė, shumė madje. Askush nuk tė fal asgjė. U bėnė pesė vjet qė nga udhėtimi qė Aurela e nisi pėr shkurt, por ja qė jeta sjell tė papritura. Ėshtė ndier vazhdimisht e dyzuar mes Shqipėrisė dhe Amerikės dhe fakti qė nuk ka ardhur mė parė lidhet vetėm me ēėshtje teknike, asgjė mė shumė. E kishte pritur kthimin, sidomos familja e saj.

    Tirana ėshtė pak e ftohtė nė fillim. Edhe ardhja e saj u shndėrrua gati nė mister. Do vijė, nuk do vijė… Pėrse nuk ishte e pranishme nė natėn “Gala” pėr 45-vjetorin e Festivalit tė Kėngės nė Radio Televizionin Shqiptar? Nuk u ngjit nė skenė, por ishte aty, nė radhėn e parė madje. Mė tej nuk do tė flasė. Sikur nuk ėshtė e kėndshme qė tė flasėsh pėr zhgėnjime pas kaq vitesh. Dhe e kalon me tė qeshur dhe me ndonjė lėvizje tė vrullshme duarsh. Do tė jetė nė natėn e fundit tė festivalit ku do tė sjellė pėr publikun njė nga kėngėt e saj mė tė suksesshme. Ndoshta do t’i kishte pėlqyer njė kėngė e re, por publiku ka nevojė ta kujtojė edhe njė herė si ishte. Shpėrthyese, me njė zė qė nuk e ka zėvendėsuar kush dhe shumė ekzibicioniste madje. Duket qė nuk ka ndryshuar shumė, pėrveē pamjes. Kujdesi i tepėrt lexohet qartė. Ėshtė e pėrgatitur pėr ēdo takim tė mundshėm me gazetarėt ndaj edhe ėshtė veshur bukur. Sundon ngjyra e zezė. Nė ēantė nuk i mungon krėhėri pėr tė ndrequr baluket… “Jam e njėjta. Ndoshta jam forcuar pak mė shumė, ose jam menēuruar pak mė shumė, se vetvetiu tė bėn jeta. Jam rritur. Kam ikur 27 sot jam 32”. Ngjitet e zbret shkallėt e Pallatit tė Kongreseve plot energji, duke pėrshėndetur kė tė mundet, pastaj ngjitet nė skenė dhe kujton tė parėn herė kur kėndoi aty…. I paska munguar vėrtet skena, Tirana me shi, pa drita, pse jo edhe me prapaskena. Nė “Amerikėn e saj” ka mė pak stres se kėtu. Nuk ka thashetheme. Ka njė publik qė e do dhe qė e ka pranuar qysh nė fillim. Arriti tė kuptonte shpirtin e saj. Tashmė ajo ėshtė pjesė e njė komuniteti shqiptar nė Nju Jork pėr tė cilin edhe kėndon. Aty i mban koncertet, edhe shumė gėzimet familjare ku Aurela merr pjesė me kėnaqėsi, kėrcen me dėshirė tė madhe, janė njė treg muzikor mė vete. Atje nuk ka festivale e ēmime, por ka konkurrencė mes kėngėtarėsh, ku mbetesh jashtė nėse nuk punon shumė. Megjithatė Aurela e ka fjalėn pėr njė treg tė mbyllur shqiptarėsh Amerike, qė nuk e ka hedhur nė skena tė mėdha, treg qė nuk i ka futur kėngė tė reja nė repertor, as atė lloj muzike me tė cilat ndėrtoi njė lloj karriere nė Shqipėri.

    Ėshtė kaq e madhe Amerika, por kjo Tirana e vogėl gri, sigurisht qė i mungon. Ajo do ta rikthejė sėrish sė shpejti pėr tė realizuar njė album “vetėm shqip”. Sa i pėrket festivalit, ende nuk e sheh veten aty. Ndoshta mė vonė ku i dihet, por tashmė ka tė tjera plane. Duket se nuk e josh mė as Festivali Evropian. U zhgėnjye nė vitin 2001, kur fitoi ēmimin e parė, kur iu premtua tė shkonte nė aktivitetin e madh dhe nuk u bė asgjė. “Tani mė duket shumė e thjeshtė pėr tė shkuar. Atėherė ishte e pamundur, ndaj dhe mė dukej diēka e bukur”. Gjithsesi kėnga do ta sjellė sėrish kėtu. Nėse do tė vijė pėr tė jetuar? “Nė kėngėn S’jam tribu thuhet: … dhe do vdes kėtu!”

    Albumi

    Projektin pėr njė album tė ri do ta realizojė me mė tė mirėt e muzikės. Ky ėshtė pretendimi i saj. Kėshtu qė vizita e ardhshme do tė jetė mirėfilli pėr arsye pune. Mendon seriozisht qė tė realizojė njė album me kėngė tė reja. Nė shqip sigurisht. Edhe bashkėpunėtorėt do tė jenė shqiptarė. Jo se nuk ka komunikime me autorė tė huaj, por ata nuk e njohin Aurelėn dhe ajo do qė tė ndihet mirė, tė jetė brenda karakterit tė saj. Nė album mendon tė pėrfshijė edhe ndonjė kėngė tė Vaēe Zelės, pėr tė nderuar kėngėtaren e madhe. Ndėr bashkėpunėtorėt i sigurt ėshtė poeti Jorgo Papingji, pėr tė tjerėt do tė flasė puna. Dikur ka bashkėpunuar ngushtė me kompozitorin Adrian Hila i cili tashmė krijon mė shumė pėr tė rinj dhe bėn muzikė qė ėshtė nė modė. Aurela nuk ėshtė kundėr eksperimenteve, as e injoron publikun. Ėshtė ai qė duhet tė dėgjojė e tė zgjedhė.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po a eshte fejuar a martuar gje.. Aurela?

    shejtanke eshte..

    e qan Margjelon..

    ka bere mire qe i ka bere munė amerikes..
    le te vej ne vlore e te jap koncerte cdo te shtune ne pallat sporti.. duke kombinuar me artiste tjere vlonjate e tj.. si dhe me humoristet.. e darkave nje kafe ne uj te ftohte me miq e shoke..

    eshte artiste e vertete..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-12-2006 mė 19:41

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Jam dakort me gjithe parafolsit.
    Para vitesh , u vija refugjateve te fisit tim kete kengen e mergimit qe thote Aurela dhe u ikte loti pika-pika .
    "Tous efevgje oli i magja" qe thone dhe greket.
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  7. #57
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Citim Postuar mė parė nga TikTak
    ene un jom ka qendra e tirones mi dreq
    ........Me origjine nga ndonje fshati i Dropullit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dara : 21-12-2006 mė 20:11
    My whores left me no time to get married.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Goc_Labe
    Anėtarėsuar
    13-10-2006
    Postime
    64
    aurela nuk i ka ber tumin amerikes perkundrazi eshte kthyer mrapa dhe ne 31 dhe 1 do kendoj per albot e newyork per vit te ri ( si cdo vit). S besoj se ka per tja ber naiher tumin usa kjo me kto fare lekesh qe eshte duke ber. Kengetaret e tjera ne Tr Nuk i bejn ne vit sa ben kjo per 3 her qe kendon. tung

  9. #59
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Citim Postuar mė parė nga Goc_Labe
    aurela nuk i ka ber tumin amerikes perkundrazi eshte kthyer mrapa dhe ne 31 dhe 1 do kendoj per albot e newyork per vit te ri ( si cdo vit). S besoj se ka per tja ber naiher tumin usa kjo me kto fare lekesh qe eshte duke ber. Kengetaret e tjera ne Tr Nuk i bejn ne vit sa ben kjo per 3 her qe kendon. tung
    Po ti brarin digjon.

    Aurelen e paguajne kushedi sa leke ketej per te bere dasma, e do shkoka ne Shqiperi, ku njerzit skane buke te hane jo me te shohin Aurelen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dara : 21-12-2006 mė 20:25
    My whores left me no time to get married.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183


    Se shpejti albumi i kengetares Aurela Gace, gjithashtu edhe paraqitja e saj ne festivalin Kenga Magjike

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Aurela Gace me 5 maj ne Toronto
    Nga anabanana nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-08-2007, 22:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •