Ardi,
Të ishte për mua, anëtarë si ty e shumë të tjerë që nuk dinë të shkruajnë, nuk do lejoheshin fare në forum. E vetmja arsye pse bëhen të tilla tolerime është sepse:
1. Shkollat shqipe brënda dhe jashtë Shqipërisë nuk janë në nivelin e duhur.
2. Për shumë anëtarë që jetojnë në dhe të huaj, forumi është i vetmi kontakt me gjuhën shqipe dhe indirekt i detyron anëtarët të mbajnë gjallë dhe të përmirësojnë gjuhën.
3. Ndihma teknike për problemet e kompjuterit ndonjëherë është tepër e vlefshme dhe më urgjente se aftësitë e komunikimit.
Tolerimet më lart bëhen nga halli, jo sepse forumi është "han" ku ti mund të shkruash zhgarravina. Nëse nuk di të vlerësosh forumin dhe nuk ke respekt për anëtarët e tij, atëherë të këshilloj të mos marrësh pjesë.
Ka shumë anëtarë, duke përfshirë këtu edhe veten time, që kanë shfrytëzuar forumin për të përmirësuar gjuhën shqipe, por ka dhe anëtarë si ty që këmbëngulin të qëndrojnë në errësirë.
Edhe kaq u zgjata shumë se nuk pres të të ndryshojë mendja ty, por mos harro se dhe toleranca ka kufi.
Krijoni Kontakt