Po kjo pakete qenka vetem anglisht-shqip,ne qe kemi versionin italisht te windowsit pepsin???
Po kjo pakete qenka vetem anglisht-shqip,ne qe kemi versionin italisht te windowsit pepsin???
Paketa është krijuar nga versioni amerikan i Windows, por duhet të punojë edhe për versionet e tjera. Mjafton të kesh Windows XP dhe të instalosh pakëtën e gjuhës shqipe. Duhet të rinisësh Windows-in që të aktivizohen ndryshimet.
Edi
Un i bera te gjitha, dhe ne fakt windowsin e kam te rregjistruar tamam se erdhi me kompjuterin qe bleva.
Por me del ky mesazhi edhe pse e bera validate 100 here !!!
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Cyclotomic,
Problemi i verifikimit të Windows është vetëm për shkarkimin. Problemi që të del ty mund të shkaktohet nga diçka tjetër. Kur e shkarkon skedarin, mos e hap direkt, por ruaje më parë në tryezë (desktop) dhe kur të mbarojë së shkarkuari, klikoje dy herë që të fillojë instalimi.
Edi
E provova ashtu, del nje dritare, shtyp "Ne rregull", pastaj hapet automatikisht dritarja e Iexplore per "validate" edhe pse e bera validate. Kur hapet dritarja per validate, thote direkt qe "the product has been validated" dhe ne te njejten kohe qe hapet iexplore, del ai mesazhi atje ?
Mos mbase duhet te instalohet me ndonje menyre tjeter ?
Un kam SP2 komplet te gjitha me update e me the te thashe, madje e kam bere validate sepse para dy javesh e bera formatimin,dhe tani microsoft kerkon detyrimisht validation nese do te marresh updates.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Cyclotomic mos u lodh kot lal.Nqs ke nje version tjeter te windowsit qe nuk eshte anglisht paketa nuk funksionon.Prandaj cte them tjeter,pyetja ime me lart ishte retorike se un e provova ne te tera menyrat.
Pra ishalla na mendon dhe ndonjeri per ne
Un e kam anglisht windowsin. Se marr vesh pse nuk punon.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Më poshtë janë udhëzimet që vijnë bashkë me ndërfaqen.
------------------------------------------------------------------------------------------
Lexomë për Paketën e Ndërfaqes në gjuhën shqipe për Windows-in XP Profesional të Microsoft-it(R) me Paketën e Shërbimeve 2 dhe Windows-in XP Home Edition të Microsoft-it(R) me Paketën e Shërbimeve 2
Qershor/2005
Lexomë së pari
Mirë se vini në Paketën e Ndërfaqes në gjuhën shqipe për Microsoft-in(R) Windows XP me paketën e Shërbimeve 2. Ky dokument siguron informacionet më të reja ose të tjera që plotësojnë dokumentacionin në Windows-in XP Professional të Microsoft-it(R) dhe Windows-in XP Home Edition të Microsoft-it(R).
Lexoni këtë dokument për para-instalimin vendimtar dhe informacione të tjera lidhur me nxjerrjen në treg të këtij produkti.
Për të printuar dhe lexuar këtë skedar Lexomë (Readme.rtf), mund ta gjeni vendndodhjen e tij në këtë mënyrë:
i) Hapni Panelin e kontrollit nga menyja Nis. Përzgjidhni Shto ose largo programe.
ii) Përzgjidhni hyrjen e paketës së ndërfaqes në gjuhën shqipe dhe klikoni lidhjen “Kliko këtu për informacione mbështetëse".
iii) Në dialogun Informacionet mbështetëse, klikoni lidhjen “Lexomë”.
PËRMBAJTJA
1.0 PËR PAKETËN E NDËRFAQES NË GJUHËN SHQIPE PËR WINDOWS-IN XP
2.0 PARA INSTALIMIT TË PAKETËS SË NDËRFAQES NË GJUHËN SHQIPE
3.0 INSTALIMI I PAKETËS SË NDËRFAQES NË GJUHËN SHQIPE
4.0 PLATFORMAT E MBËSHTETURA
5.0 SKENARËT JO-TË MBËSHTETUR TË INSTALIMIT
6.0 ARNIMET E INSTALUARA PËR PAKON E NDËRFAQES SHQIP
7.0 SHËNIMET PAS INSTALIMIT
8.0 ÇËSHTJET E NJOHURA
9.0 ÇINSTALIMI I PAKETËS SË NDËRFAQES NË GJUHËN SHQIPE
10.0 E DREJTA E AUTORIT
1.0 PËR PAKETËN E NDËRFAQES NË GJUHËN SHQIPE PËR WINDOWS-IN XP
Paketa e ndërfaqes në gjuhën shqipe për sistemet operative të Windows-it XP siguron ndërfaqen e përdoruesit në gjuhën shqipe për shumicën e ndërfaqes së përdoruesit të sistemeve operative të Windows-it XP.
Kur përdoruesi lidhet, shfaqja e sistemit ndryshon në gjuhën shqipe. (Vë re se kjo nuk është e njëjtë sikur ekzekutimi i versionit të lokalizuar. Paketa e ndërfaqes në gjuhën shqipe bazohet në versionin në gjuhën angleze ose, në raste specifike, në versionin plotësisht të lokalizuar të Windows-it XP. Ky instalim bazik referohet si “Sistemi Operativ Bazë i Windows-it XP”).
2.0 PARA INSTALIMIT TË PAKETËS SË NDËRFAQES NË GJUHËN SHQIPE
Para se të instaloni paketën e ndërfaqes në gjuhën shqipe, duhet të përfundoni instalimin e sistemit operativ bazë të Windows-it XP të cilin e keni siguruar ndaras. Po ashtu duhet të siguroheni që keni paketën e shërbimeve 2 të instaluar në makinën tuaj.
Shënim: Nëse keni instaluar Windows-in XP si përmirësim të Windows-it 2000 atëherë duhet t’i referoheni seksionit Çështjet e njohura më poshtë para se të instaloni paketën e ndërfaqes në gjuhën shqipe.
Për të instaluar paketën e ndërfaqes në gjuhën shqipe, ekzekutoni LIPSETUP.MSI
3.0 INSTALIMI I PAKETËS SË NDËRFAQES NË GJUHËN SHQIPE
Duhet të keni të drejta administrative në sistem për të instaluar paketën e ndërfaqes në gjuhën shqipe dhe duhet të siguroheni që të gjithë përdoruesit e tjerë janë të shkëputur gjatë procesit të instalimit.
Parametrizimi do t’ju udhëzojë nëpër procesin e instalimit dhe do të kërkojë nga ju të rifilloni sistemin tuaj. Duhet të lidheni prapa në sistem për të përfunduar instalimin.
Shënim i rëndësishëm: Instalimi i paketës së ndërfaqes në gjuhën shqipe nuk do të përfundohet derisa përdoruesi administrativ që filloi instalimin të lidhet prapa pasi të jetë rifilluar sistemi dhe para se çfarëdo përdoruesi tjetër të lidhet në sistem. Është e domosdoshme të bëhet kjo në mënyrë që ndërfaqja e përdoruesit në gjuhën shqipe të aplikohet për të gjithë përdoruesit e kompjuterit.
4.0 PLATFORMAT E MBËSHTETURA
Paketa e ndërfaqes në gjuhën shqipe për Windows-in XP punon me Windows-in XP Professional 32 bitësh me paketën e shërbimeve 2 dhe Windows-in XP Home Edition me paketën e shërbimeve 2.
Skedarët e paketës së ndërfaqes në gjuhën shqipe nuk mund të instalohen në asnjë nga versionet 64 bitëshe të Windows-it XP.
5.0 SKENARËT JO-TË MBËSHTETUR TË INSTALIMIT
Paketa e ndërfaqes në gjuhën shqipe vetëm mbështet instalimin e një gjuhe në sistemin operativ bazë. Nuk mund të instaloni këtë paketë të ndërfaqes në asnjë version tjetër ose version gjuhësor të Windows-it XP Professional.
Paketa e ndërfaqes në gjuhën shqipe nuk mund të instalohet në sistemin që aktualisht ka, ose ka pasur më parë, të instaluar një paketë të ndërfaqes të përdoruesve të shumtë (MUI) të Windows-it XP.
6.0 ARNIMET E INSTALUARA PËR PAKON E NDËRFAQES SHQIP
Arnimet vijuese janë instaluar si pjesë e instalimit të paketës së ndërfaqes në gjuhën shqipe:
QFE 815021: Mbështetje për kontrollet e rëndomta për gjuhët e paketës së ndërfaqes
7.0 SHËNIMET PAS INSTALIMIT
Jo të gjitha vargjet e ndërfaqes së përdoruesit janë të lokalizuara
----------------------------------------------------------------------
Disa vargje të ndërfaqes së përdoruesit mbesin në gjuhën e sistemit operativ bazë pasi të instalohet paketa e ndërfaqes në gjuhën shqipe.
Disa përbërës do të mbesin në gjuhën e sistemit operativ bazë pasi të instalohet paketa e ndërfaqes në gjuhën shqipe.
----------------------------------------------------------------------
Paketa e ndërfaqes në gjuhën shqipe nuk aplikohet për përbërësit e caktuar të sistemit operativ, disa shembuj të tyre përfshijnë:
Eksploruesin e MSN-it
Lojërat në internet
Takimet në rrjet
Pjesët e ekspertit për lidhjen e internetit
Hiperterminalin
Përbërësit e përdoruesit dhe parametrat e përparuar (psh. MMC, Veglat administrative, Menaxheri i pajisjes, etj.).
Aktivizimin e Windows-it
(Kjo NUK është listë e plotë.)
8.0 ÇËSHTJET E NJOHURA
1. Tastiera e gjuhës së paketës së ndërfaqes shtohet vetëm për përdoruesin administrativ që instalon paketën e ndërfaqes. Përdoruesit e tjerë do të kenë nevojë të instalojnë tastierën me dorë. Për të bërë kështu:
Hapni Panelin e kontrollit nga menyja Nis
Hapni programin e vogël Opsionet rajonale dhe gjuhësore
Përzgjidhni skedën e Gjuhëve dhe klikoni butonin Detajet
Nën Shërbimet e instaluara klikoni butonin Shto
Përzgjidhni Strukturën e përshtatshme hyrëse të gjuhës dhe tastierës
nga listat me lëshim poshtë dhe pastaj klikoni Në rregull.
Klikoni Në rregull në dy dialogët e mbetur për të instaluar me sukses tastierën.
2. Eksploruesi i internetit i Microsoft-it mund të afishojë disa faqe të uebit, ose tekstin e faqeve të uebit me karaktere të pazakonshme ose mbeturinore. Kjo ndodh sepse instalimi i paketës së ndërfaqes në gjuhën shqipe nuk ndryshon parametrat e enkodimit të eksploruesit të internetit në atë të gjuhës së paketës së ndërfaqes në gjuhën shqipe. Për të afishuar të gjitha faqet e uebit dhe tekstin e faqeve të uebit si duhet për gjuhën e instaluar duhet të aftësoni enkodimin IE për atë gjuhë në eksploruesin e internetit. Për të bërë kështu:
Lëshoni IE-në
Në menynë Pamja përzgjidhni enkodimin
Zgjidhni parametrin e saktë të gjuhës për shifrim për gjuhën shqipe
3. Outlook Express-i
Gjuha e ndërfaqes së përdoruesit të Outlook Express-it do të ndryshojë kur "Gjuha për programet jo-Unicode" përputhet me gjuhën e ndërfaqes së përdoruesit.
Dosjet e krijuara në Outlook Express-in nuk do të ndërrojnë gjuhën. Ne prandaj rekomandojmë që Outlook Express-i të instalohet pasi të jetë vendosur gjuha e preferuar UI.
4. MMC: Kur të ruani skedarin e panelit MMC, ju lutemi përdorni vetëm karakteret latine. Përdorimi i karaktereve jashtë faqes së kodeve të sistemit do të shkaktojë që skedari i ndihmës të mos afishohet.
5. Shkurtorja e Komunikimeve në Pajisjet ndihmëse në menynë Nis dhe shkurtorja e Hiperterminalit në menynë Komunikimet kthehen prapa në anglisht kur të vihet lidhja e re e Hiperterminalit.
6. Artikujt e menysë Nis: Nëse përmirësoni nga Windows-i 2000 në XP, do të keni disa artikuj nën menynë Nis të cilat nuk ndërrojnë gjuhën. Për të rregulluar këtë, duhet të vendosni të gjitha dosjet e programeve nën dosjen e dokumenteve të tua personale në VETËM PËR LEXIM.
Mund të provoni komandat vijuese për të rregulluar këtë:
Nisni linjën e komandave nga Nis | Pajisjet ndihmëse ose vetëm shtypni CMD.EXE në dialogun Nis | Ekzekuto.
Linja e komandave duhet të nisë nën dosjen tuaj të dokumenteve të përdoruesve, siç është C:\Dokumentet dhe Parametrat\Përdoruesi Unë
Shtypni komandat vijuese në linjën e komandave:
CD menyja Nis
CD Programet
Atrib /s +r . (duhet të aplikoni këtë për të gjitha dosjet nën "Programet").
9.0 ÇINSTALIMI I PAKETËS SË NDËRFAQES NË GJUHËN SHQIPE
Paketa e ndërfaqes në gjuhën shqipe mund të çinstalohet në dy mënyra nga përdoruesi që ka të drejta administrative në sistem:
i) Hapni Panelin e kontrollit nga menyja Nis. Përzgjidhni Shto ose largo programe. Përzgjidhni hyrjen e paketës së ndërfaqes në gjuhën shqipe në seksionin Ndrysho ose largo programe. Klikoni Largo dhe do të udhëzoheni nëpër procesin e çinstalimit.
ii) Ekzekutoni LIPSETUP.MSI. Eksperti për instalim do të shfaqet me opsionin për të larguar paketën ekzistuese të ndërfaqes. Përzgjidhni largo dhe do të udhëzoheni nëpër procesin e çinstalimit.
10.0 E DREJTA E AUTORIT
Ky dokument siguron informacionet më të reja ose të tjera që plotësojnë dokumentacionin e siguruar në Windows-in XP Professional të Microsoft(R)-it me paketën e shërbimeve 2 ose Windows-in XP Home Edition të Microsoft(R)-it me paketën e shërbimeve 2.
Informacionet në këtë dokument, përfshirë URL-në dhe referencat e sajteve të uebit të internetit, i nënshtrohen ndryshimit pa vërejtje dhe sigurohen vetëm për qëllime informuese. Tërë rreziku i përdorimit ose rezultatet e përdorimit të këtij dokumenti mbeten me përdoruesin, dhe Korporata Microsoft nuk bën kurrfarë autorizimesh, qoftë të shprehura qartë ose të nënkuptuara. Përveç nëse e shënuar ndryshe, kompanitë, organizatat, produktet, emrat e domeneve, adresat e e-postës, logot, njerëzit, vendet dhe ngjarjet e përshkruara këtu janë të trilluara dhe asnjë lidhje me kompaninë reale, organizatën, produktin, emrin e domenit, adresën e e-postës, logon, personin, vendin apo ngjarjen nuk është e qëllimshme ose nuk mund të nxirret kurrfarë konkludimi në bazë të tyre. Pajtueshmëria me të gjitha ligjet e aplikueshme për të drejtën e autorit është përgjegjësi e përdoruesit. Pa kufizuar të drejtat sipas të drejtës së autorit, asnjë pjesë e këtij nuk mund të riprodhohet, të ruhet ose të prezantohet në sistemin rikuperues, ose të transmetohet në çfarëdo forme ose me çfarëdo mjetesh (elektronike, mekanike, fotokopjuese, regjistruese, ose tjetër), ose për çfarëdo qëllimesh, pa lejen e qartë me shkrim të Korporatës Microsoft.
Microsoft-i mund të ketë patentë, aplikacione patentë, marka tregtie, të drejtat e autorit, ose të drejtat e tjera të pronës intelektuale që mbulojnë çështjen në këtë dokument. Përveç siç është cekur shprehimisht në çfarëdo marrëveshje me shkrim për licencim nga Microsoft-i, pajisja me këtë dokument nuk ju jep kurrfarë licence për këta patentë, aplikacione patentë, marka tregtie, të drejtat e autorit ose pronë tjetër intelektuale.
(c) 2005 Korporata Microsoft. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Microsoft-i, ActiveSync-u, IntelliMouse-i, MS-DOS-i, Windows-i, Windows Media, dhe Windows-i NT janë ose marka të regjistruara ose marka të Korporatës Microsoft në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe/ose vendet e tjera.
Emrat e kompanive dhe produkteve aktuale të përmendura këtu mund të jenë marka të pronarëve të tyre.
Edi
Une isntalova ne PC timen dhe ishte bukur. Por kur doja te instaloje edhe ne llaptop nuk mundesha sepse minimum konfigurimi per kete duhej te ishte Windows XP SP2 ndersa kete une se kam ne llaptop, dmth kam Windows XP SP1. Tash kam nje pyetje si mund te shtoje Windowsit te llaptopit nje SP2 pa e bere format llaptopin.
My silence doesn't mean I am gone!
Krijoni Kontakt