Ka ndonjë informacion të ri në lidhje me ketë temë?
Ka ndonjë informacion të ri në lidhje me ketë temë?
Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!
Qendra për edukim dhe përparim tek gjuha-shqipe.com ka një faqe kastile për këtë projekt. Me sa duket, Microsofti i ka punësuar të përkthejnë Windows në gjuhën shqipe. Aty mund të shikosh edhe disa pamje të Windowsit në shqip.
Shpresojmë se do mbarojë së shpejti projekti.
www.gjuha-shqipe.com > Projekti > Windows-i shqip
Edi
Ja dhe disa pamje të tjera.
Edi
Sa bukur!
Favorites - të parapëlqyerit... e shumë të tjera janë shumë të qëlluara.
Mezi s'po pres të dalë në qarkullim.![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Sineri : 22-08-2005 më 10:29
Kodi:Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë
Kosovë
U prezantua Microsoft Windows XP në gjuhën shqipe
Qendra për Edukim dhe Përparim për herë të parë përgatiti sistemin operativ Microsoft Windows XP edhe në gjuhën shqipe, i cili do të mund të përdoret së shpejti. Kjo u bë e ditur gjatë një prezantimi të këtij softueri dhe programeve tjera të përgatitura nga Qendra për Edukim.
Drejtori i kësaj qendre, Lulëzim Shishani tha se vitit 2005 mund të shpallet edhe vitit i gjuhës shqipe pasi që është arritur që përmes këtij sistemi t’u ndihmohet atyre që janë në kontakt me gjuhën shqipe. Ndërkohë gjatë prezantimit u bë e ditur se këto programe janë të bazuara në përvojat më të fuqishme botërore që merren me gjuhësinë kompjuterike dhe testimet e tyre kanë treguar shkallë të lartë të saktësisë.
Kjo Mbase u tha ne Lajme ne RTK, Hyra tek Website e tyre dhe e gjeta..
Hajt Sa ma shpejt e del ishalla ta provojm se ca jan shqiptart? kan bo gabime apo jo..
Tung
Ndryshuar për herë të fundit nga AdmiraL : 27-08-2005 më 17:59
Ndonjëri nga ju ka dëgjuar apo lexuar dicka sa i përket "përvojave më të fuqishme botërore që merren me gjuhësinë kompjuterike"?
U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
Usually he takes the clip out
Microsoft Windows XP flet shqip
Luan Ibraj
29 Gusht 2005
Sistemi operativ Microsoft Windows XP është lokalizuar për herë të parë në gjuhën shqipe në sajë të angazhimit të organizatës Qendra për Edukim dhe Përparim partner lokal i Microsoft-it.
Ky sistem i lokalizuar do të mund të përdoret së shpejti. Kjo u bë e ditur gjatë një prezantimi zyrtar të këtij sistemi dhe softuerëve të tjerë të përgatitur nga Qendra për Edukim dhe Përparim në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që po zhvillohet këto ditë në Prishtinë.
Shkëputur nga OneWorld Southeast Europe
http://sq.oneworld.net/article/view/117905/1/
Microsoft Windows XP në shqip është realizuar nga Qendra për Edukim dhe Përparim në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë dhe INIMA në Tiranë, me Alba-Softin dhe me një përkrahje të madhe nga Microsoft-i. Lokalizimi është bërë për klientët e Microsoft-it dhe, kuptohet, me të gjitha të drejtat e rezervuara nga Microsoft-i.
Drejtori i kësaj qendre, Lulëzim Shishani, tha se lokalizimi i Windows-it në shqip nuk ka nënkuptuar thjesht një përkthim, por një proces të përshtatjes së tekstit dhe të përmbajtjes kulturore në një audiencë të planifikuar, që do të thotë përshtatje me disa tradita gjuhësore e kulturore. Janë marrë në konsiderim edhe problemet përmbajtjesore dhe teknike. Gjatë lokalizimit është ruajtur kuptimi i fjalëve dhe është bërë përshtatja sintaksore sipas rregullave të gjuhës shqipe.
Ndërkohë gjatë prezantimit u bë e ditur se këto programe janë të bazuara në përvojat më të fuqishme botërore që merren me gjuhësinë kompjuterike dhe testimet e tyre kanë treguar shkallë të lartë të saktësisë.
Lokalizimi i këtij sistemi në gjuhën shqipe e radhit atë në grupin e 50 gjuhëve që kanë përkthyer dhe lokalizuar sistemin operativ të Windows-it.
Qendra për Edukim dhe Përparim - QEP është organizatë politikisht e paanshme e krijuar më 1999, e cila vitin 2005 e ka shpallur vit të gjuhës shqipe.
Në aktivitetet e gjertanishme të QEP-it përfshihet krijimi i programit kompjuterik drejtshkrimor për gjuhën shqipe, krijimi i programeve të reja shkollore për gjuhën shqipe, fjalori elektronik kuptimor-shpjegues, etj.
Edi
Nuk e di nqs ndonjeri nga ju ka me shume informacion, nje e-mail qe dergova ne gjuha-shqipe.com nuk me ka ardhur akoma nje pergjigje, do te leshohet falas baza e te dhenave me keto fjale.
Cfare dua te them eshte a do te leshohet ndonje file a ku di une qe te permbaje fjalet e zgjedhura ne kete projekt ne formen e nje fjalori. Fjalori ne faqen e tyre nuk eshte akoma gati prandaj edhe po interesohem pasi do te ishte shume e vlefshme per njerezit qe perkthejne programe te open-source si GNOME ose KDE.
Ne kete menyre do te kishte me shume thjeshtesi dhe lehtesira per perdoruesit kur perdoren te njejtat fjale ne te gjitha programet.
Besoj se krijimi i nje windowsi ne gjuhen shqipe ka edhe disavantazhet e veta.
Mendoj se gjuha e kompjuterit duhet te jete nee nje gjuhe universale, se nese nje njeri shkon jashte vendit dhe futet ne nje internet cafe, te mos kete probleme ne perdorimin e windowsit.
Pastaj windows ne gjuhen angleze i ndihmon ne nje fare menyre shqiptaret per pervetesimin e gjuhes angleze dhe termave informatike!
Por nga ana tjeter, mendoj se ne fund te fundit ai edhte i domosdoshem.
Ai do te krijoje mundesi te medha per brezat e nje grupmoshe te rritur per te perdorur kjompjuterin.
Dhe gjithashtu eshte i rendesishem sepse besoj se shume vende e kane winowsin ne gjuhe e tyre, dhe ne duhet te perpiqemi te ruajme identitetin e gjuhes shipe!
P.S: Nje gje nuk kuptoj, pse kompania ceke lodhet ne perkthimin e windows xp kur ne 2006 del versioni i ri i windowsit : windows Vista (Longhorn)????![]()
Luan Ibraj
15 Shtator 2005
Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi dhe Silviu Hotaran, menaxher gjeneral në Microsoft për Evropën Juglindore kanë diskutuar dje për mundësitë e zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të “Microsoft”-it dhe Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë si hap të parë aplikimin e menjëhershëm të Windows XP në gjuhën shqipe.
Gjatë këtij takimi, Hotaran ka njohur kryeministrin Kosumi me projektet e Korporatës Microsoft për Evropën Juglindore, në këtë kontekst edhe për Kosovën.
Në këtë kontekst, kryeministri Kosumi ka vlerësuar se me ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me Microsoft-in, Qeveria e Kosovës ka për qëllim ta tërheqë Microsoft-in për ta ndërtuar prezencën e tij zyrtare në Kosovë.
Me këtë bashkëpunim, Qeveria e Kosovës dhe qytetarët e saj do të fitojnë mundësinë e një përkrahjeje të autorizuar, profesionale, të shpejtë dhe në gjuhët lokale për produktet e Microsoft-it, që janë në përdorim në Kosovë. Gjithashtu, kryeministri Bajram Kosumi ka vënë në dukje se Qeveria e Kosovës është e interesuar për të bashkëpunuar në projekte konkrete me korporatën Microsoft me qëllim të zhvillimit dhe shfrytëzimit të potencialeve njerëzore dhe materiale të shoqërisë kosovare për një përparim të shpejtë dhe të qëndrueshëm në fushën e informatikës.
Kryeministri ka vlerësuar se aplikimi i Windows XP, Office 2003 dhe i edicioneve pasuese në gjuhën shqipe do t’i japë padyshim një impuls ngritjes së përgjithshme të nivelit të përdorimit të teknologjisë informative dhe në veçanti ngritjes së kualitetit të edukimit në sistemin e edukimit në Kosovë, formimit të bizneseve të reja dhe rritjes së shkallës së punësimit.
Nga ana e tij, Silviu Hotaran ka theksuar se praktikat që Microsoft ka aplikuar në Maqedoni do të jenë shumë të vlefshme dhe me interes për implementimin e projekteve edhe në Kosovës, duke shtuar se bashkëpunimi me qeverinë dëshirohet të perceptohet jo vetëm nga këndvështrimi i konsumatorit, por edhe të partnerit.
Qeveria e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës do të fitojnë mundësinë e një përkrahjeje të autorizuar, profesionale, të shpejtë dhe në gjuhët lokale për produktet e Microsoft-it që janë në përdorim në Kosovë, thuhet në një kumtesë nga Zyra e kryeministrit.
Të gjithë shfrytëzuesit të cilët e kanë të licencuar Microsoft softuerin, falas do të mund të marrin versionin në gjuhën shqipe të Windows XP në lidhjen e internetit Pakoja e ndërfaqes së Windows-it XP ® shqip.
Burimi: gjuha-shqipe.com
Moderatori: Ata që kanë version pirat të Windows, mund ta marrin këtu.
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 21-09-2005 më 14:15
Edi
Krijoni Kontakt