Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72

    Ekonomia ne 3-mujorin e pare 2005 - INSTAT

    Me poshte jepen disa tregues te ekonomise shqiptare per 3-mujorin e pare te 2005-es si dhe krahasimi me periudha te ndrushme te 2004-es!
    Keto te dhena jane botuar nga INSTAT!

    Indeksi i shitjeve pėr tė gjitha ndėrmarrjet nė shkallė vėndi pėr tremujorin e parė tė vitit 2005 arriti nė 161.2%, ku si bazė krahasimi ėshtė tremujori i parė i vitit 2001=100.
    Gjatė kėtij tremujori vlerėsohet qė shitjet nė vlerė pėr produktet dhe shėrbimet tė jenė rritur 61.2% nė krahasim me tremujorin e parė tė vitit 2001. Me rritje ndaj tremujorit bazė rezultojnė tė gjitha degėt e ekonomisė. Ndjeshėm nė kėtė rritje influencon dega tregėti hotele restorante duke realizuar rreth 44% tė rritjes totale tė ekonomisė pėr kėtė tremujor.
    Pėr ndėrmarrjet qė operojnė nė Industrinė nxjerrėse Indeksi i shitjeve ėshtė realizuar 132.1%, pra me njė rritje 32.1% nė krahasim me tremujorin e parė tė vitit 2001.
    Kėtė tremujor nxjerrja e produkteve energjetike rezulton me 10% rritje krahasuar me tremujorin bazė. Ky sektor realizon dhe 67% tė rritjes nė kėtė degė megjithse nxjerrja e produkteve joenergjetike rezulton me njė rritje 172.4%
    krahasuar me tremujorin bazė. Indeksi i shitjeve pėr ndėrmarrjet e Industrisė Pėrpunuese nė tremujorin e parė 2005 ėshtė 138.8%.
    Ėshtė rritur kėrkesa pėr produkte tė industrisė ushqimore nė kėtė tremujor rreth 11.3%, krahasuar mė tremujorin bazė.Nė industrinė pėrpunuese me rritje tė konsiderueshme tė nivelit tė shitjeve ndaj tremujorit tė parė 2001 paraqitet industria e letrės, kartonit, botimeve, industria e kauēukut e plastikės fabrikimi i artikujve mineralė jo metalikė etj. Me rėnie krahasuar me tremujorin bazė paraqiten fabrikimi i mjeteve te transportit 52.6%, industria kimike 35.9%, punimet me dru 12.1% dhe tekstile veshje respektivisht 2%.
    Sektori i Energjisė elektrike, gazit dhe ujit kėtė tremujor ėshtė realizuar 108.2% me nje rritje 8.2% krahasuar me tremujorin e parė 2001, ndėrsa krahasuar me tremujorin e mėparshėm ka njė rėnie 9.9%.
    Ndėrmarrjet qė veprojnė nė sektorin e Ndėrtimit e kanė rritur vėllimin e punimeve nė kėtė tremujor krahasuar mė tremujorin bazė 96%.
    Nė sektorin e tregtisė, hoteleve dhe restoranteve Indeksi i Shitjeve vlerėsohet me rritje 59.6% nė krahasim me tremujorin e parė 2001.
    Ndėrmarrjet qė operojnė nė sektorin e Trasportit dhe Telekomunikacionit, tremujorin e parė tė kėtij viti kanė realizuar njė vėllim shitjesh nė shėrbime 160.3% mė tė lartė se nė tremujorin e parė 2001, ndėrsa nė krahasim mė tremujorin e mėparshėm ka njė rėnie prej 5.3%. Kjo shkaktohet kryesisht nga rėnia e nivelit tė shitjeve nė transport megjithse ky sektor pėrfaqėson rreth 25% tė volumit tė shitjeve tė realizuara nė degėn e transport +
    telekomunikacionit.
    Nė degėt e tjera tė ekonomisė Indeksi i Shitjeve gjatė tremujorit tė parė tė vitit 2005 arriti nė 161.8%, nė krahasim me tremujorin bazė.

    TREGTIA E JASHTME

    Gjatė tremujorit tė parė tė vitit 2005, eksporti i mallrave nė vlerė arriti nė 15343 milion lekė ose rreth 3% mė pak se nė tremujorin e katėrt tė vitit 2004 dhe rreth 6% mė shumė se nė tė njėjtin tremujor tė vitit tė kaluar.
    Importi tregtar i mallrave nė vlerė gjatė tremujorit tė parė tė vitit 2005 arriti nė 52593 milion lekė ose rreth 23% mė shumė se nė tremujorin e katėrt tė vitit 2004 dhe 5% mė shumė se nė tė njėjtin tremujor tė vitit tė kaluar.
    Ndihmat humanitare nė mallra arritėn nė 224 milion lekė ose rreth 58% mė pak se nė tremujorin e katėrt tė vitit 2004.
    Pėrqindja e mbulimit tė eksporteve nga importet gjithsej, nė tremujorin e parė tė vitit 2005 ishte rreth 29%.
    Gjatė kėtij tremujori rreth 65.6% tė totalit tė eksporteve dhe 13.6% tė importit tregtar, e zuri grupi "Teksile dhe kėpucė".
    Grupi "Materiale ndėrtimi dhe metale" pėrfaqėson rreth 12.4% tė totalit tė eksportit dhe rreth 13.9% tė importit tregtar.
    Eksporti i grupit "Ushqime, pije, duhan" ėshtė 7% i totalit tė eksportit tė kėtij tremujori.
    Importi i "Makineri, pajisje dhe pjesė kėmbimi" ėshtė 21.9% i totalit tė importit tregtar.
    Partnerėt kryesorė tregtarė, edhe gjatė kėtij tremujori vazhduan tė jenė Italia dhe Greqia, me tė cilat ėshtė kryer respektivisht rreth 31.5% dhe 16.7% e importit tregtar dhe rreth 74.8% dhe 12.3% e eksportit.
    Me vendet e Bashkimit Europian ėshtė kryer rreth 92.6% e eksporteve dhe rreth 65.6% e importeve tregtare.

    TREGUES TĖ KĖRKESĖS SĖ BRENDĖSHME ĒMIMET

    Indeksi i ēmimeve tė konsumit nė tremujorin e parė 2005 arriti nė 108.5 % (Dhjetor 2001 = 100), duke shėnuar njė rritje prej 3.3 pėr qind kundrejt tremujorit tė katėrt 2004.
    Krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar IĒK
    shėnoi njė rritje prej 2.8 per qind. Rritja e IĒK gjatė kėtij tremujori ėshtė rezultat i rritjes sė indeksit tė grupit "Ushqime dhe pije jo alkolike" prej 4.3 pėr qind, dhe grupit "Pije alkolike dhe duhan" prej 0.4 pėr qind. Gjatė tremujorit tė parė 2005 ēmimi mesatar i njė kg buke ėshtė 64.5 lekė duke qėndruar pothuajse nė tė njėjtin
    nivel. Ndėrsa ēmimi mesatar i njė kg mish vici i freskėt ėshte 638.8 lekė nga 636.8 lekė qė ishte nė tremujorin e kaluar.
    Indeksi i kushtimit nė ndėrtim arriti nė 122.8 pėr qind nė tremujorin e parė 2005 duke shėnuar njė rritje prej 1.2 pėr qind krahasur me tremujorin e mėparshėm.
    Indeksi i ēmimeve tė prodhimit nė tremujorin e parė 2005 ėshtė 132.55 pėr qind duke shėnuar nje rritje prej 1.33 pėr qind kundrejt tremujorit tė mėparshėm.

    TREGUESIT FINANCIARE

    Tė ardhurat e buxhetit tė pėrgjithshėm nė fund tė periudhės janar-mars tė vitit 2005, arritėn nė 45.4 miliardė lekė, duke rezultuar me njė tejkalim prej rreth 528 milionė lekė ose rreth 101.2 pėrqind tė nivelit tė programuar pėr kėte periudhė. Krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar kėto tė ardhura rezultojnė rreth 10 pėrqind mė tė larta ose rreth 4.0 miliardė lekė mė shumė.
    Shpenzimet e buxhetit tė pėrgjithshėm nė fund tė tremujorit 2005, arritėn nė 46.8 miliardė lekė, nga 47.6 miliardė lekė tė planifikuara, (ose rreth 98.3 pėrqind), duke
    qenė rreth 8 pėrqind mė tė larta se nė tė njejtėn periudhė tė vitit tė kaluar, ose rreth 3.4 miliardė lekė mė shumė. Situata e deficitit tė pėrgjithshėm nė fund tė muajit Mars, paraqitet brenda kufijve tė parashikimit tė kėtij treguesi.

    FORCAT E PUNES

    Gjatė tremujorit tė parė tė vitit 2005, numri i tė punėsuarve nė vend mbetet nė tė njėjtat nivele me ato tė fundit tė vitit 2004. Megjithatė forcat e punės kanė njė ulje shumė tė lehtė vetėm me 1 mijė, kjo pėr shkak tė uljes sė numrit tė tė papunėve tė rregjistruar nė zyrat e punėsimit.
    Pėr tremujorin e katėr tė vitit 2004 kemi tė rregjistruar 157 mijė punėkėrkues tė papunė, gjatė tremujorit tė pare numri bie nė 156 mijė. Numri i personave qė pėrfitojnė pagesė papunėsie ka rritje me 500, nė kėtė grup janė pėrfshirė dhe pėrfituesit nga skemat e veēanta, pagesa tė kryera nė bazė tė Vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave pėr persona qė dalin tė papunė dhe qė fitojnė tė drejtėn e
    trajtimit pėr njė vit me pagėn e fundit tė vendit tė punės.
    Mė pas ata futen nė trajtim sipas skemės sė pagesės sė
    papunėsisė.
    Niveli i papunėsisė bie lehtė duke shkuar nė 14.3 pėr qind.
    Paga mesatare nė sektorin shtetėror pėr tremujorin e parė 2005 ka rritje me 3 pėr qind krahasuar me mesataren e tremujorit tė fundit tė vitit 2004.Kjo vjen kryesisht pėr shkak tė rritjes se pagave nė fund te vitit parardhės pėr disa grupe punonjėsish tė arsimit parauniversitar, pėr punonjės me arsim tė lartė ne sistemin e Ministrisė sė Shėndetėsisė etj.
    Paga minimale ėshtė e pandryshuar, po kėshtu nė tė njėjtat nivele ėshtė dhe pagesa e papunėsise pėr tė papunėt si dhe ndihma ekonomike mesatare pėr familje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eros26 : 14-06-2005 mė 06:43

Tema tė Ngjashme

  1. Ekonomia e plackitjes dhe ekonomia e tregut
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-10-2012, 14:33
  2. INSTAT: Rritja ekonomike ne Shqiperi arriti 9.9%
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 14:37
  3. Ekonomia (S.K.ZH.E.S.)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 22:01
  4. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16
  5. Ekonomia shqiptare - Nga Tirana!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •