Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Lightbulb SHQIPTARJA qe studion Presidencen amerikane!

    PORTRTET: ELIANA KALOSHI


    Suksesi i Elianes nuk mund te kuptohet plotesisht pa te kaluaren e saj.
    Ne vitin 1997, Shqiperia u perfshi nga trazirat e shkaktuara nga falimentimi i skemave piramidale.

    "Keto trazira lene pas jo vetem viktima e shkaterrime deri ne themel", thote Eliana, "por edhe endrra e deshira te vrara".

    "Ne vitin 1997, njerez te panjohur hyne ne shtepine tone ne Tirane", tregon Eliana, "duke na kercenuar me vdekje nese nuk u paguanim nje shume te hollash".

    Eliana thote se atehere nje dritare ne zemren e saj u mbyll dhe perpara shihte vetem perspektive te zymte.

    Ne vitin 1998 Kosova pesoi tragjedine e saj te madhe kur eksodi masiv morri permasa biblike. Qindra mijera prej ketyre te ikurve gjeten strehim ne vatrat e vellezerve te nje gjaku ne Shqiperi.

    "Ne shtepine tone u priten me bujari rreth 40 pjestare te nje familjeje, me femije, burra, gra e pleq. Dhimbjet e ketyre njerezve te pervuajtur bene qe cdo hall tjeter te dukej i parendesishem. Kjo sikur rringjalli zemren time", thote Eliana.

    Ndihma historike e Shteteve te Bashkuara, per popullin e vuajtur te Kosoves, i zgjoi asaj nje deshire te zjarrte qe nuk do t'i shuhej derisa te behej realitet.
    Ne vitin 1999, Eliana Kaloshi, atehere 16 vjec, mori e vetme rrugen e veshtire te emigracionit dhe me ndihmen e nje organizate kishtare vjen ne Shtetet e Bashkuara. Ne vitin '99 merr diplomen e shkolles se mesme ne shtetin Tenesi dhe fillon studimet ne kolegjin Blakbern ne Karlinvill te shtetit Ilinoi. Gjate periudhes se studimeve, pasdite, krahas pergatitjes se detyrave, ajo bente edhe pune te ndryshme. Te ardhurat i perdorte per financimin e studimeve.
    Pas perfundimit te kolegjit, me nota te shkelqyera, Eliana fitoi konkursin per pjesemarrjen ne programin "Fellowship" dhe filloi praktiken ne qendren per studimin e presidences.

    Dekani i programit "Fellowship", prane qendres per studimin e presidences, Robert Henderson, thote: " Vitin e kaluar, Eliana Kaloshi erdhi tek ne si praktikante. PAs disa muajsh ajo u shqua per zellin dhe aftesite e saj dhe ne vendosem t'i ofrojme nje vend pune ne qendren tone. Qendra per Studime te Presidences, organizate private joqeveritare , zhvillon 2 here ne vit konferenca studimore ne shkalle kombetare dhe Eliana, me aftesite e saj organizative, eshte kyc per mbarevajtjen dhe suksesin e takimeve te tilla."

    Eliana flet 4 gjuhe te huaja, por Drejtori i Qendres per Studimin e Presidences, David Abshire, befasohet kur dikush i thote se nepunesja e tij, Eliana, i ka hyre perpjekjeve per te mesuar edhe 4 gjuhe te tjera.
    Abshire ka qene ambasador i Shteteve te Bashkuara ne NATO dhe keshilltar i shume presidenteve republikan.
    Ambasadori Abshire thote se njerezit punetore e te etur per dije, si Eliana, nga Amerika mund te mesojne shume gjera te mira.
    Natyrisht, se edhe Amerika perfiton shume nga talente te tilla, sic eshte Eliana Kaloshi.


    Nga gazeta "LAJM"
    ZeM

    P.S. Kjo do te thote te krenohesh se je shqiptar/e!!!

    Le ti urojme suksese dhe fat Elianes
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Natyrisht i uroj fat e suksese Elianes.

    E njekohesisht uroj qe te shtohen rradhet e shqiptareve qe shkelqejne ane e mbane botes, aty ku ata punojne e jetojne.
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  3. Laureta Meci, shqiptarja qė po jeton ėndrrėn amerikane
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-06-2006, 08:36
  4. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •