Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    Paraja..
    e harut O.J. Simpson ??
    ne ket bote qe jetojm,ska mo cudi.mund te ndodh gjithcka
    Harojeni Jackson per nje moment dhe mendoni pak se si kta prinder dergojne femijet e tyre atje..1 her..2 her...disa here...

    shum sad..


    qashtu
    o-le-le firma

  2. #12
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Edhe ata gjerat qe shpesh i quajme te shenjta,kane nje cmim.Keshtu qe c'do gje blihet.

    Sa per temen nuk jame vene ne siklet nese vertet eshte fajtor apo jo Jackson,e verteta eshte eshte se kur behet fjale per njerez te njohur,buja gazetareske ka gjet materialin e muajve .
    Ashtu si edhe ne rastin e super star-it Kobe Bryant akuzuesit kane gjetur shansin e madh te jeshilosen me dollare.


    Eh sa ka kjo bote,sa ka kjo bote.......................,thote nje kenge korcare ne mos gaboj.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Michael Jackson, njė i burgosur, si gjithė tė tjerėt

    Vrasesi i Bob Kennedy do te fqinji i kengetarit, mes mijera te denuarve te tjere per pedofili

    Michael Jackson, njė i burgosur, si gjithė tė tjerėt


    Olsi Kolami

    Me sa duket te qenit "Mbret i Pop-it", do te mbetet jashte hekurave, nese gjithcka do te shkoje ne disfavor te Michael Jackson. Kengetari do te jete njelloj si gjithe te burgosurit e tjere qe vuajne denimin, per ngacmime seksuale dhe pedofili, te pakten kaq parashikon ligji. Destinacioni do te jete burgu shteteror Korkoran, i cili ndodhet ne gjysmen e rruges midis Los Anxhelosit dhe San Franciskos. Njihet ndryshe me emrin "Dhoma e vdekjes" dhe konsiderohet si burgu me i veshtire ne gjithe Kalifornine, ku vuajne denimin mijera te burgosur. Kengetarit do t'i duhet te respektoje rregullat e rrepta qe ka vendosur kreu i ketij institucioni Schribner. Nje drejtor i rrepte qe garanton rregull me 1.119 gardiane, ku mes 1.703 te burgosurve, shume prej tyre jane te denuar per krime te renda.
    Per Jackson, eshte gatitur tashme qelia teke ne "P.H.U.", me siguri maksimale. Aty vuajne denimin 20 persona VIP, mes te cileve Charles Manson lideri i grupit "Satana", Shiran Shiran, vrasesi i Bob Kennedy, apo Patrick Kearney, killeri me i rrezikshem ne historine e Amerikes, i cili masakroi 21 femije.

    Jackson ka shume gjasa te perfundoje ne kete burg me te pakten 20 vjet burg per molesti seksuale me nje minoren. Ligji ne Kalifroni eshte mjaft i rrepte ndaj pedofileve. Mes 180 mije te denuarve ne burgje, 7 mije jane denuar per pedofili. Kalifornia ka me shume te denuar ne burgje se Franca, Anglia dhe Japonia se bashku.
    Ajo qe mund te ndodhe ne ditet ne vijim eshte programuar tashme hap pas hapi, nese 12 pjesetaret e jurise popullore do te vendosin te shpallin Jackson fajtor. Kengetari do te dergohet menjehere ne burgun e Santa Barbares, ku do te heqe rrobat e tij te kushtueshme dhe do te vishet me nje kemishe dhe pantallona xhins, kepuce te erreta, te brendshme tip bokser. Do t'i behet nje fotografi pak pasi ti kene qethur floket dhe ne fund nje analize ADN-je, ndersa transferimi ne burgun e frikshem Konkoran, pritet te behet brenda 45 diteve te ardhshme.

    Nese fati i kengetarit do te jete ky burg, ai duhet te jetoje ne nje qeli 8x12, me shtrat cimentoje, lavaman, tavoline dhe banje metalike. Do ti lejohet te beje nje dush te perditshem dhe mund te kryeje ushtrime gjimnastike ne oborr dhe te takoje 4-6 ore ne jave te afermit, ndersa per fansat as qe behet fjale. Zgjimi behet cdo dite ne 6:30, mengjesi 30 minuta me pas. Darka sherbehet ne 16:30-17:30, por ata qe deshirojne edhe mund te gatuajne, nderkohe qe ne oren 20:45, njelloj si gjithe te tjeret, Jackson duhet te jete ne shtrat duke lexuar me nje llampadar mbi tavoline.

    13/06/2005
    KATEGORIA: Thashetheme
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up Jackson shpallet i pafajshėm

    Jackson shpallet i pafajshėm


    Michael Jackson pėrshėndet mbėshtetėsit pas vendimit "i pafajshėm"
    Ylli amerikan i muzikės, Michael Jackson, ėshtė shpallur i pafajshėm pėr tė gjitha akuzat pėr abuzim tė njė djali tė vogėl.
    Kur u lexua vendimi "i pafajshėm" pėr dhjetė akuzat qindra mbėshtetės tė tij brohoritėn para gjykatės nė Santa Maria tė Kalifornisė.

    Brenda, Michael Jacksoni dukej se po qante qetėsisht, ndėrsa sekretari i gjyqit lexoi vendimin e jurisė.

    Nė njė moment ai pėrqafoi avokatėt mbrotjtės. Kur u largua kėngėtari pėrshėndeti njė herė me dorė tifozėt e tij dhe pastaj hipi nė makinė e cila u largua.

    Avokati i tij, Thomas Mesereau tha se ishte vendosur drejtėsia, ndėrsa prokurori, Tom Sneddon, mbrojti vendimin e tij pėr akuzat dhe tha se ekipi i tij kishte kryer detyrėn me vetėdije.

    Ai nuk komentoi nėse do ta vazhdonte ndjekjen penale tė Michael Jacksonit edhe pas kėtij vendimi.

    Michael Jacksoni ėshtė kthyer tani nė fermėn e tij Neverland. Deri tani nuk dihet nėse do tė bėjė ndonjė deklaratė.

    Dalja i pafajshėm pėr tė gjitha akuzat do tė thotė se atij do t'i kthehen tre milion dollarėt qė dha pėr lirimin me kusht dhe pasaporta.

    Flitet se ai mund tė rifillojė karrierėn e kėngės, por kjo ende nuk ėshtė konfirmuar.

    Edhe para gjyqit, Michael Jacksoni kishte gati 300 milion dollarė borxhe dhe nė kėtė moment ka dyshime nėse popullariteti i tij do tė jetė i mjaftueshėm pėr tė arritur ndonjė kontratė pėr disqe tė reja apo ndonjė turne koncertesh pėr tė grumbulluar para pėr tė cilat ai ka nevojė.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #15
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Nese Michael Jakson ish vertet i pafajshm me vjen keq qe i eshte dashur pothuajse dy here te kaloje neper nje situate te tille duke demtuar figuren dhe karrieren. Dhe me vjen mire qe drejtesia eshte arritur.

    Nese ky eshte fajtor atehere ky eshte nje shembull teper i fresket me mrekullite qe mund te beje paraja dhe fama

    Personalish nuk besoj qe Michael do arrije te rindertoje karriere ne muzike dnonjehere.Sidoqofte krijimet e tija te meparshme per mendimin tim ngelen te pavdekshme.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  6. #16
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Kjo teme eshte hapur per blerjen e lirise si nocion dhe M. Jackson-i eshte thjesht rastesi (dmth fare lehte mund te ishte dikush tjeter). Une te pakten me kete presupozim u nisa kur dhashe pergjigjen.

    Veshtruese, mesa shoh doje te dilje tek dashuria per lirine kur me citove. Keshtu i paralelizove dashurine dhe lirine. Ok.
    Jackson-i do liri nga burgimi etj. Liridhenesit (gjykata etj) duan para (me shume sesa burgimin e Jacksoni-t/mosvazhdimin e akteve per te cilat ai eshte akuzuar). Ky i pari e ka mjetin (parate) per te marre ate qe do (lirine) nga ata qe kane jane ne pozicion per t'ia dhene.

    Per shkak te mjetit, raporti liridashes-liridhenes merr kuptim.

    Konkretisht, behet fjale per lirine prej burgut. Dhe nuk ia di njeri vlerat lirise me mire sesa ai qe e ka lypur me shume, dhe qe per shkak te lypjes e kufizon ate (lirine) primitivisht ne katroret e te qenurit "jashte burgut/ndeshkimit."

  7. #17
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Sa per temen nuk jame vene ne siklet nese vertet eshte fajtor apo jo Jackson,e verteta eshte eshte se kur behet fjale per njerez te njohur,buja gazetareske ka gjet materialin e muajve .
    Ashtu si edhe ne rastin e super star-it Kobe Bryant akuzuesit kane gjetur shansin e madh te jeshilosen me dollare.
    Ata "jeshilosen" nga dollaret e mileti ben gam-gam-se kaq ka ne dore e kaq ben-jo per gje tjeter.

    Eh, sa ka kjo bote,sa ka kjo bote
    Eh, ka aq shume saqe eshte e paperballueshme per egot dhe spekullatoret e cfardo lloji-te mos paraqiten ne trajtat e tyre te verteta!

    p.s. Nuk mund te flasesh per kete ceshtje pa perkufizuar figuren e Jackson. Me pelqeu perkufizimi i dikujt: "i vete-shkaterruar fizikisht dhe menderisht per nje cmim shume te larte".


  8. #18
    Not guilty does not mean innocent.
    Gjykata dha vendimin jo ne baze te mendimeve dhe bindjeve qe ata kishin, por ne baze te provave dhe fakteve qe ishin sjelle. Dhe e verteta eshte qe akuzuesit nuk e paraqiten veten si te abuzuar, por thjesht si njerez te pangopur per para dhe qe ishin gati te shisnin gjithcka per te arritur qellimin e tyre. Njerezve te tille, edhe sikur t'u kete ndodhur dicka, nuk i beson kollaj njeri (fatkeqesisht), eshte si puna e atij bariut qe therriste ujku, ujku, dhe kur erdhi ujku vertet, askush nuk e degjoi.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  9. #19
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Pse s'thoni qe prokuroret e Santa-Barbaras duhet te hyjne ne forum per te mbledhur provat e munguara per te denuar Michael Jackson pasi e paskeni nda trunin te gjithe qe Majkelli (lol) qenka fajtor dhe po e shihni me skepticizem drejtesine amerikane...lol
    Everything for the money , kjo eshte parulla e njerezve te vegjel qe mundohen te kapin ndonji cope nga celebrities !
    Qe asht 'weird' ajo dallohet qe nga pamja e jashtme lol , por nuk mund te denosh dike thjesht ne baze te opinionit !
    Ne courthouse , i akuzuari eshte i pafajshem deri sa ti provohet fajesia me fakte ! Ky eshte parimi i drejtesise amerikane !
    Meqenese provat nuk ishin te mjaftueshme as per te marre ndonje milon dollar si marreveshje nen-dore mes dy palve , atehere , del qe Jacksoni jone asht i pafajshem dhe pure si uji i glines...lol
    Jo bleu jo shiti...ku e dini ju nji here qe ka blere me para drejtesine ...?
    Nji gjyq qe eshte e qender te vemendjes te Amerikes per bujem qe ka , eshte veshtire te manipulohet pasi hyn ne shume filtra !
    ...

  10. #20
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Pajtohem me avokatin mesiper lol

    Perberja e jurise me pelqeu, dukeshin njerez te mire. Majkell Jackson eshte freak por kjo s'do te thote qe eshte fajtor.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bernhard Schlink
    Nga Pedro nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 21:10
  2. Michael Jackson
    Nga ZEVZEKE nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 11-02-2010, 16:34
  3. Michael Jackson: "Fundi ėshtė afėr"
    Nga RaPSouL nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 16:17
  4. Lajme Nga Bota Islame !
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 367
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 15:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •