Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    une prisja te denohej me lesser charges, nje zgjidhje e mesme qe te kenaqte te gjitha palet.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    une prisja te denohej me lesser charges, nje zgjidhje e mesme qe te kenaqte te gjitha palet.
    Moj Kuqe, po dhe nga ty se prisja... Po si ju prishka njeriut jeta keshtu per "te kenaqur te gjithe". E kam degjuar shpesh kete dhe vertet me cudit. Si me thene "meqe hyme ne dyqan hec e blejme dicka, mos dalim bosh". A e kupton qe po behet fjale per jete njeriu, nuk mund te "gjesh rruge te mesme" per "ti bere qefin te gjitheve". Ti marresh tjetrit 2-3 vjete (qofte dhe 1 dite) nga jeta duhet te matesh qindra here, pa qene 10000% i bindur se eshte me faj nuk i hiqet tjerit e drejta e lirise. Kjo nuk eshte gjykate "konvenience" (se s'po ja gjej tamam ne Shqip) por gjykate drejtesie.
    Mu be shume qefi qe Jevgu doli i pafajshem, se ishte vec nje farese, skeme per vjelje parash, dhe s'ka gje me te drejte sesa asaj mamase te atij vrimeshpuarit ti mbetet ne dere dhe djali i zhvirgjeruar dhe gishti ne tajare. Kjo per mua eshte tamam drejtesi. Heres tjeter ata prinderit e tjere qe duan te perfitojne nga vrima e bithes e femijve te tyre do maten 4-5 here.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #33
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    kjo familja e ktyne matrapazave meriton me i hedh ne nji vaske me uje edhe me hedh tharsen e flokve mrena...lihet djali me fjet me nji nga kongoja?

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    I Pafajshem

    I PAFAJSHEM

    E Merkure, 15 Qershor 2005


    Akuzat e dhunes seksuale te ngritura ndaj Maikell Xhekson jane rrezuar te gjitha. Juria e gjykates se Santa Marias e ka shpallur popstarin te pafajshem per te gjitha akuzat e ngritura ndaj tij: ne leximin e vendimit, dhjete "not guilty", "jo fajtor", kane shoqeruar leximin e dhjete akuzave, per te cilet ishte procesuar kengetari. Pafajesine e tij e kane vendosur, pas 32 oresh e gjysem, te 12 gjykatesit ne dhomen e keshillit. Por jo te gjithe jane te bindur se ai eshte i pafajshem, nje nga gjykatesit beson se ai eshte nje dhunues seksual, por qe akuza nuk ka arritur ta provoje gjate procesit. Te gjitha detajet qe shenuan procesin me te bujshem qe zgjati nje vit e gjysem dhe te dhjete akuzat

    Pavaresisht nga rrezimi i akuzes, nje nga gjykatesit, qe dha dhe vendimin, ka deklaruar se eshte i bindur se Maikell Xhekson eshte nje dhunues seksual, por qe akuza nuk ka arritur ta provoje gjate procesit. Gjykatesi, Reimond Hultman ka deklaruar ne nje interviste se zakoni i Xhekson per te ndare dhomen e gjumit me femijet "sfidon arsyen". Gjithashtu sipas gjykatesit, i cili foli para kamerave te Cnn, kengetari ka dhunuar shume te rinj ne te kaluaren. Por, Hultman ka theksuar se, ne bazen e provave te paraqitura nga akuza ne procesin e sapo mbyllur, nuk ishte e mundur te mberrije ne nje vendim fajesie kunder Maikell Xhekson.

    Kengetari eshte liruar te henen ne Kaliforni nga te gjitha akuzat per dhune seksuale ne dem te nje minoreni. Rrezikonte 20 vjet burg. Prokurori, Tom Sneddon, ia ka atribuar humbjen e akuzes, fames se kengetarit. "Shume vite me pare, mora nje mesim te rendesishem: te shohesh gjithnje perpara, mos shih kurre prapa", ka komentuar me nofullen e shtrenguar. Menjehere pas leximit te verdiktit, kengetari me kravate, kostum te zi e kemishe te bardhe doli nga gjykata, i udhehequr nga truprojet, nga e ema, nga e motra La Toya dhe nga familjare te tjere, te cilet ishin me te ne momentin e marrjes se vendimit. I pritur nga britmat e fansave, ka pershendetur me dore dhe eshte shfaqur i dobet dhe i lodhur, me fytyre te hequr, pa nxjerre as edhe nje buzeqeshje. Ka hipur menjehere ne bordin e nje prej fuoristradave, qe e shoqeronin dhe u kthye ne fermen e Neverland. Ne fakt behet fjale per nje fitore te plote, per kengetarin dhe per te gjithe ata qe besuan tek ai. Pervecse eshte liruar nga akuzat me te renda, dhune seksuale, Maikell eshte shpallur jo fajtor per te gjitha akuzat e tjera, si psh te dehte me pije alkolike nje minoren apo nje komplot (se bashku me te tjere) per te sekuestruar nje femije.

    Per popstarin mbyllet nje enderr e keqe, e zgjatur nje vit e gjysem, qe kur me 18 nentor 2003 policia e Santa Barbaras hyri ne fermen e tij, ne kerkim te provave per pedofiline e tij te presupozuar.

    Rrezikohet karriera e mbretit

    Ngrihet pyetja nese Maikell Xhekson do te rikthehet te kendoje apo do te terhiqet per disa kohe per te rimarre veten edhe fizikisht nga procesi. Duket se per mbretin e popit nuk mund te flitet ende per qetesi pas stuhise: pavaresisht nga heqja e akuzes per dhune seksuale, telashet e tij nuk kane perfunduar: karriera e tij po kalon nje moment shume te veshtire dhe kengetari eshte i mbushur me borxhe.

    Por nuk eshte e thene qe do te jete e lehte nje rilancim i tij. Nje permbledhje e kengeve te tij me te famshme, e cila ka dale kur filloi te flitej per procesin gjyqesor te ngritur ndaj tij vitin e kaluar nuk eshte shitur shume dhe kjo mund te jete simptoma e pare e fundit te karrieres se tij, tani qe ka jeten e tij private te bere publike per te gjithe. Edhe per te ardhmen e tij te popstarit ka patur nje sere me paqartesi dhe jo te pakta. Duke dale nga gjykata, pasi eshte liruar me formule te plote, Xhekson eshte shfaqur i lodhur, si nga ana fizike ashtu dhe nga ajo psikologjike dhe eshte e veshtire te imagjinosh brenda nje kohe te shkurter ne nje studio regjistrimi apo ne nje skene te beje nja dy kercime, te cilat ne fund te fundit e bene te famshem.

    Nje nga projektet, per te cilat ishte folur muajt e kaluar-edhe pse askush nuk dukej se e besonte me te vertete ishte ai nje nje koncerti gjigand ne nje stadium ne Gjermani, me rastin e kampionatit boteror te futbollit. Ishte folur dhe per nje seri te gjate spektaklesh ne Las Vegas, ne nje nga hotelet me te medha te qyetetit te mekatit. Xhekson ka me te vertete nevoje, pasi - me sa duket- financat e tij jane me te vertete pertoke, me borxhe prej me shume se 200 milion dollaresh. Per shkak te procesit, ylli i popit ka shitur shume me pak, krahasuar me vitet e meparshme, por ka vijuar ta harxhoje shume, ndoshta dhe me shume se me pare, edhe pe ti lejuar vetes nje avokat te zotin, sic eshte Tom Meserou, nje nga me prestigjozet dhe me te famshit ne Kaliforni.



    Ferma e tij ne Neverland - me hektare ne pronesi, me dhjetra persona ne sherbim te tij, pervecse nje kopesht zoologjik me tren, i destinuar per miqte e tij femije- i kushton me miliona dollare ne muaj dhe prej disa muajsh perflitet se eshte shitur dhe se Xhekson nuk po paguan vartesit e tij. Gjeja me e cmueshme qe posedon kengetari, se bashku me Sony, jane te drejtat, ne nje numer te konsiderueshem te kengeve te Bitellsave. Edhe ne kete rast ka paqartesi: ka nga ata qe pohojne se i ka shitur gjate muajve te kaluar. Dhe nese nuk e ka bere ende, ka nje rrezik konkret qe do ta beje sa me shpejt te jete e mundur.

    Dhjete akuzat

    Akuza 1: I pafajshem

    Komplot per sekuestrimin e nje femije

    Akuza 2: I pafajshem

    Kryerja e akteve te turpshme ndaj nje femije. Gavin Arvizio i tregoi gjykates se Xhekson e kishte marre ne shtratin e tij.

    Akuza 3: I pafajshem

    Kryerja e akteve te turpshme ndaj nje femije. Sulmi i dyte ne Neverland, i lidhur me

    Arvizo.

    Akuza 4: I pafajshem

    Kryerja e akteve te turpshme ndaj nje femije. Vellai i Arvizio, Star tha se kishte deshmitar ne aktin seksual.

    Akuza 5: I pafajshem

    Kryerja e akteve te turpshme ndaj nje femije. Sulmi i dyte i lidhur me deshmine e bere nga Star.

    Akuza 6: I pafajshem

    Tentoi per te kryer nje akt te turpshem ndaj nje femije. Xhekson terheq Arvizion me force ne shtratin e tij.

    Akuza 7: I pafajshem

    Perdori substanca alkolike per te kryer nje krim serioz.

    Akuza 7: I pafajshem

    Perdori substanca alkolike per te kryer nje krim serioz

    Akuza 8: I pafajshem

    Perdori substanca alkolike per te kryer nje krim serioz

    Akuza 9: I pafajshem

    Perdori substanca alkolike per te kryer nje krim serioz

    Akuza 10: I pafajshem

    Perdori substanca alkolike per te kryer nje krim serioz


    Marre Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Bernhard Schlink
    Nga Pedro nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 21:10
  2. Michael Jackson
    Nga ZEVZEKE nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 11-02-2010, 16:34
  3. Michael Jackson: "Fundi ėshtė afėr"
    Nga RaPSouL nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 16:17
  4. Lajme Nga Bota Islame !
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 367
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 15:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •