Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Përfaqësuesit e Trupit të ripërtërirë Koordinues do ta vizitojnë B.ushtarake „Cepotin

    Pas seancës së konstituimit, përfaqësuesit e Trupit të ripërtërirë Koordinues për jugun e Serbisë do ta vizitojnë bazën ushtarake „Cepotin”

    E premte, 10 qershor (presheva) – Përfaqësuesit e Trupit të ripërtërirë Koordinues për jugun e Serbisë do ta vizitojnë bazën ushtarake ”Cepotin” pas seancës së konstituuimit të Trupit Koordinuës, e cila do të mbahet më 29 qershor, ka njoftuar të premten ”AVP”. Në këtë senacë konstituuive është paralajmëruar gjithashtu ardhja e kryetarit dhe kryeministrit të Republikës së Serbisë, Boris Tadiqi dhe Vojisllav Koshtunica. Përfaqësuesit politikë shqiptarë, madje edhe ata që janë përfshirë në Trupin Koordinues kanë kundërshtuar nevojën e ndërtimit të bazës ushtarake në «Cepotin», duke e cilësuar si «provokim për popullatën shqiptare». Sipas planit të paraparë të martën në Bujanoc është dashur të bëhet konstituimi i Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Më 3 mars të këtij viti në selinë e OSBE – së në Beograd, Riza Halimi, Nagipi Arifi, kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu dhe ai i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani kanë nënshkruar marrëveshjen për hyrjen e përfaqësuevse shqiptarë në Trupin Koordinues për jugun e Serbisë. Por, kryetarët e komunave të Preshevës dhe të Bujanocit, Riza Halimi dhe Nagip Arifi kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me konstituimin e Trupit Koordinues pas një takimi të përbashkët në Preshevë.

    - Që në fillim PVD – ja ka paraqitur vërjetjet e veta lidhur me rekonstruimin e Trupit Koordinues dhe mund të thuhet se një pjesë e vërejtetjeve tona është përfillur. Jam i bindur se para se të mbahet mbledhja konstituive është i domosdoshëm një takim apo disa takime të punës, ku do tejkaloheshin problemet e paraqitura. Pas kësaj atëherë mund ta kemi një takim që mund të jetë edhe politik apo promovues ku me siguri do të marrin pjesë udhëheqësit e lartë shtetëror të Serbisë dhe përfaqësuesit e ambasadave në Beograd – ka thënë Riza Halimi për «RTV Presheva».
    Ndërkaq, Nagip Arifi pohoi se për fat të keq Qeveria e Serbisë ende po vazhdon me taktizime.

    - Sot me telefon u informuam për prolongimin e ditës së konstituimit të Trupit Koordinues. Madje ata nuk përjashtuan mundësinë se për shkak të obligimeve të kryetarit të shtetit dhe të kryeministrit, ajo do të shtyhet ndoshta për muajin e ardhshëm. Si shqiptarë, kur e kemi sjellur vendimin që të hyjmë në Trupin Koordinues kemi menduar se do t’i zgjedhim problemet të cilat janë grumbulluar me vite të tëra në këto komuna – ka deklaruar Arifi duke shtuar se përfaqësuesit shqiptarë janë të gatshëm të bisedojnë me qeveritarët serbë për t’i zgjidhur problemet aktuale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Irfan : 13-06-2005 më 10:19
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Zbulohet kufoma e masakruar e adoleshentes
    Nga Humdinger në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 15:40
  3. "Shpërthen" Lugina e Preshevës
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 11:41
  4. Transformoni trupit e vjetër, me një të ri!
    Nga Davius në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 23:55
  5. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 10:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •