Seminarist, diskutimi jot po me duket i njajte me ate te shkrimit per Kishen ne Kraje. Kur ti flet per "zona ortodokse" ku s'duhet me nderhye kush pa leje, atehere kuptohet qi ka edhe zona joortodokse. Ne se Kraja nuk asht e popullueme prej ortodoksesh serbe, atehere s'kane cka duen manifestime te Kishes Ortodokse Serbe atje, keshtu?
Une nuk jam per ndamje territoresh, gjithsesi ky asht mendim personal e po abuzoj tue shkrue ketu. Territori asht pjese e kesaj bote e jo e Mbretnise se Qiellit. Ne fakt sic thue ne paragrafin e fundit:
"...Sot ne nuk i kemi kushtet e mundesite per nje bashkepunim pa prapamendime e paragjykime, per shume arsye historike, shoqerore e politike. E shumta qe mund te behet eshte krijimi i nje respektimi sado te siperfaqte per ate cka eshte njeri e cka tjetri fetarisht."
pra flet per paramendimet e paragjykimet te karakterit historik, shoqnor e politik...se po te ishte per ate fetar, ndamja e territoreve s'do kishte kuptim.
Krijoni Kontakt