Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Albo
    RTP, po pres te me thuash se sa veta vrane, prene e vodhen pelegrinet qe vajten ne Kraje, qe te shkaktonin nje "shqetesim" kaq te madh.




    Alb
    Shmang`ju shprehive negative o Alb!


    Mendimet e kqija shpesh jane faktori numer nja i prodhimit te stagnimit,mosdijenis dhe antimodestis sikurse kacafytja e acideve ne trup!

    Keshtu qe,mbase nuk kuptove deri me tash çfar thash lidhur me temen,
    nuk paske me me kuptue kurr !
    Kot e kam me vazhdue nje debat te kesaj forme me ty!


    Shnet
    rtp-ja
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Qellimi i pelegrineve nuk ka qene aspak fetar por politik per te pervetesuar edhe kete kishe shqiptare dhe historine e saj madheshtore. Prandaj edhe kane reaguar shqiptaret atje, me plot te drejte.
    Por, kisha si objekt i Zotit per besimtaret, duhet te jete e hapur per gjithe besimtaret, dhe edhe me mire qe vijne edhe besimtaret joshqiptare atje, e jo vetem shqiptaret ne nje kishe shqiptare. Cfare duhet te bejne shqiptaret e Krajes, eshte te ruajne shqiptaresine e Kishes, sepse edhe kjo eshte nje gje e shenjte per ne, pa ndaluar asnje vizitor qe deshiron te vije ne te. Poashtu, te mos lejojne kishen serbe te pervetesoj kishen shqiptare. Shteti dhe qeveria atje duhet te ndihmojne shqiptaret ne kete gje, sepse u takon edhe me konventa nderkombetare nje e drejte e tille, dhe jam i bindur qe shteti malazez do ndihmoj shqiptaret ne kete gje.

    Tu-tung

    PS: Albo, Kraja eshte nje treve shqiptare nen Mal te Zi, dhe shqiptaret ne Mal te Zi jane pakice e jo shumice.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 16-06-2005 më 19:55

  3. #13
    E Enjte, 23 Qershor 2005


    UZURPOHEN OBJEKTET FETARE TE SHQIPTAREVE NE MALIN E ZI

    Gjeke Gjonaj, Ulqin

    Kisha ortodokse serbe ne Malin e Zi, nen udheheqjen e Amfillohie Radoviq, po provokon gjithnje qytetaret shqiptare ne kete republike, duke uzurpuar dhunshem trashegimine kulturore, historike dhe shpirterore te tyre. Gjithcka ka filluar me 4 qershor te ketij viti, kur "besimtaret" e kishes ortodokse serbe mbajten nje "ceremoni fetare" ne Kishen e Shen Merise ne Kraje, vendbanim shqiptaresh buze Liqenit te Shkodres, qe i takon komunes se Tivarit. Vizitat e ketilla te "besimtareve" te kishes ortodokse serbe me te drejte i kane shqetesuar dhe irrituar banoret e Krajes, te cilet i konsiderojne rrenojat e Kishes se Krajes si trashegimi kulturore, historike dhe shpirterore te tyre. Kranjanet kerkojne nga instancat perkatese me te larta te Republikes se Malit te Zi qe me me seriozitet t'i qasen ruajtjes se monumenteve kulturore e shpirterore nga pervetesimi i kishes ortodokse serbe, sic po ndodh tash dicka me shume se nje dekade, me Kishen e Shen Merise ne Kraje dhe me vendosjen e kryqeve neper treva te tjera shqiptare. Nje veprim i ketille i dhunshem dhe i njeanshem nga ana e kishes ortodokse serbe sipas mendimit te qytetareve te Krajes, dhe jo vetem i tyre, nuk mbeshtetet ne asnje te drejte historike, fetare, juridike e as kanunore. Por cfare ndodh?

    Kisha ortodokse serbe ne Malin e Zi, dy jave me vone, pikerisht me 18 qershor, ka vene kishen me konstrukcion prej hekuri e rende 3,5 tone ne majen e malit te Rumise ne Kraje, me c'rast deklaruan se "ky mal eshte vend i shenjte i besimtareve ortodokse te kesaj kishe". Sipas mediave malazeze, kjo kishe eshte punuar per dhjete dite, kryqi eshte punuar ne Serbi, kurse tri kambanat kane ardhur nga Rusia. Kisha dhe kryqi ne majen e malit te Rumise, sic shkruan e perditshmja malazeze "Republika" jane bartur nga qyteti i Tivarit dhe jane vendosur me helikopter ushtarak, me lejen e kryeshefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Serbo-Malazeze, gjeneralit Dragan Paskash. Mitropoliti Amfillohie me kete rast deklaroi se kjo u be "per te realizuar finalen e nje legjende e cila thote se nga guret qe besimtaret kane ngjitur ne majen e ketij mali do te ndertohet faltorja". Me sa duket, Amfillohije Radovic nuk e di ose nuk deshiron ta dije edhe nje legjende tjeter e cila tashme eshte e njohur ne popull: Qytetaret e Krajes dhe te Tivarit, pjesetare te te tri besimeve qysh ne lashtesi, me dekada e shekuj, Diten e Rreshajve bartin nga nje gure ne maje te ketij mali.

    Kunder vizites se "besimtareve" ortodokse, ka reaguar ashper Lidhja Demokratike ne Mal te Zi- Dega Kraje, e cila permes nje kumtese per opinion ka deklaruar se "ardhja e tyre "kishes ortodokse serbe) dhe provokimet gjate ketyre viteve fyejne dinjitetin e banoreve te Krajes. Ne kete menyre Kisha ortodokse serbe po ben perpjekje qe te promovohet ne kete trauall serbizmi. Mendojme se ardhja e te ashtuquajturve "besimtare" te kishes ortodokse serbe eshte nje marrezi dhe shpien ne intolerance fetare. Per qytetaret e Krajes, paqja, toleranca, mirekuptimi dhe dinjiteti njerezor jane te shenjta" thuhet nder te tjera ne nje kumtese per opinion te kesaj partie.

    Veprimin e fundit te kishes ortodokse serbe, qe ne maje te malit te Rumise, simbol i te gjitha gjeneratave te Krajes, te vendoset kisha dhe kryqi nga ortodokse serbe, e kundershtoi ashper Kuvendi i Lidhjes Demokratike te Shqiptareve ne Malin e Zi. Lideri i kesaj partie, Mehmet Bardhi kerkoi nga Qeveria malazeze qe te ndaloje sulmet e papara dhe provokimet e Kishes ortodokse serbe, e cila tash disa vite po mundohet te pervetesoje mbetjet arkeologjike te kishave ne Kraje, ne te kunderten, sic tha Bardhi, ne me te drejte do te dyshojme se keto provokime behen me dijen ose me ndihmen e tyre.

    Vendosjen e kishes dhe kryqit ne malin e Runise, pervec Lidhjes Demokratike te Shqiptareve ne Malin e Zi, e kane kritikuar edhe kisha ortodokse malazeze, e cila kete akt e ka e ka cilesuar si antifetar, uzurpues dhe ne kundershtim me ligjet e Malit te Zi. Sipas kesaj kishe vendosja e kishes dhe kryqit ne Rumini jane bere ne regjine e koalicionit te Amfillohijes, te Malit te Zi serb, ushtrise sipas modelit te sjelljes se Batalionit te Shtate, u shprehen edhe delegatet e Kuvendit. Reagime te ashpra kunder ketij akti te Amfillohies Radovic ne shtypin malazes ka pasur edhe nga intelektuale joshqiptare.

  4. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Do te ishte interesante nqs brenda ketij artikulli te mund te perfshihej edhe ndonje material historik mbi Kishes e Shen Marise se Krajes.

    Pse u mblodhen atje ne 4 qershor? Cili eshte ai shenjtor qe festohet ne kete date?

    Ky eshte Shen Jovan Vladimiri, princi serb i Zetes, i cili pasi u martirizua nga intrigat e kunatit te vet bullgar, u varros ne ate Kishe deri ne shek 13, kur Mihal Engjelli, me pushtimin e Malit te Zi, ia mori eshtrat e ia vuri ne Elbasan. Kisha e Shen Merise se Krajes ka qene qe atehere nje vend pelegrinazhi per ortodokset (kuptohet ato te kishes serbe ne ato treva)....

    Per zoterimin edhe historikun e komplikuar katoliko-ortodoks te kesaj kishe mund te lexoni Milan Shuflain tek "serbet edhe shqiptaret"...


    keto gjera duhen ditur para se te debatohen.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Do te me interesonte te lexoja se cfar
    do te replikoj Albo mbas keti lajmi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-06-2005 më 00:15
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Une mendoj qe LDK dhe shqiptaret katolike apo muslimane te Krajes, ti rrethojne ato rrenojat e Kishes qe qenkerka "e tyre", ne menyre qe te mos shkeli asnje besimtar orthodhoks serb apo malazez, se po shkelen ata ne Kraje dhe po erdhen qe te luten ne Kishen shekullore orthodhokse, ne krajaneve na prishet qetesia.

    Dhe keshtu e shpiem Krajen dhe imazhin e gjithe shqiptareve ne bote jo drejt Evropes, por drejt Palestines dhe Izraelit. Edhe ne Palestine e Izrael, te besh nje pelegrinazh ne Kishat e Shenjta te Lindjes apo Kryqezimit te Krishtit, duhet te tregohesh shume i kujdesshem pasi u prishet qejfi judejve izraelite dhe muslimaneve palestineze.

    E rendesishme eshte qejfi i tyre jo adhurimi i Perendise apo jo?

    Dhe ajo qe eshte me e bukura dhe qesharakja eshte ideja se krajanet e bejne kete thirrje "ne emer te tolerances", pasi tolerance per ta do te thote qe serbet, malazezet e shqiptaret orthodhokse nuk duhet ti vizitojne kishat e tyre te shenjta, pasi ato kisha shekullore sot jane ne territorin e shqiptareve qe nuk duan qe tu prishet fare qetesia.

    Kush pengon nje pelegrin per te shkuar e takuar Perendine ne nje vend te shenjte, pergjigjen nuk do ta marre nga Albo, do ta marre nga vete Perendia.

    Albo

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    ...
    Kisha ortodokse serbe ne Malin e Zi, dy jave me vone, pikerisht me 18 qershor, ka vene kishen me konstrukcion prej hekuri e rende 3,5 tone ne majen e malit te Rumise ne Kraje, me c'rast deklaruan se "ky mal eshte vend i shenjte i besimtareve ortodokse te kesaj kishe".
    Sipas mediave malazeze, kjo kishe eshte punuar per dhjete dite, kryqi eshte punuar ne Serbi, kurse tri kambanat kane ardhur nga Rusia. Kisha dhe kryqi ne majen e malit te Rumise, sic shkruan e perditshmja malazeze "Republika" jane bartur nga qyteti i Tivarit dhe jane vendosur me helikopter ushtarak, me lejen e kryeshefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Serbo-Malazeze, gjeneralit Dragan Paskash.
    Mitropoliti Amfillohie me kete rast deklaroi se kjo u be "per te realizuar finalen e nje legjende e cila thote se nga guret qe besimtaret kane ngjitur ne majen e ketij mali do te ndertohet faltorja". Me sa duket, Amfillohije Radovic nuk e di ose nuk deshiron ta dije edhe nje legjende tjeter e cila tashme eshte e njohur ne popull: Qytetaret e Krajes dhe te Tivarit, pjesetare te te tri besimeve qysh ne lashtesi, me dekada e shekuj, Diten e Rreshajve bartin nga nje gure ne maje te ketij mali. .

    Albo

    Kerkova mendimin tende mbas keti LAJMI qe shkeputa siper....


    Sa per vizita te besimtareve,
    u kuptuam njehere!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Kerkova mendimin tende mbas keti LAJMI qe shkeputa siper....!
    Kur dishepujt e Krishtit i thane Atij se kane dale njerez ne popull qe sherrojne njerez dhe predikojne ne emrin Tend, a duhet ti ndalojme?

    Krishti u tha, mos i ndaloni pasi ata jane me Mua dhe Une ne ta. Dhe me pas vazhdoi tu mesonte dishepujve te Tij se njerezit ndahen ne ata qe jane me Te, dhe ne ata qe jane kunder Tij.

    Je me Krishtin apo kunder Krishtit?
    Jane me Krishtin banoret e Krajes qe shpien nga nje gurr ne maje te malit diten e rrushajave pervit?
    Jane me Krishtin ata besimtare serbe apo ruse qe kane mbledhur leke e kane ndertuar kembana e kane ngjitur ne maje te Malit te Shenjte per Kishen?

    Ne syte e mi te dy jane me Krishtin si banoret edhe besimtaret serbe, pasi nese njerezit nuk do ti shikonin gjerat ngushte e ne linja kombetare, ata do te mund te shihnin ate qe i pelqen te shohi Perendia:

    Si besimtaret orthodhokse te Krajes, Malit te Zi, Serbise apo Shqiperise, e mbare botes, te luten e adhurojne Perendine se bashku.

    Nese ne nje Kishe te Permetit do te sillnin nje kembane te madhe per Kishen e fshatit apo qytetit, une si besimtar i thjeshte do tu thosha faleminderit dhe do te lavderoja Perendine qe e beri te mundur qe kisha te behej me kambane.

    Besimtari nuk pyet se cfare me pelqen mua ose cfare mendoj une, besimtari pyet gjithmone: Cfare i pelqen Perendise, cili eshte Vullneti i Tij?

    Albo

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Normalisht keto vizita duhen me u pa me sy te mire. Askush nuk e "pervteson" kishen. Nuk jam dakord me ndamjen territoriale te pretendueme aq shume prej disa ortodokseve ne Shqipni (keto zona jane tonat e s'ka cka don Kisha Katolike, te shprehuna edhe ketu ne forum) ose jashte Shqipnise po te marrim shembullin rus. Kisha Ortodokse Ruse pretendon kontroll territorit deri aty sa me ju kundervue nji vizite te Papes Gjon Pali II ne Rusi.
    Une jam per komunikim e per ma teper kishte me me pelqye qi katoliket e ortodokset te luteshin bashkarisht. Qi ka perpjekje per strumentalizim, kete s'e mohoj, por lutja asht rrugezgjidhja e jo rrethimi me kufij.
    Po te varej prej meje, kisha me propozue nji dite ne vit lutje te perbashket ne kete kishe.

  10. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po Shkodra13, bashkepunimi i sinqerte do te ishte shume mire, por ky sinqeritet nuk do te thote asgje, nqs realiteti flet ndryshe.

    Kur ne kete forum eshte folur per zona influencash territoriale nga ortodokset, kjo eshte bere duke marre parasysh disa ceshtje.
    Psh, nuk ka se si nje prift katolik italian te dergohet ne Gjinar te Shpatit te Elbasanit, nje fshat e zone ortodokse, kuptohet nen drejtimin e Nuncit Diaz, e te kryeje aty veprimtari fetare me perspektive qe duke shfrytezuar ngjashmerite e katolicizmit me ortodoksine, injorancen edhe inferioritetin e vendeve te varfera karshi elementit perendimor italian, te krijoje aty nje simbioze gjoja unifikuese katoliko-ortodokse, gje qe nuk do te thote vecse uniatizem, pa u shprehur haptazi se, ne fakt, synimi eshte tek ambicjet historike, ku Elbasani, perfshi Shpatin, kane qene nen trysni per tu unifikuar me katolicizmin.

    Nqs eshte keshtu, ky nuk eshte sinqeritet!


    Sinqeritet eshte nqs nje misionar katolik, nga dashuria qe ka per vellezerit ortodokse, shkon e mer leje fillimisht nga Hierarkia e asaj Kishe per te ushtruar ndonje aktivitet ne zonat ortodokse. Keshtu po.


    Uniatizim nuk do te thote sinqeritet. Edhe nje librushke qe kam lexuar une per Patrikun shqiptar, Athenagoren, te shkruar nga Dom Lushi (gjergji), te investuar nga zyrat per levizjen ekumenike, Patriku paraqitet si dikush qe admironte organizmin e Vatikanit edhe qe e shihte me endje futjen e Kishes ortodokse ne te.


    Ne Shqiperi uniatizimi ka gjetur justifikimin me te mprehte - ndoshta me te drejte keshtu, nga ngaterrimi qe i bejne shpesh here greket besimit te krishtere ortodoks me interesa nacionaliste te ngushta greke - atehere kur e rrenuar ekonomikisht, ajo i ka kthyer syte nga perendimi, sic e pershkruan edhe Della Rocka ne librin e vet.


    Sot ne nuk i kemi kushtet e mundesite per nje bashkepunim pa prapamendime e paragjykime, per shume arsye historike, shoqerore e politike. E shumta qe mund te behet eshte krijimi i nje respektimi sado te siperfaqte per ate cka eshte njeri e cka tjetri fetarisht.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Jeta është një fitne
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 09:05
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •