Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Seminarist, diskutimi jot po me duket i njajte me ate te shkrimit per Kishen ne Kraje. Kur ti flet per "zona ortodokse" ku s'duhet me nderhye kush pa leje, atehere kuptohet qi ka edhe zona joortodokse. Ne se Kraja nuk asht e popullueme prej ortodoksesh serbe, atehere s'kane cka duen manifestime te Kishes Ortodokse Serbe atje, keshtu?
    Une nuk jam per ndamje territoresh, gjithsesi ky asht mendim personal e po abuzoj tue shkrue ketu. Territori asht pjese e kesaj bote e jo e Mbretnise se Qiellit. Ne fakt sic thue ne paragrafin e fundit:
    "...Sot ne nuk i kemi kushtet e mundesite per nje bashkepunim pa prapamendime e paragjykime, per shume arsye historike, shoqerore e politike. E shumta qe mund te behet eshte krijimi i nje respektimi sado te siperfaqte per ate cka eshte njeri e cka tjetri fetarisht."
    pra flet per paramendimet e paragjykimet te karakterit historik, shoqnor e politik...se po te ishte per ate fetar, ndamja e territoreve s'do kishte kuptim.

  2. #22
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Le qe nje kjo teme si takon fare forumit fetar ortodoks, e me pas shume shqiptare ketu mund ta kene degjuar krajen per here te pare ne jeten e vet, pale te dine se cfare problemesh ka aty me kishat.
    Artikulli ne fjale nuk shpjegon asgje se ku qendron problemi. Nuk those se kush eshte zoteruesi aktual i Kishes, apo statusi i saj aktual.

    Nqs Kisha ka qene dikur e ortodokseve serbe, por sot eshte ne funksion te katolikeve, atehere serbevet nuk u takon ta okupojne ate.
    Por nqs Kisha i ka humbur funksionet e saja per shkak te pozites se shkeputur gjeografike ne maje te malit, e nuk i takon askujt drejtpersedrejti, atehere logjikisht serbet kane te drejte te kene pretendimet e tyre historike mbi ate objekt.

    Nje gje e ngjashme ndodhi edhe me Shen Kollin e Lezhes para ca vitesh, qe duke qene objekt kulture u pretendua te rimerrej nga katoliket e sunitet. Keto jane probleme normale, e katolikeve, sikur te bejne ndonje tubim aty ska kush ua heq te drejten historike per ate kishe, packa se ajo ka qene xhami pas pushtimit otoman.

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kisha e Shen Kollit eshte kishe Katolike sikurse kisha e Shen Gjon Vladimirit me mbiemer te dyshimte ky i fundit, ose me sakte te ngjeshur tani vone.

    Serbet po vazhdojne te njejten teori qe vazhdojne dhe mbeturinat etnike ne shqiperi qe fatkeqsisht mbikqyrin te gjitha pushtet ligjore, ekzekutive, administrative, kishtare etj etj. Nese populli shqiptar nuk lirohet dot nga demagogjia e hipokritave perverse atehere Serbi mire e ben qe shkon e provokon ne qendra historikisht katolike-pagane shqiptare duke qene se perkrahjen e ka nga larte.

    Te qenurit shqiptar te shen Gjonit u vulos kur u tha para disa javesh qe eshte "shenjtori i ballkanit"(pasi origjina nuk i dihet mire nga eshte edhe pse thuhet se vjen nga Raguza) titull ky qe "gezon" dhe Nene Tereza dhe Skenderbeu, te dy shqiptare. Cfaredolloj gjeje shqiptare quhet e te gjithe popujve ballkanas. A thua te jemi superior, apo te shkojme drejt zhdukjes perfundimtare si rrace ?

    Kete pergjigje e kane ne dore te tjera fuqi, deri ateher fadromat e huaja dhe ato shqiptare qe punojne per te huajt ta vazhdojne propaganden e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 28-06-2005 më 22:42

  4. #24
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Ndëshkuesi

    Te qenurit shqiptar te shen Gjonit u vulos kur u tha para disa javesh qe eshte "shenjtori i ballkanit"(pasi origjina nuk i dihet mire nga eshte edhe pse thuhet se vjen nga Raguza)


    Ekuacion, shqiptar = me ballkanas ose = me origjina te pasigurta.

    Kshu eshte ker te cikaturit marrin fjalen.

    Ballkanas ne rastin e Gjon Vladimirit - nje shenjtor qe NUK REZULTON ne Kishen katolike, por vetem ate ortodokse, QENDRON ne ate se ai qeveriste deri ne DURRES ne varesi te Carit Bullgar, Simeonit.

    Madje edhe manastiri qe Karl Topia katoliku ngrejti per Gjon Vladimirin, qe historiani albanolog Milan Shuflai, e quan mbreti Serb i Zetes, ne Elbasan, e mbishkruajti me germa, latine, greke edhe serbe, e kuptohet se nuk e mbishkruajti ne serbisht traun hyres te Kishes per diplomatet.




    Madje Shuflai thote se mbreterit serb e kishin perdorur si oborr mbreteror Krajen e ma pas Shkodren. Ne fakt Kraja, ose me sakte Krajina, eshte nje emertim serb, i qe do te thote kufi ose brez kufitar, i krijuar nga popullsi ne prag territorial me invadoret e huaj, ne kete rast bizantinet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 29-06-2005 më 02:17

  5. #25
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shuflai thote gjithashtu qe Shen Gjon Vladimiri ishte nga R(r)usha ose Raguza, dhe se kishte lidhje me Papen.

    Nesje un do isha me teper i interesuar te dija dicka rreth spostimit nga Kraja ne Elbasan dhe te gjendurit te tre shkrimeve te ndryshme atje, se sa ndaj serbeve, qe dihet se nuk kane kapitull hic ne kete histori duke qene se edhe ne spostim bejne pjese Komnenet dhe Topiajt qe jane familje shqiptare. Gjon (Vladimiri) luftoi me serbet dhe bullgaret !

    Avash me shkronjat se syte ne ball i kemi. Merre me terezi, se kur them "shenjtor ballkanas" e di mire se per car e kam llafin, sidomos pjesa e dyte.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Jeta është një fitne
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 09:05
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •