Ka emigruar drejt Italisė qė fėmijė dhe pastaj ėshtė stacionuar nė
Angli, ku luan nė rolin e "gardianit"
Cenolli, Bartezi shqiptar i Londrės
Flet futbollisti i vetėm kuqezi, profesionist nė Angli
Nga Londra Muhamed Veliu
Gazeta Shqiptare" ka biseduar me tė parin shqiptar i cili ka mundur
tė fusė kėmbėt nė futbollin profesionist anglez. Portieri 23-vjeēar,
Marjo Cenolli rrėfen rrugėn e vėshtirė qė ka ndjekur nė futboll,
idhullin e tij Piter Smikell si dhe planet pėr tė ardhmen. Kur
familja Cenolli nga Durrėsi do tė merrte rrugėn e emigracionit pėr
nė Itali, Marjo ishte fėmija mė i vogėl i saj. Ata do tė vendoseshin
pranė qytetit tė Perugias. I dhėnė pas botės sė futbollit, Marjo
tregon se qė nga momenti i parė i mbėrritjes nė Itali, futbolli dhe
dėshira pėr tė parė stadiumet ishin nga mė kryesoret. Nuk do tė
vononte shumė qė ai tė aktivizohej me ekipin e Perugia AC pėr
grupmoshat e vogla. Kur sapo kishte mbushur tė 16-at, do tė luante
pėr njė mini kampionat "Trofeun Berluskoni". "Gjuetarėt" e talenteve
tė reja tė ardhur nga Anglia nė kėtė turne do tė spikatnin talentin
e durrsakut, tė cilit sė bashku me italianin Paulo Dela Ciana do t'i
ofronin njė ftesė prove, nė ekipin e tė rinjve Crystale Palace nė
Londėr. Trajneri Peter Nicols nuk do tė hezitonte nėnshkrimin e njė
kontrate me shqiptarin Cenolli. "Fushat angleze ishin tė
mrekullueshme. U ndjeva me shumė fat tė arrija dhe tė luaja pėr njė
ekip anglez", kujton Cenolli ardhjen nė Selhurst Park gjatė vitit
1997 dhe shton: "Po atė vit nė ekipin e tė rriturve erdhėn edhe dy
italianė, Atilo Lombardo sė bashku me Mikele Padovana, me tė cilėt
rrinim bashkė". Njė krizė financiare e Crystale Palace do ta ēonte
nė shpėrbėrjen e ekipit. Kjo ngjarje do tė shėrbente pėr Marjon si
njė kohė pushimi disamujor. Nuk zgjati shumė kur ish-presideti i
Crystal Palace, Ron Noades, bleu ekipin FC Brentford nė jug tė
Anglisė, dhe me portierin shqiptar Noades do tė nėnshkruante njė
kontratė dyvjeēare. Ekipi i tė rinjve do tė ishte stacioni mė i ri
pėr Marjon si portjer i parė, ndėrsa pėr ekipin e parė si portier
rezervė. I pakėnaqur me FC Brentford, Marjo ambicioz tenton pėr njė
ekip mė tė mirė. Farombro Toėn nė qytetin e Southampton do tė ishte
njė zgjidhje provizore duke kaluar mė pas tek Enfield Toėn nė Londėr
dhe Berkamsted Town. Njė telefonatė nga menaxheri i tij Atilio
Franculi do t'i ndryshonte nė pak orė destinacionin. Nuk ishte
ndonjė ekip anglez qė kėrkonte nė portė Cenollin, por Hamilton
Thunder FC Kanada. Me njė biletė nė xhep, dy valixhe vetėm pak orė
nga telefonata e Franculit ai do t'i hipte avionit pėr tė mbėrritur
nė Kanadanė e largėt, ku do tė aktivizohej pėr njė vit. Me mbarimin
e kontratės ai do tė rikthej nė Londėr. Mė 30 Dhjetor tė 2004 pas
disa bisedimeve me klube tė ndryshme angleze, menaxheri Atilio
Franciuli arriti tė bėjė transfertėn e radhės pėr Cenollin. Dave
Caroll ishte dakord ta ofronte atė nė gjirin e skuadrės Winsdor FC.
Pas aktivizimit si portier i parė dhe njohjes me lojtarėt e
skuadrės, Cenolli do tė cilėsohej nga gazeta lokale e Windorit "The
Observer" si Bartezi shqiptar.
Cenolli: Njė ditė do tė luajė me skuadrėn kuqezi
Kombėtarja, ambicia e tij e madhe
Marjo Cenolli ėshtė i pari shqiptar qė ka mundur tė luajė nė ligėn
profesioniste angleze tė futbollit. Aktivizimi i tij pėr tre vjet me
Crystal Palace nė Jug tė Londrės, dy vjet me Brend Fordin dhe me
Farbrown i japin atij kėtė status. Pas kosovaro-finlandezit Shefki
Kuqi, qė luan nė Ipswich Town dhe vėllait tė tij Njaziut, qė
aktivizohet me Birmingham City, Cenolli ėshtė i vetmi shqiptar qė
aktualisht luan nė futbollin anglez. Megjithėse larg Shqipėrisė dhe
vėzhgimit tė trajnerėve shqiptarė, ai do tė kishte rastin tė vishte
fanelėn kuq e zi si portier i parė i kombėtares pėr U21 nė vitin
2000, i ftuar nga trajneri Bujar Kasmi. "Qė nga ajo ditė mbase pse
unė luaja nė futbollin profesionist, apo pėr kapriēiot e disa
njerėzve, unė nuk isha mė pjesėtar i ekipit kombėtar", shprehet
Marjo, i cili shpreson qė njė ditė tė jetė sėrish nė gjirin e ekipit
kombėtar. Pyetjes nėse ai ka tentuar tė futet nė kombėtare sėrish i
pėrgjigjet: "Nartyrisht, por problemi ėshtė se unė mund tė jem i
pėlqyeshėm si lojtar pėr disa njerėz dhe i papėlqyeshėm pėr disa tė
tjerė. Por unė gjithsesi jam optimist. Me ardhjen e Brigelit unė
shpresoja se ai do tė ndryshonte diēka, por janė ende disa njerėz qė
duket se po bėjnė lista me lojtarė tė preferuar. Shpresoj se dikush
do ta lexojė kėtė intervistė dhe do tė kuptojė se ka lojtarė si
vetja ime qė luajnė jashtė dhe nuk janė tė njohur, madje do tė
shtoja janė tė harruar. Do tė isha shumė i lumtur qė nė grumbullimet
e ardhshme tė Brigelit, nė ndeshjet "zbor" siē i quan ai, tė mė
jepet rasti edhe mua tė jem i pranishėm". Cenolli flet edhe pėr
skuadrėn e tij."Tek ky ekip ndihem mirė dhe mė duan tė gjithė,
shprehet Marjo teksa pimė njė kapuēino pranė lagjes South Gate nė
veri tė Londrės, i cili me keqardhje mė pas tregon se ka nxjerrė
shpatullėn nė ndeshjen e sė shtunės, dhe tani duhet tė presė disa
javė pėr t'u shėruar.
White_Angel
Krijoni Kontakt