Në kuadër të SGS – Shoqatës humanitare të grave shqiptare në Zvicër, më 02.07.2005 organizohet festa tanimë tradicionale FLI – PARTY.
Këtu lidhet argëtimi, tradita, kultura jonë si dhe humaniteti!
Një festë e organizuar nga të rinjtë shqiptarë, për rininë shqiptare me qëllim për t’a ndihmuar së bashku atëdheun!
Ejani të festojmë verën në natyrë, të kënaqemi së bashku me tinguj të drejtëpërdrejtë të qiftelisë, tupanit, muzikës zbavitëse nga DJ Shipman dhe DJ Fariu. Gjithashtu i pranishëm do jetë Ansambli i valleve “Vatra” nga Bülach-u. Programi do jetë pra shumë i pasur dhe nuk do anashkalojmë shijën e askujt!
Për më shumë informacion: www.fliparty.ch.
Jeni të mirëseardhur !
Përshëndetje në emër të stafit.
Krijoni Kontakt