Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Alber Kamy (Absurditeti i Ekzistences)

    Eshte imagjinata ime apo Kamy anon nga stoicizmi?
    .................................................. ...............
    Per c'fare dhe qysh mund te them: "E njoh kete!" Kete zemer qe e ndjej brenda meje, e gjykoj qe ekziston. Ketu mbaron gjithe njohja ime; pjesa tjeter eshte rikonstruksion. Pasi, nese perpiqem ta kap kete vetvete per te cilen jam kaq i sigurt, nese perpiqem ta perkufizoj apo ti bej nje permbledhje, nuk eshte gje tjeter vecse uje qe me rrjedh midis gishtave. Une mund te skicoj nje nga nje te gjitha aspektet qe ajo zoteron, dhe ato qe i jane dhene, kjo rritje, kjo origjine, kjo etje e qetesive, kjo fisnikeri apo kjo poshtersi. Por aspektet nuk mund te mblidhen. Kjo zemer e imja do te mbetet perhere e huaj ndaj meje. Mes sigurise qe kam per ekzistencen, dhe perberjes qe perpiqem ti jap kesaj sigurie, ka nje zbrazeri qe s'mund te mbushet kurre. Gjithmone kam per te qene i huaj ndaj vetvetes...

    Nuk e di nese kjo bote ka nje kuptim qe e transhendon ate. Por di qe une nuk e di kuptimin e saj, dhe qe eshte e pamundur qe une ta di. C'eshte nje kuptim jashte gjendjes sime per mua? Ajo qe prek, ajo qe me reziston - kjo eshte ajo qe une kuptoj. Dhe keto dy siguri - etja ime per absoluten dhe bashkimin, dhe pamundesia qe ta reduktoj kete bote ne nje princip racional te arsyeshem - e di gjithashtu qe s'mund ti pajtoj dot. C'te vertete tjeter mund te pranoj pa genjyer, pa i dhene shpresen qe mua me mungon, qe s'ka asnje kuptim brenda limiteve te gjendjes sime?
    Nese do te isha nje peme mes pemesh, nje mace mes kafshesh, kjo jete do te kish nje domethenie, ose me mire te them ky problem nuk do te ish ngritur, pasi do ti perkisja kesaj bote. Do te isha kjo bote, ndaj te ciles tani jam ne kundershtim me gjithe ndergjegjen time dhe gjithe kembenguljen mbi familiaritetin. Kjo arsye qesharake me ve ne kundershtim me gjithe krijimin. Une nuk mund ta shuaj me nje vize stilolapsi. C'fare besoj se eshte e vertete duhet ta mbroj. C'fare me duket kaq e qarte, madje edhe kur me kundershton, duhet ta mbeshtes. E c'fare tjeter perben bazat e ketij konflikti, te ndarjes se botes dhe mendjes sime, pervec se dijenia ime? Prandaj, nese dua ta mbroj, une mund ta bej kete nepermjet nje dijenie konstante, gjithmone e gjalle, gjithmone ne gadishmeri. Kjo eshte ajo c'ka, per momentin, duhet te mbaj mend...

    Le te perdendrohemi perseri mbi metoden: eshte nje ceshtje kembenguljeje. Ne nje moment te caktuar te kesaj rruge, njeriu absurd tundohet. Historise nuk i mungojne as fete dhe as profetet, qofshin keto edhe pa zota. Atij i kerkohet te beje nje hap. Gjithcka ai mund te thote eshte se ai nuk kupton plotesisht, dhe qe kjo nuk eshte e qarte. Ne te vertete, ai nuk deshiron te beje asgje pervec asaj qe ai kupton teresisht. Ai eshte siguruar se kjo eshte krenaria e mekatit, por ai nuk e kupton nocionin e mekatit; qe ndoshta ferri e pret, por ai s'ka aq imagjinate sa perfytyroje kete te ardhme te cuditshme, qe ai po humbet jeten e perjetshme, dhe kjo i duket thjesht nje konsiderate. Nje perpjekje behet ne menyre qe ai te pranoje fajin e vet. Ai ndihet i pafajshem. Ne te vertete, kjo eshte gjithcka ai ndjen - nje pafajesi te pariparueshme. Kjo i lejon atij gjithcka. Prandaj, ajo qe ai kerkon nga vetja eshte te jetoje vetem me ate qe ai eshte ne gjendje te njohe, te pershtatet me ate qe eshte, dhe te mos marre asgje qe nuk eshte e sigurte. Atij i thuhet se asgje nuk eshte. Dhe kjo te pakten eshte e sigurt. Dhe kjo eshte ajo qe e shqeteson ate: ai deshiron te kuptoje nese mund te jetoje pa kete tundim...

    (vijon kur te kem nge)
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Nė fakt, Ēupkė_pe_Korēe, nuk e njoh mirė Albert Camus, por di qė ai ėshtė njė shkrimtar dhe jo njė filozof i mirėfilltė, ndonėse nė shkrimet e tij tė ketė shumė meditime filozofike. Di dhe qė nė shkrimet e tij ai pėrshkruan ndjenjėn e absurditetit tė fatit njerėzor. Kjo ide i ka ardhur nga tmerri i Luftės sė Dytė botėrore, ku njerėzimi kishte kapėrcyer kujfijtė e sė imagjinueshmes. Veē kėsaj, duke qenė lindur nė Algjeri ai ka patur qėndrime ekuivoke : ai ėshtė shprehur si intelektual dhe si francez i Algjerisė.
    Pėr Albert Camus, janė legjitime denoncimi i kolonializmit, qėndrimi pėrbuzės i Francezėve, por pėr Camus, koncepti i kombit algjerian ėshtė ilegjitim : Algjeria ėshtė formuar nga imigracione tė njėpasnjėshme (Ēifutė, Turq, Grekė, Italianė, Berberė, Arabė, pastaj Francezė), dhe Arabėt janė shtyrė nga imperializmi i Egjiptit dhe i BRSS, dhe jo nga ndjenja e pėrkatėsisė ndaj njė kombi algjerian.

    Por, ndoshta kur te di diēka me teper mbi kete shkrimtar te madh francez, mund te shkruaj edhe ndonje rresht.

  3. #3
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    atehere mbetet ta njohesh dhe pastaj ta diskutojme.

    Sa per ate qe thua se Kamy ishte me shume shkrimtar, eshte e vertete. E megjithate, "Miti i Sizifit"- esseja nga e cila jane shkeputur pasazhet e mesiperme eshte kryekeput filozofike. Per me teper, a nuk eshte "Nausea" e Sarterit nje krijim artistik me teper se filozofik? Besoj se per Sarterin nuk e ve ne dyshim qe ishte filozof. E pra, shpeshhere kufijte nuk jane te percaktuar qarte.
    Per mendimin tim, Kamy eshte nje nga shkrimtaret-filozofe me elegante qe kam lexuar ndonjehere (ne shkence, ne e perdorim fjalen "elegant/e" kur duam te pershkruajme dicka qe shpreh/jep ate qe ne duam te na jape, dhe e jep kete ne menyre teper te qarte. elegant=fancy)

    ps. ende nuk e kam te qarte se ke quan ti filozof, dhe c'mendon ti se eshte filozofia (kjo nga ajo qe ke shprehur ne lidhje me Heidegger dhe perkufizimin e filozofise/mendimtarit)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 13-06-2005 mė 20:42
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    (vijon nga posti #1)

    Para se te perballet me absurdin, njeriu i perditshem jeton me qellime, nje shqetesim per te ardhmen apo nje justifikim (nuk behet fjale ne lidhje me ke apo c'fare; nuk eshte kjo pyetja) Ai peshon shancet, ai mbeshtetet ne "nje dite," pensionin, apo punen e bijve te tij. Ai ende mendon se dicka ne jeten e tij mund te drejtohet. Ne te vertete, ai sillet sikur te ishte i lire edhe pse te gjitha faktet jane ne kundershtim me kete liri. Por pas absurdit, c'do gje turbullohet. Idea qe "une jam" menyra ime e te vepruarit sikur gjithcka te kishte nje kuptim (megjithese nganjehere kam thene se asgje nuk ka) - gjithe kjo eshte genjyer ne nje menyre te paqendrueshme nga absurditeti i nje vdekje te mundshme. Te menduarit per te ardhmen, the venit e qellimeve ndaj vetes, preferencat - te gjitha keto presupozojne nje besim ne lirine, edhe pse njeriu nganjehere pranon se ai nuk e ndjen ate. Por ne ate cast, une jam i ndergjegjshem se kjo liri me e larte, kjo liri "qe do te jete," e cila gjithashtu sherben si baze e te vertetes, nuk ekziston. Vdekja eshte i vetmi realitet...

    Por ne te njejten kohe, njeriu absurd kupton se deri ne kete moment ai ka qene i lidhur me hipotzen e lirise, iluzionin e se ciles ai ishte duke e jetuar. Ne nje fare menyre, kjo e dobesoi. Per aq kohe sa ai imagjinoi nje qellim per jeten e vet, ai ju pershtat kerkeses se nje qellimi qe duhej arritur, duke u bere skllav i kesaj lirie. Keshtu pra, une nuk mund te kisha vepruar ndryshe nga babai (apo inxhinieri, apo lideri i nje shteti, apo postieri) qe jam duke u bere...

    Absurdi me ndricon ne kete pike: nuk ka te ardhme. Rrjedhimisht, kjo eshte arsyeja e lirise sime te brendshme...

    Po c'kuptim ka jeta ne kete univers? Per momentin, asgje tjeter vec indiferences per te ardhmen dhe deshires per te konsumuar gjithcka qe me eshte dhene. Besimi ne kuptimin e jetes gjithmone presupozon nje shkalle vlerash, nje zgjidhje, preferencat tona. Besimi ne absurdin, sipas perkufizimit tone, na meson te kunderten. Kjo ja vlen per tu studjuar.
    Summertime, and the livin' is easy...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •