Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Qe Edi eshte i mire e verteton jo vec Koffi OKB-se por dhe Nexhmija.
    Edhe PPSH mori cmim nga OKb dikur per ushqyerjen e mire qe i bente popullit shqiptar e ne ate kohe terhiqeshin zvarre rrugve te Sarandes ca cuna te rinj qe deshen te arratisen nga se ishin te kernaqur me Ushqimin e ramizit.
    Cka bere EDI per punesimin e popullit te Tiranes?
    Cka bere Edi per strehimin e mijra te persekutuarve qe rrijne akoma rrugve pa shtepi e katandi?
    Cka bere Edi per venien ne pune te ish ndermarjeve qe Socialistet i premtuan se do i rivene ne Pune?
    Cka bere Edi kunder kriminalitetit e Droges e prostitucionit?
    Cka bere Edi per krijimin e qendrave te banuara me lulishte e kende lojnash per femije..per oborret e Kopshteve e Shkollave?

    Ai vetem se hoqi ca kioska e aq.
    Mos harrojme se Edi e mori Bashkine mbas 10 vjet tranzicion dhe gjerat ishin shume me te thjeshta se athere.

    Edi eshte i mire per Marsel Skendon e Lad Kosten e Nikoll Lesin e Bac Finon etj etj bark derra socialiste qe ndertojne grataciela.

    Nuk eshte Edi i mire por ishte Sali Kelmendi i keq e i duket puna Edit.


    Taras!

    Per Mero Bazen flet nga xhelozia.

    Mero eshte personalitet i politikes Shqiptare.

    Fjala e tije ze aq vend sa Shiku Klosit kish nji seksion vec per te tymosur kunder Meros.

    Viny !

    Shkrimet e gazetave duhen nga njihere sepse ato sjellin lajmin e dites dhe cfare zien ne Tirane sepse ne jashte nuk mund te gjykojme pa ju referuar analisteve aty brenda qofshin ata blu ose Roze.
    Me shume une sjell artikuj te Gazetave pro-PS sepse dua te jem jo tifoz dhe se fryma pluraliste behet me interesante.


    puhiza !

    une nuk jam i ri dhe se nuk kam ndonji respekt per rinine "TUAJ" sepse i pame dhe te "rinjte".
    gjithe Freshistat e rinj nuk sollen asgje te re ne zhvillimet e sotme pervecse paturpesi e pa moral e BABEZITJE NE TE VJEDHUR E SHFRYTEZUARJEN E POSTEVE SHTETERORE DUKE JA KALUAR 100 FISH GJYSHERVE TE TYRE VETERANE te grupuar ne partine e pirro dodbibes.

    I biri Xhelilit fshihet ne USA megjithse eshte i ri dhe megjithse morali komunist nuk e lejon lenien ne balte te shokve.
    Dy vartesa te Ilirit ndodhen ne burg per nji tender te cilit ja ka pa hajrin Iliri.

    pra oj puhiz..nuk ka asnji rol rinija ne permirsimin e jetes ne Shqiperi..
    Tutoret jane te rinj.
    Asnji Plak nuk po vret me kallash e as po vjedh neper tendera e nuk po trafikon vajza ne Milano.
    Per fat te keq kemi nji rini qe mos ta kesh fare zili.



    Edi Rama u votua nga rinija Tiranes dhe perkrahet nga mafia e troje-gratacielave.

    Akoma nuk ka dale qeveri e kryetar bashkie per popullin.

    Populli fillon nga 2 muajsh deri ne 82 vjecaret.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #12
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    pergezime erzen dukesh qe ke te ardhme oratori por te mungon dicka ne formulimin e atyre rreshtave dhe kjo eshte qenia me kembe ne toke.po ja fut kot mor bir.
    duhet te dish nje gje erzen se ky cmim qe ti ma krahason me nje cmim te ppsh jepet ne baze te fakteve ndersa ai i ppsh(une nuk di te kete ndonje cmim pasi enveri sdo ta kishte pranuar ) ishte ndoshta nje cmim kot pasi askush smund te shihte se ca ndodhte ne shqiperi.
    sa per ato pyetjet pjesa me e madhe e tyre ishte pa baze pasi edi e liroi parkun liria nga kioskat pas te cilave shperndahej droga dhe e ktheu ne nje lulishte ku ti thua qe po mungon.
    per punesimin e tiransve (pasi populli eshte tere shqiperia) ai ka bere aq sa mundte dmth ka futur ne pune ata njerez te kualifikuar qe e meritonin dhe ka hapur vende pune per te tjere.
    edi me metodat e tij po thith njerez qe kane mbaruar jashte shqiperise ose kane punuar ne vende evropiane dhe si te tille kane sjelle mendime te reja.
    ndersa sa per ato ndermarjet socialiste ato i ka ne dore qeveria dhe duhet me dite dicka mor erzen se edi ska ne dore te njejtin pushtet si puna e gulianit te ny(pasi ma do mendja se atij po i referohesh kur ben te tilla pyetja) edi ka shume pak gjera ne dore imagjino as policine e ndertimit dhe regullimin e teritorit ,qe ka 2 vjet qe po i kerkon spo ja japin.por i ka mbledhe ato qe ka ne dore dhe po e ben tiranen nje vend ku ke qejf me shku (nuk e di kur ke shku ne tir per here te fundit dhe ne i ke pa ndryshimet pasi po flet sh kot .ti po flet nen efektin e extremitetit berishian.
    dhe sa per muhabetin e perkrahjes duhet te dish qe te vetmen mbeshteje e ka nga populli i tiranes qe po sheh se dikush kerkon te ndertoje dicka,sepse politikanet kane bere sa e sa mbledhje per ta heq (e fundit ishte treshja berisha nano mojsiu qe une kam shume respekt per te tre per ate cka po perpiqen te bejne)
    e pra erzen kam shume te tjera per te te thene por besoj qe njesoj skane per te te bimdur sepse njerezve si puna jote u jane errurr syte nga ulerimat e disa eytremistve qe para disa vjetesh e rrahen edin she plejaden e tij sepse kerkonin demokracin per te cilen luftuan dhe jo nje diktature te dyte
    PAUCA SED MATURA

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Nen qeverisjen e Edi Rames ne Tirane po punohet me shume se kurre, Tirana eshte rregulluar sistemuar dhe stabilizuar me shume se kurre.

    Cfare beri Edi per puensimin e popullit te Tiranes? Per Strehimin e te ish-persekutuarve? Per venien ne pune te ish-ndermarrjeve socialitse?

    Jo per gje por juve nuk iu del fundi i gallates. Keto pyetje jane pak si shume "Kodra mbas bregu". Jo vetem se Edi ka punesuar dhe ka arritje me shume se te gjithe ish-kryebashkiaket e PD te marre se bashku per cdo pike mesiper, por qesharakja qendron ne faktin se nga Edi sot priten mrekullra me titullin "Qiqra ne hell". Edi vihet nen pergjegjesine per te zgjidhur disa probleme qe jane praktikisht te pazgjithshme ne kushtet e shqiperise. Jo vetem kaq por keto jane probleme qe u takonin paraardhesve te tij per tu zgjidhur. Te kerkosh te vesh ne pune psh ish fabrikat e komunizmit 12 vjet pasi ato u vodhen u dogjen e u shkateruan nen politiken e "Gjendjes se shokut" te aplikuar nga PD e co. eshte kerkese sa qesharake aq edhe trashe. Te kerkosh nga Edi strehimin e ish-te persekutuarve qe kane 12 vjet te dale nga burgjet kur keta duhet te strehoheshin me kohe eshte jo vetem hipokrizi por edhe cinizem. A sme thua se ku jetuan keta njerez per 12 vjet??

    Kontrolli i krimit nuk eshte juridiksion i Edit por i ministrise se brendshme. Dhe krimi sot ka rene ne nivele teper te ulta kur konsideron faktin se shqiptaret jane pronare te me shume se 1 milion armeve te paligjshme dhe se erdhen nga nje shoqeri krimi mesjetar ku i la PD.

    Edit se pari i duhet te rregullonte gabimet dhe budallalleqet e Kelmendit me shoke, i duhej te prishte getot e barrakat qe u ndertuan ne kohen e tyre e pastaj te fillonte rregullimin, pra puna e tij nisi jo nga zero por nga minusi.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Marenglen dhe Taras !


    Vrejtjet e juaja jane me vend.
    Nji pyetje kam.
    Dihet qe kryeminister ishte Meksi dhe kryetar Bashkije ishte Kelmendi ne kohen e Berishes.
    Pse gjithe rrufet per ato vite i hidhen Berishes ?

    Pse Ed Rama dhe Partizanet e tije kurre nuk tha "Meks rrumpalla" ose "sali kelmend Rrumpalla" ose "Gramoz Pashko rrumpalla" ose Genc rrul rrumpalla etj..?

    Pse i kursen Edi kte kategori kur dihet se dhe ata mos me shume se Berisha jane pergjegjes per ate periudhe ??
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  5. #15
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    erzen mos e kalo biseden ne tjeter kend pasi po flasim per edi ramen dhe jo saliun.por mesa duket sic e thashe edhe me larte ti je nje extremist dhe me ju veshtire se komunikohet.une vete e respektoj berishen pasi eshte nje faktor politik ne shqiperi dhe si i tille duhet respektuar(ky e mendimi im),por jo te degjenerojme ne nje situat qe te shajme ramen se i ka thene sales dr rrumpalla.
    ne duhet ta vlersojme nje personalitet nga ajo qe ai i ka dhene nje vendi dhe per mua edi i ka dhene dhe po i jep shume tiranes dhe ato qe the ne krye fare ti erzen skane pik kuptimi prandaj here tjeter mundohu te shpjegohesh me mire se ke dhe 17 yje mor djale
    PAUCA SED MATURA

  6. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Zoteri ku ke jetuar ti ne 92-97??

    Dhe se dyti duhet te te them se as e ke idene nga menyra se si funksionon nje pushtet. Kjo qe thua ti tingellon kaq e pakuptimte per mua aq sa per ty do tingellonte e pakuptimte nese une do te thosha se nuk ishte Hoxha ai qe na beri gjemen por ishte Lenka, Pali e co.

    Fakti qe Sala e rrethoi veten me te korruptuar apo te paafte nuk fajeson asnje tjeter vecse Salen. Zgjedhja e nje stafi efektiv eshte aftesi e nje lideri te suksesshem dhe eshte pjese e punes se tij. Sala nuk diti ta bente kete dhe falimentoi.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •