Ceremoni festive me rastin e ditės kur forcat e NATO-s hynė nė Kosovė pas 78 ditė bombardimesh
Kosova feston 6-vjetorin e hyrjes sė NATO-s
Shekulli
Kanė kaluar gjashtė vjet qė nga dita kur NATO hyri nė Kosovė, pas 78 ditė bombardimesh pėr tė dėbuar forcat serbe nga kjo krahinė. Pikėrisht hyrja triumfatore e ēliruesve tė Kosovės, data 11 qershor, kujtohet nė kėtė vend me ceremoni tė veēanta. Dje nė Prishtinė pėr tė shėnuar kėtė pėrvjetor ėshtė zhvilluar njė paradė e forcave paqeruajtėse tė NATO-s nė Kosovė, tė cilat e kanė vlerėsuar si shumė tė suksseshėm misionin e tyre pėr krijimin e njė ambienti tė qetė dhe sigurt pėr tė gjithė qytetarėt kosovarė. Nė Kosovė ndodhen ende 17 000 trupa paqeruajtėse tė NATO-s. Nė ceremoni, kreu i NATO-s nė Kosovė, gjenerali Yves de Kermabon, tha se pas vuajtjeve tė mėdha tė popullit tė Kosoves, aftėsia e tyre pėr tė shkuar pėrpara edhe pas humbjeve, ėshtė vėrtet frymėzuese. Gjenerali shtoi se prania e KFOR-it i mundėsoi kėtij vendi tė bukur t'i tejkalojė paragjykimet e vjetra: Prandaj, meqė po afrohet koha kur do tė bėhet vlerėsimi i standardeve dhe kur do tė fillojnė bisedimet rreth statusit final tė Kosovės, unė vazhdoj tė besoj se ndėrhyrja e KFOR-it, pėrkundėr ēmimit, e ka arsyetuar veten. Nė ceremoni mori pjesė edhe presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, i cili tha se Kosova duhet tė ketė forcėn e saj mbrojtėse, por ajo do tė jetė e kufizuar, ashtu siē duhet tė kufizohen edhe ushtritė e vendeve fqinje. Gjithashtu ai falėnderoi trupat e KFOR-it pėr gjithēka kanė bėrė pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj. Ndėrkohė, kreu i administratės sė OKB-sė nė Kosovė, Soren Jessen-Petersen, i pranishėm nė kėtė ceremoni, shfrytėzoi rastin pėr tė shprehur bindjen e tij se njė vit nga dita e sotme, e ardhmja e re e Kosovės do tė jetė e vėrtetuar. Ky vit ėshtė konsideruar nga tė gjithė si viti i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Perėndimi shpreson se nga vjeshta do tė hapen edhe negociatat pėr bisedimet mbi statusin, ku do tė vendoset nėse Kosova do tė bėhet e pavarur apo do tė mbetet vetėm nė emėr si pjesė e Serbisė, por me autonomi tepėr tė zgjeruar.
Periudhė shprese pėr Ballkanin
Kėshilla mė e rėndėsishme qė SHBA-ja mund ti ofrojė popujve tė Ballkanit ėshtė se ata duhet ta shohin kėtė periudhė si shumė shpresėdhėnėse. Kėshtu ėshtė shprehur dje pėr gazetarėt nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, i cili vizitoi Prishtinėn dhe Beogradin dy ditė mė parė. SHBA-ja beson se 2005-a do tė jetė viti i ndryshimeve pėr Kosovėn, - tha Burns, duke iu referuar edhe tė dėrguarit tė OKB-sė, Kai Eide, qė sė shpejti do tė mbėrrijė nė Kosovė pėr tė bėrė procesin e rishikimit tė standardeve tė arritura. Nė qoftė se gjithēka shkon mirė nė procesin e vlerėsimit tė standardeve, kjo do tė ēonte nė fillimin e bisedimeve pėr statusin kėtė vjeshtė, - siguroi Burns. Ai shtoi se rishikimi i standardeve do tė tregojė se tė gjitha partitė nė Kosovė janė tė vendosura pėr tė punuar mbi decentralizimin, si dhe pėr tolerancėn pėr tė gjitha grupet e minoriteteve. Mbi tė gjitha kėrkohet shumica shqiptare nė Kosovė tė pėrcaktojė qartė se edhe serbėt kanė tė drejtė tė jetojnė nė kėtė vend. Ėshtė sensi i tolerancės qė do tė jetė nė zemėr tė ēdo lloj zgjidhjeje politike, - shtoi Burns. Numri dy i dipolomacisė amerikane tha se nėse bisedimet pėr statusin do tė fillojnė, atėherė SHBA-ja do tė synojė tė angazhohet nė qendėr tė tyre. Burns pėrsėriti edhe njė herė qėndrimin amerikan qė shprehu para pak javėsh nė Kongres, se statuskuoja lidhur me statusin e papėrcaktuar tė Kosovės nuk ėshtė mė e qėndrueshme, e dėshirueshme apo e pranueshme dhe lė tė hapur mundėsinė pėr pėrsėritjen e dhunės etnike. Shtetet e Bashkuara, -tha ai,- nuk imponojnė asnjė zgjidhje, por lidhur me idenė e ndarjes sė Kosovės kjo tashmė ėshtė jashtė ēdo diskutimi.
Krijoni Kontakt