Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    12 qershor - Kosova feston 6-vjetorin e hyrjes sė NATO-s

    Ceremoni festive me rastin e ditės kur forcat e NATO-s hynė nė Kosovė pas 78 ditė bombardimesh

    Kosova feston 6-vjetorin e hyrjes sė NATO-s

    Shekulli

    Kanė kaluar gjashtė vjet qė nga dita kur NATO hyri nė Kosovė, pas 78 ditė bombardimesh pėr tė dėbuar forcat serbe nga kjo krahinė. Pikėrisht hyrja triumfatore e “ēliruesve” tė Kosovės, data 11 qershor, kujtohet nė kėtė vend me ceremoni tė veēanta. Dje nė Prishtinė pėr tė shėnuar kėtė pėrvjetor ėshtė zhvilluar njė paradė e forcave paqeruajtėse tė NATO-s nė Kosovė, tė cilat e kanė vlerėsuar si shumė tė suksseshėm misionin e tyre pėr krijimin e njė ambienti tė qetė dhe sigurt pėr tė gjithė qytetarėt kosovarė. Nė Kosovė ndodhen ende 17 000 trupa paqeruajtėse tė NATO-s. Nė ceremoni, kreu i NATO-s nė Kosovė, gjenerali Yves de Kermabon, tha se pas vuajtjeve tė mėdha tė popullit tė Kosoves, aftėsia e tyre pėr tė shkuar pėrpara edhe pas humbjeve, ėshtė vėrtet frymėzuese. Gjenerali shtoi se prania e KFOR-it i mundėsoi kėtij vendi tė bukur t'i tejkalojė paragjykimet e vjetra: “Prandaj, meqė po afrohet koha kur do tė bėhet vlerėsimi i standardeve dhe kur do tė fillojnė bisedimet rreth statusit final tė Kosovės, unė vazhdoj tė besoj se ndėrhyrja e KFOR-it, pėrkundėr ēmimit, e ka arsyetuar veten”. Nė ceremoni mori pjesė edhe presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, i cili tha se “Kosova duhet tė ketė forcėn e saj mbrojtėse, por ajo do tė jetė e kufizuar, ashtu siē duhet tė kufizohen edhe ushtritė e vendeve fqinje”. Gjithashtu ai falėnderoi trupat e KFOR-it pėr gjithēka kanė bėrė pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj. Ndėrkohė, kreu i administratės sė OKB-sė nė Kosovė, Soren Jessen-Petersen, i pranishėm nė kėtė ceremoni, shfrytėzoi rastin pėr tė shprehur bindjen e tij se “njė vit nga dita e sotme, e ardhmja e re e Kosovės do tė jetė e vėrtetuar”. Ky vit ėshtė konsideruar nga tė gjithė si viti i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Perėndimi shpreson se nga vjeshta do tė hapen edhe negociatat pėr bisedimet mbi statusin, ku do tė vendoset nėse Kosova do tė bėhet e pavarur apo do tė mbetet vetėm nė emėr si pjesė e Serbisė, por me autonomi tepėr tė zgjeruar.


    Periudhė shprese pėr Ballkanin

    “Kėshilla mė e rėndėsishme qė SHBA-ja mund t’i ofrojė popujve tė Ballkanit ėshtė se “ata duhet ta shohin kėtė periudhė si shumė shpresėdhėnėse”. Kėshtu ėshtė shprehur dje pėr gazetarėt nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, i cili vizitoi Prishtinėn dhe Beogradin dy ditė mė parė. “SHBA-ja beson se 2005-a do tė jetė viti i ndryshimeve pėr Kosovėn”, - tha Burns, duke iu referuar edhe tė dėrguarit tė OKB-sė, Kai Eide, qė sė shpejti do tė mbėrrijė nė Kosovė pėr tė bėrė procesin e rishikimit tė standardeve tė arritura. “Nė qoftė se gjithēka shkon mirė nė procesin e vlerėsimit tė standardeve, kjo do tė ēonte nė fillimin e bisedimeve pėr statusin kėtė vjeshtė”, - siguroi Burns. Ai shtoi se rishikimi i standardeve do tė tregojė se tė gjitha partitė nė Kosovė janė tė vendosura pėr tė punuar mbi decentralizimin, si dhe pėr tolerancėn pėr tė gjitha grupet e minoriteteve. Mbi tė gjitha kėrkohet shumica shqiptare nė Kosovė tė pėrcaktojė qartė se edhe serbėt kanė tė drejtė tė jetojnė nė kėtė vend. “Ėshtė sensi i tolerancės qė do tė jetė nė zemėr tė ēdo lloj zgjidhjeje politike”, - shtoi Burns. Numri dy i dipolomacisė amerikane tha se “nėse bisedimet pėr statusin do tė fillojnė, atėherė SHBA-ja do tė synojė tė angazhohet nė qendėr tė tyre”. Burns pėrsėriti edhe njė herė qėndrimin amerikan qė shprehu para pak javėsh nė Kongres, se statuskuoja lidhur me statusin e papėrcaktuar tė Kosovės nuk ėshtė mė e qėndrueshme, e dėshirueshme apo e pranueshme dhe lė tė hapur mundėsinė pėr pėrsėritjen e dhunės etnike. “Shtetet e Bashkuara, -tha ai,- nuk imponojnė asnjė zgjidhje, por lidhur me idenė e ndarjes sė Kosovės kjo tashmė ėshtė jashtė ēdo diskutimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-06-2005 mė 18:11 Arsyeja: Festohet 12 qershori, 6 vjetori i hyrjes sė NATO nė Kosovė

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    :Kosova ka hyrė nė sferėn e vlerave mė tė larta demokratike perėndimore
    kosovapress

    Prishtinė, 11 qershor 2005 (Kosovapress) Time: 13 : 42

    Duke kujtuar pėrvjetorin e gjashtė tė ēlirimit tė Kosovės, kujtojmė luftėn e lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pėrkrahjen e aleatėve tanė, NATO-n, SHBA-tė dhe vendet e demokracisė evropiane, qė ndihmuan luftėn e drejtė tė popullit tonė pėr liri dhe demokraci. Kosova ka hyrė pėrfundimisht nė sferėn e vlerave mė tė larta demokratike perėndimore dhe do tė bėhet pjesė e atij qytetėrimi, thuhet nė njė telegram urimi tė kryetarit tė PDK-sė, Hashim Thaēi, me rastin e gjashtė vjetorit tė festave tė ēlirimit tė Kosovės.

    Nė telegram thuhet se gjashtėvjetori i ēlirimit Kosovėn e gjen nė pozicionin mė tė favorshėm nė historinė e saj moderne. Diplomacia perėndimore gjithnjė e mė shumė ėshtė duke e kuptuar dhe pėrkrahur vullnetin e qytetarėve tė Kosovės pėr liri tė plotė dhe krijimin e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės.



    “Institucionet e Kosovės me kėmbėngulje janė duke punuar nė drejtim tė implementimit tė standardeve demokratike qė Kosova sė shpejti tė hyjė nė procesin e pavarėsisė dhe tė hapen rrugėt pėr integrimin e saj nė strukturat veri-atlantike. Duke falėnderuar bashkėsinė ndėrkombėtare pėr angazhimin e sinqertė nė ndėrtimin e Kosovės, shprehim mirėnjohje dhe respekt pėr tė gjithė organizmat e saj nė Kosovė: pėr NATO-n, KFOR-in, OSBE-nė dhe administratėn e UNMIK-ut, qė pakursyer kanė vepruar nė ecjen progresive tė Kosovės nė kėto gjashtė vjet tė kaluara,” thuhet nė telegram.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Brari, SHPETIMTARET e popullit te Kosoves dhe KOSOVES jane ata qe luftuan denjesisht, ata qe dhane gjejen me te shtrenjet JETEN, ata qe nuk e paten friken nga okupatori gjakatar serb. Ushtria Clirimtare e Kosoves eshte SHPETIMTARJA e popullit tone dhe e KOSOVES, ne krye me komandatin legjendar ADEM JASHARIN. Natyrish mirenjohese jane edhe vendet e NATOS, pra edhe Natoja eshte faktor kyq per mbrojtjen dhe lirine e popullit tone dhe te KOSOVES.
    Por ne nuk duhet ti harojme ata qe jane me te merituarit per keto dite qe KOSOVA gjindet tani pas 6 vite, sepse sipas mendimit tim po te mos ishin keta trima tane luftetaret e lirise
    USHTRIA CLIRIMTARE E KOSOVES besoj qe Kosova nuk do ishte ne keto ditet e sotshme.
    Pra populli i KOSOVES se pari duhet te kete mirnjohje per ushtaret e UCKse, e natyrisht duhet kemi mirnjohje edhe per NATON e ne rradhe te pare per SHBA ne.

    Ju Pershnedes te gjitheve, uroj 6 vjetorin e lirise se KOSOVES, lavdi te gjitheve atyre qe derdhen gjakun per lirine e Kosoves, Lavdi deshmoreve te Kombit, Lavdi familjeve Legjendare te Jasharajve lavdi komandatit legjendar ADEM JASHARIT.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GWENI : 12-06-2005 mė 13:47

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    12 Qershori, nje dite e madhe per Historine me te re te Kosoves, nje dite kur Kosova perfundimisht pa Diten e Lirise!

    Falenderim dhe respekt te perjetshem per NATO-n dhe gjithe ata miqe nderkombetare qe mundesuan qe Kosova sot te jete e lire, ne rrugen e pa-ndalshme drejt njohjes zyrtare te Pavaresise!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Falenderimi i takon edhe Wesley Clark personalisht. Krahas vullnetit te Klintonit ishte edhe vendosmeria e tij personale per nderhyrjen.

    Sa shpejt kaluan 6 vjet!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Perkujtimi i diteve te tilla te shenuara eshte i nje rendesie kombetare, pasi jane shanse reflektimi dhe falenderimi per cdo shqiptar qe i ndjek me shqetesim dhe vemendje zhvillimet ne trojet e te pareve. Le te sherbeje 12 qershori i ketij viti, jo thjeshte si nje dite falenderimi atyre qe organizuan luften per clirimin e Kosoves, por edhe si nje dite reflektimi dhe bilanci per cdo shqiptar, si per ata qe jetojne ne Kosove dhe perjetuan nga afer genocidin serb, edhe per ata qe e ndoqen ate me mankth te madh nga larg.


    Ku ishim dhe ku jemi?

    Kjo eshte pyetja qe cdo shqiptar nga Kosova duhet ti beje vetes. Duhet te sillni nder mend vujtjet dhe hidherimet e atyre diteve, duhet te sillni nder mend friken dhe terrorin, humbjen e jetes se njerezve te dashur, debimin me dhune, lotet, britmat dhe dhimbjet. Arsyeja perse duhet ti sillni te gjitha keto nder mend dhe ti mbani para syve, eshte se vetem keshtu do te mund te kuptoni se sa shume ka ndryshuar jeta per mire ne Kosove dhe cfare ndryshimi te madh ka Kosova e 2005 me ate te 1999.

    Mjafton te lexosh komentet qe shume nga ju beni, mjafton te lexosh faqet e shtypit shqiptar ne Kosove, dhe nuk ka se si te mos te te bier ne sy nje nenvleftesim direkt apo indirekt i arritjeve te bera ne Kosove. Po, eshte shume e vertete qe Kosova perballet me 100 probleme ekonomike, po eshte e vertete qe Kosova ende nuk eshte e pavarur, por keto nuk duhet te eklipsojne arritjet e jashtezakonshme qe jane bere ne Kosove ne keto 6 vjet.

    - Rikthimi i 1 milion shqiptareve te debuar nga Kosova ne Kosove.
    - Rindertimi i jetes se shkaterruar ne Kosove, kurimi i invalideve te luftes, rindertimi i shtepive te djegura, afrimi i ndihmave ekonomike nga gjithe bota.
    - Tranzicioni i shqiptareve nga organizimi ushtarak gjate luftes ne organizimin politik te pasluftes.
    - Ngritja e forcave ruajtese te Kosoves, nga rradhet e ish luftetareve te UCK-se.
    - Mbajtja e dy zgjedhjeve parlamentare demokratike ku populli i Kosoves zgjodhi liderat e vete me voten e lire, hera e pare ne historine e Kosoves.
    - Ngritja e institucioneve demokratike ne Kosove, presidence, qeveri, parlament.
    - Zgjidhja nga vete grupet politike shqiptare te dy krizave politike ne vend, krijimi i qeverise pas zgjedhjeve te mbajtura 5 vjet me pare me nje koalicion LDK + PDK, krijimi i nje aleance LDK + AAK pas zgjedhjeve te mbajtura 6 muaj me pare.
    - Doreheqja e papritur e nje kryeministri dhe dorezimi i tij ne Hage, dhe zgjidhja e krizes nga vete forcat politike shqiptare konform ligjeve demokratike, duke deshmuar keshtu pjekur politike.
    - Nxjerrja para Hages e Milloshevicit dhe deshmite e gjithe shqiptareve ne Hage, ku viktimat akuzojne agresorin.
    - Kthimi ne Kosove i te gjithe shqiptareve te persekutuar nga rregjimi serb dhe hapja e Kosoves per investimet e huaja dhe te vete shqiptareve.
    ....
    ....
    ....

    Jane te gjitha keto arritje qe jane bere ne nje kohe shume te shkurter, brenda 6 vjetesh. Njerezve te thjeshte 6 vjet mund tu duken shume, por gjashte vjet jane vetem 6 dite ne jeten e nje shteti e nje kombi. Jane pikerisht te gjitha keto arritje e shume te tjera qe une nuk i arrita qe e kane sjelle sot Kosoven ne diten e dasmes, diten e kurorezimit te aspiratave te gjithe shqiptareve me pavaresi. Por nese kujtoni se pavaresia shenon piken kulmante te historise se Kosoves, gaboheni pasi dita e pavaresise vetem sa shenon fillimin e nje kapitulli te ri historik, nje kapitull qe nuk do te shkruhet me nga te huaj por nga vete shqiptaret. Pavaresia do te thote pergjegjesi, do te thote pune, do te thote te mbeshtetesh institucionet demokratike te Kosoves, do te thote te sakrifikosh kohe, energji dhe vete jeten, do te thote durim pasi gjerat nuk ndertohen sa hap e mbyll syte por me kohe dhe perkushtim.


    Mirenjohja

    Po do te shohesh sa pak mosmirenjohes jane shqiptaret, mjafton te shikosh se me cfare fjalesh i drejtohen njeri-tjetrin ne kete teme. Si mund te jesh mirenjohes ndaj krereve te Natos dhe forcave paqeruajtese te saj, kur nuk je mirenjohes nga shqiptareve te nje gjaku, kushdo qofshin ata?! Ky eshte edhe ai qe une e quaj "helmi shqiptar" qe helmon mendjet dhe zemrat e shume shqiptareve. Urrejtja nuk sjell asgje tjeter pevercse vrasje dhe shkaterrim, dashuria dhe vellazeria sjell vetem jete ne paqe dhe zhvillim.

    Eshte per te qeshur dhe per te qare qe edhe pas 6 vjetesh, shume kokeboshe ne rradhet e shqiptareve mundohen te privatizojne luften e bere nga vete shqiptaret. Kush e cliroi Kosoven? E cliroi Adem Jashari apo Hashim Thaci, Ahmet Krasniqi apo Haradinaj? Dhe fillojne e mbajne ison njeri-tjetrin duke besuar se po mbrojne nderin e heronjve, por qe ne fakt jane duke njollosur nderin dhe kujtimin e tyre.

    Pyeteni Adem Jasharin ne varr, per ke e dha jeten e tij?
    Pyeteni Ahmet Krasniqin ne varr, per ke e dha jeten e tij?
    Pyeteni ate ushtarin e thjeshte ne mal pa emer, per ke i la eshtrat e tij?

    Kane per t'iu pergjigjur ne nje ze, per Kosoven, per familjet e tyre, per femijet e tyre. Nuk kane per tu thene se e dhane jeten as per Thacin dhe as per Rugoven as per Haradinajt dhe as per Suroin. Atehere perse ju mundoheni ti ndani heronjte dhe te shpifni e nenvleresoni ata? Nese vazhdoni te beni nje gje te tille, ju jeni viktimat me te medhenj ne rradhet e shqiptareve, pasi ju nuk keni kuptuar asgje nga sakrifica e tyre sublime. Ju nuk keni kuptuar qe ata dhane jeten ne menyre qe ju dhe femijet e tyre te jetoni te lire, te ndertoni e punoni se bashku per nje Kosove te lire, demokratike. Ata dhane jeten e tyre, ne menyre qe ju, femijet e tyre, te mos perjetoni me lufte, genocid e vuajtje.

    Eshte turp qe edhe pas 6 vjetesh te lexosh neper gazeta dhe forume debate te tilla qe nuk njollosin vetem dinjitetin e atyre qe i bejne keto debate, por njollosin edhe kujtimin e atyre heronjve qe luftuan dhe dhane jeten per te njejtin ideal, lirine e Kosoves.

    Ka ikura tashme ora e luftes, kane ikur plot 6 vjet, tani eshte ora e punes dhe urtesise. Eshte koha qe te mbeshteten ato institucione demkratike qe jane ngritur me gjak, dhe te punohet per ndertimin e nje Kosove te lire dhe te mbrojtur, ne menyre qe femijet dhe niperit tuaj te mos njohin me lufte e gjak, por vetem paqe, zhvillim e vellazeri.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-06-2005 mė 22:33

  7. #7

    Lightbulb 12 Qershori....!

    Kjo date duhet t'i beje nderkombetaret edhe njehere te mendojne per ate neper cfare kaloi Kosova martire dhe perfundimisht te mendojne seriozisht per PAVARESINE e Kosoves!

    "JO NEGOCIATAVE, PO VETVENDOSJES SE POPULLIT TE KOSOSVES PER PAVARESI"

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kosova pėrkujton hyrjen e paqėruajtėsve


    Trupat e KFOR-it u vendosėn nė katėr brigada shumėkombėshe
    Tė dielėn mbushen gjashtė vjet nga hyrja e trupave paqėruajtėse tė NATO-s dhe tėrheqja e forcave serbe nga Kosova.
    Kjo ditė nė historinė e re tė Kosovės, njihet si Ditė e Lirisė sė vendit.

    Me rastin e kėsaj feste qytetarėt e Kosovės i kanė pėrgėzuar drejtuesit e institucioneve vendore dhe ata politikė.

    Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova ka pėrgėzuar qytetarėt, komandatin e KFOR-it dhe ushtarėt e tij.

    Dita e 12 qershorit, pra Dita e Lirisė sė Kosovės, ėshtė njė ditė e madhe qė e siguroi qenien tonė nacionale e njerėzore dhe tė ardhmen mė tė lumtur pėr tė gjithė ne”, thuhet nė mesazhin e presidentit Rugova.

    Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi ndėrkaq ka falėnderuar ushtarėt e KFOR-it pėr sakrificėn e tyre dhe ndihmėn nė ruajten e paqės dhe sigurisė nė Kosovė.

    Hyrjes sė forcave paqėruajtėse tė NATO-s nė Kosovė gjashtė vjet mė parė i ka paraprirė fushata ajrore 78 ditėshe e NATO-s kundėr objektivave serbe.

    Kjo, me qėllim tė ndaljes sė spastrimit etnik tė popullatės shqiptare nė Kosovė nga ana e forcave serbe tė ish presidentit Sllobodan Millosheviq.

    Qė nga hyrja e forcave tė NATO-s nė Kosovė, tė koduar me emrin KFOR, gjatė kryerjes sė detyrės kanė humbur jetėn mbi 100 paqėruajtės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 13-06-2005 mė 03:37
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ku ishim dhe ku jemi?..............
    Te lumte Albo!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #10
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    Te lumte Albo!
    RTS,po ku ishe ti me 12 qershor 1999???Na thuaj realitetin?

    He tani krekoseni neper forume jo eshte dashur keshtu, e jo eshte dashur ashtu...

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesės nė Dardhė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 14:50
  2. “Radio Tirana” festoi sot 70 vjetorin e saj
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-11-2008, 21:39
  3. LDK feston 16 vjetorin e themelimit të saj
    Nga EveryWare nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 17:56
  4. Vlora feston 60 vjetorin e clirimit tė saj
    Nga KoTeLja_VL nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 20:09
  5. Nė 420 vjetorin e Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė
    Nga RTP nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 05:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •