Personazhi i denė pėr njė ēmim Gines, shqetėsimi numėr 1 pėr policinė e kryeqytetit
Jani, 9-vjeēari i 400 vjedhjeve
Grupet nė Greqi, Itali e Zvicėr shpallin ankandin pėr hajdutin e vogel
Gerti Xhaja
g.xhaja@gazetashqiptare.com
TIRANE
Ėshtė vetėm 9 vjeē, dhe mund tė konsiderohet njė Lupen I vėrtetė. Mirditor nė origjinė, me trup tė imėt qė si kalon 120 centimetra, bjond me sy bojėqielli, dhe gjithnjė mban njė xhup tė madh qė tė fusė sendet vjedhura, apo tė fshehė lekėt. Ndėrsa shkollėn e ka lėnė nė klasėn e dytė fillore. Njė histori e pabesueshme, e denjė pėr njė rekord tė zi, nė librin GUINES. Me rreth 400 vjedhje nė dy vite nė Tiranė, Markeljan C., ose siē njihet me emrin Jani, pritet qė shumė shpejt tė thyej rekordin e endacakut vjedhės Saleo Stojani, 4 vjeē mė I madh nė moshė. E kapin, e kėshillojnė, ndonjėherė I fusin edhe ndonjė shuplakė, por ai vjedh pėrsėri. Mund tė mendoja gjithēka pėr Janin, por qė tė mund tė vidhte dhe makina kėtė sdo e besoja kurrė nėse nuk do ma tregonte vetė nga e para
Nga jashtė nė timon I dukeshin vetėm flokėt e shkurtėr bjond tė ngritura pėrpjetė si iriq, tė thotė njė nga oficerėt e lartė tė policisė, I cili ėshtė marrė me njė dyzinė vjedhjesh tė kryera nga vogėlushi. Ndryshe nga Saleo, ai ka nėnėn, babanė dhe njė vėlla 5 vjeē. Prindėrit e tij, babai emigrant dhe e ėma shtėpiake, duket se e kanė tė pamundur tė largojnė nga rruga e vjedhjes. Mjaft grupe vjedhėsish shqiptarėsh qė veprojnė nė vėnde tė tilla si Greqi, Zvicėr dhe Itali, tė vėnė nė dijeni pėr vetitė e shkathta tė vogėlushit vjedhės, ia kanė kėrkuar tė atit duke I premtuar njė rrogė tė majme mujore, por prindėrit nuk e kanė pranuar asnjėherė kėtė marrėveshje.
Mamaja
Kam harruar
Kam mbyllur mamanė nė shtėpi qysh nė orėn 9.00 tė mėngjesit, se nuk mė linte tė ikja. Kėto ishin fjalėn e Markeljanit nė orėt e mesnatės nė ambjentet e Komisariatit numėr 4 tė Policisė sė Tiranės, njė muaj mė parė teksa ishte kapur nė flagrancė duke vjedhur njė banesė. Jani mbante nė dorė ēelėsin dhe kur shėrbimet e policisė kishin shkuar te banesa e tij private nė Allias e kanė gjetur tė ėmėn tė mbyllur brenda saj.
Njėrka
Ishte vetėm 7 vjeē, ku I ati I divorcuar nga e ėma bashkėjetonte me njė grua tjetėr. Ia kishte bėrė tė ditur dhe tė atit dhe njėrkės, se nė shtėpinė e tij e vetmja femėr qė mund tė qėndronte ishte e ėma. E ka keqtrajtuar pėr disa muaj njėrkėn e tij nė atė mėnyrė saqė ajo mori rrobat dhe sendet e saj personale dhe u largua nga shtėpia pėr tė mos u kthyer mė nė shtėpi. Ka duruar gjithēka Markeljani, deri nė tė rrahurat e tė atit, sa herė qė ky I fundit kthehej nė shtėpi dhe mėsonte bėmat e tė birit.
Politikani
Unė kam vjedhur edhe shtėpinė e Presidentit, mora lekė dhe pashaportėn e tij. Deklarimi I Janit nė polici, ku ishte shoqėruar pėr vjedhjen e njė motoēiklete, alarmoi shėrbimet e Komisariatit numėr 4 tė Policisė sė Tiranės. Ėshtė ai qė bėjnė ata te Portokallia, po tė doni ju ēoj unė te shtėpia e tij- siguronte hajduti I vogėl.
Shėrbimet e policisė e kanė shoqėruar Janin, pėr te shtėpia qė thoshte, dhe kur kanė hyrė brenda kanė konstatuar se ajo ishte banesa e nėnkryetarit tė Partisė Lėvizja e Legalitetit, Murat Basha. Ndoshta paraqitja e nėnkryetarit tė PLL, trupmadh dhe me flokė tė rėnė, kishte bėrė qė nė fantazinė e tij 9-vjeēari ta ngatėrronte me Presidentin, personazh tė emisionit Portokalli. Vetėm kėtu ishte ngatėrruar Jani, pasi vjedhja konsistoi e vėrtetė. I kishte vjedhur nėnkryetarit Basha, 60 mijė lekė tė reja dhe pasaportėn diplomatike. Duke mos e njohur kėtė tė fundit, Jani ka pranuar se e kishte hedhur te oborri I njė pallati pranė shtėpisė sė Muratit pasi kishte dalė.
Motoēikleta
Dy muaj mė parė Jani, I ka habitur policėt e grupit tė gatshėm tė Komisariatit numėr 4 tė Policisė sė Tiranės, qė kryenin patrullimin e zonės pranė Medresesė. U ka kėrkuar shokėve tė tij tė furgonit, ta ndihmonin me njė bidon benzinė. Kur e pyetėn se pėrse I nevojitej benzina, policėt mėsuan se I kishte mbaruar karburanti I motorrit tip Papaq me marshe manualė, tė sapovjedhur nė Tiranėn e Re, duke e lėnė nė rrugė. Policėt I kanė kthyer motorrin tė zotit, kurse Jani e ka bėrė me shokėt e tij me furgonin e policisė atė pjesė tė xhiros qė do e bėnte me motorrin e vjedhur.
400 Vjedhje
Tė regjistruara
Shifra rekorde e vjedhjeve tė banesave, lokaleve, motorrėve dhe makinave e ka kthyer nė hajdutin mė tė tmerrshėm vogėlushin 9-vjeēar.
2 VJET
EKSPERIENCE
Qysh nė moshėn 7 vjeēare, Jani, ishte regjistruar si njė vjedhės profesionist nė polici. Tashmė mund tė konsiderohet me 2 vite eksperiencė.
PRETENDIMI
Oficerėt e policisė qė kanė marrė nė pyetje vogėlushin pas vjedhjeve tė vazhdueshme mendojnė se ai I kryen veprimet nė mėnyrė tė pavetėdijshme, si njė lojė qė mund tI sjellė fitime.
Saleo Stojni, hajduti mė I madh
Endacaku vjedhės mbush
moshėn pėr arrest
Ka filluar numėrimi mbrapsht, pėr Saleo Stojanin, endacakun korēar qė mban aktualisht rekordin shqiptar pėr vjedhje. Pas njė muaji, nė datėn 14 shkurt, ditėn e tė dashuruarve, Saleo mbush 14 vjeē, dhe plotėson moshėn e duhur pėr ta arrestuar. Endacakun qė ka shėnuar vjedhje nga Lezha deri nė Sarandė, ishte e pamundur ta mbaje nė izolim pėr shkak tė mungesės sė shkollės sė riedukimit, e mbyllur qysh nė vitin 1993. Njė vit mė parė policia shėnoi njė incident duke e arrestuar Saleon, pas njė gabimi qė kishte nė tė dhėnat e vitlindjes sė tij. Gjatė verifikimeve rezultoi se endacaku donte edhe njė vit qė tė mbushte moshėn e pėrgjegjėsisė ligjore. E dinte qė pa mbushur 14 vjeē, nuk mund tė mbante pėrgjegjėsi pėr asgjė dhe u tregonte oficerve tė policisė me pėrpikmėri tė gjitha vjedhjet qė kryente, sa herė qė e ndalonin. Ndėrsa oficerėt e policisė, nė pamundėsi pėr ta ndaluar, sa herė qė e shikonin nė zonat e tyre, I jepnin lekė duke I kėrkuar Saleos tu premtonte se nuk do vidhte nė juridiksionin e tyre. ge.xha.
Shikoni cfare behet o njerez
Krijoni Kontakt