Dje lexova nje artikull tek Spektri mbi Sander Prosin. Me kenaqi se me rikujtoj idhullin tim te kinemas dhe me shtyu te shkruaja kete mesazh.
Ne temat e tjera te forumit behet perpjekje per te rikujtuar yjet shqipetare te kinemas, sportit, muzikes apo edhe figurat me te rendesishem te historis. Por vetem kaq...disa rreshta.
Por asnje nuk merr inisiativen te krijoj nje faqe ne internet per ta. Kur te gjith "cirremi" per te bere sa me shume per atdheun.
Eshte turp ta mendosh qe edhe Heroi yne Kombetar nuk ka nje faqe te tijen te kompletuar. Kur te gjitheve gjeja e pare qe na vjen ne mendje ti krenohemi botes eshte qe Skenderbeu ka mbrojtur Europen per 25 vjet dhe vizita e pare qe ju ofrojme miqeve te huaj eshte Muzeu i Tij ne Kruje.
Dhe nje faqe e till mund te behet shume mire ne bashkpunim me ate Muze qe te pakten eshte vlersimi me i mire qe i kemi bere deri tani Skenderbeut.
Ndoshta mund te mendoni se kjo eshte nje gje qe i takon ta bej shteti yne, por une as qe dua ti futem atij diskutimi sepse shteti po te ishte per ta bere, duhet ta kishte bere me kohe...shteti le ti bej nje paraqitje dinjitoze vetvetes ne internet dhe te mos na prishi pune me zollumet qe bene ne politik...thirrja eshte per te gjith ju webmasterat e rinj shqipetare qe gjithsecili te japi ndihmen atje ku eshte me i zoti. Sepse besoj kjo eshte edhe ideja e diskutimit ne kete forum, pra shkembimi i ideva dhe bashkpunimi.
E si Skenderbeu do ju permendja shume te tjere qe nuk kan nje faqe te tyre ne net dhe qe ne i rendisim me mburrje kur na duhet te rendisim dicka, por qe bota pak i njeh ose nuk e di fare qe jane shqipetar si:
Nene Tereza, Ismail Kadare,vellezrit Belushi, Inva Mula, Vace Zela, Sander Prosi, Kadri Roshi (ketu mund te radhisja shume nga artistet tane te famshem por qe nje ide mund te jete edhe berja e nje faqeje te vetme per kinematografine tone ku cdo artist te kete linkun e tij).
E njejta gje mund te behej me arritjet tone me te mira ne sport rezultatet ne qitje(kampjone te Evropes-Elisabeta Karabolli), rezultatet ne peshngritje, arritjet e volejbollit te femrave te Dinamos se Kreshnik Tartarit dhe Ela Tases(ne kater me te mire e evropes) etj etj.
Keto faqe te vecanta te kinematografise, sportit, muzikes etj mund te pasuroheshin me arritjet me te fundit te shqipetareve.
Tani shum nga ju studjojne IT ose e kane me pasion te merren me webdesign dhe shoh qe jane krijuar shume faqe te mira ne net. Por ajo qe s'me pelqen eshte qe shume nga ato u mungon permbajtja ose kan pak a shume te njejten permbajtje(lajme, forume, gjeagjeza, ngarkime programesh etj etj) dhe ndryshojne vetem background color-in . Pra po pe nje i ke pare te gjitha.
Ne duam ti fusim te gjitha ne nje thes, te paraqisim gjithcka nderkoh qe bota ka ecur perpara pikerisht nga specializimi i gjerave ku gjithsecili merret me nje pune te caktuar dhe jo me gjithcka dhe asgje ne te njejten kohe.
Kur ne net shikon faqe edhe per nje futbollist amator apo per "shoqaten e zogjeve gushkuq" apo ku ta di une , kurse ne...
Uroj qe te jem i qarte ne iden time. Ky eshte nje lloje ngacmimi dhe ideje qe shpresoj te kuptohet drejt.
Toni
[QUOTE "It is no use saying, 'We are doing our best.' You have got to succeed in doing what is necessary."
-Sir Winston Churchill
![]()
Krijoni Kontakt