Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 88
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Per mua si boksier Tyson nuk arriti kurre ne nivelet e te medhenjve as M.Aliut e as Evander Hollifield qe 37 vjec e rrahu keqas Tyson 29 vjec, e ky i fundit edhe ne revansh u rrah "si gomari ne duhan" saqe u kthye ne qen tinzar dhe i hengri veshin me dhembe.

    Tyson nuk pati kurre klas ne boks,ai mbeti vagabond rrugash njeri me instikte kafshe. egersia e te cilit u pompua shume, nga mediat sidomos duke i vene para ne shumicen e rasteve gjysem-amatore qe i hidhte KO ne raundin e pare.

    Kishte grusht te tmerrshem por ne rast se kundershtari rezistonte 3-4 raunde Tyson dobesohej. Boksieret "inkasatore" si Hollyfield te cilet kane pergatitje te larte fizike, teknike e psikologjike e rraheq keqas ate.

    Personalisht per mua Boksieri me i madh i 50 vjeteve te fundit eshte GEORGE FOREMAN i cili ishte nje boksier i madh qe ben boks te nivelit te larte deri ne moshen 50-60 vjecare, njeri i pathyeshem, boksier i perjetshem.

    Njeri dhe rikthehet ne boks mbas vitesh shkeputje i afte per titull bote., kur ish-rivalet e tij qe Parkinsoni i ka thyer ne gjendjen e bebes me bebelina, kane nga 30 vjet qe jane harruar.

  2. #42
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Kaq ishte edhe karriera e te madhit Tajson.

    Gjithsesi ai eshte njeshi sot per sot.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink Po flasim per sportin apo çfare?

    100 FOREMAN dhe kompani te mblidhen sebashku nuk e krijojne famen TYSON.
    Po ju jap te dhenat , statistikat pastaj gjykoni( aty jane te gjithe)

    http://www.boxrec.com/boxer_display.php?boxer_id=000474

    LA VIE LA VRAI

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Cilen fame more?

    Ky person nuk u be kurre kampion absolut i botes. Kur Foreman ishte kampion, ky s'kishte lindur dhe tashti perseri Foreman eshte ring kur ky "ujku me pupla" doli ne pension.

    Kaq sa ky pensionisti i sotem ishte Hollyfield kur e beri m... per pulat.
    Sa shpejt harroni more?

  5. #45
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ju lutem te mos ja mohojme ate se ka qene njesh fare ne box Tyson, eshte fakt se gjate rruges se suksesit i kane paraprije shume ngjarje jo te hijshme por karriera e bollshme e tij i mbulon te metat qe ai beri gjate karrieres, IRON MIKE ka qene luan per shume boksier vite me radhe edhe sot edhe me tej mbetet sinonim i boxit ne bote.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #46
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Keshtu...eshte keq kur sheh nje Majk te hekurt qe ishte frige per cdo boxier ne bote...por koherat ndryshojne...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #47
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ndersa keto ishin gjerat qe ja zbehen teper karieren e tije te bujshme....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Irlandezi pak i njohur, Kevin MekBrixh arriti një fitore befasuese ndaj Majk Tajson ku ish-kampioni i botës, u detyrua të dorëzohet përpara raundit të shtatë.

    Pasi pësoi humbjen e tretë në katër dyluftimet e fundit, boksieri që kishte shpërthyer në skenën e peshën rë rënd me atë stil eksploziv për afro dy dekada, deklaroi se karriera e tij në ring kishte përfunduar.

    "Kjo është e gjitha. Unë kam përfunduar. Nuk është për zëmrën time. Nuk jam më i interesuar të ngjitem në ring", pohoi në konferencën e shtypit pas ndeshjes, 38-vjeçari Tajzon.

    Një gjë të ngjashme kishte bërë Tajzon pas humbjeve me nokaut me britanikët Lenoks Ljuis dhe Dani Uiliams, por menjëherë kishte ndryshuar mendim duke krijuar jo pak befasi.
    Pas një starti pot shkëlqim, një Majk Tajzon i shterruar në energji, godet me kokë MekBrixh në minutën e parë të radundit të gjashtë, duke e çarë irlandezi në syrin e majtë.

    Dhe pse gjaku rridhte ne fytyrën e tij, MekBrixh vazhdoi të punojë në ring duke e shtrirë në tapet Tajzonin në përfundim të raundit.
    I padëmtuar nga goditja, por me energji minimale, Tajzon u ul në qoshen e tij, për ti kërkuar më pas gjyqtarit të ndeshjes, Xhoe Kortez që ta ndalonte dyluftimin, çka do të ishte i fundit për ish-kampionin e botës.
    "Nuk mund të bëjë më asgjë, theksoi më tej Tajzon që u pa shumë i qetë në konferencën e shtypit. Nuk mund të gënjej më veten time. Nuk dua të shtyjë më tj ankthin në sport".

    Duke qenë më i lartë dhe me peshë më të madhe, boksieri irlandez i shfrytëzoi mjaft mirë këto avantazhe, për ta përmirësuar rekordin e tij në 33--4-1, me 28 fitore me nokaut.

    MekBrixh që pak i dhanë shansin e fitores përpara ndeshjes, theksoi se Tajzon megjithë humbjen mbetet ende "një luftëtar i shkëlqyer".
    "Ai është ende shqetësues, pohoi 32-vjeçari MekBrixh. Ai është një nga boksierët më shqetësues me të cilët unë jam ndeshur. Kjo fitore ishte për krenarinë e Irlandës".

    Tajzon me një debit prej milionash dollarësh, theksoi se vendimin e tij marrë përpara ndeshjes: të tërhiqej nëse humbte dhe të vazhdonte nëse fitonte.
    Në qoftë se kjo do të jetë ndeshja e fundit për Tajzon, sikundër thotë ai, karriera e tij mbyllet me rekordin 50-6, ku 44 fitore janë arritur me nokaut. Nga ky dyluftim dhe pse humbi Tajzon do të marrë 5 milion dollarë, kurse mekBrixh vetëm... 150000 dollarë.

    PS:
    Perkthim.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771

    Fejton: Përfundimi i një kariere - "Mike Tayson"

    Me koken e mbeshtetur ne litarin e pare te ringut dhe trupin te shtrire ne dysheme Mike Tayson,po mendohej a vlente te ngrihej ne kembe e ta vazhdonte meqin,apo te mbete i shtrire tia fuste gjumit ne ringun e Washingtonit.Dikur njeriu me i tmershem i planetit ne ate nate te qershorit te ketij viti e zgjodhi opcionin e dyte.Karriera njezetvjeqare e nje kampioni te dikurshem po merrte fund nje here e pergjithmone.Nje boksiere i quajtur McBride ia kishte dhene grushtin e fundit Taysonit qe e hodhi ne dysheme.Kur Mike Tayson u ngrit nga dyshemeja shkoi tek trajneret e tij dhe tha se me nuk mund ta vazhdonte meqin.E kishte mbaruar meqin me McBride pak te njohur dhe me kete e ishte mbaruar karrieren kur ne fillim ndriste shkelqimin kurse ne fund nje rrefim te dhimbshem."Kaq kishte theksoi Taysoni e pak kjo pune".Pas 20 vjetet te kaluar ne mes te litareve te ringut ai i kishte fituar 300 milin DOLLARE dhe ishte shenuar si kampion i ri i botes.Si kan mundesi te me sfidojne me aftesite e tyre thoshte Mike ne shkelqimin e tij.Mirepo pas 20 vjetesh,56 meqesh dhe 340 milione DOLLARE te shpenzuar ishte hija e kampionit te dikurshem.Ne meqin e qershorit kunder irlandezit McBride dha shume goditje te mira por huqi edhe shume.Pastaj i humbi nervat siq i ka ndodhur shpesh ne kohet e fundit.Provonte ta qellonte me koke kundershtarin dhe njehere ja kapi doren t'ia thyente .Kur keto deshtuan e morri nje grusht vendimtar dhe ne raundin e 6 mbeti i shtrire me koken mes litareve te ringut."Nuk desha ta ngrihesha,isha i lodhur theksonte Taysoni.Kampioni i dikurshem thote se ka ndermende ti gozhdoje dorezat dhe te shkoje ne periferi te merrej me rritjen e pellumbave.Nese vertete dont ti thonte lamtumire boksit atij do ti shenohen 56 meqe ne karriere prej te cilave do ti shenohen 50 fitore dhe do ti shenohen 300 milione DOLLARE te fituara dhe 340 milione te shpenzuara.Nuk ka as shtepi shpreson se ndonje adhurues i tij do t'ia leshoje shtepine ne kaqep ndonje cope jete.Shpresoj ti sheroje kujtimet e hidhura duke ndjekur fluturimet e pellumbave ne kulmin e shtepise me qira ne Phonix ku i kalon muajt e fundit.Mirepo eshte i vendosur per nje gje,nuk deshiron qe askush te ndjeje keqardhje per te.Shum nga adhuruesit e mi jan shum te ndjeshem kur flitet per mua.Une jam nje tip i ftofte i ashper e i rende.Jam nder me te keqinjte thote ai.Nuk mund te shlyesh ate qe me ka bere vaki.Kam lajthitur ne qdo aspekt.Nuk di si te mirrem me me njerezit qe me qajne e kam humbur ndjeshmerine.Mirepo rrefimi per humnjen e ndjeshmerise nis shume me heret.Jo 20 vjete me par kur ai u be kampioni me i ri i kategorise se rende ne histori te kategorise se rende.Por tridhjete vjet me pare.Ndoshta ndjeshmeria nuk kishte egzistuar per at djaloshin e ri 12 vjeqar te fuqishem,me te fuqishem sa te gjithe moshataret e tij qe po ngardente ne rrugeve te qytetit te tij.Djaloshi i ri i rruges quhej Mike.Edhe ndonje vit do te bente fame si kampioni Tayson.Mirepo,djaloshi Mike kete ende nuk e ndiente.

    (Ne numrin e neserm:Kur nisi t'i perdorte grushtet per here te pare Mike Tayson?Pse perfundoi ne shtepi korrektuese?Kush ishte Cus D'Amato?Si nisi karriera e Taysonit?)
    Ndryshuar për herë të fundit nga viganv : 27-06-2005 më 04:58

  10. #50
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Taysonit[2]

    "Fajtor"!
    Dang!
    Gjykatesi kishte goditur qekanin e tij te drunjte ne tavoline pasi kishte dhene vendimin e tij per djaloshin e ri te ulur ne banken e te akuzuarve.Djaloshi ishte nje zezak 12-vjeqar me fytyre te vrazhde dhe krahe te gjere.I kishte nja 80 kilograme te mira.
    Ishte hera e pare qe po dilte para gjykatesit dhe hera e pare qe po shpallej fajtor.
    Edhe ai,edhe gjykatesi ate dite te itit 1948 e dinin se zezaku shpatullgjere do te ishte myshteri edhe here te tjera ne sallat e gjykates.Nje fajtor i perhershem qe do t'i lidhte ditet me qendre korrektuese,duke e pasur si intermexo ndonje dite te kaluar neper rruge.
    Mirepo,as tjetri,nuk e dinin ne at dite te bukur pranvere se djaloshi do te bente nam pak per shkak te anes se tij tendritur.
    Emri i djaloshit ishte Michael Gerald Tayson.
    Kishte lindur me 30 qershor te vitit 1966 ne Brooklyn te New Yorkut.Ishte nje kopil pa baba qe rritej pa frike zhvillohej ne nje kampion me kurore te shtrember qe do te shkaterronte qdo gje para vetes,per te mire apo per te keq.
    Nena e tij Lorna ishte martuar me nje njeri te quatur Percel Tayson.Ne ate kohe Lorna kishte mbetur me barre me nje njeri tjeter qe quhej Jimmy Kirkpatrick.Lorna vendosi qe femijes tia linke mbiermrin e urrit te saj Percelit(Fatkeqi Percel shume vjet me vone do te mburrej me mbiemrin e tij Tayson.)
    Lorna nderkaq kishte mbetur pa Jimmyn dhe pa Percelin.Ajo ishte nene qe duhej te punonte per ta ushqyer te birin.
    Jeta ishte e zorshme dhe ligjet e rruges ishin te ashpra.Mirepo djaloshit Mike nuk i pengonte kjo pune.
    Kishte qene 9 vjeq,kur ishte rrahur per here te pare.Kishte qene duke luajtur me pellumbat e tij dhe nje kapadai 15 vjeqar kishte nisur ta ngacmonte.Madje ai ja kishte marre nje pellumb dhe refuzonte t'ia kthente.Shume gabim.Djaloshi Mike e kishte qelluar aq forte ne nofull,sa qe 15-vjeqari nuk ishte dukur ne mahalle per nje kohe te gjate.Qe ate kohe Mike kishte bere emer.Shoqerohej me banden "Jolly Stompers".Bande qe vidhte e plaqkiste.
    Ai rritej ne rruget e ashpra Brooklynit.Kishte merak te rriste pellumba,te vidhte qanta te grave neper stacione dhe te rrahej me grushte kunder bandave kundershtare ne qytetin e tij.
    "U zgjova ne mengjes dhe pashe se pellumbi im i preferuar,Julisi kishte ngordhur.Vendosa t'ia merrja sqepin dhe t'ia mbaja per kujtim.E kisha lene sqepin ne trotuar dhe shkova te merrja diqka ne banese.Kur u ktheva pashe se pastruesi i rrugeve e kishte marre sqepin dhe e kishte hedhur ne kontenjer.Iu sula dhe e rroka keq njehere me te djathten.Veq kur e pashe ne toke duke perpelitur si debill.tayson thoshte"Nena ime ndjese paste kurr nuk me ka njohur si nje njeri qe ka bere diqka ne jete.Ajo ka shkuar(nderruar jete)duke me njohur si nje qun te eger qe endeve rrugeve dhe qe veshte tesha qe kurre nuk i ka paguar.
    Megjithate nese nena e tij nuk mund ta zbuste djalin e tij,ishte nje njeri qe do te mund te perpiqej.
    Me 1979 ne qendren korrektuese ne Ney York State,nje instruktor i boksit kishte verejtur fuqin e kraheve te tashme 13 vjeqarit dhe i kishte treguar nje shoku te teij.Do qe ky shoku,ishte askush tjeter pos Cus D'Amato,trajneri i shquar qe tashme kishte krijuar kampione edhe me heret.Nje trajnere plak me floke te thinjur,D'Amato kishte pranuar qe ta shikone djaloshin 13-vjeqar.

    (Ne numrin e neserm:Kush ishte Cus D'Amato dhe Taysoni i ri?Si nisi karriera e boksierit Mike Taysonit?)
    Ndryshuar për herë të fundit nga viganv : 27-06-2005 më 05:08

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Boks: Kreshnik Qato, kampion i botës në versionin WBF
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 24-06-2014, 09:16
  2. Luan Krasniqi i jep fund karrierës
    Nga SUPERSTAR_N1 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 394
    Postimi i Fundit: 29-12-2011, 15:08
  3. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 13:51
  4. Tërhiqet nga boksi ukrainasi, Vitali Klitschko
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •