Historia e Mike Tysonit [3]
Mike Tyson ka qene 13 vjeq kur ne sallen e qendreqs korrektuese ne New York kishte hyre plaku i thinjur pakez i plote i cili qe ulur skaj ringut. Trembedhjete vjeqari i rrugeve po i kalonte ne qender korrektuese muajt e ndeshkimit per vjedhjet dhe rrahjet qe i bente neper Brooklyn.
Mirepo, plakut pak i interesonin rrefimet e tij per rrugen. Atij i interesonte rrefimi per ringun. Plaku quhej Cus D'Amato. Plaku D'Amato edhe vete kishte qene djalosh i eger i rruges. Grushtet kishin qene arma e tij e forte, deri sa nje dite nje kundershtar i tij ne rruge e kishte qelluar me shkop ne sy. D'Amato qe atehere ishte detyruar ta mbyllte fare njerin sy qe te mos e humbiste edhe tjetrin. Mirepo, D'Amato tani ishte 72 vjeqar dhe besonte se zezaku shpatull gjere te cilin e kishte karshi do te behej nje dite te bukur kampion bote ne kategorine e rende. D'Amato ishte njohes i mire i kampioneve. Nja 30 vjete me pare e kishte mare edhe nje djalosh tjeter nga qendra korrektuese per ta bere kampion bote ne kategorine e rende. Emri i atij kampioni ishte Floyd Pattirson. Me 1956 Patterson e kishte fituar titullin e kampionit boteror te boksit profesionist ne kategorine e rende, ne moshen 22 vjeqare dhe ishte bokseri me i ri qe e kishte fituar titullin e kampion boteror ne kategorine e rende. Mirepo, tani me 1979 plaku shtateshkurter ishte afruar prane djaloshit 13 vjeqar. Ja kishte rrahur shpatullat. Ja kishte shikuar bebezat e syve. E kishte pyetur a frikesohej dhe kur djaloshi ishte pergjigjur qe nuk kishte frike nga asgje, plaku kishte thene: "Eh po, prej ketu duhet te nisim luftetari duhet te kete frike. Duhet ta mesoj friken". Aty e kishte nisur edhe shoqerimi qe do ta krijonte njerin nga bokseret me te shquar te botes te te gjitha koherave. Cus D'Amato ishte nje njeri qe e njihte boksin me mire se kushdo tjeter ne planet. Ai e kishte verejtur menjehere se Mike Tyson-i ishte me i fuqishem se te gjithe qunat e tjere qe kishte pare ne jete dhe kishte pare quna te fuqishem gjitheandej. Kishte verejtur nje instikt shtazarak, nje deshire per te shkateruar cdo kundershtar. Se shpejti Tysoni kishte nisur te mesonte teknikat e boksit, ndersa D'Amato kishte vendosur ta largonte nga qendra korrektuse dhe ta merrte ne shtepine e vet.
Gjate gjithe karrieres se tij si trajner, D'Amato ishte frikesuar deshtimit. Floyd Patterson-in e kishte bere vertete kampion te madh, por edhe ky kampion e kishte pasur nje pike te dobet - mjekerren. Cus D'Amato besonte se i perkedheluri i tij nuk do te kishte as nje pike te dobet. Mike Tyson-i e nisi karrieren ne boksin amator si 16 vjeqar. Per dy vjet arriti ti zhvillonte 27 meqe, prej te cilave 24 i fitoj. Dy nga tri disfatat i pesoj nga i njejti bokser, Henry Tillman. Tillman e mposhti Tyson-in edhe per kualifikimet per lojerat olimpike ne Los Angelos. Tillmani me pas u mposht nga Biggsi, i cili ne gjysme finale te lojerave olimpike e pat mposhtur bokserin Kosovar Aziz Salihu. Megjithate, pas ketyne 27 dueleve Cus D'Amato vendosi se kishte ardhur koha per boksin profesionist. Ende pa i mbushur 19 vjet, Mike Tyson-i do te hinte ne rringun profesionist. Kundershtari i tij i pare do te jete Hector Mercedes. Me Cus D'Amaton ne kend te ringut ne Albany te New York-ut, Mike Tyson-i do t'i hinte duelit duke e pasur ne mendje leksionin e pare te mesuar nga trajneri i tij: "Luftetari duhet te kete frike". Mike Tyson-i ate nate dukej i frikesuar. I tmerruar.
(Ne numrin e neserm: Si do te perfundoj meqi i Tyson-it me Mercedesin? Kur do t'u vije rradha lufterave per titull te kampionit? Cila do te jete tragjedija me e madhe personale e Mike Tyson-it?)
Krijoni Kontakt