Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 88
  1. #61
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e MIke Tysonit[12]

    Matematika e Tysonit

    Pas incidentin me veshin e Holyfieldit,Mike Tysoni u detyrua te pauzonte plot nje vit e gjysme dhe te kthehej prap ne ring,njesoj si i paparashikueshem dhe i pameshirshem.Pas pes fitoreve te lehta atij i erdh radha te ndeshej me kampionin Lennox Lewis.Mirepo,nje konference shtypi ishte paralajmeruar me pare.Tyson del i pari me rroba te zeza,ec deri ne podium dhe u kthye nga dera ku do te dilte Lewisi.Pasi e hapi deren Lennox Lewis,MIke Tysoni iu kacafyt menjehere dhe filloi te grushtonte.Nje truperoje i doli perpara Tysonit,mirepo Tysoni me nje kroshe shum te forte e rrezoi.Pastaj dy boksieret filluan te rrahen,e qelluan njeri tjetrin disa here.Pastaj turma hyri dhe i ndane.Pasi u ndane Tysoni i ngriti duart lart si shenje fitore pastaj u nis te dilte.MIrepo dikush nga turma i tha"Lere se e ke felliqur"ndersa Tysoni u kthye permas mirepo askush nuk guxonte te bente ze madje as Lennox Lewisi.Lewisi e kishte marre titullin e kampionit pasi e kishte rrahur ne Nentor Evander Holyfieldin.Britaniku kishte pranuar ta mbronte titullin e kampionit,mirepo pas rrahjes ai e kishte kercenuar Tysonin me anulim te meqit.Mike kishte bere edhe me heret incidente ne konferenca.Verdikti ishte marre qe moti per Tysonin"Fajtor".Megjithate,tani fajtori kujdestar ishte interesuar te rrahej me Lennos Lewisin.Lewisi kishte vendosur mos ta pranonte Tysonin,por parate ishin te embela.Meqi u caketua te zhvillohej ne muajin qershor.MIke Tyson nuk do ti qonte kesaj here duart ne shenje triumfi.Ai do te perfundonte i shtrire ne rundin e tete me dy vetulla te qara dhe fytyren te pergjakur.Nuk ka gjase ta rrahe kete njeri thoshte pas duelit Mike Tyson.Lewis ia kthente:MIke Tyson ka duruar shume te rena qe nuk do t'i duronte askush.Meqi Tyson-Lewis konsiderohet meqi qe ka sjelle me se shumti fitim nga te gjitha duelet tjera te boters.Njeqind milion dollare jane mbledhur nga ky meq.Menaxheri po qeshej vesh me vesh.Emri i menaxherit nuk ishte Don King..Lewisi nuk e kishte pranuar Kingun per menagjer.Disa vjete me heret Tysoni e kishte akuzuar Kingun se ia kishte vjedhur disa dhetera milione dollare dhe e kishte shkeputur kontraten.Ne te vertete Tysoni nuk ishte asnjehere mire me Matematike.MIrepo,disi e kishte bere nje hesap te thjeshte.Meq pas meqi i kishte fituar 300 milione dollare.Tani ne xhillogari 0 dollar.Diqka nuk ishte ne rregull.Zero,edhe sipas matematikes se tij,ishte me pak se 300 milione.Si ia kishte dale ti shpenzonte 300 milione?

    (Ne numrin e neserm:Si kaloi dueli me Clifford Etiennin?Si kaloi dueli i ardhshem ne rruge?Si i kishte shpenzuar 300 milione dollaret?Kush ishte Danny Williams dhe Kevin McBride?)

  2. #62
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Tysonit[13]

    "Kam pire hap qetesimi,qe te mos ju vras te gjitheve"

    Pas disfates kunder Lennox Lewisit,Mike Tyson kishte mbetur i thyer,dhe i zhgenjyer.Ne janar te vitit 1993 u nda nga gruaja Monica me te cilen i kish dy femije.Ne qershor te vitit te njejte hyr ne nje sherr tjeter.Pasi dy personat i kishin kerkuar ti merrnin autograf Tysoni ishte nervozuar dhe i kishte rrahur te dyte.Pastaj do ta rrafte nje punetore te hotelit me te cilen arsyetohej"Me quajti pis dhe dhunues".Keto sjellje te Tysonin benin mjeket te nisnin diagnoa per te.Gruaja e pare e kishte akuzuar per dhune familjare.Bota e kishte pare se si ia kishte kafshuar veshin Evander Holyfieldit.Ishte rrahur ne konference shtypi me Lewisin.Ish gruaja e tij deklaronte se Mike Tysoni vuante nga mania e depresionit,semundje mendore qe shkakto nderrimin e shpeshte te disponimit.Shpejt,Mike Tyson u shendrrua serish ne nje lajm.A ishte e vertet i semure psikikisht?Ku ia bene kete pyetje Mike Tysoni nuk e nderroi fare shprehjen e fytyres."Kam pire zoloft,hap qetesimi,qe te mos ju vrase te gjitheve ketu"tha ai.Madje,edhe ne internet mund te gjendet raporti mjekesor,nje studim njezet e sa faqesh,ku ne menyre shkencore eshte raportuar gjendja e shendit mental te Mike Tysonit.Ne kete kohe-vere e vitit 2003 Mike Tysoni del zyrtarisht me lajmin shokues.Njeriu qe i kishte 300 milione euro kishte deklaruar se kishte bakrotuar.I kishte borxh 50 milione dollare.Borxhdhenesit kishin deklaruar se borxhi i tyre do te lahej nga meqet e ardhshme te Tysonit.Keshtu Tysoni u detyrua te dilte prap ne ring.I vinte ndot gjithe kjo jete.Meqin e fundit e kishte pasur ne fillim te vitit 2003 pas vetem 50 sekondash e kishte rrahur kundershtarin Clifford Ettienne.Mirepo tanime e kishte humbur vullnetin.Me 13 shtatore mer pjese ne nje ndeje ne shtepine e Michael Jacksonit.Rri i vetmuar ne nje kend.I pyetur nga gazetaret se perse kishte ardhur ne nje ndeje te tille Mike Tysoni do te deklaroje:"Nuk po kam ku te shkoje tjeter"Repisti 50 cent ja kishte blere per 4 milione shtepine per te kthyer nje pjese te borxhev.Me 2004 ai i kthehet ringut.Kundershtari i tij pak i njohur Danny Williams,bam bum dhe Mike Tyson bie ne toke.Keshtu ehe me McBride bam bum dhe Tyson prap ne toke.Kete here vendos se kishte humbur mjaft.Merr vendimin e tij me te veshtire ne jete.Kishte ardhur koha per ti gozhduar dorezat.

    (Ne numrin e neserm:Si do ta kujtojme Mike Tysonin?)

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink

    Me vjen keq Vigany per sa lexova me siper,eshte nje drame e vertete.
    Nje boksjer kaq i madh me nje fund tragjik.

    LA VIE LA VRAI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga viganv : 08-07-2005 më 18:42

  4. #64
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Ehhh,Jimy siq thone:çdo fillim e ka edhe mbarimin e vet...Ket e kishte Tysoni

    Nejse flm per fotot

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink

    1 Ish bashkeshortja e Mike TYSON
    2 TYSON me mikeshat e tij

    LA VIE LA VRAI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink

    Robin GIVENS tashme larg TAJSONIT te preferuar

    LA VIE LA VRAI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #67
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Historia e Mike Tysoni[14]

    Pluhur Zane

    Per here te pare bota ia mesoi emrin qe kohen qe ai po rrihte kundershtaret te shtunave ne mbremje ne ekranet televizive.Populli menjehere filloi te opsesionohej me qunin qe ende nuk i kishte rene brisk fytyres.Ai mbillte tmerr dhe pune me grushtet sa nje tulle.Mike Tysoni per boten e popullit .Njerezit qe uleshin ne rreshtat e pare te ringut te Las Vegasit e mbanin mend Tysonin si nje qun qe qante ne karrieren amatore pas ndonje humbje.Ikte ne nje kende dhe e mbulonte fytyren,pastaj vinte trajneri i tij Cus D'Amato i cili e perkedhelte dhe i thoshte se do te vije koha jote bir.Sapo i kishte bere 20 vjet e kishte mposhtur Trevor Barbickun dhe keshtu ia kishte rrembyer titullin e kampionit te botes.Populli e donte per grushtin e tij,per shpejtesine marramendese te tij.E donte per fjalet e tij qe nuk i kursonte"Si guxonje te rrahen me mua me aftesite e tyre primitive"u thoshte Mike Tysoni kundershtareve te tij.Ishte arrogant,por kishte nevoje qe ta donin.Lejonte qe t'i hynin ne xhep dhe pastaj ankohej se po e vidhnin.Mirepo,bota vazhdonte ta donte.E donte kur i rrahte kundershtaret dhe me dashurine e njejte e ndiqnin kur u shtri sefte ne ring nga James Buster Douglas.Me dhembshuri i ndriqnin kritikat e Robin Givensit per te.E donin edhe kur kishte dale nga burgu edhe pse ia kafshioi veshin Evander Holyfieldit edhe pse i kishte thene Lennox Lewisit se:"Do ti ha femijet e Lennox Lewisit per mengjes".E donin se ishte i paparashikueshem.E donin edhe te shtunen mbrema ne vitin 2005 kur u shfaq kunder kundershtarit te tij Kevin McBride edhe pse humbi prap ata e donin."Njeriu piqet vone,plaket shpejte"thoshte ne fund te duelit te tij me Kevin Mcbride.Tashme 39 vjeqar 350 milione eurot i kishte bere rrush e kumbulla dhe i kishin mbetur 0 dhe 40 milione te tjera i kishte borxh.Mike Tyson jeton ne nje shtepi te huazuar dhe jeton gjithe diten ne lume me pellumbat e tij,ben keshtu qe tu shmanget borxheve.Mjeket i shkruajne perdite diagnoza per gjendjen e tij mendore.E ka te pamundur.Miliona njerez tani dine per merin e tij."Karriera ime ka perfunduar me 1990"thote Tysoni/Kur e shikoj turmen,e kuptoj se njerezit nuk me duan.E duan shfaqjen time duelin tim,zbavitjen qe ua jap.Une jam nje argetues i tyre".Mirepo,turma e ka kuptuar.Cirkut ia kane vene drynin.Mike Tysoni po ashtu,e ka kuptuar.Verdikti kishte qene gjthe kohen me te."Fajtor!"Dang!

    Fund

    Besoj se u ndjehet te kenaqur me shkrimet rreth jetes dhe vepres se Mike Tysonit

    Per ju vigani

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Jimy
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Postime
    196

    Wink

    Faleminderit per komentet Vigan,paç fat dhe lumturi ne jete.

    LA VIE LA VRAI

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2005
    Postime
    13
    I love the way Tyson used to kick asssssss po vetem se shum njeri i komplikum nga ana personale etj etj dhe kjo ka te bej se ne box ai ishte njish per kohen e tij.

  10. #70
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    glorified freak
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Boks: Kreshnik Qato, kampion i botës në versionin WBF
    Nga FЯODO në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 24-06-2014, 09:16
  2. Luan Krasniqi i jep fund karrierës
    Nga SUPERSTAR_N1 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 394
    Postimi i Fundit: 29-12-2011, 15:08
  3. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 13:51
  4. Tërhiqet nga boksi ukrainasi, Vitali Klitschko
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •