Sekretet e Lady D në librin rozë "Diana Fjala e Fundit"
"Nënë Tereza nuk e pranoi princeshën Diana në Kalkutë"
--------------------------------------------------------------------------------
Nga Londra Muhamed Veliu
Zbulohet "konflikti" i panjohur midis dy grave më famoze në botë. Njëra prej tyre bamirëse në shërbim të varfërve, dhe tjetra me titullin Princesha e Wellsit, që donte ta takonte dhe bëhej pjesë e punës të së parës. Për herë të parë një libër tronditës, që pritet të dalë së shpejti në Britaninë e Madhe, hedh dritë për të fshehtat e reja të princeshës Diana rreth jetës së saj imtime, të dashurve dhe mardhënieve brenda familjes mbretërore. Libri rrëfen me detaje se si ajo në një natë shijoji çaste dashurie të paparë me djalin e presidentit amerikn Kenedy, John F Kenedy, i cili ishte mjeshtër për të bërë dashuri, dhe meritonte 10 nga dhjetë pikët e mundëshme për performancën gjatë bërjes seks, nëse do të përdorej sistemi me pikë. Ndërsa Charlsi, sipas saj, renditej nga fundi i klasifikimit, në listën e burrave që princesha kishte bërë dashuri pasi ai "bënte seks sikur të ishte lepur". Teksa libri me histori rozë sjell plot bujë Dianën jashtë formatit të princeshës, por të një femre krejt seksi siç edhe në fakt ajo vetë ishte, sjell një të re të panjohur. Por një linjë mjaft intriguese e librit është refuzimi nga Nënë Tereza i kërkesës së princeshës për të shkuar në Indi dhe ndihmuar të varfërit. Cili ishte motivi? Libri shtjellon detajet.
Libri
Simeone Simmons ka qenë një mike, këshilluese e afërt e princeshës me trup të gjatë dhe flokë të prera shkurt ngjyrë bjonde. Diana këshillohej me Simmos pasi ajo kishte "energji shëruese". Tani, shtatë vjet pas vdekjes tragjike të "Princeshë së popullit", gruas që bënte çdo mashkull të flirtonte me të, Simmos plot sensacion publikon sekretet e Dianës. "Diana The Last Word" (Diana Fjala e Fundit) titullohet libri i cili nuk ka dalë ende në librari, por është serializuar nga e përditshmja "The Sun" gjatë javës së shkuar.
Refuzimi i Nënë Terezës
Me "Diana Fjala e fundit", Simmons për herë të parë zbardh tentativat e Dianës për t'i shërbyer të varfërve në Indi së bashku me Nënë Terezën. Jo vetëm kaq. Biseda e saj me Dianën ka qnë shumë intriguese. "Diana dëshironte shumë që të takohej me Nënë Terezën. Princesha e përshkruante atë si një grua të jashtëzakonshme, e cila zbatonte vullnetin e Zotit në tokë", me këto fjalë në një kapitull të veçantë, Simeone Simons risjell atë që Diana ka biseduar me të rreth Nënë Terezës.
Më tej autorja e librit shkruan, "Diana ofroi ndihmën e saj për të punuar gjashtë muaj me të varfërit në Indi. Nënë Tereza ishte ajo e cila ia refuzoi kërkesën". Për një refuzim të tillë Simmons jep një përgjigje që mund të merret e vërtetë, pasi kemi të bëjmë me dy gratë më të njohura në botë, të qëna në vëmendjen e medias botërore çdo minutë të veprimtarisë së tyre. "Nënë Tereza nuk donte që gruaja më famoze në botë ti "vidhte" një pjesë të lavdisë së saj", thotë autorja në libër e cila nuk shkon më tej. Në aspektin e mospërfilljes së kërkesës Diana i kishte të gjitha arsyet të mendonte shkaqet e një refuzimi të tillë, për të cilën libri nuk jep asnjë të mundëshme, kjo mbase, ngaqë vetë princesha nuk ka dhënë ndonjë hamendësi të sajën.
Motivet
Autorja shkruan "Diana mendoi për motivet. Murgesha kishte arritur të mblidhte miliona, por njerëzit jetuan ditët e fundit të jetës së tyre në varfëri në strehën e bamirësisë së misionares". Megjithëse sukesesi i Nënë Terezës dhe punës së saj nuk kanë as pikpyetjen më të vogël, tani në librin sensacional që pritet të zhduket nga vitrinat e librarive, në kapitullin për Nënë Terezën lexohet paragrafi i cili me të drejtë mund të ngjallë debate nga mbrojtësit e Shënjtores shqiptare. Sipas Simmons, e cila pritet të fitojë miliona nga shitja e librit në të githë botën, "Diana mund të kishte mbledhur miliona para më shumë". Rreth subjektit të parave sipas saj Diana i kishte drejtuar një pyetje Simmons-it: "Cila do të ishte vlera e tyre (parave) nëse Nënë Tereza nuk i përdorte ato?".
Kush eshte Simmons
Simeone Simmons është 49 vjeçe. "Simeone është një 'shëruese natyrale' e cila ka shëruar shumë njerëz" shkruan formuluesi i biografisë së saj. Simmons është shumë e njohur për mardhëniet që pati me princeshën e Wellsit. Paul Burrel thotë se "Simone dhe Diana shpenzonin deri në tetë orë në ditë duke biseduar gjatë seancave të takimeve apo në telefon. Për Simeone Simmons libri më i ri i saj "Diana, Fjala e Fundit" vjen pas një publikimi të mëparshëm për Princeshën me titull, "Diana The Secret Years" "Diana, Vitet sekrete". Ajo jeton në Londër dhe njihet si një personalitet në fushën e psikologjisë, puna e së cilës ka ngjallur interes dhe është prezantuar në të gjitha kanalet apo gazetat më prestigjize në Amerikë, Evropë, Japoni Australi etj.
Krijoni Kontakt