Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Dr. Gëzim Alpion “pelegrinazh” akademik për Nënë Terezën

    Intervista/ Flet studiusi në Britani, Gëzim Alpion

    Për herë të parë një akademik shqiptarë leksione në Indi.Ja detajet e vizitës.

    Dr. Gëzim Alpion “pelegrinazh” akademik për Nënë Terezën

    Leksione në Kolegjin St Xavier dhe Universitetin Visva-Bharati



    Nga Londra,
    Muhamed Veliu

    Bamirësja shqiptare e Kalkutës, Nënë Tereza, e "manipuloi" median për interesa të saj. Ndërsa media që prodhon famozë pa hesap, e ngriti portretin e Gonxhe Bojaxhiut në atë lartësi sa mund të thuhet tashmë që "Nënë Tereza ishte një ikonë e medias". Kështu thotë dr. Gëzim Alpion, lektor në universitetin e Birmingamit, i cili në fund të qershorit do të udhëtojë për në Kaltuta të Inidisë, ku do të mbajë disa leksione në një nga kolegjet katolike më prestigjioze të atjeshëm, atë të St. Xavier, pikërisht mbi këtë çështje. Në një intervistë ekskluzive nga Birminghami, për "Gazetën Shqiptare", dr. Gëzim Alpion tregon detajet e udhëtimit në Indi, ku thotë se vizita e parë do të jetë në vendin ku prehet Nënë Tereza, figura së cilës i ka kushtuar disa vite studimi.

    Si lindi ideja për të vajtur në Indi dhe të jepni këto leksione?
    Në fillim të këtij viti dr. Aroup Chatterjee, një ekspert i figurës së Nënë Terezës, i cili ka qenë në dijeni të studimit tim që në vitin 2003, më prezantoi në Kolegjin Katolik St. Xavier në Kalkuta, dhe Fr P. C. Mathew, SJ, Principali i këtij institucioni prestigjioz, i cili është themeluar në vitin 1860, me dërgoi një ftesë për të mbajtur disa leksione për Nënë Terezën. Ftesa u mirëprit nga Departamenti im i Sociologjisë dhe Universiteti i Birminghamit, të cilët më krijuan kushtet për ta kryer vizitën.

    Ndiheni i lumtur që do të shkelni në vendin e shenjtores shqiptare Nënë Tereza?
    India është një ndër vatrat e lashta të civilizimit botëror dhe vizitën time atje e konsideroj si një privilegj, ashtu siç e konsideroj veten me shumë fat që në një moshë relativisht të re pata mundësinë te shijoj kulturën e lashtë egjiptiane gjatë viteve të studimeve të mija në Universitetin e Kajros. Një ndër arsyet se përse Nënë Tereza zgjodhi pikërisht Kalkutën si vend i peligrinazhit të saj ishte jo thjesht se India ishte vend i 'prapambetur' dhe i 'varfër', po edhe pse India është një vend i lashtë. Po ashtu, Nënë Tereza u frymëzua nga shembulli dhe letrat e disa misionarëve katolikë nga Ballkani, të cilët kishin shkuar para saj për të shërbyer në Indi. Me fjalë të tjera, në studimin tim unë e shikoj vendimin e Nënë Terezës për të jetuar dhe punuar për 69 vjet në Indi, si një përpjekje në kohët moderne për të mundësuar vazhdimësinë e komunikimit midis Indisë dhe Perëndimit, komunikim që në disa raste e ka pasur gjenezën në Ballkan dhe Shqipëri.

    Me sa interes priten leksionet tuaja atje?
    Miqtë e mi Perëndimore dhe indianë në Kalkuta më kanë informuar rregullisht gjatë javëve të fundit se media indiane, intelektualët dhe botuesit indianë janë shumë të interesuar për turneun e leksioneve. Interesimi në leksionet e mija është si rezultat i famës së Nënë Terezës në Indi, famë e cila nuk është venitur pas vdekjes së saj në vitin 1997, si dhe i punës së palodhur të Fr Gaston Roberge, drejtuesi i Departamentit të Medias në Kolegjin e St. Xavier për ta promovuar vizitën time sa më gjerë në Indi. Sipas Fr Roberege, shumë gazeta indiane kanë kërkuar intervista ekskluzive dhe me sa di unë do të ketë dy konferenca shtypi. Mediat indiane janë të interesuara në leksionet e mija jo vetëm se unë jam nga vendi i Nënë Terezës, po ndoshta edhe nga statusi ndërkombëtar i Universitetit te Birminghamit.

    Kush do t'i ndjekë këto leksione?
    Pavarësisht se "St Xavier" është institucion katolik, leksionet do të ndiqen jo vetëm nga misionarët katolikë Perëndimorë dhe katolikët e kristianët indianë, po edhe nga studentët e Kolegjit, të cilët janë të feve të ndryshme. Në leksione do të ketë admirues dhe kritikë të Nënë Terezës nga bota e medias, kulturës, politikës dhe institucioneve arsimore, veçanërisht Universiteti i Kalkutës. Për mua është kënaqësi e madhe që në leksion do të vijnë edhe disa nga motrat dhe vëllezërit e urdhrit "Missionaries of Charity", (Misionarët e Bamirësisë) që Nënë Tereza themeloi në vitin 1950. Pjesëmarrja e tyre për mua është me shumë rëndësi, pasi studimi im është i balancuar, pra në libër ka vlerësime, por edhe analizë kritike të figurës së Nënë Terezës, gjë që nuk është pritur shumë mirë nga disa admirues dhe kritikë të Nënë Terezës si në Perëndim ashtu edhe në Indi.

    Në çfarë aspekti të jetës së Nënë Terezës do të ndaleni më shumë gjatë leksioneve dhe pse?
    Më shumë në leksionet që do të mbaj në Kalkuta do të ndalem në rolin që "Revolucioni Grafik" luajti dhe vazhdon të luajë që nga shekulli i 19-të e deri tani për inkurajimin dhe promovimin e 'celebrity culture' (kulturës së të famshmëve) në Perëndim, si dhe në disa aspekte të famës mediatike të Nënë Terezës, për të theksuar se ku dhe sa ndryshon ajo nga njërëz të tjerë të famshëm të shekullit të 20-të. Po ashtu, një rëndësi të veçantë do t'i kushtoj rolit shumë pozitiv që prindërit Nikolla dhe Drane, si dhe ambienti multietinik, multifetar dhe multikulturor në Shkup pati tek Agnes Gonxhe Bojaxhiu nga 1910-1928, periudhë që biografët dhe hagiografët e Nënë Terezës, si në Ballkan, Perëndim dhe Indi, e trajtojnë përciptazi ose e kanë injoruar plotësisht. Për mendimin tim, studimi i kësaj periudhe të jetës së Nënë Terezës është i rëndësishëm jo për të 'lajkatuar' krenarinë tonë kombëtare, por për të promovuar disa vlera shumë pozitive të kombit shqiptar dhe të fqinjëve tanë në Ballkan.

    Përveç kolegjit St. Xavier a do të keni vizita në kolegje apo universitete të tjera në Indi?
    Vizitën e parë në Kalkuta do ta bëj tek varri i Nënë Terezës. Po atë ditë do të takohem me disa vallezër dhe motra të Nënë Terezës. Në mbrëmje do të kem një takim me një botues. Ditët e tjera përfshijnë vizita në institucione të tjera arsimore, mediatike dhe botuese.

    A parashikoni eksperica të këtij lloji në vende të tjera të botës, ku ka interes për figurën e Nënë Terezës?
    Deri tani për studimin mbi Nënë Terezën kam zhvilluar leksione dhe biseda në Universitetin e Birminghamit, Universitetin e Kingston, University College në Londër, si dhe në Universitetin e Prishtinës. Para disa muajsh mora pjesë në një program të xhiruar nga një rrjet televiziv amerikan në Los Angeles, ku fola për aspekte të ndryshme të studimit tim për Nënë Terezën.

    Në ç'fazë gjendet libri juaj "Mother Teresa, The Media and Sainthood"?
    Libri është pothuajse i përfunduar, por meqë në Indi do të mësoj gjëra të tjera për Nënë Terezën, me botuesin kemi rënë dakord që studimin ta dorëzoj për botim në fund të tetorit të këtij viti.


    Biografia

    Kush është Gëzim Alpion
    Dr. Gëzim Alpion ka lindur në vitin 1962 në qytetin e Peshkopisë. Pas përfundimit të arsimit tetëvjeçar në Peshkopi, në vitin 1977 filloi studimet në Tiranë në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja 'Asim Vokshi', ndërsa në vitin 1983 studimet në Fakultetin e Filologjisë, Departamentin i Gjuhës Angleze, në Universitetin e Tiranës, studime të cilat i ndërpreu në fund të vitit të dytë, për të studiuar gjuhën dhe letërsinë angleze në Universitetin e Kajros. Në Kajro studioi për "Bachelor of Arts" nga viti 1985-89 dhe për titullin Master of Arts në Studimet Angleze nga viti 1990-93. Që nga vendosja e marëdhënieve diplomatike midis Shqipërise dhe Anglisë nga Kajro aplikoi në katër universitete në Britaninë për të zhvilluar temën studimore që pati filluar në Egjipt në vitin 1991. Të katër universitetet: ai i Edinburgut, Lidsit, Notinghamit dhe Durhamit, e pranuan. Ai zgjodhi Durhamin, ku vazhdoi studimet pasuniversitare për Master of Arts në veprat e James Joyce dhe D. H. Laërence dhe pak muaj më pas Universiteti vendosi që studimin t'a kalojë për doktoratë. Titulli Doktor në Filozofi për studimin mbi 'Imazhin e Artistit në Rini' në veprat e D. H. Lorencit iu akordua në vitin 1997.

    G.Shqiptare

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ky Gezim Alpioni te na rrefeje nje cicke si i dualen studimet ne gjuhen angleze, pa qene mik i Byrose se Peshkopise, pastaj si e shpune ne Kairo ne 1985, kur populli po vdiste pe tallonave. Na mo ju te Peshkepise keni stergjyshe Engleze pe te Albioneve nga na rrejdh ky birbua?

    Kur te kete lare rrugen e tij te gradave, ndokush (jo pe gazetave, se ato kane pune me te rendesishme per te ndjekur) ben mire t’i sqaroje se nuku eshte i pari qe kerkon te behet i degjuar duke kritikuar njerezit e lavdishem, e duke peshtyre mbi nenen e racen e tij.

    Se treti, me nje vizite ne Indi ky na ka mesuar detaje te holla te panjohura edhe pe njerezise vendase qe ka kaluar nje jete me Terezen e nuk i kane kupetuar a shoshitur. Alipion i zoti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-11-2006 më 16:04

Tema të Ngjashme

  1. Interviste me Gëzim Alpion
    Nga shigjeta në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 22:25
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 17:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •