Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Eksponentë të pozitës dhunojnë njerëzit e opozitës

    E Premte, 10 Qershor 2005


    NANO, DHUNE NDAJ DEMOKRISTIANEVE

    Shkarkohet pa asnje motiv Pergjegjesi i Qendrave Shendetesore Bathore-Kamez

    Drejtori socialist prej kohesh i kerkonte perfaqesuesit te PDK-se, Mehill Gecaj, qe te linte detyren. Solis: "Kam urdher nga lart"

    Pergjegjesi i Qendrave Rajonale Shendetesore per Bathore-Kamez eshte shkarkuar dje nga detyra, pa asnje motiv. Nje shkrese me firmen e drejtorit socialist e detyroi z.Gecaj te linte zyren nga ku ushtronte detyren prej 3 vjetesh. Letra zyrtare nuk mban asgje tjeter pervec urdhrit te shkarkimit dhe emerimit urgjent te nje personi tjeter qe i duhet partise ne kete fushate te ethshme.

    Sipas Mehill Gecajt, i cili kandidon per PDK-ne, ne kete zone, por pa i kushtuar aspak negativisht orarit zyrtar te detyres shteterore te cilin e zbaton me fanatizem, drejtori ekzekutiv i qendrave shendetesore kishte kohe qe i kerkonte atij te linte detyren.

    Ai e kishte bere presionin ndaj Gecajt nje refren te dites. Ndersa perfaqesuesi demokristian nuk pranonte te largohej nga detyra, ku ka qene i perkushtuar per me shume se 3 vjet. Dhe shefat socialiste gjejne me ne fund menyren per ta hequr. Nisur nga fakti qe Gecaj kandidon per nje parti politike, ata i kane thene se nuk lejohet te mbaje nje detyre ne administrate.

    Kuptohet ky proces nuk ka asnje baze ligjore. Mbeshtetet gjoja ne Kodin e Etikes Elektorale. Nese partia e Nanos ka vendosur te zbatoje keto rregulla morale, mund ta kishte bere kete me Idrizin e Doganave, me Harasanin e KESH, me Camin e Patentave, me Hasanlamajt e Lamajt e tatime-ujesjellesave, etj.

    Nderkohe qe keta drejtore kandidate, qe menaxhojne miliona dollare vazhdojne te mbajne nen kotroll te rritur zyrat e tyre publike, Kodi i PS-se eshte kujtuar per nje funksionar te mesem te opozites. Kryqezata e Nanos kunder demokristianeve eshte ende ne fuqi dhe e gjalle. Kush ka kujtuar se Kryeministri ka rene ne nje lloj heshtjeje elektorale e ka gabim. Ai eshte gjithnje ne pergjim per te goditur brenda opozites, kundershtaret me te eger qe ka.

    Kete e konfirmon edhe Ministri i Shendetesise. Megjithese varet nga PBDNJ, Solis thote se eshte urdher nga lart, pra i PS-se, pra i Nanos, qe te goditen sa me shume kandidatet e PDK-se. Kjo nenkuptohet pasi Solis nuk thote me shume se: "Nuk kam c"te bej, eshte nje urdher nga lart".

    Eshte vertet e turpshme kjo levizje e Kryeministrit. Teksa eshte vete ne krye te skemes qe cenon me shume se cdo gje tjeter ndershmerine e zgjedhjeve, pra ndersa lejon fushaten me parate publike te drejtoreve te tij sejmene, kujtohet per te vene ne vend kodin moral me nje perfaqesues te PDK-se ne periferi te Tiranes dhe te fondeve.

    Problemi eshte se kesisoj ai konsumon edhe nje gabim naiv politik. Eshte e qarte se mekanizmi i goditjes se kundershtareve me 'do lloj mjeti, ngjall me shume disidence dhe opozitarizem ne radhet e shoqerise. Kjo eshte vene re edhe dje, dhe kete e deshmon vete z. Gecaj. Ai pohon se per arbitraritetin e manifestuar ndaj tij, ka gjetur ngushellim pikerisht tek perkrahja e qytetareve dhe banoreve te zones, te cilet jane tubuar ne takimet e opozites duke premtuar me shume se asnjehere ndryshimin e madh pas 3 korrikut.

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    ACAROHET FUSHATA, NIS DHUNA E PS-SE

    Socialistet ushtrojne presion dhe kercenime ndaj kandidateve te PD-se dhe LSI-se. Ne Peze arrestohet aktivisti i PD-se. Ne Fier, kercenohet Dritan Prifti dhe Leonard Gremi

    Forcat e policise arrestuan dje ne Komunen e Pezes, Besnik Kodren, kryetarin e shtabit elektoral te kandidatit te PD, Luan Skuqi. Kodra eshte njekohesisht edhe kryeplaku i fshatit Peze-Helmas. Sipas pretendimeve te demokrateve, i gjithe ky operacion policor eshte ndermarre nga inspektori i policise se zones, Daut Mara. Shkaku i ketij arrestimi, sipas policise ishte verifikimi i disa dokumentave qe kishin te benin me nje makine qe Kodra kishte ne perdorim, dokumenta, te cilat ishin plotesisht te rregullta dhe nuk perbenin problem per uniformat blu. Ky arrestim eshte shoqeruar edhe me presionin e vazhdueshem qe inspektori i policise, Mara ushtronte kunder kryetarit te shtabit elektoral te kandidatit per deputet ne zonen 50, zotit Luan Skuqi, duke e kercenuar ate se nuk duhet te jete aktiv ne veprimtarine e tij politike, dhe do t"i kete gjithmone nga pas uniformat blu", thuhet ne njoftimin per mediat te shtabit qendror te fushates se PD-se.

    Nderkohe, po dje, njerez te kandidates socialiste ne zonen nr. 72 ne Fier, Rajmonda Stefa, kane kercenuar kandidatin e Levizjes Socialiste per Integrim, Dritan Prifti. Vete Prifti depozitoi nje padi ne prokurori lidhur me kete ceshtje dhe kerkoi zbardhjen e ngjarjes nga organi i akuzes. Ndersa, sipas shtabit elektoral te demokrateve, dje eshte kercenuar edhe kandidati i PD-se ne kete zone, Leonard Gremi. "Njerez familjare te ish-prefektes Stefa e kane kercenuar kandidatin demokrat, ndersa ai po shkonte ne nje emision televiziv ne televizionin privat "Apollon". Z.Gremi ka qene duke ecur ne rruge per te shkuar ne televizion, ndersa nje person eshte afruar dhe e ka kercenuar me jete, per shkak te kandidimit te tij ne zone. Z.Gremi ka njoftuar menjehere policine, e cila ka mberritur ne vendngjarje, por nderkoh kercenuesi ishte larguar. Zoti Gremi ka vazhduar rrugen per ne emisionin televiziv, ku eshte zhvilluar nje debat per problemet e zones. Pasi zoti Gremi ka dale nga studioja televizive, disa persona jane afruar dhe kane qelluar deputetin e LSI-se, Dritan Prifti. Pasi kane goditur zotin Prifti, ata kane kercenuar edhe kandidatin e Partise Demokratike, z.Leonard Gremi", thuhet ne njoftimin per mediat te PD-se. Demokratet pretendojne se pas verifikimeve, ka rezultuar se agresoret ishin familjare te kandidates socialiste, Rajmonda Stefa. Kandidati demokrat, Leonard Gremi tha se prefektja Stefa ka pare se populli nuk e do si perfaqesuese te tyre, dhe ka filluar te perdore edhe dhunen per te pervetesuar votat. Nderkohe, nje tjeter incident eshte regjistruar ne Fier. Kandidatja e PS-se, Rajmonda Stefa dhe kandidati i LSI-se, Dritan Prifti kane derguar cakull per te shtruar rruget ne fshatin Verri dhe ne fshatin Seman. Makinat e kandidateve kane shkuar per te shkarkuar cakullin n" rruget e fshatit, mirepo ka ndodhur nje incident. Perfaqesuesit e kandidateve perkates kane filluar te bejne sherr me njeri-tjetrin, se kush do te shtronte i pari rrugen me cakull. Incidenti ne fshatin Verri eshte shtrire edhe me tej tek mbeshtetesit e kandidateve ne popullsi. Banoret e fshatit kane filluar te zihen dhunshem duke perdorur mjete rrethanore, dhe kane filluar te goditen ndermjet njeri-tjetrit. Eshte dashur nderhyrja e policise per te qetesuar situaten e cila ngelet serish e acaruar. Per te njejtin shkak ka ndodhur edhe nje konflikt ne fshatin Seman te zones, ku kandidatet e majte duan te mashtrojne popullsine me gjoja shtrimin e rrugeve. Kandidatja socialiste, Rajmonda Stefa po perdor te gjithe administraten shteterore dhe fondet publike ne funksion te fushates se saj elektorale.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tema
    --



    Komisariati i Kombinatit, i ngritur nga igli Toska, ka
    arrestuar shefin e shtabit elektoral të kandidatit të
    PD-së në zonën 50, Luan Skuqi.

    Policia arreston drejtuesin e stafit të Luan Skuqit

    Komisariati i Policisë së Kombinatit i ngritur në prag
    të fushatës elektorale nga ministri Igli Toska ka
    arrestuar dje shefin e shtabit elektoral të kandidatit
    të Partisë Demokratike në zonën nr.50, Luan Skuqi,
    z.Besnik Kodra. Forcat e policisë së komisariatit të
    Kombinatit e kanë mbajtur të ndaluar për disa orë
    shefin e shtabit të kandidatit Skuqi, duke i bërë
    presion që të mos punonte për fushatën e kandidatit të
    Partisë Demokratike.
    Operacioni i arrestimit të shefit të shtabit
    elektoral, Besnik Kodra, është ndërmarrë nga
    inspektori i zonës së Pezës, që përfshihet në zonën
    elektorale 50, Daut Mara. Justifikimi i këtij ndalimi
    ka qenë verifikimi i disa dokumentave të një makine që
    kishte në përdorim, Besnik Kodra. Mirëpo pas
    verifikimit, dokumentacioni i makinës së Besnik Kodrës
    ka rezultuar të jetë i rregullt.
    Stafi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike,
    Luan Skuqi, tha për incidentin se “i gjithë ky
    operacion policor është ndërmarrë nga inspektori i
    policisë së zonës Daut Mara. Shkaku i këtij arrestimi
    ishte verifikimi i disa dokumentave që kishin të bënin
    me një makinë që z.Kodra kishte në përdorim. Dokumenta
    të cilat ishin plotësisht të rregullta dhe nuk
    përbënin problem për uniformat blu. Ky arrestim është
    shoqëruar edhe me presionin e vazhdueshëm që
    inspektori i policisë, Mara, ushtronte kundër
    kryetarit të shtabit elektoral të kandidatit për
    deputet në zonën 50 zotit Luan Skuqi, duke e kërcënuar
    atë se nuk duhet të jetë aktiv në veprimtarinë e tij
    politike, dhe se do t’i ketë gjithmonë nga pas
    uniformat blu”.
    Stafi i kandidatit Skuqi e konsideron këtë një
    përdorim të strukturave shtetërore nga kandidati
    socialist Agron Dibra. “Socialisti Agron Dibra, duke
    qenë si i mungojnë programi dhe alternativa politike
    për të mposhtur kundërshtarin e tij politik, ka
    filluar të përdorë goditjen e tyre me anë të veprimeve
    të tilla si arrestime, të cilat nuk i shkojnë përshtat
    forcës së tij “progresiste”. Në këtë strategji të
    përpunuar nga humbësi Agron Dibra, forcat e policisë
    në Komunën e Pezës kanë arrestuar të premten paradite
    kryetarin e shtabit elektoral të kandidatit të PD-së
    Luan Skuqi, zotin Besnik Kodra që është njkohësisht
    edhe kryeplaku i fshatit Pezë – Helmas,” thotë zyra
    elektorale e Kandidatit të Partisë Demokratike Luan
    Skuqi.
    Sipas stafit të kandidatit Skuqi, Partia Socialiste,
    është në panik nga humbja dhe po ushtron dhunë për të
    mbrojtur pushtetin. “Të ndërgjegjësuar nga paniku i
    humbjes që ka mbërthyer socialistët, makina e
    represionit dhe e goditjes kundër kundërshtarëve të
    tyre politikë po vihet në përdorim, me qëllimin e
    vetëm të frikësojë strukturat dhe elektoratin të
    votojë në favor të kandidatëve të Partisë Demokratike.
    Mungesa e mbështetjes së kandidatit socialist Agron
    Dibra, nga elektorati i zonës nr.50, dhe shfaqja hapur
    e kësaj mbështetjeje për kandidatin e Partisë
    Demokratike, Luan Skuqi, ka bërë që përfaqësuesi i
    Partisë Socialiste të angazhojë strukturat
    shtetërore,” thanë drejtuesit e fushatës së kandidatit
    Skuqi.
    Ata thonë se këto veprime të kandidatit socialist,
    veçse rrisin reputacionin e kandidatit demokrat në
    këtë zonë dhe mbështetja e popullit për të është
    gjithnjë e më e madhe. “Takimet entuziaste të
    kandidatit të Partisë Demokratike, mbështetja e madhe
    popullore që zona e Pezës i ka dhënë zotit Skuqi dhe
    programit të Partisë Demokratike, dëshmon që kandidati
    socialist Agron Dibra, e ka të sigurt humbjen, dhe për
    ta minimizuar atë, ka venë në veprim planin e tij
    ogurzi dhe aspak efektiv të goditjes së kundërshtarit
    të tij, jo me anë të premtimeve, programit, dhe të
    alternativës, por me anë të represionit, kërcënimeve,
    dhe shantazheve. Këto metoda të gjetura nga kandidati
    socialist siç ishte rasti i arrestimit të kryetarit të
    Shtabit elektoral për Komunën e Pezës, Besnik Kodra,
    tregojnë edhe një herë se edhe vetë socialistët janë
    të përgatitur për humbjen e madhe që i pret me tre
    korrik. Ndryshimi i madh tashmë është përqafuar nga i
    gjithë populli i zonës 50, ku kandidati i PD-së Luan
    Skuqi, në bazë të sondazheve është fitues ndaj
    sekretarit organizativ të PS-së Agron Dibra,” thonë
    drejtuesit e stafit të kandidatit, Luan Skuqi.

    --

    Ec Mafi..


    Nano si nje Enver i detyruar te punoje ne kushte pluralizmi.. do ja kaloje Pinochetit e Hitlerit ..
    Ka ne ambasaden Amerikane mbeshtetes nga ata kelishet e kohes Kisinxherit..

    Sikurse pati Linon-ne ne 97.ten..e kta tjeret deri tani..

    ..

Tema të Ngjashme

  1. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Roli i Akides së Selefëve në bashkimin e muslimanëve
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  4. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47
  5. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •