Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Pranvera po troket ne deren tende
    cdo gje ka nisur te marre jete
    e ti e dashur c'arome ke marre
    po ti valle ne c'stine je vete?

    tek une perkundrazi sic ndodh cdo vit
    pranvera kur troket tek ti
    vjeshta mbulon me myk githcka
    pastaj e lan me shi

    e une s'guxoj mos te t'veshtroj
    e urrej shum mykun urrej dhe shiun
    JE ti ajo qe me mbron nga vjeshta
    vec ti tek une mban zgjuar njeriun
    RIPPR

  2. #22
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Acid mirėse u ktheve vėlla
    Ke imagjinatė (talent) tė mrekullueshme
    pėrshėndetje
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  3. #23
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga fjollat
    Acid mirėse u ktheve vėlla
    Ke imagjinatė (talent) tė mrekullueshme
    pėrshėndetje
    faleminderit per mireseardhjen moter fisnike ...
    RIPPR

  4. #24
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    duke capitur krejt i shkujdesur
    neper rrugicat ku shkelem tok
    takova Shpirtin mu kish kerrusur
    e mezi mbahej per nje shkop

    c'ka ndodhur pyeta c'je bere keshtu
    per ty me pyeti ne t'kisha pare
    i thash JO JO o qenie vjeter
    qysh prej dites kur jami ndare

    psheretiu psheretime shpirti
    u afrua t'me fryje ne vesh
    cudi bera sa shume cudi
    nje sy i qan tjetri i qesh

    pse qan e pyeta e njekohsisht qesh
    kurre une ty dot s'te kuptova
    me ty kur zgjohesha cdo mengjes
    urreva apo dashurova ??

    ndaj te lash shpirt i cmendur
    te takova sot rastesisht
    e ti hic s'paske ndryshuar
    qan e qesh aq cuditrisht

    qaj per ty ore i shkrete
    mu pergjigj me ze te mekur
    s'e kupton qe pa mua s'je
    as i gjalle e as i vdekur ?

    qesh per te per Muzen time
    qe me mban akoma gjalle
    matuf plak i thash ja c'je
    mjaft me me kete perralle

    mire djalosh me tha po iki
    nese Muzen e takon
    pa ftese fare me ty do shkrihem
    ta kuptosh qe prap jeton

    te te mbush me magjine time
    qe dikur e njohe ti
    te te bej te qash te qeshesh
    te te quajne prap njeri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 23-03-2006 mė 22:03
    RIPPR

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    HCL e H2SO4 !

    Ne europ ana veriore e pemeve apo shkembinjve mbushet me myshk e nga ju andej cili krah i trungut apo shkembit ze myshk?

    Kuriozitet gjeografik ky.

    Poezite i ke te bukura , urime.

  6. #26
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Acidit!!

    Vella i dashur me kish marr malli
    sa here qe koha gryen dhe vret
    dhe shpesh ne gjume vjen dhe sbehesh me
    me tund me fort se nje termet

    ta dish sa pres diten e larget
    s'do kish kohe te me vrase
    vjen nje force brenda meje
    qe me merr e me perplas

    larg, tej oqeaneve
    aty ku bukes ne shqip si thuhet
    dhe burri tretet si shiu n'truall
    behet copash por nuk shuhet

    me ka marre malli vellau im
    sa here kujtoj ditet e arta
    s'behet fjale te te harroj
    nese dita jo, ma kujton nata


    pershendetje
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  7. #27
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga Acid_Burn
    Indrit !!

    si s'me thirre me perpara
    qe me pare te vija
    te rrefeja fjalet e shpirtit
    te mbushja te zbraztat vija

    Acid trimi
    acid djali
    ku humbe?
    na mori malli.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #28
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Leter ne kutine e postes

    Me mua si te duash inatosu
    Pa teklif ndjenjat mi gjakos
    Permbysmi enet, shkelmi lulet
    thymi pasqyrat
    s’te them ‘mos’
    Kerrcenome!
    Me nje tjeter dashuri
    Me thuaj qe do shkosh
    Qe cdo gje e jona u dogj
    u be hi
    e une prap te dua
    si femij
    qe sado prapsi te bejne
    ne gji I mbajme
    ngrohte
    me dashuri

    Inatosu!

    Dhe I zymte I bukur je
    Edhe ashtu te dua
    Se fundja dallge nese s’do kish
    Deti pse valle u krijua ?
    Sido qe te jesh
    Edhe kur keqardhje shpreh
    Edhe kur si rrebesh vershon
    Zemra eshte ne anen tende
    Vetem fal
    Nuk hakmerret
    Nuk denon.

    Ik , shko

    Nese shijen me s’ma pelqen
    Shaj fatin
    Dhe mua me shaj
    Lotet ngushellim do kem
    Do harrohem e shkrehur ne vaj
    Po… ti

    Ik shko

    Nese qendrimi ketu te lodh
    Mos harro
    Plot aroma dhe vajza eshte bota
    Me sy te gjelbert e te zi
    E nese nje dite ….
    Do duash te me shohesh
    Si femij
    Kur te kesh nevoje
    per timen dhembshuri
    kthehu!
    Ty ne jete oksigjen te kam
    Jam
    perjetsisht e ankoruar
    ne tendin liman

    Inatosu
    Ik , shko
    Me braktis

    Nje dite
    Patjeter qe do kthehesh
    Perseri
    E atehere ...
    Do e kesh kuptuar
    Se c’do te thote

    BESNIKRI
    RIPPR

  9. #29
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    rreshta qe jane shkruar si urim per vitin e ri


    Mikja Ime

    nese do ta kisha ne dore
    vetem per ty
    do krijoja nje vit
    e ti sipas shijes tende
    t'ia zbukuroje
    secilen dit
    e te pushoje mbi javet e tij
    ashtu si te deshiroje
    te ngroheshe nen diell
    ose mbi muajt e tij
    embel te vallzoje.....
    ne menyren time duke mos pranuar
    formen klasike te te shprehurit
    ne te cilen meshkujt
    drejtohen kur kane per te uruar,
    nje vit te lumtur te deshiroj
    dhe a e di se cfare?
    peme nuk kam pse blej
    ty do te te zbukuroj
    Jo JO aspak me yje e vargje si qemoti
    por me
    uratat e mija
    lutjet dhe kandilet prej loti
    RIPPR

  10. #30
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Acid_burn te pergezoj per keto poezi...Jane shume te bukura..

    Urime te sinqerta, nga

    Zemrushja

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit tė Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 10-06-2025, 00:00
  2. Primo Shllaku
    Nga dikeafajtore nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-09-2022, 08:01
  3. Akili ishte Ilir dhe jo grek ...
    Nga gabriel nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 20:15
  4. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  5. Loti i shpirtit
    Nga Loti i shpirtit nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-03-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •