Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Lightbulb Shqiptari nga Gostivari do të drejtojë "Airbus"-in për Lufthansa

    Shkup, 30 MAJ- Artan Dogani, 24 vjecari nga Gostivari, eshte i vetmi pilot nga Maqedonia i cili ne te ardhmen do te drejtoje aeroplanin me te persosur ne bote, te tipit "Airbus" i cili prodhohet ne France.

    Ai per "Koha Ditore" ka thene se asnjehere nuk ka enderruar te behet pilot dhe rrefen se ka shkuar ne Gjermani para 5 vitesh, me qellim qe te studijoje ekonomine.

    "Gjendja ime ekonomike nuk ishte edhe aq premtuese, andaj kerkova dicka tjeter qe do te me mundesonte te punesohem me shpejte. U njpftova me konkursin e akademise se "Lufthansa" qe eshte nje nder akademite me te privilegjuara ne bote per pilot dhe u paraqita ne ate konkurs"

    Artani me sukses ka dhene provimin pranues dhe ka qene i pari ne liste sipas suksesit te treguar nga gjithsej 80 aplikante.

    "Provimi ka qene shume i rende dhe eshte mbajtur ne dy gjuhe, gjermanisht dhe anglisht, por per mua nuk ishte problem gjuha, me teper behej fjale per lenden e fizikes dhe psikomotorikes", thote piloti i ardhshem shqiptar.

    Shkollimi dhe harxhimet tjera per shkollimin e Artanit kushtojne rreth 160 mije Euro per dy vjet e gjysem.

    "Harxhimet do t'i mbuloje vete kompania, ne te cilen une pas diplomimit tim, per nje kohe te caktuar do te jem i detyruar te punoj per te kthyer mjetet financiare"

    Eshte interesante se Artani pasi te pranohet ne akademi mund te zgjedh dy tipa te aeroplaneve per te fluturuar.

    "Une u percaktova per "Airbus"- in, per shkak se eshte me i persosur elektronikisht, por kjo s'do te thote se edhee boingu nuk eshte i mire", thote piloti i ardhshem.

    Artani rrefen se "provimi i pare nga teoria eshte mbajtur ne Frankfurt, ndersa pjesa praktike do te behet ne Phoneix te Amerikes".

    Ne grupin e piloteve te ardhshem Artani ka kolege nga Sllovenia, Rusia, Anglia, Belgjika, Franca etj.


    Marre nga gazeta e perditshme "KOHA DITORE"

    - JA DHE NJE KRENARI E KOMBIT TONE SHQIPTARE. ZOTI DHASHTE E U SHTOFSHIN SA ME SHUME!

    ZeM
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 01-06-2005 më 08:04
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    Po ku ta di une. Diku ne bote nese nuk gaboj.
    Postime
    55
    Po ç'fare krenarie ore?!

    Une njoh vete dy shoke nga Tirana qe kane filluar te fluturojne njeri me airbus e tjetri me boing para 5 vitesh dhe akoma flutorojne me te...

    Mos na çaj kot veshet me "lajme" te tilla "spektakolare"...
    "HASTA LA VITORIA SIEMPRE!" (ERNESTO CHE GUEVARA)
    SOLIDARITETI ESHTE FORCA E NJEREZIMIT.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2005
    Vendndodhja
    te guri i shqipes
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga militanti1980
    Po ç'fare krenarie ore?!

    Une njoh vete dy shoke nga Tirana qe kane filluar te fluturojne njeri me airbus e tjetri me boing para 5 vitesh dhe akoma flutorojne me te...

    Mos na çaj kot veshet me "lajme" te tilla "spektakolare"...
    Ore mendjemadh,me nji lule nuk cele pranvera.
    Gezohem per Artanin dhe i deshiroj sukses ne ardhemerij.
    Lajm shume i mire dhe shpresoj se Artani do ti cele dyert edhe per tjeret nga keto troje.
    Fjala e urte,eshte fjale e zjarte

Tema të Ngjashme

  1. Roli i UNMIK në Kosovë
    Nga Hyllien në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 01:04
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  4. Shqiptari i ri
    Nga ZANOR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 03:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •