--------------------------------------------------------------

Dymbėdhjetė mijė litra naftė tė anijes gjysėm tė fundosur "Nikolla" rrezikojnė tė ndotin tė gjithė bregdetin e Vlorės. Pas operacioneve tė shpėtimit qė kanė zgjatur 48 orė ėshtė bėrė i mundur vetėm shpėtimi i ekuipazhit, por problemi mė i madh tashmė mbetet sasia e karburantit nė depozitat e anijes tė ngecur pranė shkėmbijve tė Karaburunit. Nėse nafta nuk do tė hiqet pėrpara fundosjes sė plotė tė anijes tregtare, derdhja e saj nė det mund tė shkaktojė njė katastrofė ekologjike nė brigjet e Jugut, tashmė qė sezoni turistik sapo ka nisur. Nėse nuk do tė ndėrhyhet me tė gjitha mjetet e nevojshme pėr tė larguar sasinė e karburantit, qyteti turistik, rrezikon qė tė humbasė pushuesit nė kėtė verė. Bėhet fjalė pėr sasinė e karburantit qė ka nė depozitat e saj anija tregėtare "Nikolas", e cila tė merkurėn nė mesditė ėshtė goditur nga njė dallgė e madhe mes gadishullit nė fjalė dhe ishullit tė Sazanit. Ndėrsa deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, ka qenė gati gjysmė e fundosur rrėzė njė shkėmbi nė Karaburun, nė veri tė "Gjirit tė Ariut". Megjithė tentativat e italianėve tė Grupit "28 Naval" (Guardia Costiera), si dhe tė Distriktit detar tė Vlorės, dje nuk ėshtė bėrė i mundur largimi i kėsaj sasie karburanti qė gjendet ne serbatorin e anijes.

--------------------------------------------------------------