Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    O Brar,
    ti po thua:

    "O me ne o kunder nesh"

    Kjo eshte parrulle staliniste, Stalini thoshte keshtu.
    Normale qe ta thuash edhe ti se redaktor i ZP-se ke qene ne kohen e monizmit.

    Sa per Abas Ermenjin nuk ke goje ti qe te flasesh per te, shqiptaret e njohin kush eshte dhe sa ka punuar dhe cfare sakrificash ka bere per Shqiperine. Shpifjet e tua bajate nuk i hedhin aspak balte. Ti ben punen tende, si atehere qe e shaje si "armik te popullit" edhe sot me keto idiotizmat e tjera.
    Pastaj para ca kohe sikur po e lavderoje si patriot, nga e ktheve tani, apo nderroi politika? Qe aty duket sa vlere ka fjala jote.

    Persa i perket kandidimit tim, e bej qe te ndihmoj qytetin dhe vendin tim, sidomos tani qe shtrohet edhe çeshtja e Kosoves dhe neser do kete nevoje per njerez qe ta mbrojne kete ceshtje ne Parlament. Pazaret e te tjereve nuk me interesojne.
    As militanitizmi jot primitiv. Te ecesh me mendjen tende gjerat nuk duhet te ndryshojne kurre. Per fat te mire shqiptaret nuk te degjojne ty.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga bledi gjokaj
    karaburuni

    Po sikur Balli ka marveshje me PDne e te djathten?

    Votohen kandidatet e PDse e aletate si parti ne listen e partive.
    Te jemi realist partite e vogla kurre nuk e kalojne dote PDne e PSne qe te fitojne direkt, sidomos dhe me kete sistem zgjedhor , qe vetem i pari fiton.

    Kjo nga sfecifika e sistemit me nje raund.

    Nuk e kuptoj ku eshte konflikti jot me deputetin e PDse --se sipas marveshjes secili ndihmon tjetrin e te dy perfitojne bashke.
    Bledi,
    Balli ka marreveshje me PD-ne per unifikim te kandidaturave ne mazhoritar, me 3 zona te lira per BK dhe bashkpunim ne proporcional. Marreveshja eshte gjithmone ne fuqi.
    Ka vetem disa probleme te vogla ne aplikimin e saj qe nuk e rrezikojne koalicionin i cili besoj se do te jete fituesi i zgjedhjeve.

    Ne lidhje me sistemin me nje raund eshte ndoshta me kollaj sepse ulet kufiri i votave te nevojshme per te fituar.

    Persa i perket Vlores, ka nje specifike: eshte zona ku BK merr me shume vota ne Shqiperi. Eshte nje nga elementet qe besoj do te me ndihmoje.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    karaburuni

    Faleminderit

    E te uroj suksese --e te fitoni te gjithe bashke.

    Duke qene dhe vete nga jugu, nga gjirokastra, po e njoh mire dhe vloren, e dua qe te hiqet ajo 'ide ne shqiperi' se vlora eshte e majte.

    E majta ka pasur shume te rekrutuar per oficer e sigurimsa kryesisht nga zona qe njihen mire se kush jane--e nga njerez e fise qe njihen mire se ca jane.

    Po VLORA E FLAMURIT eshte VLORA E NACIONALIZMIT e keshtu do mbetet e duhet te punojme per kete.

    Nga propaganda 50 vjecare qe qe baza e sistemit, e nga shija e hidhur e 1997 tes, shume njerez ne shqiperi qe nuk e njohin jugun, kane ide te gabuar.
    Nuk e dine se balli dhe nacionalistet kane qene jo vetem ne cdo fshat e qytet te jugut po kane qene forca kryesore, qofte ne njerez mbeshtetje ne popull e ne njesite e armatosura vullnetare , kjo qe nga koha e Lidhjes se Prizenit deri ne vitet 40 te.
    Tradite kjo qe ruhet e eshte e gjalle.
    Eshte detura e te DJATHTES TA RINGJALLI kete baze popullore.

    Te ringjallim vloren e vertete e te mos te leme te majten ruso - serbo -borshevike me propagande te genjej njerezit e te pervetesoj QYTETIN E FLAMURIT qe eshte QYTETI I NACIONALIZMIT.

    Qe ne zgjedhjet e para te 1991 PDja fitoi brenda ne vlore--e deputetet e vlores ishin te PDse ne e mban mend ne parlamentin e pare.
    E me rradhe ne zgjedhjet e tjera PDja e djathta ka fituar deputete e bashkine e komunat.
    Per arsyet qe i dime qe nga 1997 nuk kemi pasur zgjedhje te regullta.

    I referohem PDse, se PDja eshte ngritur mbi kete baze te nacionalizmit e ballit e mbi ata njerez.
    Dhe vete kete trashegimi kam pasur ,po une jam angazhuar e kam votuar per PDne gjithnje.
    Ne keto zgjedhje si subjekt do votoj Ballin.

    Uroj qe si kualicion te fitoj deputeti i PDse dhe JU ne listen e partive Balli te jete partia e pare, qe te futesh ne parlament.[keshtu besoj do ta keni rregullin ne parti--kush merr me shume vota per partine futet]

    Lexova me siper ca the per kosoven--rendesi ka qe ne si shqiptare nacionaliste ne vlore e jug te shqiperise e cameri---te bejme detyren tone aty ne jug--qe atje te sundoj NACIONALIZMI E SHQIPTARIZMI ---per KOSOVEN mos u be merrak--se kosovaret i dolen zote, e i kane dale zote gjithnje KOSOVES e GJITHE SHQIPERISE.


    ME TE MIRA E SUKSESE
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 13-06-2005 më 16:55

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Ju faleminderit te gjitheve per inkurajimin, verejtjet dhe sugjerimet.
    Me falni qe nuk po shkruaj shume por kam qene pak i zene dhe lidhjen me internetin ketu e kam me kohe te kufizuar dhe me 33kpbs.

    Nuk po futem ne detajet e politikes alla-shqiptarçe ketu, po do te mundohem t'ju jape disa pershtypje ne lidhje me te.
    Po shikoj me keqardhje se kandidatet ketu (perfshi te gjitha forcat politike) kandidojne ne pergjithesi jo per te realizuar nje projekt politik, por sikur po zene nje post ne administrate: e kane te gjithe synimin tek rroga e deputetit. Eshte kthyer e gjithe puna ne nje lloj biznesi sidomos tani qe ka dale kjo puna e "kandidateve proporcionale" te cilet thuhet se mund te behen deputete me fare pak vota.
    Nga ana tjeter interesi i njerezve per politiken dhe militantizmi duket se ka rene ne krahasim me vitin 2001. Mendoj se do te jene zgjedhje te qeta.
    Politika ketu ka trasheguar shume remineshenca komuniste qe vazhdojne te jene ne fuqi megjithe se ka 15 vjet qe komunizmi ka rene. Shfrytezohen detaje te vogla, genjeshtra, mashtrimi, mungesa e kultures se dokumentacionit, mosnjohja e kodit zgjedhor per te skualifikuar kandidate qe nuk iu pelqejne buldozereve te politikes.
    Ka nje gje pozitive: njerezit jane bere shume me kerkues dhe nuk genjehen kollaj me ato qe jane genjyer me pare.

    Ne zonen ku une kandidoj, kandidojne edhe:

    Arben Isaraj per PS-ne (zv.Minister i Rendit)
    Eduard Alushi per LSI
    Gezim Liçaj per PSD
    Genci Panozaqi per PD
    ?? . Ypi per LZHK

    Eshte nje zone brenda qytetit te Vlores qe konsiderohet e majte. Por mendoj se keto gjera nuk jane te fiksuara njehere e pergjithmone, madje do te thosha qe opinioni ne Vlore ka levizur ne favor te se djathtes.

    Deri tani nuk kam patur ndonje problem per zhvillimin e fushates, por te presim deri ne fund. Problemi i vetem qe kam eshte qe PD nuk deshiron qe une te kandidoj dhe perpiqet te me detyroje qe une te terhiqem.

    Ekziston frika e manipulimit te rezultatit nga ata qe e kane mundesine ta bejne.
    Le te shpresojme qe kjo frike te jete e kote.



    Do t'ju mbaj ne dijeni te ngjarjeve edhe me tej.
    Xhemil,

    Urime njehere per Kandidimin,

    Mesa te lexoj e shoh qe e ke kuptuar shume mire situaten ne Shqiperi.

    Brarin lexoje, buzeqesh por vetem kaq...

    Te uroj te kandidosh per PBK dhe per parimet nacionaliste qe perfaqeson. Ki kujdes te mos bihesh ne gracken edhe te njerezve te tjere te partise tende, si dhe te tjereve qe mund te shiten tek ata qe mund te manipulojne.

    U bene 14 vjet qe nen rrezikun e gogolit te PS-se duhet qe gjithnje te votohet PD-ja, e cila ka shume pika te erreta ne programin e saj. Aleancat me PBDNJ-ne, ceshtja e pronave, qendrimi i saj ne shume raste jo-kombetar.

    Njerzit, pra cdo grup duhet te mesohet te shprehe forcen e vet dhe te luftoje per parimet e dhe interesat e tyre, ne menyre qe pas zgjedhjeve te mos tradhetohen si gjithnje.

    edhe njehere te uroj te fitosh,
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Larsus
    Suksese Xhemo!

    Si mund te votojme ne te Amerikes psh?

    Kandidate te tjere ketu rivale nuk besoj te kesh, vetm po u be Xhuxhi nga inati i Brarit me Ballin..po s'besoj se e le Voren per Vloren, kshu qe pa merak

    Xhuxhi, xhan xhan lulja3
    Vajze e dashur,

    Do e kisha per nder te kandidoja per PBK-ne.

    Ti si goc me nje barre mend dhe me nje kale me shkolle, e di qe tere mendjet e ndritura te Shqiperise ishin themeluesit e BK. Fati i tyre i keq dhe i gjithe Shqiperise beri qe te jemi ketu ku jemi.

    Ne fakt, PBK-ja se bashku me PLL tani jane per tu qare hallin, pasi si Sala ashtu dhe socialistet luften me te madhe e kane bere ndaj tyre duke i ndare ne fraksione te mepasnjeshme, e jo ndermjet tyre

    Po te degjosh ne tv nje pjese te madhe te kandidateve per deputet ve duart ne koke. I marrshim te keqen Themije Thomait dhe Vitorri Currit
    Nderkohe qe disa prej kandidateve i kam pasur edhe ne shkolle dhe kane qene nder studentet me te dobet.

    Keshtu qe mendoj se shume prej nesh ketu, duke lene menjane modestine, do te ishim kandidate shume me te pelqyeshem dhe me te pergjegjshem se ata.

    Eh moj bile, bile e lales c'me bere te shkruaj
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #26
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    karaburuni urime per kandidaturen dhe suksese ne zgjedhje.besoj se do fitosh edhe nese sfiton mandatin e deputetit do fitosh shume.gjithmone e kam dashur pbk dhe njerezit e saj i mendoj si njerez qe sakrifikojne shume per atdheun sic e tregon dhe rasti konkret por ne te vertete gjithmone kam votuar per pd sepse skam dashur qe ti prish pune asaj.duke votuar per pbk kisha frike nga ps.une kam nje shokun tim te ngushte qe ishte kandidat i pbk ne berat para 4 viteve dhe me thoshte qe te votojme per pd (duke menduar qe eshte shume me kombetare ),pra edhe kjo nje veti patriotike.edhe njehere suksese.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    11
    Ne ato shkrimet tek tema qe flet per "Vloren e 97-es" mes tjerash njeri nga antaret e shtabit te Komitetit te "shpetimit" ose shkaterrimit me mir me thënë shkruan:

    "Sigurisht, që në Komitet u shfaqën si figura të forta Luftar Petoshati, Albert Shyti, Luiza Hoxha, Syrja Sherifi etj. Këta, pasi morën udhëzimet nga eprorët thirrën forca politike dhe zgjeruan numrin e njerëzve, bashkë me qëllimin.
    Me sa më kujtohet mua, Komiteti i Shpëtimit u formua në dhomën e vogël te selisë së Ballit Kombëtar, që të mos dukej si rrip transmisioni i Partisë Socialiste,,"



    Besoj me kupton o ti ndihmesi i Ps-se ne zvoglimin e votave te PD-s se c'desha te thoshja.

  8. #28
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Me behet qejfi qe qenke nacionallist

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Të nderuar antarë të forumit,
    po ju përcjell eksperiencën time për numërimin e votave në zonën 95.

    -Në radhë të parë numërimi filloi me shumë vonesë dhe ishte shumë i ngadaltë.
    Mendoj se kjo ishte e qëllimitë. Si rezultat deri në orën 8 të mëngjesit ishin numëruar vetëm 7 nga 33 kutitë (qendrat e votimit).
    - numërimi i votave për kandidatët mendoj se ishte në përgjithësi i saktë (por s'e them dot me 100% siguri) : deri tani kryeson kandidati i PD-se Panozaqi dhe duket se ka shumë vota: do të ishte çudi të fitonte kandidati i PS-së, por Shqipëria është vendi i çudirave.
    - numërimi i votave për proporcionalin ishte komplet i manipuluar në favor të PS dhe PD
    Për shembull:
    1. një pjesë e mirë e votave për partitë që nuk kishin komisionerë por vetëm vëzhgues, i kanë kaluar PR-se ose PDR-se. Këtu janë dëmtuar subjekte si PBK, PDK, PDI etj.
    2. nëse një votë ishte për PS-në ose PD-në ajo i kalohej automatikisht aleatëve tê preferuar.
    Në 4 grupe numërimi 2 ishin korrekte kurse 2 manipulonin. Manipulimi ishte me konsensusin ose frikën e të gjithë grupit të numërimit, i cili nganjëherë përbehej nga njerëz të së njëjtës familje. Tjetër gjë numërohej, tjetër gjë shënohej në proces-verbal, pa pikë turpi dhe përgjegjësie.
    Ne si PBK patëm disa raste të tilla, në një rast insistuam për rinumërim dhe doli që ishte manipuluar.


    Në një rast pati 50 vota për PD-në dhe u shënuam në proces-verbal 0.
    Në një rast tjetër pati 90 vota për PS-në dhe u shënuan 0. Se nga venë këto vota i dinë grupet e numërimit.

    Gjatë numërimit dëgjoje shprehje si: "ç'i duhen këto vota PD-së, hiqja më mirë"
    Ose : "prit se t'i japë unë 5 vota, mos u mërzit" etj. Kjo për të patur një ide për atmosferën e numërimit.
    Ose në një rast tjetë një komisioner i numëronte votat e PD-së dhe PR-së bashkë.

    Për mendimin tim procesi i numërimit është tërësisht i manipuluar në proporcional.
    Sikur KQZ-ja të rinumëronte 33 kutitë (QV-të) e zonës 95 mendoj se do të kishte shumë surpriza.

    Eshte për të ardhur keq, por këto nuk janë zgjedhje por janë një parodi zgjedhjesh. Mendoj se fatkeqësisht shqiptarët ende nuk janë në lartësinë e të bërit zgjedhje të ndershme.
    E drejta vonon, por nuk harron!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Komentet tuaja për zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  4. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •