France Preshern (1800 1849)
Sonete
U zhduk dhe sielli. Ndrit pafundėsisht
mori e yjve, endur mė ēdo kėnd,
njė bukuri qė zgjat pambarimisht,
sodit kjo tokė kur diellin sjell ndėrmend.
Le tė pėrskuqen retė lart nė qiell,
dhe trėndafili ngjyrėn tė pėrhapė,
toka se do mė tradhėtarin diell,
nuk dėshiron tė ndeshet me tė prapė.
Si tejpėrtej ndėr yje, pa kufi,
vėshtrimn hedh nė tufėn vajzėrore,
prej tyre, cilado, me ata sy,
do tė mė ndillte brenda nė rrethore,
por un u robėrova nga dy sy,
qė rob mė bėnė, nė hove dashurore!
* * *
Amur dhe ti Venerė, gjė sju mbeti
Nuk do lejoj tė jem mė i mashtruar.
Mbaroi ēdo himn, lėvdatė e papaguar,
Petrarka u kėndoi kot qė moti.
Nuk lodhen parkat, vitet ikin, shkojnė.
Nga poezia spata dot fitim
thimiama nuk do hedh, mė nuk tymojnė,
prej dashurive sprisja kaq mundim!
Gėnjeshtra pata, po koha serdhi vallė,
tė daim skllavėrie nė liri?
Me tallje mė premtuat lumturi
Po prapė do fitoj, ndofta, mė rrallė,
dhe mbrėmjeve do ngremė njė dolli,
qė tė largon ēdo brengė e mėrzi.
* * *
Pėr dhimbjen dhe lavdinė qė ke ti,
kur sdo mė shohėsh tė larguar,
nga myshku i varrit, kur tė jem mbuluar,
ti prapė do dėgjosh vargjet e mi.
E rrepta bukuroshe tė dėgjojė,
me pėshpėritje, tėmbėl shushsurimė,
do ndiejė mu nė zemėr regėtimė,
dhe bes e dashuri do tė lėvdojė.
Pėr viset tona fati do kthjellohet
do ndrijė natėn kupa qiellore,
me kore yjesh kėnga do rizgjohet.
Se bes u kam un rrėnjėve fisnore,
nė largėsi me vite sdo harrohet,
kjo fjala ime, fjalė shpirtėrore.
Shqipėruar nga Dalan Shapllo
Krijoni Kontakt