Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 94
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Duke ditur historine se sa qe shqiperia ne ballkan e sa te vogel e bene te huajt shtetin shqiptar.

    Mendoj se ne duhet te regjistrojme vetem shtetesin e jo kombesine.

    Duke u ndodhur nga ky sulm i huaj i madh, ne dhe jemi gjithnje ne pozita mbrojtese, e kemi frike te ekulibrojme politikat tona me ato te fqinjeve.

    Dhe ne atlasin e ri prape se do heqim ato flagranca prape do mbajme minoritet qe ne kohen tone jane thjeshte kulturore si ato sllave, qe i quajm Maqedonas , nje emer qe nuk tregon asnje komb e eshte absurd.
    Pashe nje emision per 'minoritetin maqedonas' ata te githe nuk dalloheshin qe nuk qene shqiptare, po ne duam ti maqedonizome ?????
    Minoriteti grek ne jug qe dhe token e shtepise se ka te saj--plus shenohen gjithe ato fshatra minoritar e kur ato nuk jane realisht , dy shtepi me dy pleq.

    Greqia dhe sot deklaron se nuk ka minoritete, eshte dhe ne BE, dhe e dime sa minoritet ka ajo.

    UNE MENDOJ SE GJITHE MINORITETET SOT NE SHQIPERI JANE KULTURORE .

    Plus kaq shtet i vogel sa kemi ngelur, loja me minoritete eshte shume e rezikshme.
    Mire ato qe na kane marre e grabitur --po dhe kaq te vogel sa kemi ngalur nuk do na lene rehat???Nuk jane ngopur keta???

    Eshte e nevojshme qe botes ti behet e qarte ----na late kaq te vogel --e shumicen jashte---kjo shqiperi e vogel nuk duhet te preket--e duhet te jete 100% shqiptare---se si komb meritojme te kemi nje shtet shqiptar jo shtete multietnike.

    Shqiptaret kane te drejten qe te kene nje shtet shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 15-06-2005 mė 11:08

  2. #52
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    "Gjuha kocka nuk ka por kocka thyen" , "Heshtja ndonjehere eshte flori" dy fjale te urta popullore (greke) keto.... Me mire po zgjedh te dyten...

    E para eshte prej Kanunit te Maleve..."Gjuha asht tulit, e gjithcka bluen". mos e boj Greke kot.

  3. #53
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga bledi gjokaj
    UNE MENDOJ SE GJITHE MINORITETET SOT NE SHQIPERI JANE KULTURORE ..
    epo te na rroje Stalini atehere...

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    "Turqizimi" i shtetasve te Kosoves nuk eshte as "pune preferencash" dhe as per "snobizem", bile nuk ka te beje as me fene islame. Gjaku asnjehere nuk behet uje dhe ai qe ka gjak shqiptari e mban gjalle gjuhen e zakonet e te pareve te tij edhe kur pushtuesit vine e ikin. Por ata qe zgjedhin identitetin turk ne kohe paqe duke refuzuar kategorisht gjuhen shqipe, "vene ne fis" sic thone andej nga jugu i Shqiperise. Perzierja e gjakut nuk eshte fenomen i ri as per shqiptaret dhe as per ballkanasit.

    Eshte naivitet ekstrem qe shkon deri ne budallallek te besosh se keta jane shqiptare, kur keta nuk duan t'ia dine per identitetin shqiptar te tyre, familjes se tyre, femijeve te tyre. Keta e kane bere perzgjedhjen e tyre, keshtu qe mos humbni kohen me te tille njerez.

    Ajo qe me habit mua eshte se sipas RTP ky fenomen ka zene rrenje ne Kosove dhe per cudi, askush nuk ka denjuar te shkruaje ne media apo shtyp per fenomenin.

    Albo

  5. #55
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Lereni demografine e Kosoves per nje teme tjeter per diskutim, por mos u tregoni naive ndaj realitetit ne Prizren ku flitet turqisht. Ata qe flasin turqisht ne Prizren nuk kane kombesine shqiptare por turke, dhe forcat e vetme paqeruajtese turke ne Kosove jane te dislokuara ne Prizren, prane minoritetit turk. Ministria e jashtme turke ka bere edhe deklara ne mbrojtje te "minoritetit te saj". Fakti qe po mesoj nga ju se numri i njerezve qe flasin turqisht ne Prizren po rritet "per snobizem", eshte tragjikomik. Pak muaj me pare pleqte e Prizrenit hapen edhe nje teme ne kete forum qe ta benin Prizrenin e jo Prishtinen kryeqytet. Besoj se i shqeteson busti i Gjergj Kastriotit ne mes te Prishtines, apo "Kalit te Trojes", sic i drejtohen turqit. (fakti qe ju nuk i njihni gjerat ne rrenjet e tyre, ju ben te tregoheni pafajesisht naive).

    Albo
    Albo po sa turq jetojn ne Prizren? Une jam dakord se ne qofte se ata e ndjejne veten Turq, atehere per mua jane turq. Nuk ka logjike qe keta njerez te binden se jane tjeter por turq. Por keta jane nje pakic ne nje qytet qe para lufte kishte nje popollate te perzier Shqiptare (muslimane e katolike) serbe, turq por edhe gorane (sidomos ne zonen e Dragashit).

    Popujt asimilohen-kjo eshte e vertetuar 100 here ne zonen nga kam une origjinen. Kam pasur rast te bisedoj me malazez nga Kuci, Bjelopavliqi, Crmnica, Piperi etj. Te gjithe e dine se kane origjine shqiptare, por te gjithe e ndjejne veten malazez.

    Eshte indikativ nje rast aty nga fillimi i 80-ve. Na punonte ne shtepi ne rrethin e Podgorices nje malazez me mbiemrin Iveziq. Po i tregonte babes im, se ne fakt ky kishte origjine malsore-shqiptare. Ky thonte se ishin kater vellezer Ivezaj nga Gruda (zone 100% shqiptare ne Mal te Zi). Nje nga ta kishte emigruar ne Vojvodine dhe kishte mbetur katolik; nje tjeter ishte islamizuar (edhe boshnjakizuar) dhe kishin marr mbiemrin Pepiq (kesi mbiemri ka ne Tuz dhe Podgorice sa te duash); I treti kishte martuar malazeze dhe ishte vendosur ne rreth te Nikshiqit me mbiemrin Iveziq dhe ishin bere malazez; kurse i katerti kishte mbet ne Grude me mbiemrin Ivezaj qe jane shqiptar (sot ne Tuz me rrethina dhe Amerike ka ma se 50-60 familje me kete mbiemer).

    Pra kemi te bejme me kater vellezer nga Ivezajt qe sot jane pjestar te 4 kombeve dhe 3 feve. Me qindra keso rastesh ka ne zonen nga vij une. E gjithe kjo kishte ndodhur ne nje interval kohor prej 150 vjeteve.

    Edhe nje tjeter gje: nje zone e Serbise andej ka Pozharevci, Bori, Negotini, Zajecari pjesa me e madhe e populsise flet vllahisht (shume e ngjajshme me romanishten) por te gjith insistojne se jane serb. Ketu ke te bejshe me 300-400000 banore te kesaj zone. Kurr nuk kam degjuar se ka levizje per njohjen e tyre si pakice kombetare.

    Por po, ne qofte se jane 10% pakica ne shqiperi, le te jete. Por jam per verifikim te numrit te vertete. Shqiperia nek humb asgje nga kjo.

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Or daj, mos u shit sikur di shume pra...Identiteti, sic e sheh, eshte i lengshem.. nuk eshte gjenetik.
    Fakti se ne Shqiperi ka etni te ndryshme, shqiptare te besimeve te ndryshme, shqiptare me gjak te perzier, kjo nuk do te thote se te gjithe shqiptaret jane te tille. Ka edhe nga ata qe kane mbrojtur me fanatizem gjakun, traditen, fene e te pareve edhe atehere kur nuk ishte as "ne mode" dhe as e lehte qe ta beje nje gje te tille. Kjo eshte arsyeja perse arbereshet dhe arvanitasit insistojne ne mbrojtjen e identitetit "arberesh" dhe "arvanitas" ndryshe nga "identiteti shqiptar" i sotem, pasi ndryshimet shpirterore qe kane ndodhur ne Shqiperi ne 5 shekujt e fundit, jane te tilla qe turqit e Prizrenit shiten sot si shqiptare kurse pasardhesit direkt te Gjergj Kastriotit shiten si femijet e mjerkut.

    Gjaku nuk behet asnjehere uje dhe ne te leviz Shpirti i cdo qenie te gjalle. Ai qe ka gjak shqiptari ka Shpirt Shqiptari qe e ben qe ti doje vellezerit e nje gjaku dhe te vleresoje e cmoje trashegimine shpirterore, kulturore e gjithcka shqiptare. Ashtu si ai qe nuk e ka kete gjak dhe kete Shpirt, nuk i behet aspak vone as per Shqiperine dhe as per shqiptaret.

    Dhe meqe ti je shume i shqetesuar per "prishjen e status-quo" dhe daljen e Shqiperise si vend "multi-ethnik", nese ti vete mbron idene se nuk ka shqiptar me gjak te pastert, atehere shqiptaret jane 100% minoritare e hibride. Apo jo Qafir efendi?

    Shqiperia eshte ajo qe eshte, ka pakica plot sa te duash, dhe krijimi i nje atlasi te sakte demografik te dale nga regjistrimi direkt i popullsise eshte menyra e vetme qe i jep pergjigjen e duhur njehere e pergjithmone spekullimeve te brendshme edhe te jashtme ne lidhje me pakicat ne Shqiperi.

    Albo

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    S'behemi dote Stalina ne---se nuk kemi ate madhesi shteti qe tremb boten--ne jemi nje cop vend qe mezi i mbijetoi kohes---e si vark e vogel sdo shume per ta lekundur.

    Po je ne shqiperi je shqiptar.

    Ne nuk do rikrijojme minoritete e cintegrojme ata nga jeta shqiptare e eklavizimin e tyre.
    Persona qe jane te integruar ne jeten shqiptare , shikojme ne realitet u kerkohet te cintegrohen, duke dhe i blere e shfrytezuar varferine.

    E pate ambasadorin bullgar qe berri reklam ne televizor qe gjithe atyre qe deklarohen si bullgar do ti japim pashaporte --se bullgaria ka hyrje te lire ne BE.

    Eshte si puna e biznesit--kur bejme pazar--kur i jep te gjitha menjehere , e nuk mban dicka te besh pazar--tjetri shrytezon rastin per te kerkuar me shume duke kaluar kufite---- e hedhur nga ana tjeter qe eshte sulm e agresion.

    Po nuk pate kurajon ti mbyllesh keto spekullime---ata nga jashte nuk do pushojne---ne e kemi ne dore.
    Qendrimet tona parimore---merren si dobesi nga shume veta.
    Te bejm nje shtet te mire---se nuk kemi frikte nga minortitet se jane pak.
    Po ty mbyllim dhe rrugen ketyre fantazmave primitive qe vazhdojne ende.

  8. #58
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Gjaku nuk behet asnjehere uje dhe ne te leviz Shpirti i cdo qenie te gjalle. Ai qe ka gjak shqiptari ka Shpirt Shqiptari qe e ben qe ti doje vellezerit e nje gjaku dhe te vleresoje e cmoje trashegimine shpirterore, kulturore e gjithcka shqiptare. Ashtu si ai qe nuk e ka kete gjak dhe kete Shpirt, nuk i behet aspak vone as per Shqiperine dhe as per shqiptaret.

    Albo

    Shqiptarin e ben gjuha or bir, jo gjaku. Pavaresisht se mund te thote Arbereshi 'gjaku i shprishur' e terrci e verrci... sa fare e huaj eshte mbjellur nder mitra femrash ne trevat tona aq te mira qofshin.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Gjuhen shqipe e kane mesuar dhe <jevgjit>(kte fjale e perdor per te gjithe joshqiptaret qe kane mesuar shqip)
    Po te ishte e vertete ajo e dyta ktu do kishte shume jevgj dhe do ishte i vertet ai 10% dhe do kishte shume fjalor jevgu por rezultati i vertete eshte qe ata jane shume pak per mos te thene ska me fare se fara e burrave shqiptar ka vershuar ne mitrat e grave dhe motrave te tyre

  10. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Po nuk pate kurajon ti mbyllesh keto spekullime---ata nga jashte nuk do pushojne---ne e kemi ne dore.
    Qendrimet tona parimore---merren si dobesi nga shume veta.
    Te bejm nje shtet te mire---se nuk kemi frikte nga minortitet se jane pak.
    Po ty mbyllim dhe rrugen ketyre fantazmave primitive qe vazhdojne ende.
    Qendrimet tona parimore? Ma shpjego pak se ku eshte parimi.

    Eshte parim te paragjykosh atlasin demografik dhe te thuash qe po doli me i larte se 2% nuk eshte i sakte, packa se ata qe e kane perpiluar kane nje jete ne ate detyre?

    Eshte parim te paragjykosh atlasin demografik dhe te thuash se te gjithe ata qe jetojne ne Shqiperi jane shqiptare? Une kujtoja se ata qe jetojne ne Shqiperi jane te gjithe shtetas shqiptare por jo te gjithe me kombesi shqiptare.

    Eshte parim qe te rritesh me shoke femijerie qe u perkasin komuniteteve te ndryshme minoritare ne vend dhe te thuash qe ne Shqiperi nuk ka minoritare?

    Eshte parim qe te pretendosh te ndertosh shtet me minoritare te ndryshem qe u mohoet ekzistenca dhe trashegimia e tyre kombetare?

    Eshte parim qe te jesh me i interesuar se cfare mendojne fqinjet dhe bota dhe me pak i interesuar qe te njohesh harten e vertete demografike shqiptare, cilat jane pakicat kombetare, sa eshte numri i tyre, ku jane vendodhur?

    Na qenkerka parimore dhe demokratike qe te dalim me shifra qe i pjell mendja e X apo Y, dhe te mos dalim me shifra qe jane perpiluar nga rregjistrimi i gjithe popullsise?

    Ku eshte parimi se une nuk e shoh dot ne kete qendrimin tend.

    Albo

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundėr bashkimit tė Shqipėrisė etnike
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Shqipėria etnike dhe Dardania antike
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 19:36
  4. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •