Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 94
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Qazim Rudi, une nuk jam rritur ne Diber, jam rritur ne Permet. Nuk e di se si ka qene zakoni ne Diber, por ne Permet nuk perzihej gjaku me pakicat e tjera, turke, greke, rumune, egjiptiane e me rradhe. Im gjysh jetoi 1 shekull dhe dinte te te tregonte se kush ishe vetem nga mbiemri qe mbaje, ashtu sic me tregonte mua me gisht ish oficeret turq e mbetur ne Permet, minoritaret greke te Rrezes, cobenet arumune, egjiptianet "evgjite". Dhe secili jetonte jo vetem ne lagje me vete e ndiqte ritet e veta fetare e zakonore, por nuk perziheshin as ne martesa me familje qe nuk ishin te te njejtes rangu. Kjo e kish emrin FISNIKERI, dhe mbase per ty e per shume te tjere, ashtu si per E. Hoxhen, fisnikeria duhej shkaterruar, por une e mbaj gjalle, ashtu sic e mbajti edhe gjyshi im, ashtu sic e ka mbajtur edhe gjyshi i gjyshit tim. Te besh dallimin midis pakicave kombetare do te thote te nderosh gjakun e shqiptarit, te nderosh gjakun e te pareve te tu.

    Dhe njehere po t'a perseris Albush se duhet bere nje dallim mes pakicave ne Shqiperi.
    Ka pakica etnike te njohura ashtu sic ka dhe pakica kulturore te njohura me ligj.
    Ca i ke keto terma te bukura qe me shpik nga mendja. Paska nje dallim midis "pakicave etnike" dhe "pakicave kulturore"? Une kujtoja se kur vjen fjala tek kombesia, ose ke kombesi shqiptare, ose nuk ke kombesi shqiptare. Por ja qe paskam qene une i gabuar, pasi Qazim Rudi na i ndaka pakicat me dysh. Ma shpjego pak me thelle kete dallimin midis pakicave se dua ta mesoj se nuk e ditkam dhe me jep disa shembuj se cilat futen ne njerin grup dhe cilin ne tjetrin.

    Une nuk kam ndermend te ndryshoj zakonin dhe traditen e te pareve te mi. Te mesosh te flasesh e te shkruash shqip, mjafton per tu bere shqipfoles por jo shqiptar. Dhe mjafton te lexosh mendimet qe shprehen ne kete forum per te mesuar se kush jane pakica dhe kush jane shqiptare. Por duhet te kesh njohur nga afer pakicat dhe karakteristikat e tyre dalluese qe te mund ta besh kete dallim.

    Albo

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga 21_Arber_21
    A flet sot njeri turqisht_

    Me duket se ne gjithe Shqiperine eshte vetem nje fshat qe flet turqisht, nuk e di se ku bie.

    Pastaj turqit nuk sollen kolone qe te kishim pakica.

    O Albo paske merdhif lale.

    Pakicat kombetare turke, i gjen edhe ne rradhet e atyre qe u kerkojne voten shqiptareve cdo 4 vjet, si ne Shqiperi, edhe ne Kosove, edhe ne Maqedoni. Se kush jane ata, po te germosh, do te mesosh dhe nuk i njeh vetem Albo, i njohin gjithe shqiptaret qe kane jetuar ne nje katund e ne nje zone me familjet e tyre.

    Kur punet e Shqiperise nuk shkojne sic duhet dhe deklaratat e ketyre njerezve jane shokuese per gjithe shqiptaret e vertete, njerezit habiten se si ka mundesi qe keta njerez jane kaq te papergjegjshem sa te mbajne qendrime te tilla. Harrojne qe gjaku asnjehere nuk behet uje, por trashegohet nga brezi ne brez.

    Pakicat respektohen dhe u njihen te gjitha te drejtat si shtetas shqiptare, por kur vjen fjala tek interesat tona kombetare, ata nuk e kane te drejten e fjales se nuk ndajne gjakun e shqiptarit.

    Albo

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    D&G Feminine e kthjellet, me vjen mire qe me lexon rresht me rresht ato qe shkruaj. Por mos lexo vetem Albon, lexo edhe Qazimin se cfare shkruan me lart, se mbase e kupton se kush perpiqet te 'personalizoje' diskutimet dhe kush shkruan per temen ne fjale.

    Citim Postuar mė parė nga Qazim Rudi
    Albo,

    Kur ke shkruar a ke menduar me pare se cfare po thua?
    Duket se jo!Ky eshte nje tregues i asaj qe kerkon te futesh hundet kudo e t'a konsiderosh veten nje person qe mund te flase per gjithcka,pa ditur asgje!
    Shkruaj edhe ti dy rreshta per temen qe te te lexoj sic me lexove.

    Albo

  4. #14
    Albo,

    Keshtu kam qejf dhe une qe te flasim seriozisht.

    Se pari e respektoj finsikerine e familjes tende dhe desheroj t'a ruash perjete.Personalisht kam respekt te thelle per familjet fisnike shqiptare.
    Familja ime vjen nga Gjakova por e shperngulur me dhune nga pushtuesi serb ne Kukes ku dhe kam lindur e rritur.
    Per fat te keq une nuk arrita t'a njoh gjyshin tim sepse vdiq ne nje kohe teper te eger-kohe kur hyri komunizmi ne Kosove dhe Shqiperi.Keshtu qe nuk kisha mundesi t'a pyesja per origjinen e fqinjeve te mij.
    Megjithate une i kam njohur sepse rreth e qark shtepise sime ne qytetit tim te lindjes Kukes
    kam jetuar me pakica (jo etnike).
    Shoket e mij te femijerise kane folur pervec shqipes dhe gjuhen e tyre-gorane,nje dialekt i gjuheve sllave.Ata nuk i ka penguar askush qe te flisnin ne gjuhen e tyre dhe di te te them se kane qene njerez shume te urte e punetore.
    Kam patur po ashtu nga ata qe flisnin gjuhen rome e po ashtu disa familje qe flisnin turqisht.
    Te gjithe keto familje nuk ishin vendalinj aty por ishin te ardhur.Goranet kishin dhe kane nje zone malore te banuar qe eshte e ndare ne mes te Shqiperise dhe Kosoves.
    Ende sot e kesaj dite ata nuk kane arritur te gjejne origjinen e tyre (serbe-maqedone,bullgare apo boshnjake ose ne rastin me te mire shqiptare te sllavizuar).
    Ndersa romet ishin dhe jane po ashtu njerez te urte e punetore por qe per fat te keq ishin perhere te perbuzur.
    Ndersa ata qe flisnin turqisht ishin familje shume te pasura dhe shume te kulturuara.Ata nder veti komunikonin turqisht por ne publik flisnin nje shqipe shume te bukur.Kane qene zanatcinj te zote dhe muzikante te talentuar.
    Me kane treguar se me perpara kane jetuar dhe cifute dhe se ata kane patur maredhenie shume te mira me te gjithe.
    Ne Kukes ka patur dhe disa gra serbe te martuara dhe qe kane varret e tyre aty.Kane qene gra shume te respektuara dhe te kulturuara.
    Kjo perzierje ka qene nje pasuri per nje zone si Kukesi sepse ka ushqyer tolerancen e mirekuptimin.

    Ndersa sa i perket ndarjes se pakicave ne dy grupe po te jap disa shembuj.
    Shqiptaret etnike te Camerise do te duhej te ishin pakice etnike mirepo ata u dogjen me zjarr e me hekur.
    Greket ne Shqiperi jane nje pakice etnike,po ashtu malazezet e maqedonet.
    Ndersa romet,vllehet,egjiptianet e sa e sa te tjere nuk mund te quhen pakica etnike (sepse ka kushte qe te quhesh nje pakice etnike) por pakica kulturoro-gjuhesore.
    E njejta vlen per shqiptaret arbereshe ne Itali ata nuk jane nje pakice etnike por nje pakice kulturoro-gjuhesore.Pakica etnike ne Itali jane austriaket e Tirolit apo sllovenet e Gorizias.
    Merr nje shembull tjeter p.sh.Belgjiken.
    Ajo eshte nje shtet multietnik sepse perbehet nga dy etni te ndryshme qe jane ne themel te ekzistences se ketij vendi-flamanet,valonet ndersa gjermanet jane nje pakice etnike ne Valoni.Ketu jetojne me mijera marokane,turq,kongoleze etj por ato nuk gezojne ndonje status te pakices etnike por fare mire mund te quhen pakica kulturoro-gjuhesore.

    Ka shume aresye qe Shqiperia nuk mund te quhet shtet multietnik sepse eshte nje idiotizem ne llojin e vet.
    Po t'i mbledhesh pakicat etnike-greke,maqedone dhe malazeze nuk behen as 70000 vete (sipas shifrave zyrtare) qe bejne rreth 2% te popullsise se pergjithshme te vendit nuk mundet askush t'a trajtoje Shqiperine si shtet multietnik.
    Ne zonat ku jetojne pakicat etnike (ata kane nje truall te percaktuar) shteti dhe shoqeria shqiptare duhet te realizojne ne maksimum te drejtat e tyre.
    Ndersa e kam thene dhe ne shkrimet e meparshme se sa njerez i zuri nata jashte ne 28 Nentor 1912 nuk mund te quhen pakica etnike.
    Ka kritere dhe nese do mund t'i gjej e t'i tregoj.
    Ne Shqiperi sot ka turq,iraniane,pakistanez,italiane,gjermane,kineze, amerikane,arabe e ku di une e sipas mendimit tend atehere Shqiperia duhet te njohe te gjitha gjuhet e tyre si gjuhe zyrtare?!
    E njejta vlen dhe per pakicat kulturoro-gjuhesore qe ndoshta jetojne ne Shqiperi qe 300 a 400 vjet.Ata kane te drejte te organizohen ne shoqata,te mesojne gjuhen,te ruajne traditat dhe zakonet etj sic dhe ne fakt jane ne Shqiperi.Ndersa nuk mund te flitet per zyrtarizim te gjuheve te tyre ne jeten zyrtare te vendit sepse do te ishte nje idiotizem unik ne llojin e vet ne bote dhe do te na quanin nje komb budallenjsh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 12-06-2005 mė 15:47

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ndersa sa i perket ndarjes se pakicave ne dy grupe po te jap disa shembuj.
    Shqiptaret etnike te Camerise do te duhej te ishin pakice etnike mirepo ata u dogjen me zjarr e me hekur.
    Shumica e cameve, njohin greqishten po aq mire sa njohin edhe shqipen. Nese gjuha eshte kriteri dallues midis "pakicave etnike" dhe atyre "kulturore", camet nuk i dallon aq shume gjuha se sa i dallon kultura: kenget dhe vallet came. Persa i perket fese, shumica e cameve jane muslimane, nje tjeter shenje dalluese, por nje pjese e tyre jane te krishtere orthodhokse.

    Greket ne Shqiperi jane nje pakice etnike,po ashtu malazezet e maqedonet.
    Ndersa romet,vllehet,egjiptianet e sa e sa te tjere nuk mund te quhen pakica etnike (sepse ka kushte qe te quhesh nje pakice etnike) por pakica kulturoro-gjuhesore.
    Pra te paret ti i quan pakica etnike pasi ruajne gjuhen dhe zakonet e tyre, kurse te dytet jo. Romet flasin gjuhen e tyre, jetojne te vecuar nga pjesa tjeter e popullsise dhe kane zakonet e tyre krejt ndryshe nga ato shqiptare. Po ashtu edhe vllehet qe jane komuniteti etnikisht me i madh dhe me i gjere ne Shqiperi: kane gjuhen e tyre, zakonet e tyre, karakteristikat dalluese te tyre. Nuk e di me saktesi se sa eshte numri i anetareve te shoqates se vlleheve, por kam degjuar edhe shifra mbi 300 000 vllehe(arumune). Dhe kjo eshte pak a shume 10% e popullsise shqiptare.

    E njejta vlen per shqiptaret arbereshe ne Itali ata nuk jane nje pakice etnike por nje pakice kulturoro-gjuhesore.Pakica etnike ne Itali jane austriaket e Tirolit apo sllovenet e Gorizias.
    Arbereshet e Italise nuk jane pakice etnike ne Itali? Ajo qe ke shkruajtur me lart, eshte qendrimi i qeverise italiane dhe Kishes Katolike ndaj arberesheve. Ekziston nje histori e gjate 5 shekullore midis arberesheve dhe qeverise + Kishes katolike, por vete fakti se edhe sot e kesaj dite arbereshet mbajne te gjalle besimin e tyre fetar, traditen, zakonet e te pareve te tyre, mjafton per ti bere ata nje prej grupeve kombetare me te hershem ne Itali. Kisha Katolike i njeh si "greko-katolike" pasi jane ne kungim me Kishen e Romes por jane te besimit orthodhoks. Arbereshet jo vetem qe nuk e kane humbur identitetin e tyre kombetar ne Itali, por nuk e kane humbur as ne Amerike, ku te kujtoj se shqiptaret e pare qe kane shkelur token amerikane kane qene arbereshet qe largoheshin nga Italia pikerisht se nuk u njihej e drejta per te mbajtur gjalle identitetin e tyre kombetar. (Lexo intervisten me priftin At Andon Bellushi qe te kesh nje ide me te qarte per komunitetin arberesh ne Itali, qe jane pasardhes direkt te Gjergj Kastriot Skenderbeut).

    Pyetja nuk shtrohet se sa mendon ti e une se jane perqindjet e minoriteteve ne Shqiperi, pyetja shtrohet si i pergjigjet cdo shtetas shqiptar pyetjes:

    Cila eshte kombesia juaj?

    Albo

  6. #16
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Albo ma falni por nuk jam dakort me pyetjen tuaj, se "Cila eshte kombesia juaj?"

    Une do te shtroja pyetjen "Cfare ndjeni se eshte kombesia juaj ?"

    Ashtu sic permendet Ju edhe mua gjyshi me ka thene se i perkasim nje kombesie te caktuar . Po sikur gjyshrat tane te na kene genjyer ?Po sikur ata te kene pasur nje interes te caktuar per te na bindur qe te ndjehemi keshtu? Psh, gjyshi im kembengulte se eshte shqiptar 100% ,por ne te njejten kohe kuptonte edhe vllahce, e pretendonte se e kishte mesuar me vone.Nje tjeter shembull eshte edhe veriu i Shqiperise ,ku traditat dhe zakonet jane pothuajse te njejta si ne boten islamike.

    Cdo gje ne kete bote eshte interes, te tjerat jane llafe.

    Fakti se ata profesoret shpallen se ne Shqiperi ka mbi 10% minoritet duhet pergezuar, sepse kjo eshte nje forme e demokracise.

    N.q.s do deklaronim se ne Shqiperi ka veten 2% minoritet do te benim te njejtat gabime qe ben edhe Greqia , duke u vetshpallur nje shtet i paster etnik, por ne fakt harron se ne kete menyre e kthen vendin e tyre ne nje bombe me sahat.
    Kjo gje ka edhe te mira edhe te keqija.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 12-06-2005 mė 17:29

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Albo

    Perkrahi mendimin tande vetem nga nje aspekt:
    Kur veshtroj perqindjen e shqiptareve qe nuk ia duan te miren Shqiperis
    filloj ngadale te bidem se 2% i pakicave etnike nuk eshte shifer e sakte!
    Ghithashtu,me duhet te shtoj dicka:
    Ata qe flasin turqishte ne Kosove nuk jane turq,
    ata jane pure shqiptare(sic tha dodoni)Po ua percolle rrenjet,
    asnje nga ta nuk vie nga Turiqa.
    Kjo""gjuhe" ka nje tradite te lashte:
    -Flisnin turqishte te dalloheshin nga fshataret...
    fatkeqesishte ky kompleks vazhdon edhe sot.Ky numer sa vjen e rritet !!

    Nuk di si funkcionin ky `trend`ne Shqiperi,mirepo kur flasim
    per minoritetet turke ne Kosove,ze e me dhemb lukthi!



    Qafir

    Lus ti permbashesh pak kritereve te forumit!Nese nuk i pajton fjalet e Albos
    ateher trego fakte (sic bene Qazim Rudi,Dodoni e Qerimi)
    dhe binde cdo lexues(edhe albon)se e ka gabim...
    por te lutem
    mos ofendo!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #18
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ne Kosove, minoritet turk ka vetem ne Mamushe, ne nje fshat te Prizrenit. Dhe nese ka fshatare ne Kosove, atehere fshataret me te felliqte jane keta, jo se jane turq, por se jane shqiptare qe mundohen te jene dicka tjeter prej cfare jane ne te vertete, njelloj sikur "greket" e Dropullit.

    Une kam lindur dhe jam rritur ne Prishtine, dhe kur shkoja tek disa miq te mi, degjoja gjysherit e disave duke folur nje gjuhe tjeter, duke pretenduar ne turqishten. Une kam hallen e shperngulur dhunshem ne Stamboll, prej kohes se Rankoviqit, dhe kur vinte ajo per vizite, ata i afroheshin per te folur turqisht me te. Kjo nuk i kuptonte fare dhe ju thoshte flisni more shqip dhe mos pretendoni te jeni dicka cka nuk jeni. Megjithese, eshte mire fakti qe keto brezat e rinje te ketyre njerezve keshtu, jane duke ju larguar fare atij turqizmi, sikur me gjuhen, ashtu edhe me emrat etj. Pra, jane rikthyer ne shqiptare prape.

    Kur ne Kosove, qe ka qene gati 100 vjet me shume e okupuar se Shqiperia, nuk ke me shume se 5-7 perqind pakica, atehere ku mund te kete pakica ne Shqiperi. Pra, Shqiperia nuk ka pakica, e eshte tjeter gje ata qe po e quajne veten te tille, e qe perbejne 1.4 perqind te popullsise atje, sepse jane shitur me leke.

    Tu-tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 13-06-2005 mė 05:58

  9. #19
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Po sikur te fillonim me perkufizimin e fjales "Etnik"?

    http://en.wikipedia.org/wiki/Ethnic

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    http://www.setimes.com/cocoon/setime...tage-01&rate=5


    Njė trashegimi romake nė Ballkan: Vllehėt

    Vllehėt, qė besohet gjerėsisht se pėrfaqėsojnė pasardhėsit e popullsisė romake nė Balkan, jetojnė nė shumė pjesė tė Ballkanit dhe Europės Lindore. Megjithėse bashkėsitė vllehe lulėzuan nė tė kaluarėn, historia e turbullt e Ballkanit i ka lėnė ata tė shpėrndarė e tė izoluar dhe identiteti i tyre si njė grup etnik i veēantė gjithnjė e mė tepėr ėshtė vėnė nė pikėpyetje.

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundėr bashkimit tė Shqipėrisė etnike
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Shqipėria etnike dhe Dardania antike
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 19:36
  4. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •