Himara (krahina) e dikurshme ka pasur rreth 50 fshatra dhe perbente nje pjese se Laberise. Gjate shekujve te pushtimit turk u tkurr pak nga pak. Krahina e sotme, ne kuptimin e ngushte te fjales, perbehet nga 7 fshatra Himara-fshat, Vunoi, Dhermiu, Qeparoi, Palasa, Piluri dhe Kudhesi). Nga keta, 3 fshatra flasin kryesisht greqisht (por dine edhe shqip) dhe 4 jane shqipfoles.
Nga pikepamja e ndergjegjes kombetare, nje pjese e banoreve anojne nga Shqiperia, disa (me pak nga c'pershtypje kane lene mediat) nga Greqia dhe disa jane te ngaterruar ose ndihen thjesht himariote. Simpatia etnike nuk varet aq nga gjuha e perdorur, dmth mund te gjesh greqishtfoles me ndergjegje shqiptare ose shqipfoles qe simpatizojne me shume Greqine.
Kjo vecanti vjen kryesisht nga fakti se krahina ka qendruar per disa shekuj e shkeputur nga pjesa tjeter e trojeve shqiptare gjate sundimit osman duke gezuar de jure dhe de facto njefare autonomie (dmth veteqeverisje jashte autoritetit dhe juridiksionit turk). Me rrjedhen e shekujve, papajtueshmeria e prere e banoreve me pushtimin turk filloi te vinte ne kontradikte me kompromisin midis shqiptareve dhe perandorise otomane qe po vendosej ne brendesi te vendit. Shpeshhere, pushteti turk, per te shtypur kryengritjet e vazhdueshme himariote, perdorte shqiptare nga krahina fqinje, cka la shije te hidhur dhe krijoi ftohje. Ngjarja kulminante ishte djegia e plote e Himares nga Ali Pashai diku nga fundi i Shek. te 18te me duket. Lufterat dhe pavaresimi i njepasnjeshem i kombeve ballkanike, kombinuar me pasivitetin shqipatar, e shtoi ndikimin grek, i cili ekzistonte qe me pare nepermjet kishes, ne krahine, duke krijuar situaten specifike pasojat e se ciles vihen re edhe sot.
Krijoni Kontakt