Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 94
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Angry Shqipėria dhe pakicat etnike

    GJYQI PER ATLASIN GJEOGRAFIK,
    FITON DEKANI


    Fatkeqsisht pak ėshtė thėnė pėr lajthitjen autoreve tė atlasit tė cilėt e nxorrėn Shqipėrinė me 10.8% pakica etnike.

    Vendimi i gjyqit ėshtė nje hap nė drejtimin e duhur, nje shmangie nga humnera e publikimt dhe zyrtarizimit tė dokumentave mashtruese! Ll.T.

    Tirane- Ēeshtja e shumeperfolur e atlasit gjeografik mbyllet ne favor te dekanit Gjovalin Gruda. Kerkesa nga ana autoreve te tekstit per nje demshperblim prej 30 mije eurosh, per fyerje personaliteti, eshte rrezuar ne nje seance te vetme diten e djeshme. E gjithe historia nis rreth nje vit me pare kur bashkepunimi midis Drejtorit te Institutit te Gjeografise, Arqile Baxholi dhe specialistit te gjeografise, Dhimiter Dokaj, kurorezohet me daljen ne treg te ketij teksti. Pak kohe me pas, shfaqi reagimin e tij edhe Gruda ne fjalen e hapjes se nje konference shkensore. Shkaku ka qene perqindja e pakicave kombetare prej 10.8 perqind, e cila sipas profesorit Gruda eshte e pavertete.
    Duke e quajtur nje botim antikombetar, ai ka kundershtuar hapur daljen dhe qarkullimin e tij ne treg. Pakicat kombetare ne atlas paraqiten me nje hapsire prej 2,3 per qind te popullsise . Ndersa INSTAT-i kohet e fundit ka publikuar shifren 1.8 per qind.

    Gjyqtarja Teuta Hoxha ka vleresuar se Dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise nuk ka kritikuar drejtpersedrejti autoret e tekstit, por permbajtjen e tekstit.

    Anila Dodaj
    Koha Jone
    8 Qershor 2005

    -----------
    Sikur ta punonte kete atlas ndonjegrek,kjo shifer do arsyetohej disi
    Mirepo,te quhesh shqiptare e te botosh nje marri te tille?!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje vendim i tille tregon se cfare shteti prej balte ekziston ne Shqiperi. Autoret e atlasit demografik te Shqiperise bejne nje pune te shkelqyer per te cilen meritojne nderimin me te madh, dhe nje tufe injorantesh me nje dekan te pacipe ne krye hedhin poshte jo vetem punen e tyre por edhe i pushojne nga puna dhe flakin ne rruge.


    10% pakica kombetare ne Shqiperi?

    Shifra eshte shume e vogel ne fakt pasi pakicat kombetare ne Shqiperi jane disa fish me te medha se 10%. Kjo shifer reflekton vetem ato pakica kombetare qe ende ruajne identitetin e tyre etnik, kulturor, gjuhesor e me rradhe. Cfare t'u bejme atyre pakicave kombetare qe sot na flasin shqip dhe na hiqen patriote e nacionaliste te medhenj se?

    Ajo qe eshte akoma me per te qeshur eshte injoranca e atyre qe duan ta nxjerrin Shqiperine 100% etnikisht te pastert edhe kur nuk eshte e tille. Sa here qe studime te tilla behen, hidhen perpjete si ata kaposhet dhe jo vetem qe nuk u pelqen te pranojne realitetin, por nuk duan qe te behen fare studime te tilla. Eshte si puna e atyre frikamaneve qe nuk shkojne rregullisht tek doktori, pasi kane frike se mos u nxjerri ndonje semundje. Kur semuren keqasi pastaj, i pergjerohen doktorit per ndihme dhe nuk e dine se nga u erdhi semundja.

    E njejta gje edhe me "patriote" si puna juaj. Te gjithe ata qe jetojne ne Shqiperi jane SHTETAS SHQIPTARE, te gjithe gezojne te njejtat te drejta perpara ligjit. Por kur vjen fjala tek KOMBESIA, vetem ata qe kane lindur nga prinder shqiptare dhe kane gjak shqiptari gezojne kombesine shqiptare. Koncept qe me sa duket eshte paksa i veshtire te kuptohet edhe nga ata qe mundohen tu falin kombesine shqiptare me afrofe edhe pakicave kombetare.

    Ne Shqiperi ka shume pakica, rumune, grek, turq, bullgare, rome, egjiptiane, malazeze, maqedone, serbe, ruse, etj. Sa me pare ta kuptoni kete dhe te mesoni te beni dallimin, aq me mire per ju. Ata qe nuk e bejne kete dallim jane ata qe flasin shqip por nuk kane gjak shqiptari, pra vete pakicat.

    Albo

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Dekani kishte te drejte, sepse ato shifra ishin te sterzmadhuara. Prandaj edhe fitoi gjyqin.

    Ata pseudostudiues duhet te kene kujdes kur merren me studime te tilla, dhe te mos bejne gabime te tilla. Po ti tolerojme gabime te tilla, nuk eshte cudi, kur nje dite do dalin studime tjera ku Shqiperia nuk do te kete fare shqiptare. Prandaj reagimi i dekanit, largimi i atyre pseudostudiuesve, anullimi i ketij pseudo-atllasi, dhe krijimi i atllasit te ri te vertete me shifrat e sakta, jane shume gjera me vend qe u bene dhe po behen atje.

    Tung

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Albo ka shume te drejte !

    Edhe une mendoj se ne Shqiperi ka shume minoritete si turq, rumune, boshnjake,egjiptiane etj etj.
    Por kjo nuk do te thote se ne duhet t`i njohim ato.Ata tashme jane pjese e kombit shqiptar.
    Asnje komb ne bote nuk eshte teresisht i paster.
    Historia gjithnje ka njohur levizje popullsish, dhe do njohi gjithmone.

    Mu kujtua nje thenie e nje historiani persa i perket greqise :"Greqia eshte komunitet kultural dhe jo komb " .E njejta gje mund te thuhet edhe per Shqiperine.

  5. #5
    Albo,

    Kur ke shkruar a ke menduar me pare se cfare po thua?
    Duket se jo!Ky eshte nje tregues i asaj qe kerkon te futesh hundet kudo e t'a konsiderosh veten nje person qe mund te flase per gjithcka,pa ditur asgje!
    Si paska qene nje pune e shkelqyer e autoreve te atlasit demografik te Shqiperise kur ai nuk ka shifra te sakta por sic e kam degjuar gjate nje transmetimi te Top-Channel ai eshte hartuar ne baze te regjistrimeve te vjetra te popullsise dhe eshte shumezuar me koeficientet demografike mesatare?
    Bile ti je me i "avancuar" se autoret e atlasit kur thua se shifra prej 10% eshte e vogel se ne fakt ka me shume pakica?!
    Ketu ne kete shkrim ke dale tamam ne pozicionin qe ke qejf ate te nje "anetari te kllubit te Sellaniqise" ndonese me fjale hiqesh nje "atdhetar i flakte"!
    Gjeja me minimale qe duhet te besh eshte te njohesh veteveten dhe vendin tend para se te njohesh te tjeret e dherat e huaj e sidomos ate dheun e flamurit bardhe e blu.
    Ka nje dallim te madh ne mes te nje pakice etnike dhe te nje pakice kulturore.
    Per kete lexo me shume ti dhe Qerimi!
    Qerim mire qe Albo nuk mendon para se te shkruaje po ti c'pate?
    Apo hajt sa per te thene dicka e per te shtuar numrin e shkrimeve!

    [B]Sa njerez e sa familje leviznin me dele e me kuaj,me qerre e me lope,sa lypesa e sa hyzmeqare, neper Ballkan ne kohe te caktuara e nga hallet e tyre e qe rastesia i zuri ne nje shtet te pavarur me 28 Nentor 1912 duhet te njihen sipas jush si pakica!?[/B]

    Sot ne Shqiperi vijne dhe italiane,gjermane,amerikane,kineze,japoneze,afrika ne,arabe e ku di une e neser ata duhet te behen pakica sipas mendjes tuaj?
    Keshtu eshte ne te gjithe boten e pse Shqiperia duhet te beje perjashtim.
    Shqiptaret qe jetojne ne Amerike qe 100 vjet a me shume a kane ndonje status pakice atje?
    Kurre!
    Psene gjeje vete?
    Po ashtu ato qindra mijera greke qe i ke aty afer a jane pakice ne Amerike?
    Kurre!
    Lejini budallalleqet e flisni nje here me mend ose lereni fare.

    RTP,

    Bindu se ato autoret e atlasit nuk jane vetem e se puna e tyre nuk eshte e rastesishme.

    Nga ana e tij shteti shqiptar dhe shoqeria shqiptare kane per detyre respektimin e plote te
    te drejtave te pakicave etnike (greke,maqedone,malazeze) dhe te grupimeve kulturore (vllahe,rome,egjiptiane etj.)

    Forca e shqiptareve ka qene dhe do te mbetet tek aftesia qe kane ato te pranojne bashkejetesen me te gjithe.
    Ky eshte tregues i nje populli me zemer te madhe dhe i nje populli shume te lashte!
    Besoj se me keni kuptuar Albos e Qerimos!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kur ke shkruar a ke menduar me pare se cfare po thua?
    Duket se jo!Ky eshte nje tregues i asaj qe kerkon te futesh hundet kudo e t'a konsiderosh veten nje person qe mund te flase per gjithcka,pa ditur asgje!
    Une nuk shkruaj ne gjithe forumet por ne ato qe kam nje fare njohurie dhe interesi. Dhe kur une shkruaj, ben mire te lexosh se ke se cfare meson edhe ti. Jane burra me te mire se ty ata qe vizitojne kete forum per te lexuar ate qe une kam per te shkruajtur. Prandaj ta kesh per nder qe po diskuton me mua.

    Si paska qene nje pune e shkelqyer e autoreve te atlasit demografik te Shqiperise kur ai nuk ka shifra te sakta por sic e kam degjuar gjate nje transmetimi te Top-Channel ai eshte hartuar ne baze te regjistrimeve te vjetra te popullsise dhe eshte shumezuar me koeficientet demografike mesatare?
    Pa ma shpjego pak mua se si kjo formule qenka e gabuar nga ana e propabilitetit? Tani me lejon te te mesoj edhe une ca gjera ne lidhje me problemin? E di pse demografia shqiptare i referohet statistikave te kohes se Zogut? Sepse i biri i bimbashit te Gjirokastres, shoku Enver, u dha kombesine shqiptare te gjitha pakicave turke ne Shqiperi, ashtu sic ishte edhe vete. Pra sot ne Shqiperi pakicat turke = 0 sipas rregjimit te Enver Hoxhes. 500 vjet pushtimi turk dhe asnje pakice turke ne Shqiperi!!

    Qazim Rudi, po te citoj edhe njehere fjalet qe shkruajta me lart dhe e verteta djeg, por une nuk i trembem te vertetes, prandaj une i falenderoj ata studiues qe bene nje pune te tille, jo si ju e shume te tjere qe ju pelqen qe te besoni statistikat e rregjimit te Enver Hoxhes, ose me mire fare, mos kemi fare atlas demografik. Me mire te mos dalin te vertetat ne shesh apo jo?

    Per mua shqiptare jane ata qe kane lindur te tille, pra kane gjak shqiptari. Ti mund tu japesh pakicave kombetare kombesine, por une nuk ua jap. I respektoj per ata qe jane por shqiptare nuk behen dot me deshire apo me zor, duhet te lindesh i tille.

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ne Shqiperi ka shume pakica, rumune, grek, turq, bullgare, rome, egjiptiane, malazeze, maqedone, serbe, ruse, etj. Sa me pare ta kuptoni kete dhe te mesoni te beni dallimin, aq me mire per ju. Ata qe nuk e bejne kete dallim jane ata qe flasin shqip por nuk kane gjak shqiptari, pra vete pakicat.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Te jeshe mendjemadh, nuk eshte ndonje problem, por duhet te keshe edhe pak respekt per tjeret qe vijne e shkruajne ketu ne forum, sepse mund te kete ndoshta edhe shume njerez qe vijne ketu ne forum pikerisht per ti lexuar keta njerez qe ti po i nencmon ketu.

    Sa per punen e pakicave, pakicat jane karakteristike ne kufijte e pothuajse cdo vendi, per shkak te afersise me shtetet tjera qe jane te populluara me kombe tjera. Ne rastin tone, perderisa Shqiperia e sotme eshte shteti me i cunguar nga pikepamja kombetare, qe nga mbi 10 km2 i kane ngelur jashte ne te tre anet (veri, lindje, jug), pakica nuk mund te kete ne Shqiperi. Ne kemi 2 milione e gjysme shqiptare ne Kosove, gati nje milion ne Maqedoni, dhe mbi 500 mije ne Cameri pa llogaritur te debuarit dhunshem dhe te asimiluarit. Edhe keta 2 perqind qe po e quajne sot veten greke, sllavo-maqedonas, serbe e malazez, jane puro shqiptar te asimiluar, dhe edhe me keq te shitur me leke.

    Turqia, 500 vjet na ka sunduar jo vetem neve por edhe vendet tjera te rajonit, dhe pervec ne vendet per rreth kufirit me Turqine askund nuk ke pakica turke. Ato pakica qe e quajne veten turq ne Prizren dhe Maqedoni jane puro shqiptare te asimiluar. Keshtu qe, jo vetem qe nuk ka turq ne Shqiperi, por edhe ata ne Prizren dhe Maqedoni, jane shqiptare puro. Bile edhe ato pakica turke ne kufirin e Bullgarise me Turqine, jane shqiptare, bile toske, per kete mund te shikosh veshjet e tyre kombetare qe jane saktesisht njesoj me fustanellat tona.

    Vllehet jane shqiptare, mos te harrojme se Naum Veqilharxhi nje nga rilindasit e pare kombetar, ka qene vlleh, por keta jane shqiptare sikur gjithe shqiptaret tjere. Poashtu, edhe romet, jane rome-shqiptare, si ne Shqiperi ashtu edhe nje pjese e tyre ne Kosove e Maqedoni. Keshtu jane romet ne cdo vend, jo vetem tek neve, plotesisht te integruar, dhe edhe ne duhet ti integrojme plotesisht ne kombin tone.

    Atlasi demografik duhet te behet, por jo nga pseudo-studiues qe nuk kane lidhje me kete pune (sikur keta dy qe ju anullua Atlasi i tyre), por nga studiues te mirefillte si dekani dhe ekipi i tij qe jane duke bere tani Atlasin e ri, te vertete dhe me shifra te sakta.

    Tu-tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 12-06-2005 mė 03:23

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Akademia e Shkencave dhe atlasi i ri

    Akademia e Shkencave dhe atlasi i ri


    Prof. dr. Agim SHEHU, Prof. asc. dr. Pal NIKOLLI

    Nė njė gazetė tė datės 27 maj 2005, nėpėrmjet njė interviste, nėnkryetari i Akademisė sė Shkencave, z. Luan Omari, prononcohet lidhur me pėrmbajtjen e Atlasit Gjeografik tė Popullsisė sė Shqipėrisė, botuar nė vitin 2003 nga z. A. Bėrxholi (Drejtor i Qendrės sė Studimeve Gjeografike tė Akademisė sė Shkencave tė RSH-sė) etj.
    Nė pyetjen e parė tė gazetarit (Nėse Akademia e Shkencave e ka zyrtarizuar me emrin e saj Atlasin?), nėnkryetari i Akademisė i pėrgjigjet negativisht. Por z. Omari e di fort mirė se nė Konferencėn Ndėrkombėtare, qė u mbajt nė Tiranė pėr Atlasin mė 25 nėntor 2003, kryetari i Akademisė sė Shkencave, z. Ylli Popa dhe akademikė tė tjerė diskutuan dhe mbajtėn kumtesa, duke u shprehur pėr “vlerat” (ne mendojmė: antivlerat) e Atlasit. Nga ana tjetėr, nuk mund tė mohohet se broshura e z. A. Bėrxholi, qė pėrfaqėson draftin e Atlasit, mban siglėn e Akademisė sė Shkencave. Realiteti dėshmon se Akademia e Shkencave fillimisht e mbėshteti fuqishėm krijimin e Atlasit dhe u tėrhoq vetėm kur ekspertėt filluan ta kundėrshtojnė pėrmbajtjen e tij. Megjithatė ishte kryesia e Akademisė ajo qė i dėrgoi presidentit tė Republikės, Z. Alfred Moisiu, Atlasin sė bashku me shkresėn pėrcjellėse, ku thuhej se autorėt e Atlasit kishin marrė nė konsideratė vėrejtjet e oponencave dhe se tashmė Atlasi “ka vlera tė mėdha kombėtare“ (shkresa nr. 200/1 dt. 30.03.2004 drejtuar Presidencės). Kjo shkresė ėshtė e firmosur nga prof. Ylli Popa, ēka dėshmon edhe njė herė se kryesia e Akademisė nuk ka qenė indiferente ndaj Atlasit.
    Nė pyetjen e dytė tė gazetarit (Mbi pėrqindjen e pakicave nė Shqipėri), nėnkryetari jep shifrėn 2-3%, ndėrkohė kur INSTAT-i jep shifrėn 1,4% (Buletin i INSTAT-it, nėntor 2003). Megjithatė, dashur pa dashur, z. Omari kundėrshton shifrėn 10,8 % dhėnė nga autorėt e Atlasit. Mendojmė se vlerėsime reale pėr kėtė problem kurrsesi nuk mund tė bėhen nga individė, kushdo qoftė ai, sepse janė subjektive, por nga institucione shtetėrore tė specializuara, siē ėshtė INSTAT-i.
    Nė vazhdim tė pėrgjigjes tė pyetjes, z. Omari thotė se nė Atlas nuk jepet asnjė shifėr mbi pėrqindjen e pakicave (!?!). I kujtojmė nėnkryetarit se kėto shifra janė tė transmetuara nė hartėn e etnive nė Atlas (fq. 100). Ne i kemi matur me kujdes nga kjo hartė dhe na rezulton tė jetė po ajo shifėr qė mbrojnė me kėmbėngulje autorėt e Atlasit (!).
    Zoti nėnkryetar, ju kujtojmė se faktet (nė kėtė rast hartat) janė produkt i mendimit dhe se ato fillojnė aty ku mbaron mendimi. Ju akuzoni oponentėt e shumtė tė Atlasit se “shifrat e dhėna nga oponentėt janė spekulative”(!). E vėrteta ėshtė se shifra 10,8 % jepet nga autorėt e Atlasit, ndėrsa oponentėt e kundėrshtojnė, duke iu referuar tė dhėnave zyrtare brenda dhe jashtė vendit. A do tė kėrkoni falje publike pėr kėtė gafė pa precedent, pėr kėtė fyerje qė u bėni dhjetėra ekspertėve brenda e jashtė vendit? Paskėrkan shumė tė drejtė ata personalitete tė shquara tė shkencės sonė qė si institucion ju kanė vėnė epitete tė vėrteta. Mendimi i shkrimtarit Dritėro Agolli se Akademia e Shkencave ėshtė e plakur dhe dogmatike, i vė vulėn vlerėsimit pėr atė institucion.
    Nė pėrgjigjen e pyetjes sė tretė, nėnkryetari i ASH-sė bėn komente lidhur me pėrfshirjen e Kosovės (nė dy hartat e para tė Atlasit) nė Republikėn Sėrbi-Mali i Zi dhe e quan “normale” ngjyrosjen e njėjtė pėr to (!!!), duke u dhėnė tė drejtė autorėve tė Atlasit (?!) Po sikur nėnkryetari tė shikonte me kujdes shumė atlase bashkėkohore (tė botuara nė SHBA, Angli e gjetkė), si dhe nė internet, ku Kosova ngjyroset ndryshe nga Republika Serbi-Mali i Zi, cili do tė ishte prononcimi i tij? Nga ana tjetėr, mė 30 shtator 1991, qytetarėt e Kosovės me referendum e shumicė votash (99,87%) zgjodhėn Parlamentin e Kosovės dhe pėr kryetar tė saj z. Ibrahim Rugova. Qė nga viti 1999 Kosova administrohet nga OKB-ja. Ajo ka presidentin, Parlamentin e qeverinė e saj; ėshtė protektorat ndėrkombėrar dhe nuk ka asnjė lidhje me Republikėn Serbi-Mali i Zi.
    I kujtojmė kryesisė sė Akademisė sė Shkencave se personalitieti i shquar i vendit tonė, zoti Sabri Godo, nė artikullin e tij tė datės 31 maj 2005, botuar nė gazetėn „Express“, shkruan: “Me ardhjen e demokracisė, Kuvendi ynė njohu Republikėn e Kosovės dhe ky ėshtė i vetmi akt politik e diplomatik me tė cilin dalim faqebardhė pėrballė vėllezėrve kosovarė”. Natyrshėm lind pyetja: Pse kryesia e Akademisė sė Shkencave del mbi Kuvendin dhe kujt i shėrben qėndrimi i saj? Mendojmė se z. Omari duhet tė ketė kurajon e duhur pėr t’i kėrkuar falje kombit pėr pėrkrahjen e pamerituar tė tė dhėnave antishkencore tė atlasit tė botuar nga z. A. Bėrxholi.
    Por „Atlasi“ i A. Bėrxholit ėshtė i mbushur me gabime shkencore e tė llojeve tė tjera. Pėr tė vėrtetuar kėtė mjafton tė lexojmė revistėn e Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė “Studime albanologjike 2004/2”, dhe letrėn e demografit mė tė mirė tė trevave shqiptare dhe akademikut prof. Hivzi Islamit (nėnkryetar i Akademisė sė Shkencave tė Kosovės), ku shkruan: “Atlasi Gjeografik i Popullsisė sė Shqipėrisė me autorė A. Bėrxholi etj., me mangėsitė, pasaktėsitė dhe shtrembėrimet e qėllimshme qė e pėrshkojnė, nga ato konceptuale e deri tek tė dhėnat pėr ēėshtje shumė tė ndjeshme, e kanė lėnduar rėndė tė vėrtetėn shkencore dhe i ka sjellė dėme tė mėdha shoqėrore dhe politike Shqipėrisė, Kosovės dhe shqiptarėve. Kėtė mendim ua kam shfaqur edhe kolegėve nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė “(letėr e dt. 01.11.04 drejtuar dekanit tė Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė tė Universitetit tė Tiranės).
    Fatkeqėsisht, z. Omari pėrfshirjen e Kosovės nė Republikėn Serbi-Mali i Zi (sipas Atlasit) e konsideron si veprim “normal”(?!). Kėtu qėndron ndryshimi themelor ndėrmjet botėkuptimit tė kryesisė sė Akademisė “sė plakur dhe dogmatike”, me botėkuptimin shkencor tė oponentėve. Le t’i japim hapėsirė opinionit publik pėr kėtė problem, atėherė Akademia do tė njihet me tė vėrtetėn. Nė hartėn e strukturės fetare tė Atlasit (faqe 101) jepen komunitete fetare dhe jo tri besimet fetare: myslimanė, ortodoksė e katolikė. Ja dhe njė gabim tjetėr i pafalshėm i autorėve tė Atlasit qė zoti Omari i mbron me fanatizėm e pa tė drejtė (nuk i dimė arsyet). Tė mbrosh njė vepėr tė dėshtuar dhe tė akuzosh mendimin shkencor bashkėkohor, do tė thotė tė ngresh nė piedestal mėkatin dhe tė shkelėsh virtytin, thotė njė fjalė e urtė.
    Por kryesia e Akademisė sė Shkencave nuk ka kohė tė merret me shkencėn, qė e ka lėnė nė koma, nga mungesa e pėrkushtimit dhe e profesionalitetit. Ka ardhur koha (madje jemi me vonesė) pėr ndryshime themelore nė Akademinė e Shkencave.



    12/06/2005
    KATEGORIA: Analiza Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    Albush,

    Kur ishim te vegjel luanim shpesh futboll dhe ai qe ishte i zoti i topit ishte kapiteni,ai i gjuante penalltite,ai vendoste se kush do hynte e kush do dilte etj.
    Mirepo me ato qe the me lart me rikujtove dhe njehere femijerine dhe te zotin e topit.
    Tash ti ke hapur kete forum dhe je vene ne rolin e atij qe zoteron topin e si i tille do te diktosh te gjitha.
    Ndryshimi eshte se ne atehere ishim te vegjel e tani ti je pak i madh ne moshe apo jo?
    Shpesh thuhet se njeriu mbetet peng i femijerise se tij gjate gjithe jetes dhe se kete e shpreh ne forma nga me te ndryshmet.
    Ti e shprehe kete me fjalet qe the me lart te cilat me ngjallen vetem bezdisje dhe pa dashur te dal nga tema me duhet te te them se perseri nuk the asgje ose shkrove sic ben gjithmone pa u menduar fare.

    Dhe njehere po t'a perseris Albush se duhet bere nje dallim mes pakicave ne Shqiperi.
    Ka pakica etnike te njohura ashtu sic ka dhe pakica kulturore te njohura me ligj
    .

    Pastaj eshte e sata here qe permend origjinen "turke" te Enver Hoxhes dhe te Veton Surroit!?
    Apo dhenjen (sipas teje) te kombesise shqiptare te gjithe "mbeturinave" turke ne Shqiperi?!
    Ku i ke gjetur keto te dhena sepse do beje mire t'i dinim dhe ne te tjeret?
    A mos mendon per "turq" te gjithe myslimanet shqiptare qe jetojne ne Ballkan?
    Nuk eshte ide e re kjo por eshte e vjeter dhe e perdorur me sukses per te kryer spastrimin etnik te shqiptareve ne Serbine dhe ne Greqine e sotme.

    Nese ato qenkan "turq" atehere kush jane shqiptaret sipas teje?

    Beja njehere dhe nje analize ADN vetes qe te gjesh origjinen e sakte!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 12-06-2005 mė 09:17

  10. #10
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga Albo

    Pa ma shpjego pak mua se si kjo formule qenka e gabuar nga ana e propabilitetit? Tani me lejon te te mesoj edhe une ca gjera ne lidhje me problemin? E di pse demografia shqiptare i referohet statistikave te kohes se Zogut? Sepse i biri i bimbashit te Gjirokastres, shoku Enver, u dha kombesine shqiptare te gjitha pakicave turke ne Shqiperi, ashtu sic ishte edhe vete. Pra sot ne Shqiperi pakicat turke = 0 sipas rregjimit te Enver Hoxhes. 500 vjet pushtimi turk dhe asnje pakice turke ne Shqiperi!!

    A flet sot njeri turqisht_

    Me duket se ne gjithe Shqiperine eshte vetem nje fshat qe flet turqisht, nuk e di se ku bie.

    Pastaj turqit nuk sollen kolone qe te kishim pakica.

    O Albo paske merdhif lale.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundėr bashkimit tė Shqipėrisė etnike
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Shqipėria etnike dhe Dardania antike
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 19:36
  4. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •