Ne radhe te pare te keshilloj te perdoresh me shume fjale shqipe.
Ne radhe te dyte eshte nje pjese nga kryevepra e Marquesit "100 vjet vetmi" qe mua nuk me del nga mendja. Eshte ai momenti ku nje Buendia del nga bodrumi, ne te cilin ishte mbyllur per nje muaj duke studjuar ca atlase gjeografike, duke bertitur neper fshat "toka eshte e rrumbullaket...toka eshte e rrumbullaket" (shpresoj ta kesh lexuar). Mba ne mend ama qe ky eshte vec nje fragment e libri eshte me i gjate.
Ka dhe nje radhe te trete: Ke degjuar ti ndonjehere per stilin " E hedh bosh qe te dale plot"? Dmth. ia fut dickaje kot fare dhe shpesh si pasoje merr vesh te verteten.
Shumica e ben shpesh ne menyre te pandergjegjshme kurse nje pakice e holle e ben shpesh ne menyre te vetdijshme (padyshim qe besoj se ky rasti tani i perket shumices).
Shembull i rendomte nga shumica: Cupka pe korce ka hapur nje teme mbi Kamyne diku ketu verdalle dhe ia keput disi me top. Vjen Higlander "R"-hundoro-filofrengu e ia keput jo me top po me rrakete (e kishte blere te gatshme). Thashe te shkruaja gjate e te spjegoja dicka por pastaj nderrova mendje e shkrova vec "po vjen era qofte" (post qe u fshi sepse kushedi kujt dallkauku iu duk ofeze). Ka dhe shembuj me domethenes, nejse, kush po pyet...
Shembull i rendomte nga pakica: Ka qene njehere e nje kohe nje person qe rasti e solli ne nje post vendimmarres por qe ky nuk ia thoshte fare ama nga fusha ne te cilen vepronte organizma qe ky drejtonte. Sa here beheshin mbledhje e paraqiteshin plane per miratim ky s'ia thoshte fare edhe c'bente? Cohej dhe thosh "nuk miratohet se nuk ka per te funksionuar apo pasur sukses" (kot). Detyroheshin specialistet e shkrete te coheshin me radhe e ti spjegonin gjithcka me detaje "kjo eshte keshtu sepse.. ajo eshte ashtu sepse... deri sa ti kuptonte mire ky e te bindej e ne fund thosh "Epo mire, miratohet se ka shance te mira qe te realizohet". (ka dhe plot shembuj te tjere shume me te tmerrshem ...)
Tash une te bera tere kete spjegim per t'iu shmangur spjegimit 
qe ti ndoshta mendon se kerkon.
Po te kuptosh mire fjaline paraardhese dhe ate qe do vije me pas do ishte mire, e di pse? Se lidhet me thelbin e temes qe ke hapur.
p.s.
E di si eshte puna e punes? Ata specialistet nuk paguheshin per aq sa benin ndaj na kallamin e ik peshko vete. Ah se desh harrova: na edhe peshkun.
Krijoni Kontakt