Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307

    Moisiu: Kandidatët me poste ministrore të japin dorëheqjen

    Gazeta Korrieri shkruan:


    Zyrtaret: Pse nuk i leme postet drejtuese
    E Premte, 10 Qershor 2005
    Drejtues te niveleve te larta ne administraten shteterore, te cilet kandidojne per deputet ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 3 korrikut, nuk do te japin doreheqjen nga postet qe gezojne aktualisht. Drejtori i Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare, Andis Harasani dhe ai i Doganave, Shpetim Idrizi, deklarojne se kane marre lejen e zakonshme, 28 ditore. Ata u kane kerkuar eproreve te tyre t'u jepet e drejta ligjore per te marre lejen e zakonshme, gje e cila u eshte akorduar. Harasani shprehet se doreheqja e tij nuk eshte e sanksionuar ne ligj dhe se do te jete shume e veshtire te ndertohet nje tjeter strukture ne KESH. Nga ana e tij, Idrizi rrefen se ka deleguar pushtetin e tij ne zyren qe drejton zevendesi i tij, si dhe ka dorezuar makinen e sherbimit. Gjithashtu, drejtori i doganave ka deklaruar se te gjitha shpenzimet e celularit do t'i paguaje vete gjate kohes se fushates zgjedhore.

    Kjo eshte njera ane e justifikimit te kandidateve per deputete, te cilet mbajne nje post te rendesishem ne administrate. Ata vazhdojne te gezojne emrin "Drejtor", por te larguar perkohesisht nga zyra. Nderkohe, zyrtare te tjere, theksojne se do te vazhdojne punen e tyre, edhe pse kandidojne per deputet. Drejtoresha e Drejtorise Arsimore te Tiranes, Majlinda Keta, kandidate per deputet e PS, nuk do te largohet nga vendi i punes dhe as do te marre lejen e zakonshme. Te njejten gje ben edhe zevendesministri i Rregullim Territorit dhe Turizmit, Artan Lame, kandidat per socialistet. Te dy justifikojne veprimin e tyre me rendimentin e punes dhe dendesine e saj. Sipas Lames, te shumte jane zyrtaret qe kandidojne per deputete, duke filluar nga anetare te kabinetit qeveritar, homologe te tij e te tjere. Nese te gjithe keta do te largoheshin nga vendi i punes, atehere do te mbetej nje vakum i madh ne zyrat respektive, gje qe do te sillte pengese dhe bllokim te punes, veren Lame. Ai vlereson se largimet e nje numri te madh te ketyre zyrtareve do te sillte paralizimin e aparatit shteteror.

    E. GJENCAJ
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22
    Kandidimi, zyrtaret e Nanos japin doreheqjen

    E Shtune, 11 Qershor 2005

    Pas kerkeses se Presidentit Moisiu, disa nga zyrtaret e larte shteterore dhe drejtuesit e kompanive me kapital publik, te cilet kandidojne per deputet, kane firmosur me nxitim doreheqjet nga detyrat. Ikin Harasani, Idrizi, Duckollari dhe Lamaj. Vetem nje dite pare kishin deklaruar se nuk do te mbanin detyrat shteterore

    Disa nga zyrtaret e larte shteterore dhe drejtuesit e kompanive me kapital publik, te cilet kandidojne per deputet, kane firmosur me nxitim doreheqjet nga detyrat. Njeri pas tjetrit, kreret e doganave, tatimeve, policise tatimore dhe Koorporates Elektroenergjetike, kane nenshkruar dje largimin e tyre, duke plotesuar kerkesen e Presidentit Alfred Moisiu. "Ne se duan te tregojne se do te behen politikane, ne pershtatje me kerkesat morale te standarteve europiane, duhet ta japin doreheqjen. Me ligj kjo nuk eshte e parashikuar, kjo eshte nje kerkese morale", u shpreh Presidenti dhjete dite me pare ne nje interviste per emisionin "Opinion" ne Tv "Klan". Ne deklarimet e tij te mepasshme, Moisiu kembenguli se "nuk eshte shteti ne fushate, por partite politike. "Shpesh here degjojme dhe flasim per konflikte interesi te kandidateve apo partive politike te caktuara. Dikush perdor postin shteteror, fondet buxhetore dhe administraten per fushate, pra per interesa elektorale. Te tjere perdorin pushtetin lokal", deklaroi Presidenti Moisiu.

    Megjithate zyrtaret e larte, ndonese prej 3 qershorit jane zyrtarisht kandidate per deputete, hezituan. Paraditen e djeshme, ne formen e nje orteku, Shpetim Idrizi, Andis Harasani, Durim Lamaj dhe Artur Duckollari i kane thene "lamtumire" detyres shteterore. Vetem nje dite me pare, drejtuesit e niveleve te larta ne administraten shteterore, te cilet kandidojne per deputet ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 3 korrikut, deklaruan se nuk do te jepnin doreheqjen nga postet qe gezonin. Drejtori i Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare, Andis Harasani dhe ai i Doganave, Shpetim Idrizi, thane se kane marre lejen e zakonshme, 28 ditore. Ata deklaruan se u kishin kerkuar eproreve te tyre t'u jepet e drejta ligjore per te marre lejen e zakonshme, gje e cila u eshte akorduar. Per me teper, Harasani kembenguli se doreheqja e tij nuk ishte e sanksionuar ne ligj dhe se do te ishte shume e veshtire te ndertohej nje tjeter strukture ne KESH.

    Nga ana e tij, Idrizi rrefeu se ka deleguar pushtetin e tij ne zyren qe drejton zevendesi i tij, si dhe ka dorezuar makinen e sherbimit. Gjithashtu, drejtori i doganave ka deklaruar se te gjitha shpenzimet e celularit do t'i paguaje vete gjate kohes se fushates zgjedhore.

    Demokratet kane akuzuar drejtorin e pergjithshem te KESH-it, Andis Harasani, se po shfrytezon detyren, duke furnizuar me energji pa nderprerje zonen ku do te kandidoje ne Tirane. Nga ana tjeter, socialistet kerkuan doreheqjen e rektorit te Universitetit te Korces, Gjergj Pendavinji dhe dekanit te Fakultetit te Shkencave Sociale te Tiranes, Ylli Pango, duke i akuzuar per nderhyrje mbi deputetet.

    S.P

    Largohen:

    1 - SHPETIM IDRIZI Drejtor i Pergjithshem i Doganave

    2 - ANDIS HARASANI Drejtor i Pergjithshem i KESH

    3 - DURIM LAMAJ Drejtor i Deges se Tatimeve te Tiranes

    4 - ARTUR DUCKOLLARI Drejtor i Policise Tatimore te Tiranes

    ALFRED MOISIU, President i Republikes:

    "Une ve re se kane filluar disa te terhiqen, disa i delegojne kompetencat e tyre vartesve. Ne se duan te tregojne se do te behen politikane, ne pershtatje me kerkesat morale te standarteve europiane duhet ta japin doreheqjen. Me ligj kjo nuk eshte e parashikuar, kjo eshte nje kerkese morale. Une mendoj qe ne qofte se ata jane vertet te vendosur per t'u bere politikane, sic pretendojne, nuk kane pse te tremben nga doreheqja. Fillimi i betejes duhet te jete me kushte te barabarta. Dhe kjo do te thote t'i dorezojne ato kompetenca, ato kolltuqe qe ata mbajne".

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22
    Me bisht nder shale


    Nga Maqellara, ku ndodhej dje per ndalesen e rradhes te turit elektoral, Fatos Nano u ka telefonuar bashkepunetoreve te tij te afert. Shpetim Idrizi dhe Andis Harasani kane degjuar nje kerkese te papritur nga shefi i tyre. Duhej te dorezonin detyrat dhe zyrat, per te mbetur prej dites se djeshme vetem kandidate per deputete, nen ngjyrat e Partise Socialiste. Bashke me kreret e doganave dhe KESH-it, te njejtin fat kishin pesuar edhe dy zyrtare te larte te tatimeve te Tiranes.

    Presidenti Moisiu u'a kishte kerkuar nje gje te tille ne Parlament, e kishte perseritur me pas ne televizion dhe deklarime te tjera publike, por askush nuk e kishte degjuar. Prej 3 qershorit, zyrtaret e larte shteterore gezonin zyrtarisht edhe statusin e kandidatit per deputet. Dhe vetem 24 ore perpara se te firmosin deklaratat e doreheqjes i kishin bere te qarte Kreut te Shtetit, se tashme ndodheshin me leje te zakonshme, nuk do te perdornin automjetet zyrtare dhe do te paguanin vete faturat e celulareve te shtrenjte. Megjithate, nuk do te largoheshin.

    Por Marko Bello duket te kete prishur planet e socialisteve. Sulmi i ministrit te Shtetit ndaj Presidentit te Republikes nuk eshte tretur kollaj ne zyren e Moisiut dhe tronditja eshte ndjere edhe ne seline e qeverise. Zedhenesi zyrtar i fushates se socialisteve ka nxituar te thote dje ne nje televizion, se PS-ja i qendronte vleresimeve pozitive te Nanos ne Kavaje per Moisiun. Por kaq nuk ka mjaftuar. Per te treguar respektin dhe perkushtimin ndaj Presidentit dhe Kodit te Sjelljes se propozuar prej tij, ne kulmin e fushates elektorale, Nano ka vendosur t'i beje edhe nje dhurate Kreut te Shtetit. Duke urdheruar zyrtaret-kandidate te largohen me urgjence, Kryeministri ndoshta ka menduar te kenaqe Moisiun, duke permbushur nje kerkese te perseritur te tij. Si gjithnje, zyrtaret i jane bindur shefit te tyre, duke kujtuar me dhimbje brenda vetes, se vetem 24 ore me pare kishin pushtuar ekranet e televizioneve per te justifikuar pse nuk do te jepnin doreheqjet.

    Pa poste shteterore, Idrizi, Hasarani, Duckollari dhe Lamaj i jane bashkuar dje listes se gjate te mbi 2.800 kandidateve per deputete. Por tashme ikja e tyre nuk eshte nje distancim personal nga konflikti i interesit me funksionin publik apo zyrtar. Per Moisiun, ky do te ishte testi "per vizionet dhe moralin e atyre qe pretendojne ta drejtojne vendin kater vitet e ardhshme". Por zyrtaret-kandidate nuk e kaluan kete test. Ata iken te urdheruar dhe zemerthyer dhe jo duke iu pergjigjur thirrjes se Moisiut ne emer te moralit politik.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    PSE I NDERROI TITULLI KESAJ TEMES SIME?
    TE JEM KAQ PA HORIZONT SA TE MOS DI TI VE TITULL NJE TEME?
    Nuk eshte Moisiu qe jep urdher po jane ata qe kane frike te ikin.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Era,

    Moisiu nuk jep dot urdher asnjerit, lete besoj se e din

    Ndofta nga ndokush siper, siper,siper ka ardhur urdheri per doreheqje.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •