Me heret e hapa kete teme ne rubriken e "Mjekut dhe ju".Mqns. shume prej lexuesve fillon forumin nga Lajmet e Dites,mu duk me e arsyetueshme ta cvendos teme nketu ngase vertet eshte shume alarmante dhe kerkon vemendjen tone!
ETHET HEMORARGJIKE NE KOSOVE
--------------------------------------------------------------------------------
Me shkas per rriqnat "krime kongo"
ETHET HEMORARGJIKE: AKUZAT DHE HESHTJA…
VIKTIMA E PARË E ETHEVE HEMORARGJIKE VDIQ NË QKUK
Nga Flori Bruqi
e-mail:floribruqi@hotmail.com
Shënohet viktima e pare nga ethet hemorargjike për ketë vit në Kliniken e sëmurjeve infektive të QKU të Kosovës në Prishtinë,si pasojë e kafshimit nga rriqrat,ndërsa 4 persona të tjerë janë në gjendje të rendë shëndetësore,
Profesor dr.sc.Salih Ahmeti,infektolog tha se aktualisht në Klinikë janë të shjtrirë 47 persona të kafshuar nga rriqrat,4 4 prej të cilëve janë në gjendje të rendë shëndetësorte.
Zyrtarët shëndetësorë konfirmuan edhe vdekjen e Hasan Haqif Cahanaj(33 vjeçar)i cili ishte shtrirë në spital para 3 ditësh.
Sipas drejtorit të Klinikës infektive,professor dr.sc Bajram Muharremi,ishte bërë gjithçka e mundur për ti shpëtuar jetën Hasnit,mirëpo sëmundja kishte arritur fizikën kritke kur menjeherë pasi kishte arritur në QKUK.Ai kishte arritur në QKUK në këmbë të veta,mirëpo në gjendje të keqe shëndetësore…”Nuk ka pasur çka të bëhet më tepër sepse sëmundja veç ishte zhvilluar kur ka arritur” tha professor Muharremi.
I gjithë stafi është i trajnuar dhe i mobilizuar që të jetë në shërbim të pacientëve.
Në Klinikën infektive deri tash janë paraqitur mbi 200 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.Zyrtarët shëndetësorë thonë se janë duke bërp të pamundshmën që pacientëve t’iu ofrohet ndihma.
Për t’iu dale në ndihmë pacientëve të shtrirë,MSHK(Ministria e Shëndetësisë së Kosovës) po mundohet të sigurojë doza të ilaqit RIBAVERINË,ilqa ky që ndikon në forcimin e imunitetit të pacientit që nevojitën në mënyrë urgjente.
Të hospitalizuarit deri tash në këtë klinikë janë nga rrethi i Malishevës,Drenasit,Klinës,Rahovecit,si dhe 2 raste të pickimeve nga Matiçani dhe Dabisha.Rastet janë pra nga zonat endemike të cilat kanë qenë edhe në të kaluarën.
Sipas informacioneve që posedon autori i këtyre rreshtave,drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në vushtri Mr.sc.Hamit Xhaferi,tha se “…në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Vushtri është caktuar shtabi emergjent për trajtimin e pacientëve nga pickimi i rriqnave.Gajtë përiudhës prill-maj 2005 në QKMF ndihmë shëndetësore nga pickimi i rriqnave kanë kërkuar 28 persona,të cilët janë trajtuar dhe nuk kanë pasur komplikime të mëvonshme,ndërsa dy raste prej tyre janë transferuar në Prishtinë”tha Xhaferi.
Në bashkëpunim me Drejtoritë e arsimit të Kosovës dhe të Institutit Kombëtarë dhe Regjional të Shëndetit publi të Kosovës, më qëllim të parandalimit të sëmundjeve infektive lypset organizuar që në disa lokalitete me theks të vacantë në shkolla dhe ambulance shëndetësore të bëhen analizat kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijës,ku në ato vende është konstatuar e nevojshme klorizimi i ujit të pijshëm më Safe granulate si dhe të bëhët dezinfektimi i ambijentit ambulantorë dhe spitalorë më preparate dezinfektuese të prodhuesve të njohur botëror si bije fjala dezinfektantët e “Borer chemie AG “ të Zvicrës dhe “Schülke –Mayr”-it të Gjermanisë.
Prapseprapë,strategjia kryesore është higjena ,e cila nëpër spitale dhe ambulancat e shumta shtetërore të Kosovës janë shumë të këqija .Dezinfektimi,deratizimi dhe dezinsektimi i të cilave bëhët shkel e shko sa për letra(dokumentacion).
Duhet që në zonat endemike të bëhët urgjentisht DDD-ja si dhe të ngritët vetëdija e qytetarëve rreth ruajtjës dhe parandalimit të infektimit.Personeli shëndetësor i QKUK-së bënë apel që çdo person i pickuar nga rriqnat,gjithsesi të lajmërohet menjëhe[rë në shërbimet shëndetësore.
Sipas profesorit të infektologjisë Bajram Muharremit,problem i madh është identifikimi nëse një persob është pickuar nga rriqna.Ai tregon se rriqna femër është shumë më e rrezikshme kur pickon sepse lëshon një enzyme anestetike e cila eviton dhimbjen,dhe në këtë mënyrë infektimi mund të zhvillohet pa qenë në dijeni se është kafshuar nga rriqna.
Faza gjatë së cilës mund të zhvillohet infektimi është 5-7 ditë.Pas kësaj,varësisht prej imunitetit që ka krijuar personi,mund të zhvillohet infektimi.Sipa literatures për sëmurjen në fjalë e rendësishme është të zbulohet më kohë pickimi nga rriqna,sepse në këtë mënyrë shumë më lehtë mund të parandalohet infektimi.
Edhepse është shpallur gjendje alarmante e etheve hemorargjike,drejtori i Klinikës infektive më siguri të plotë thotë se nuk ka vend për panic,dhe se gjithçka është nën kontroll.
Numri i të pickuarve deri sap o raportojmë për Alb-Shkencë dhe Art-Café në QKUK është 242 deri në orët e drakes sot.Prej tyre,40 janë hospitalizuar ndërsa 17 janë lëshuar me shëndet të mire.Tash për tash janë 27 pacijentë të shtrirë…
MSHK –ja ka bërë porosinë e sigurimit të 300 dozave të ilaqit Ribavirinë nga SHBA-të.
Ribavirina është një bar eksperimental i cili si ilaq antiviral i jepet pacientit për forcimin e imunitetit të tyre.Nuk është bar adekuat për këtë gjë,[por ndihmon sadopak.
Në fund mund të themi se në Komunën e Lipjanit janë bërë parapregatitjet për fillimin e sezonit veror dhe se pushuesve më sëmundje lëkure,hunde e veshi u ndalohet hyrja në pishina…
Do të ishte mire që për hirë të lëxuesve ndonjeri nga shkencëtarët tanë(infektologët dhe epidemiologët Kosovarë) që disa sish janë edhe anëtarë të forumit të shkencëtarëve në internet si bije fjala në “ALB-ShKENCË” të shkruajnë diç dhe njëherit ta njoftojnë opinionin për rriqrat “krime kongo”,që kanë kapluar Zonat endemike ku ishin forcat Ruse të Nato-së.
http://floart.blogspot.com
http://flori-press.blogspot.com
![]()
Krijoni Kontakt