Ju përshëndes të gjithëve![]()
Në këtë temë, mendova t'ju drejtohem juve për të më ndihmuar me ca fjalë shqip që janë të veçanta dhe të përdorura nga një numër i vogël njerëzish.
Sot, do të desha të dija këto :
Si i thonë në shqip, në çfarëdo dialekti, gegë apo toskë, një udhë mali apo bjeshke e cila është rrahur për shembull nga pak veta dhe ecën e ecën dhe udha humbet, ndalet diku. Më kanë sugjeruar, siç e dija dhe vetë, udhë qorre. Mirëpo përsëri është me dy fjalë. Do të doja ta kisha në një fjalë të vetme.
Dhe tjetra, si i thonë në shqip një diçkaje që përdoret për të shkulur patate. Përdoret shumë në veri, sidomos në zonën e Gorës në Kukës, mirëpo nuk ia di emrin. Francezët përdorin fjalën pioche, që në shqip jep kazmë, mirëpo nuk besoj se tek ne përdorin kazmën për të nxjerrë patatet. Nejse, kushedi...
Ju falemnderit.
Krijoni Kontakt